Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Tema Fundit
» Zeqë Gjemajli
POEZI NGA KADARE EmptyMon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**

» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
POEZI NGA KADARE EmptyTue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania

» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
POEZI NGA KADARE EmptyWed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona

» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
POEZI NGA KADARE EmptyWed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona

» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
POEZI NGA KADARE EmptyWed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona

» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
POEZI NGA KADARE EmptyWed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona

» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
POEZI NGA KADARE EmptyWed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona

» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
POEZI NGA KADARE EmptyWed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona

» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
POEZI NGA KADARE EmptyWed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona

Kush është në linjë
29 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 29 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  

Calendar Calendar

Top posting users this month
No user


POEZI NGA KADARE

Shko poshtë

POEZI NGA KADARE Empty POEZI NGA KADARE

Mesazh nga Kreshnik Martini Fri Aug 05, 2011 12:09 pm

MALLI I SHQIPËRISË

Me ka marre malli per Shqiperine tone.
Sonte,kur po kthehesha me trolejbuz,
Tymi i cigarit "Partizani"qe pinte dikush
Dridhej kalteronte,bente spirale,
Sikur te fshehta me thosh ne gjuhen e shqipetareve
Mua bashkatdhetarit.

Te shkoj dua mbremjes ne rruget e Tiranes,
Ku kam bere dikur ndonje marrezi,
Dhe ne rruget ku skam bere asnje marrezi.
Me njohin ato porta te vjetra te drunjta,
Inatin akoma do ma mbajne,
Koken do ma tundin,
Por une s'do ta marr per keq,
Se malli me ka marre.
Dhe t'eci rrugicave plot gjethe te thara,
Gjethe te thara,gjethe vjeshte,
Per te cilat krahasimet gjenden aq lehte.

Me ka marre malli per Shqiperine tone;
Per ate qiell te madh,te gjere e te thelle,
Per vrapin e kalter te dallgeve adriatike,
Per rete qe ne muzg si keshtjella digjen,
Per alpet flokebardha e mjekergjelbra,
Per netet e neilonta,qe nga flladet fergellojne,
Per mjegullat qe si indiane te kuq muzgjeve
shtegtojne

Per lokomotivat dhe kuajt,
Qe te djersitur avullojne e hungerojne,
Per qiparisat,kopete dhe varret
Malli me ka marre.
Malli me ka marre,
Per shqipetaret.

Me ka marre malli dhe se shpejti vi atje,
Duke fluturuar mbi mjegullat,si mbi deshira.
Sa i larget,aq edhe i dashur je,atdhe.
Aerodromi do te dridhet nga uturima,
Mjegulla do te rrije pezull mbi humnera.
Ata qe shpiken shpejtesine reaktive
Larg atdheut sigurisht do kene qene ndonjehere.
Kreshnik Martini
Kreshnik Martini

Numri i postimeve : 224
Join date : 03/08/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POEZI NGA KADARE Empty Re: POEZI NGA KADARE

Mesazh nga Kreshnik Martini Mon Aug 08, 2011 11:19 am


LAOKOONTI


Edhe kur kujtesa ime e lodhur
Ashtu si ato tramvajet e pasmesnatës
Vetëm në stacionet kryesore do të ndalojë,
Une ty s'do të harroj.

Do të kujtoj
Mbrëmjen e heshtur, të pafund të syve të tu,
Dënesën e mbytur, rrëzuar mbi supin tim
Si një dëborë e pashkundshme.

Ndarja erdhi
Po iki larg teje...
Asgjë e jashtëzakonshme,
Veç ndonjë nate
Gishtat e dikujt do të mpleksen në flokët e tu
Me të largëtit gishtat e mi, me kilometra të gjatë.

Më shihni tek mbytem nga gjarpërinjtë
në muze të Luvrit, në Madrid , në Nju-jork
Para syve tuaj e aparate turistësh.
qindra vjet kam që vuaj
ngaqë sflas dot

Si të flas?
A mundet një nofull mermeri
të lëvizë një grimë, të korrigjojë diçka?
vini re sytë e mi, te zgavrat e thella
një enigmë, si amebë të tharë atje ka.

Një të fshehtë të madhe ndrydh brenda gjoksit
para syve tuaj, në Paris, në Madrid.
Ah, do të doja dyfish të m'i shtonit,
veç sekretin e madh të shkarkoja një ditë.

Tek më vini rrotull, unë them me vete
kaq të verbër të jeni sa të mos të ndjeni këtë,
që ky ngërç e ky ankth në qenien time
s'është nga gjarpërinjtë, por nga një tjetër gjë?

Mijëra herë në mijëra net e ditë
të vërtetën e frikshme përsëris pa pushim.
Me shpresën e marrë se nga kjo përsëritje
ndoshta mermeri pëson një ndryshim.

Po s'ndërron ai kurrë.
Art i skulpturës
gënjeshtrën mbi të ka ngrirë përgjithnjë.
I mbërthyer në dëshminë e saj të rremë,
të vërtetën kujtoj e qaj për të.


Si çdo gjë e tmerrshme është i thjeshtë sekreti,
që brenda boshllëku i gjoksit mban.
Afroni, pra, kokat të dëgjoni të vërtetën,
mua s'më mbytën gjarpërinjtë
por trojanët më vranë.

O, sikur të mundja gjithçka të tregoja.
Si do të ngrinit para meje si gur,
kur unë i dënuar mes rropamës suaj moskokëçarëse
monologun të thurr.

Ju e dini se përpara Trojës ahere,
kali i drunjtë, dhurata e grekëve u shfaq.
Ky kalë në dy grupe i ndau trojanët:
ta pranonin atë, ose ta flaknin sakaq.

Pajtim me armikun, ulërinin tradhtarët
mjaft më me luftë, zjarr edhe helm.
Erdhi koha që shpatat ti kthejmë në parmenda
armiqtë në miq erdh koha të kthejmë.

Në mbledhje të gjatë "pro" dhe "kundra" kalit,
unë "kundra", kryesova me tërbim.
Dhe juve ju kanë thënë ahere se hyjnitë
gjarpërinjtë më dërguan si ndëshkim.

Ç'përralla kalamajsh, ç'trillim për budallenjtë
unë gjarpërinjtë do t'i mbrapsja me një shkelm.
Po ç'ti bëj fushatës së tradhtarëve kundër meje
shantazheve,letrave anonime plot helm.

Ditë e natë e me javë polemika vazhdonte,
nga shtresat e mesme e gjer lart në qeveri.
Ishte vjeshtë.
Nën qiellin e hirnosur me erë
kali i drunjtë përjashta priste në shi.


Atë kalë unë i pari e kisha goditur,
ndaj, e dija, këtë s'do të ma falnin përjetë.
Më në fund "vijë e butë" fitoi mbi të "ashprën",
dhe ne "kokëfortët" na vunë në arrest.


Në burg, me gotën e ujit, në mesnatë
helmin na dhanë ata të pijmë
ata që ulërinin kundër dhunës e shpatës
Që dinin të kafshonin tamam si gjarpërinjtë.

Në mëngjes që pa gdhirë në breg të detit
ma hodhën kufomën drejt mbi zhavor.
Rapsodët anembanë përhapën
versionin fals të gjarpërinjve hyjnorë.

Ky ishte mbarimi i polemikës për kalin,
ju e dini me Trojën se ç'ndodhi pastaj.
Tre mijë vjet rrjesht,
nga muzeu në muzera,
unë hamalli i mermertë, gënjeshtrën mbaj.

Tre mijë vjet...Akoma zjarret e Trojës
si floknajë e kuqe më rrinë në sy.
Po më i tmerrshëm se zjarret, kumet e vomet
ishte fundi fare,
kur u bë qetësi.

Trojë e braktisur.
Gërmadhë.
Hi i ftohtë;
dhe poshtë ne të vdekurit shtrirë rresht.
Dhe papritur, në muzg sipër tokës së mardhur
u ndje diçka që atë çante përmes.

Ç'ish kjo gërvimë kështu, kjo jehonë?
Vumë veshin. Kuptuam. grekët e ligj
përmbi qendrën e qytetit me parmendë lëronin
për të thënë se Troja përjetë vdiq.

Ja më në fund dhe parmenda e tyre.
Ah, plugu i saj si na çante më dysh!
Nga tradhëtia e Trojës, nga gjithë dhembjet,
ky kafshimi i parmendës më i hidhur ish.


T'i kthejmë shpatat më në fund në parmenda.
Kështu thërritnin atëherë ata.
Midis fjalëve tuaja, si mallkim, si gjëmë
veshët më kapën edhe këtë hata.

Më kanë lodhur më shumë, besomëni, ca fjalë,
se kjo peshë e neveritshme gjarpërinjsh.
Ju, që gjer në hënë kini shkuar, si vallë
s'depërtoni dot deri në gjoksin tim?

Gumëzhima juaj si zhaurimë deti
më vjen nga çdo anë më përplaset në vesh,
nga copëra bisedash shumëgjuhëshe rreth meje
shqetësimet e mëdha të botës marr vesh.

Degjoj emra shtetesh të reja që kanë dalë,
emra kombesh e popujsh të rinj dëgjoj,
veç ai, i vjetri, i tmerrshmi kalë,
ashtu si ahere ka mbetur njëlloj.

Prej potkonjve të tij unë rrëqethem akoma
dhe kështu në mermer i mbrojtur siç jam,
kurse ju, të panjohurit, ju prej mishi dhe kocke
vërtiteni mospërfillës nga salla në sallë.

Vërtiteni,
flisni për teatrin e për plazhet,
për gjithfarë motorësh e gjithfarë qeverish,
pa ju shkuar mendja që ai mund të shfaqet
në një ditë të rëndomtë, një mëngjes me shi.

Ashtu si ahere...
po mjaft,
u lodha.
Nga vërtitja juaj po më erren sytë,
nga rropama juaj veshët më gjëmojnë
në muze të Londrës në Luvër e Madrid,

në pafshi ndonjë ditë të behem copëra,
nga marazi, siç thonë, të plas, t'ia bëj "krak"
jo kujtimet e Trojës, as gjarpërinjtë monstra,
por indiferenca juaj
do të bëhet shkak.
Kreshnik Martini
Kreshnik Martini

Numri i postimeve : 224
Join date : 03/08/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi