Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Tema Fundit
» Zeqë Gjemajli
KOHË-HAPËSIRA E SHPIRTIT KOLEKTIV TË NJË TREVE MBRESËLËNËSE EmptyMon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**

» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
KOHË-HAPËSIRA E SHPIRTIT KOLEKTIV TË NJË TREVE MBRESËLËNËSE EmptyTue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania

» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
KOHË-HAPËSIRA E SHPIRTIT KOLEKTIV TË NJË TREVE MBRESËLËNËSE EmptyWed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona

» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
KOHË-HAPËSIRA E SHPIRTIT KOLEKTIV TË NJË TREVE MBRESËLËNËSE EmptyWed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona

» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
KOHË-HAPËSIRA E SHPIRTIT KOLEKTIV TË NJË TREVE MBRESËLËNËSE EmptyWed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona

» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
KOHË-HAPËSIRA E SHPIRTIT KOLEKTIV TË NJË TREVE MBRESËLËNËSE EmptyWed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona

» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
KOHË-HAPËSIRA E SHPIRTIT KOLEKTIV TË NJË TREVE MBRESËLËNËSE EmptyWed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona

» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
KOHË-HAPËSIRA E SHPIRTIT KOLEKTIV TË NJË TREVE MBRESËLËNËSE EmptyWed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona

» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
KOHË-HAPËSIRA E SHPIRTIT KOLEKTIV TË NJË TREVE MBRESËLËNËSE EmptyWed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona

Kush është në linjë
22 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 22 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  

Calendar Calendar

Top posting users this month
No user


KOHË-HAPËSIRA E SHPIRTIT KOLEKTIV TË NJË TREVE MBRESËLËNËSE

Shko poshtë

KOHË-HAPËSIRA E SHPIRTIT KOLEKTIV TË NJË TREVE MBRESËLËNËSE Empty KOHË-HAPËSIRA E SHPIRTIT KOLEKTIV TË NJË TREVE MBRESËLËNËSE

Mesazh nga Dardania Thu Aug 11, 2011 9:21 pm

KOHË-HAPËSIRA E SHPIRTIT KOLEKTIV TË NJË TREVE MBRESËLËNËSE U3_u3_TROPOJ~1



Rreth librit "TROPOJA, MALËSIA E MIRË" të autorit Ramiz Lushaj

Nga DUKAGJIN HATA, studiues, publicist






Autori Ramiz Lushaj, publicist dhe studiues i njohur, njihet nga lexuesi dhe qarqet mediatiko-kritike në Shqipëri për artikujt dhe librat e shkruar prej tij që rrokin një tematikë të gjërë, veçanërishjt për aspekte të çështjes kombëtare, politologjisë dhe udhëtimeve gjeo-historike dhe etno-psikike, ku fokusohen figura, kohë dhe treva etnike të botës shqiptare. Pasioni i tij i shkrimeve përcillet nga autori me një aparat të plotë referencial, ballafaques e krahasimtar, ku spikat jo vetëm kultura e përzgjedhjes dhe seleksionimit të materialit, servirja dhe pajisja e tij me një aparat të saktë komentues, por, mbi të gjitha, ndershmëria e tij intelektuale, për të dëshmuar mbi të vërtetat e lëna në hije ose të keqkuptuara nga kohë keqkuptimesh dhe deformimesh.

Ramiz Lushaj, një nga kërkuesit më të pasionuar të psikologjisë së trevave të Veriut shqiptar, veçanërisht të Tropojës, prej dhe nga vjen në letrat shqipe, jo një herë në shkrimet dhe librat e tij, i është drejtuar vetëdijes kolektive të trevave historike shqiptare, që e shkruan historinë e fiseve krenare e të panënshtruar ndaj të huajve, në lëvoren e pemës vigane të kujtesës sonë kombëtare. Lushaj e ka shndërruar temën e fatit të Kosovës në një metaforë universale të kërkimit të identitetit të bjerrun, ku fati individual dhe kolektiv ndërthuren në metafizikën e kohë-hapësirës së lirisë.

Libri më i ri i Ramiz Lushajt "Tropoja, Malësia e Mirë", vëllimi i parë, i cili do të pasohet nga dymbëdhjetë vëllime të tjera, është një histori e grimcuar në dhjetëra minihistori, gjurmë, figura, përvoja, identitete, relike, vlera, të seleksionuara nga prurjet shkrimore të shumta për një nga trevat më mbresëlënëse historike të kombit shqiptar, Tropojën, që përfshihet në emërtime gjeo-administrative: Dardania Alpine, Pulti, Altuni dhe Malësia e Gjakovës.

Këtu, në këtë vëllim, i cili sipas autorit pritet të pasohet nga shumë vëllime të tjerë, përzihet në një qielli dhe toka, miti dhe realiteti, Eposi i Kreshnikëve i kthyer në histori dhe eposi i ri që lind nga gjokset qëndrestare të burrave viganë të kësaj treve, që mbajnë, si të thuash, mbi supe kohën e vështirë të botës shqiptare.

Me një stil të ngjeshur e konçiz, por njëherësh të ngrohtë e plot ngjyra, ku përzihen rrëfimi dhe investigimi, portretizimi e analiza, ngjyrimi letrar dhe tharmi gazetaresk, intervista dhe refleksioni, me një gjuhë të zhdërvjellët dhe elegante, ku kërkimi integral i gazetarit përzihet me tharmin e studiuesit skrupuloz, Ramiz Lushaj, nëpërmjet gjurmëve shkrimore të kolegëve të tij, na sjell në këtë libër një ansambël zërash e qëndrimesh, për visaret e historisë, traditës, ritit dhe mbijetesës së Tropojës.

Malësia e Mirë është malësia e burrave dhe grave fisnike, e pikturës së mrekullueshme alpine që përzihet me sharmin e një etnosi nga më të vjetrit në botë dhe të cilat Lushaj i sjell të gjalla tek lexuesi jo vetëm tropojan, por tek të gjithë ata që duan ta njohin këtë trevë sa epike aq dhe lirike e sharmante.

Në këtë libër lëviz imazhi i maleve të Altunit, vizioni kontemporant e largpamës i të resë së talentuar, një nga femrat emblematike të kohës shqiptare, të mbushur me dije e dashuri për njerëzit, Argita Berisha (Malltezi); etydi poetik i një visi përrallor për nga bukuria, aty ku bashkohet Drini me Valbonën; hija gjigande e Azem Hajdarit që tash trembëdhjetë vjet na mungon,Hero i Demokracisë, Lider i Lëvizjes Studentore të Dhjetorit ’90,"Pishtar i Demokracisë", "Nderi i Kombit"; Trim –Tribuni i Lirisë Bajram Curri, Hero i Popullit; trembëdhjetë kurorat e ekipit të basketbollit për meshkuj me emrin "Valbona"; Dardania Alpine dhe disa emra vendesh në Ballkan; Dinastia famëmadhe Mbretnore Zogu, origjina e hershme e së cilës është nga Zogajt, komuna e sotme Bytyç, në Malësinë e Gjakovës (Tropojë) etj.

Eposi i Kreshnikëve, që është përkundur në djepin mëmësor të Malësisë së Mirë, në Tropojë, e cila ka ushqyer me qumësht frymëzimi njëren nga kulturat më brilante ballkanike e europiane të shpirtit të pasur njerëzor, zë vend të veçantë në këtë libër, siç zë vend figura e njërit nga burrat më karizmatikë të shtetit shqiptar në të gjitha kohërat, Prof. Dr. Sali Berisha, siç zë vendi poeti me përmasa europiane Skënder Buçpapa, i cili e mbart atdheun kudo që shkon, si një ikonë faljeje e lutjeje, për ditët e rilindjes së mbarë botës shqiptare.

Në këtë vazhdë, libri "Tropoja, Malësia e Mirë" e autorit Ramiz Lushaj është një përmbledhje dokumentesh historike, shkrimesh publicistikë, artikujsh, eseshë, intervistash, kujtimesh, mbresash, portretesh, rrëfimesh, skicash, në fokus të së cilës është zbulimi i botës tropojane, qoftë me anë të gjurmëve në kohë, qoftë me anë të peizazheve mrekullore, kujtesave ikonografike, figurave të ardhur nga kohë të tjera dhe atyre aktuale.

Në këtë libër lëvizin personazhe historikë dhe vipa, njerëz të thjeshtë dhe indidvidë që i kanë dhënë portretin e tyre epokës, por dhe ai vizion që mbruhet në kudhrën e nacionalizmit real (jo të nacionalizmit folklorik) dhe gjeneron ide për të ardhmen e banorëve të kësaj treve unikale, atyre që vazhdojnë të jetojnë në Malësinë e Mirë dhe atyre që kanë ikur rrugëve të pafund të fatit, në Tiranë e në zonat urbane të vendit tonë, në Perëndim e Diasporë, duke e mbartur vendlindjen e tyre, Tropojën e bukur, si një peng dashurie e malli të pashuar.

Lushaj thotë se Tropoja ka lindur me emnin e bekuem Malësia e Mirë, përndryshe ka lindur për këtë emën të lumnuem, në të cilin vjen me dinjitet prej kohnave e shkon me progres drejt kohnave, si një vend i mirë e me të mira, që ka ba e i ka lanë vend e rend, za e zenith vetes, në hapësinat e tokës shqiptare, në këtë skaj të botës. "Si rrallëherë në këtë planet të pafund e në këtë jetë të pandalun, toka u muer vesh me qiellin për të krijue në Mesin e Dheut (Mesdhe) një vend të vogël e me vlera të mëdha, Tropojën e Artë, një nga më të Bukurat e Dheut të kësaj bote të lashtë e të re", shkruan Lushaj me një stil poetik në hyrjen e këtij libri që lexohet me një frymë, jo vetëm për informacionin e pasur dhe mbresëlënës, por mbi të gjitha për dashurinë që injekton, në këto kohë të vështira, për të mos thënë të pamundura, për dashurinë dhe besimin, në se do të perifrazonim një poet.

Libri "Tropoja Malësia e Mirë" i autorit tropojan Ramiz Lushaj është një guidë e gjërë në hapësirat gjeografike por dhe të shpirtit kolektiv të njërës nga trevat më të pasura me visare bukurie, qoftë në sipërfaqe, qoftë në brendësi, të botës shqiptare. Në të gjen vetveten udhëtari i huaj që lyp t’i shijojë këto perla rrëzëllitëse të natyrës virgjine, vendasi që kërkon vetveten dhe gjenin e tij ndër kohëra, poeti me harpë në dorë e këngë në buzë, historiani që kërkon të ballafaqaojë të dhënat dhe burimet e historisë që kërkon të rrëfejë për këtë trevë sharmante, në skaj të botës shqiptare.

Libra të tillë lexohen me një frymë dhe na lypsen në bibliotekat tona, për t’iu rikthyer herë pas here, si një riti të bekuar, që na kujton se pse gjallojmë në këtë botë, për hir të një ekzistence tjetër, që lidhet me kohë-hapësirën brenda shpirtit njerëzor, të cilën Tropoja e ka mbartur prej mijëravjeçarësh gjer në kohën tonë, për ta çuar drejt mijëvjeçarëve të rinj.
Dardania
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1625
Join date : 13/05/2011
Age : 37

https://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi