Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Tema Fundit
» Zeqë Gjemajli
Filozofia, art i të menduarit… EmptyMon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**

» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
Filozofia, art i të menduarit… EmptyTue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania

» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
Filozofia, art i të menduarit… EmptyWed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona

» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
Filozofia, art i të menduarit… EmptyWed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona

» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
Filozofia, art i të menduarit… EmptyWed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona

» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
Filozofia, art i të menduarit… EmptyWed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona

» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
Filozofia, art i të menduarit… EmptyWed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona

» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
Filozofia, art i të menduarit… EmptyWed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona

» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
Filozofia, art i të menduarit… EmptyWed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona

Kush është në linjë
23 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 23 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 211 më Fri Oct 25, 2024 11:32 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

November 2024
MonTueWedThuFriSatSun
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930 

Calendar Calendar

Top posting users this month
No user


Filozofia, art i të menduarit…

Shko poshtë

Filozofia, art i të menduarit… Empty Filozofia, art i të menduarit…

Mesazh nga Dardania Sat Jun 18, 2011 2:00 am

Shkencat e ndryshme ngrihen dhe mësohen me metodat e tyre të përpunuara në hollësi dhe prandaj për ti përvehtësuar dhe për tu mar me ta, mund të mësojmë teknika të ndryshme për të arritur në njohuri të larta. Pasiqë filozofia nuk është Filozofia, art i të menduarit… Filozo1 dituri që rradhitet në krahun e shkencave, ajo nuk mund as të posedoj metoda për të mësuar filozofimin pasiqë kërkon një zhytje personale dhe eviton recitimin e njohurive të jashtme. Çdo recitim pa u rrënjosur në brendi të mendimeve dhe hulumtive të veta përjashton filozofimin, gjegjësisht filozofinë. Kur të mësohet arti i të menduarit vet për të udhëhequr idetë gjer në një përfundim ku kërkohet e vërteta duke u mënjanur gjer në maksimum nga bindje dhe ndikime dytësore vetanake, do të themi se kemi përkryer në një nivel aftësinë e mendimit të thelluar. Por kjo nuk do të thot akoma se me këtë fillon edhe filozofimi. Filozofia si art i të menduarit, kërkon edhe metodat e të pamurit të përvojës njerëzore e më gjërë, të vërtetën në të dhe aftësinë për ta përshkruar atë në mënyrë të kuptueshme.


Për të arritur të kuptueshmen, së pari duhet kuptuar gjërat mbi të cilat sillen mendimet, duke u këthyer gjithëmonë në vet « gjënë » që duam ta kuptojmë dhe spjegojmë. Për tëFilozofia, art i të menduarit… Filozo2 kuptuar tmerrin duhet « të mësojmë » ta shohim atë duke u rikëthyer pa ndërpre në përvojat e përjetuara drejtpërsëdrejti apo duke mësuar për këto nga jashtë e mandej duke u zhytur vet në të për të « pa » këtë "tmerr". Kjo kërkon të ngrihemi në dëshmitar të paanshëm, shiques të vetëdijshëm të së vërtetës dhe i ndarjes të së drejtës nga e padrejta ; të saktës nga e pasakta ; të qenës nga e paqena. Duke u zhytur në thellësitë më të mëdha të këtyre përvojave, mendimet kalojnë në filozofim e pra në filozofi të vërtetë.


Duke parashtruar pyetje të thurrura me saktësi mbi atë që prekim në mendime hulumtuese, përgjigjet afrohen ngase edhe vetvetiu apo me më pak mundim. Më këtë nënkuptojmë mënyrën dhe gjetjen e pyetjes së saktë mbi idenë e formuar për fenomen në shqyrtim e sipër. Në këtë mënyre vepronte edhe sokrati. Ai pyeste dhe përgjigjej duke lidhur dhe ngitur raporte reale.


Për të arritur në një përfundim real, duhet patjetër të të hyhet në marrëdhënie me fenomenin , me botën që fillojmë ta kuptojmë dhe njëherit, pasiqë metoda kryesore e filozofisë ështe realj, e vërteta, duhet larguar nga çdo paragjykim, sypozim, njohje e paramenduar, ngatërresa të identifikimit dhe iluzione. Këto i arrijmë me fuqinë e intelektit i cili vendosë për atë ç’është e saktë e ç’është e pasaktë. Ky intelekt, duhet të posedoj pastërti të ndritshme, se kjo mundëson renditjen nëpër vendet e veta të reales dhe të ireales.


Kur flasim për pë intelekt të ndritshëm, duhet patjetër të kemi parasyshë se aritja në këtë shkallë bëhet në rradhë të parë nga edukata e marur dhe nga dialogu i përhershëm meFilozofia, art i të menduarit… Filozo3 filozofët e të gjitha kohërave. Filozofia, thonë disa mendimtarë, është punë vetanake, por kjo nuk lejon të thuhet se për të filozofuar mjafton dëshira dhe njohuritë e kohës. Kontakti i përhershëm me anitkën e këtej është mjeti më i përshtatshëm për largim nga errësira dhe për aftësim madhor për zhytje në mendimtari të urtë dhe madhore. Qasjet në mendimet e filozofëve, hapin rrugën për krijim dhe këshillojnë e mësojnë shtjellimin e përpiktë dhe të paanshëm të botës dhe fenomeneve të përditshëm . Duke mbajtur gjallë raportet me mendimtarët e shekujve është metoda që mundëson një filozofim të vlefshëm dhe të çiltër.


Për të përfunduar do të thoja akoma se për të filozofuar, si që thash më lartë, duhet të mësojmë e ushtrojmë të mendojmë vet dhe ti ushqejmë mendimet tona duke i zgjuar ata të pastra vetanake. Kjo arrihet me njohjen e filozofisë, me kulturë të përgjithëshme letrare artistike, shkencore si dhe me njohuri të gjithanshme të shkencave të ndryshme. Krejt kjo ushqen shpirtin dhe pasuron raportet ideore e shpirtërore për filozofim të këndshëm.
Dardania
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1625
Join date : 13/05/2011
Age : 37

https://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi