Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Tema Fundit
» Zeqë Gjemajli
Hematomat (gjakderdhjet) brendatrurore  EmptyMon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**

» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
Hematomat (gjakderdhjet) brendatrurore  EmptyTue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania

» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
Hematomat (gjakderdhjet) brendatrurore  EmptyWed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona

» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
Hematomat (gjakderdhjet) brendatrurore  EmptyWed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona

» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
Hematomat (gjakderdhjet) brendatrurore  EmptyWed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona

» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
Hematomat (gjakderdhjet) brendatrurore  EmptyWed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona

» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
Hematomat (gjakderdhjet) brendatrurore  EmptyWed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona

» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
Hematomat (gjakderdhjet) brendatrurore  EmptyWed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona

» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
Hematomat (gjakderdhjet) brendatrurore  EmptyWed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona

Kush është në linjë
36 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 36 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  

Calendar Calendar

Top posting users this month
No user


Hematomat (gjakderdhjet) brendatrurore

Shko poshtë

Hematomat (gjakderdhjet) brendatrurore  Empty Hematomat (gjakderdhjet) brendatrurore

Mesazh nga Dardania Tue Aug 16, 2011 6:27 pm

Hematomat (gjakderdhjet) brendatrurore  F.0424005523151_m
Dr. Bujar Kastrati, neurokirurg



Hematomat intracerebrale janë të pranishme te 12-15 raste në 100.000 banorë për një vit. Si të tilla, ndodhin më shpesh gjatë aktivitetit fizik; më rrallë në gjumë që mund të shpjegohet me rritjen e shtypjes së gjakut dhe rritjen e qarkullimit të gjakut në tru.

Dr. Bujar Kastrati, neurokirurg

Shkaqet, prezantimi klonik, diagnostikimi dhe trajtimi

Hematomat intracerebrale ndahen në dy grupe të mëdha: traumatike dhe spontane. Shkaktarët më të shpeshtë të këtyre hematomave (gjakderdhjeve) janë:
* Hipertensioni arterial esencial
* Eclampsioni
* Angiopatitë amyloidike
* Malformacionet arterio venose
* Aneurizma
* Tumoret
* Koagulopatitë
* Vaskulopatitë (sëmundjet e ndryshme të enëve të gjakut të trurit)

Faktorët e rrezikut për hematomat (gjakderdhjet) intracerebrale

a. Mosha. Predispozimi për gjakderdhje rritet pas moshës 55 vjeçare, dyfishohet në secilën dekadë deri në moshën 80 vjeçe.
b. Gjinia. Meshkujt janë më të predispozuar për këtë lloj të gjakderdhjeve.
c. Infarkti ose ishemia cerebrale e kaluar më parë, rritë rrezikun për gjakderdhje intracerebrale
d. Abuzimi me alkool.
e. Duhani nuk është vërtetuar se rritë rrezikun për gjakderdhje.
f. Abuzimi i drogave (amphetamina).
g. Sëmundjet e ndryshme të mëlçisë.

Lokalizimet më të shpeshta të hematomave intracerebrale për shkak të hipertensionit arterial janë:

1. Ganglionet bazale 50% të rasteve dhe manifestohet me
* hemiparese kontralaterale,
* ndryshim të sensibilitetit të anës kontralaterale,
* ndryshime në shikim.

2. Regjionet lobare 20-50 % të rasteve manifestohen me shenja klinike, varësisht në cilin lob ka ndodhur gjakderdhja, p.sh., në lobin frontal manifestohet me ndryshim të statusit mental, konfuzitet, si dhe mund te prezantojë me atak epileptik

3. Talamus 10 -15 % të rasteve manifestohet me ndryshime në sensibilitet në anën kontalaterale

4. Pons, në 5 -12 % që manifestohet me ndryshime në shikim dhe vështirësi në gëlltitje

5. Cerebelare 3-5% që manifestohet me ndryshime në ekuilibër, ndryshime në ecje.

Prezantimi klinik
Hemorragjitë intracerebrale, prezantimin klinik e kanë më të ngadalshëm që shkon me minuta deri në disa orë për ndryshim nga një atak ishemik, infarkt cerebral apo hemorragji subarachnoidale tek të cilët prezantimi klinik ka fillim të shpejtë (si bubullima në qiellin e kthjellët).
Varësisht nga lokalizimi paraqiten edhe shenjat klinike.
Zakonisht, fillimin e kanë me dhembje të forta koke, që përcillen me të vjella, si dhe ndryshime në statusin mental të të sëmurit.

Diagnostikimi
Sot, gjakderdhjet diagnostikohen shumë lehtë:
a. Ekzaminimi preciz neurologjik është çelësi për diagnostikim.
b. Tomografia e kompjuterizuar e trurit ose CT është metodë më e shpejtë e zgjedhjes për diagnostikimin e këtyre gjakderdhjeve.
c. Rezonanca magnetike e trurit MRI, gjithashtu është metodë shumë e saktë e diagnostike.
d. Angiografia cerebrale indikohet për të gjetur shkaktarin e gjakderdhjes dhe për të përjashtuar aneurismat si dhe malformacionet arterio-venoze si shkaktare të gjakderdhjeve.

Trajtimi
Sot, trajtimi i hematomave intracerebrale është temë diskutimi në mesin e neurokirurgëve dhe neurologëve dhe në këtë drejtim ka mendime mjaft kontroverse.
Çështja është si të trajtohen në mënyrë konservative ose kirurgjikale. Vendimi për të trajtuar një pacient në mënyrë kirurgjikale duhet të individualizohet. Dhe, kjo varet nga disa faktorë:
* gjendja neurologjike (Glasgow Coma Scale)
* lokalizimi i hematomës
* vëllimi i hematomës
* mosha

Trajtimi konservativ
Faktorët që favorizojnë trajtimin konservativ:
1. Lesionet minimale simptomatike, Glasgoë Coma Scale më e madhe se 10.
2. Situatat me shumë pak shpresë për një gjendje të mirë pas operimit:
3. Koagulopatitë e shkallës së rëndë.
4. Pacientët me moshë mbi 75 vjeç.
5. Lokalizimi i hematomës te ganglionet bazale.

Faktorët që favorizojnë trajtimin kirurgjikal:
1. Lesionet me efekt mase dhe edema shift në CT, endokraniumi.
2. Lesionet tek të cilat shenjat klinike janë pasojë e rritjes së shtypjes intrakraniale nga edema përreth hematomës.
3. Vëllim i moderuar i hematomës 10 -30 cc.
4. Shtypja intrakraniale e rritur përkundër masave të ndërmarra për uljen e saj.
5. Keqësimi klinik rapid.
6. Lokalizimi i mirë i hematomës (kortikal dhe subkortikal).
7. Mosha e re.
8. Koha e intervenimit duhet të jetë brenda 24 orëve.

Janë bëre shumë studime në klinika referente në botë për benifitin e pacientëve nga tretmani kirurgjik. Disa studime i japin përparësi trajtimit kirurgjikal duke i respektuar kriteret e përmendura më lart, kurse tek një numër i studimeve thuhet se rezultati i trajtimit konservativ dhe kirurgjikal është i njëjtë. /Telegrafi/

Hematomat (gjakderdhjet) brendatrurore  1

CT endocraniumi ku shihet hematoma intracerebrale në regjionin e ganglioneve bazale djathtas

Hematomat (gjakderdhjet) brendatrurore  2

CT endocraniumi ku shihet hematoma intracerebrale parietale e majtë që komprimon cornu occipitalis të ventrikulit lateral. Gjithashtu shihet fillim i një hydrocephali obstruktive treventrikulare

Hematomat (gjakderdhjet) brendatrurore  3

CT endocraniumi ku shihet hematoma intracerebrale Temporo – Occipitale e djathtë hyperdense me edem përreth hematomes si dhe shift i hemisferës së djathtë majtas ku shihet që ventrikujt në anën e djathtë, janë të komprimuar nga efekti mase i hematomes.

Hematomat (gjakderdhjet) brendatrurore  4

CT endocraniumi ku shihet hematoma intercerebrale me lokalizim kortikal dhe subkortikal parietal majtas në ditën e shtatë me fillim të resorbimit, që paraqitet me hipodensitet përreth hematomës.
Dardania
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1625
Join date : 13/05/2011
Age : 37

https://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi