Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Tema Fundit
» Zeqë Gjemajli
Elvana Gjata, në ishujt e Greqisë për Dashurinë e humbur EmptyMon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**

» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
Elvana Gjata, në ishujt e Greqisë për Dashurinë e humbur EmptyTue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania

» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
Elvana Gjata, në ishujt e Greqisë për Dashurinë e humbur EmptyWed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona

» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
Elvana Gjata, në ishujt e Greqisë për Dashurinë e humbur EmptyWed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona

» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
Elvana Gjata, në ishujt e Greqisë për Dashurinë e humbur EmptyWed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona

» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
Elvana Gjata, në ishujt e Greqisë për Dashurinë e humbur EmptyWed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona

» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
Elvana Gjata, në ishujt e Greqisë për Dashurinë e humbur EmptyWed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona

» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
Elvana Gjata, në ishujt e Greqisë për Dashurinë e humbur EmptyWed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona

» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
Elvana Gjata, në ishujt e Greqisë për Dashurinë e humbur EmptyWed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona

Kush është në linjë
29 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 29 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  

Calendar Calendar

Top posting users this month
No user


Elvana Gjata, në ishujt e Greqisë për Dashurinë e humbur

Shko poshtë

Elvana Gjata, në ishujt e Greqisë për Dashurinë e humbur Empty Elvana Gjata, në ishujt e Greqisë për Dashurinë e humbur

Mesazh nga Dardania Sat Jul 23, 2011 11:07 pm



Elvana Gjata, në ishujt e Greqisë për Dashurinë e humbur Elvana



Kjo verë është një bum i vërtetë për Elvanën. Koncerte, klipe dhe natyrisht
para pa fund. Në mbarim të verës pushimet me familjen.

Dimë që klipin e fundit e ke realizuar në Santorini, pse kjo zgjedhje?

Duke qenë se klipi “Vetes” la një shije shumë të mirë, gjithashtu u bë një trend edhe për shumë artistë të tjerë shqiptarë, menduam të sillnim sërish një risi të radhës, por me përmasa dhe dimensione më të mëdha këtë herë. Klipin
ia besuam një produksioni shqiptar, i cili është “Pro Video”të cilët bënë një punë shumë të mirë.

Çfare rryme është kënga, kush e ka bërë dhe për çfarë flet ajo?

Është house, sërish nga Flori. Kënga titullohet “Afër dhe larg”, flet për perjetime, ndjesinë e të pasurit dhe mos pasur dikë pranë, të një emocioni
apo ndjenje që fillon dhe mbaron aty ku nis. Santorini është vendi ku çifti në
këngë kanë kaluar pushime bashkë. Mbasi kjo dashuri ka përfunduar, personazhi femër zgjedh që të kalojë disa ditë pushime vetëm, pa te, në
të njëjtin vend. Zgjodhëm Santorinin pasi është një nga vendet më romantike në botë dhe duke e vendosur personazhin femër të vetme në një vend të tillë, menduam që kjo do ta bëjë edhe më emocionuese historinë. Nuk kemi dashur të vendosim rëndomë një mashkull në klip. Menduam që në një sekuencë të shihet vetëm silueta e tij.

A mendon se kjo këngë do të bëhet një hit vere ashtu si shumë këngë të tjera të tuat që dalin kryesisht në stinën e nxehtë?

Mendoj se nuk do të jetë thjeshtë një hit sezonal por është nga ato këngë që di i rezistojë kohës.

Sa e rëndësishme ka qenë për ty veshja e klipit me elementë sensualiteti që i do kjo stinë, pra me fjalë të tjera a do të shohim një Elvana shumë seksi në këtë klip?

Nuk kam dashur të dal nga kornizat e atmosterës së klipit, kështu që edhe këtëherë kam dashur të jap një imazh sa më origjinal, një femër sensuale, e brishtë ..Jam kujdesur për çdo detaj , gjithashtu dhe për veshjen, make up artist zgjodha sërish Artur Muçën.

Për ta mbyllur me pyetjet për klipin, një kuriozitet, sa ka kushtuar ai dhe kur do ta shohim në ekranet tona?

Është investuar shumë në këtë klip. Mund të them që është një nga klipet e mija më të kushtueshme,ndoshta edhe në Shqipëri.

Dimë që vera është shumë impenjative për ty edhe për koncerte. Ku e ke
përqendruar më së shumti aktivitetin tënd këto kohë?

Në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi. Këtë vit shikoj një rritje të
ndjeshme të cilësisë së organizimeve të koncerteve në Shqipëri, me një frymë europiane dhe më vjen vërtet mirë për këtë.

Pushime këtë verë ke planifikuar, ku dhe me kë?

Me familjen padiskutim si çdo vit. Vendin se kemi vendosur ende por mendojmë diku në jug.

Mediat të kanë quajtur shumë hermetike kur vjen puna për të folur për jetën private ndërkohë që tek gazeta jonë ke folur hapur për lidhjen tënde disa vjeçare me Gertin. Ndërkohë thuhet se kjo lidhje tashmë ka përfunduar dhe je lidhur me Florin….

Të them të drejtën jam lodhur duke shpjeguar jetën time private, marrëdhënien time me Florin që e kam stër thënë nëpër media të ndryshme. Jam duke punuar kaq fort, me kaq shumë dashuri dhe energji këto kohë sa nuk dua t′i jap rëndësi kësaj pjese sepse nuk bën gjë tjetër veçse tërheq vëmendjen kot. Pres që të lançoj 5 klipe këtë vit, albumi që punohet prej 3 vjetesh është gati dhe do të dali në fund të muajit, nuk dua që një punë kaq e madhe të zbehet duke përfolur jetën time private
Dardania
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1625
Join date : 13/05/2011
Age : 37

https://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi