Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Tema Fundit
» Zeqë Gjemajli
Dobitë shëndetësore të Agjërimit EmptyMon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**

» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
Dobitë shëndetësore të Agjërimit EmptyTue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania

» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
Dobitë shëndetësore të Agjërimit EmptyWed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona

» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
Dobitë shëndetësore të Agjërimit EmptyWed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona

» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
Dobitë shëndetësore të Agjërimit EmptyWed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona

» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
Dobitë shëndetësore të Agjërimit EmptyWed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona

» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
Dobitë shëndetësore të Agjërimit EmptyWed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona

» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
Dobitë shëndetësore të Agjërimit EmptyWed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona

» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
Dobitë shëndetësore të Agjërimit EmptyWed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona

Kush është në linjë
29 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 29 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  

Calendar Calendar

Top posting users this month
No user


Dobitë shëndetësore të Agjërimit

Shko poshtë

Dobitë shëndetësore të Agjërimit Empty Dobitë shëndetësore të Agjërimit

Mesazh nga Dardania Mon Aug 01, 2011 9:23 pm

Dobitë shëndetësore të Agjërimit Ramazan-arab nga Dr. Rasim Vrioni - �Agjëroni që të jeni të shëndetshëm� (Hadith)
Agjërimi është një vepër që ka shumë dobi si nga ana shpirtërore ashtu edhe nga ana shëndetësore. Në këtë shkrim do të përpiqemi të përmbledhim dobitë dhe ndikimin pozitiv tek shëndeti. Agjërimi gjatë 1 muaji ndikon në harxhimin e dhjamërave të depozituara gjatë 11 muajve dhe ndihmon në rënien nga pesha.

Dr. Alexis Carrel (Fitues i çmimit Nobel në mjekësi � 1940), në librin e tij �L�homme, cet inconu� � (Njeriu, ky i panjohur), thotë: �Gjatë agjërimit harxhohen dhjamërat dhe lëndët e tepërta të depozituara në trup, e më pas këto zëvendësohen me të reja, kështu ndodh një ripërtëritje në trup.�

Dobitë psikologjike të agjërimit
Gjatë agjërimit trupi ka një periudhë pushimi të plotë nga e cila përfiton në mënyrë të shpejtë.

Neuroadoptimi: Agjërimi ndihmon censorët e shijes që të përshtaten me një nivel më të ulët të kripës që merret me ushqimin, kjo gjë i mundëson trupit të adoptohet me shpejtësi me një dietë të shëndetshme me më pak kripë.

Rikalibrimi enzimatik: Gjatë agjërimit, trupi shton ndryshimet enzimatike që ndikojnë në rregullimin e shumë sistemeve si detoksifikimi nga substancat helmuese, harxhimin e rezervave dhjamore dhe rezervimin e proteinave. Ky është dhe shkaku i përmirësimeve në gjendjen klinike të pacientëve.
Humbja në peshë: Nuk është një strategji primare për rënien nga pesha, por ndihmon.

Ndihmon në fitimin e zakoneve të një ngrënieje të rregullt.
Meqenëse reduktohet pirja e duhanit, pastrohet gjaku dhe forcohen mushkëritë.

Atmosfera shpirtërore gjatë agjërimit ul stresin. Stresi ndikon në cilësinë e jetës dhe është shkak potencial për shumë sëmundje.

Organizmi i obezëve gjen mundësinë e pushimit si dhe i jepet mundësia që të rregullojë mënyrën e të ushqyerit.

Detoksifikimi: Agjërimi lehtëson dhe mobilizon eliminimin e substancave të dëmshme nga organizmi si: kolesteroli, acidi urik, dioksina dhe mbetje të tjera toksike.

Natriurezis: Agjërimi nxit efektin natriuretik, që e lejon trupin të eliminojë natriumin dhe ujin e tepërt nga organizmi. Kjo lejon zgjidhjen e problemeve kronike me edem, dhe ndihmon në uljen e volumit të rritur të gjakut, bashkë me presionin e lartë të gjakut.

Agjërimi ndihmon në lehtësimin e sëmundjeve si artriti, koliti, astma, alergjitë e ndryshme dhe largon lodhjen, duke ulur kalimin e pjesëzave të vogla të patretura mirë nga zorrët në enët e gjakut.

Agjërimi ka një ndikim normalizues në sistemin autonom nervor. Ul shqetësimet në sistemin tretës si dhe qetëson gjendjen e ankthit.

Agjërimi përbën një periudhë pushimi për organet e sistemi tretës:
� Mëlçia pushon 4-6 orë;
� Stomaku pushon, nuk grumbullohet acid tretës;
� Zorrët, kanë një periudhë pushimi porsa i përket sekrecionit të lëngjeve si dhe ulet ritmi i punës i muskujve. Pllakat Peyer; që ndodhen në zorrë, nën endodermë janë pjesë e sistemit mbrojtës, gjatë agjërimit bëhet revizionimi mbi to dhe njeriu bëhet më i qëndrueshëm ndaj sëmundjeve që kalojnë në sistemin tretës.
� Mosdjegia e plotë e mbeturinave të lëndëve ushqimore në enët e gjakut shkakton dëmtimin dhe konsumimin e tyre, kurse gjatë agjërimit, sidomos para iftarit, të gjitha lëndët ushqimore në gjak eliminohen.
� Veshkat gjatë agjërimit pushojnë dhe ripërtërihen.
� Gjatë agjërimit, palca e kockave (vendi ku prodhohet gjaku) ngacmohet dhe shtohet sasia e prodhuar e gjakut.

Dukuria që i prek më shumë qelizat:
Rregullimi i ekuilibrit të ujit mes qelizave si dhe brenda tyre. Gjatë agjërimit kjo zbret në minimum dhe kështu në funksionet qelizore ndodh një qetësim i rëndësishëm.

Agjërimi dhe hipertensioni:
Hipertensioni, shkaktari kryesor që kontribuon në vdekjet dhe dëmtimet në shoqëritë e industrializuara.

Në vitin 1984, qendra shëndetësore �Tru North Health Center� në USA, bëri një studim me 174 pacientë me hipertension. Kurimi ishte qëndrimi pa ngrënë, vetëm me ujë. 90 % e pacientëve u shëruan plotësisht e nuk patën më nevojë për ilaçe.

Agjërimi dhe sëmundja Alz-heimër:
Në një eksperiment të bërë me 3 grupe kaviesh. Një grup u la pa ngrënë, një grup me dietë të rreptë dhe i treti u la të hante sipas dëshirës.
Tek grupet që u lanë pa ngrënë dhe ata me dietë të rreptë, përqendrimi i sheqerit dhe i insulinës, ishte më i ulët krahasuar me kaviet që ishin të lira të hanin sipas dëshirës.
Të tre grupeve iu injektua lëndë toksike që dëmtonte qelizat e trurit, si pasojë shkaktohej sëmundja Alz heinër.
Rezultati: Qelizat e trurit në kaviet që u lanë pa ngrënë u dëmtuan më pak se ato të kavieve me dietë apo të ushqyera normalisht.

Agjërimi dhe tërheqja hënore
Agjërimi dhe largimi i Hënës nga toka, siç ndikon mbi detrat dhe oqeanet, po ashtu ndikon dhe mbi trupin e njeriut që mbi 70 % ka ujë.
Agjërimi ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit mendor dhe trupor si dhe stabilizon efektet e tërheqjes hënore mbi organizëm.
Rekomandohet agjërimi i ditëve 13-14-15, sipas kalendarit hënor, pasi janë ditët kur rritet në maksimum tërheqja hënore dhe efektet e saj negative mbi organizëm.

Agjërimi, sekret i jetëgjatësisë
�Po ta dini agjërimi është më i dobishëm për ju.�
Trupi dhe organet e sistemit tretës duhet të punojnë vazhdimisht, pa pushim.
Të gjithë e dimë se pas një pune të lodhshme nevojitet një periudhë pushimi dhe ky është muaji i Ramazanit.
Gjatë Ramazanit eliminohen toksinat (helmet) nga trupi.

Agjërimi, shërim për shumë sëmundje
Dr. Dewey, Dr. Guelpa, Dr. Frumusan, Dr. Pauchet; janë disa nga mjekët që kanë kryer kërkime mbi agjërimin dhe kanë përdorur agjërimin me kohë të gjatë dhe të shkurtër për trajtimin e pacientëve të vet.

Dr. Dewey këshillon pacientët e vet dhe njerëzit e shëndetshëm: �Hani 2 herë (vakte) në ditë�.

Prof. Dr. Pauchet i këshillon pacientët që do të operohen, të agjërojnë para dhe pas operacionit, për të ulur në minimum rreziqet e operacionit dhe që të shpejtojnë mbylljen e plagës.

Ndryshimi mes agjërimit dhe ndenjes pa ngrënë
Kur rri pa ngrënë stomaku është në pritje të ushqimit dhe sekreton acid vazhdimisht, gjë që është e dëmshme.

Personi që agjëron e di që nuk do të hajë deri në iftar dhe truri nuk nxit sekrecionet e stomakut. Kjo mënyrë pengon mosdëmtimin e stomakut.
Dardania
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1625
Join date : 13/05/2011
Age : 37

https://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi