Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Tema Fundit
» Zeqë Gjemajli
Kosova pas ndarjes nga Shqipëria. EmptyMon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**

» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
Kosova pas ndarjes nga Shqipëria. EmptyTue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania

» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
Kosova pas ndarjes nga Shqipëria. EmptyWed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona

» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
Kosova pas ndarjes nga Shqipëria. EmptyWed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona

» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
Kosova pas ndarjes nga Shqipëria. EmptyWed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona

» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
Kosova pas ndarjes nga Shqipëria. EmptyWed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona

» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
Kosova pas ndarjes nga Shqipëria. EmptyWed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona

» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
Kosova pas ndarjes nga Shqipëria. EmptyWed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona

» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
Kosova pas ndarjes nga Shqipëria. EmptyWed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona

Kush është në linjë
26 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 26 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  

Calendar Calendar

Top posting users this month
No user


Kosova pas ndarjes nga Shqipëria.

Shko poshtë

Kosova pas ndarjes nga Shqipëria. Empty Kosova pas ndarjes nga Shqipëria.

Mesazh nga Klea Wed Aug 17, 2011 6:03 pm

Me krijimin e mbretëris Serbe teritori i Dardanisë nga kleri i ritit lindor quhej Serbia e Re dhe me rritjen e ndikimit të klerit sllav në Ballkan dhe krijimit të mitit të Kosovës, pjesa më e madhe e ish-vilajetit të Kosovës fillon të quhet Serbia e Vjetër e më vonë Kosovo i Metohia ndërsa teritori i Dardanisë ndahet në tri njësi "Banovina" të Mbretërisë Jugosllave dhe një pjesë në Shqipëri. Gjatë luftrave Ballkanike dhe botërore bëhen luhatje të shumta të kufinjëve dhe emërtimeve dhe nga to pjesa më e madhe e ish vilajetit të Kosovës hynë në një federatë laike Serbe si njësi konstituive e Federatës Jugosllave. Pas kthimit të klerit në fuqi në federaten serbe dhe shkatërrimit të Federatës Jugosllave, Kosova okupohet nga kleri dhe qeveia e Milosheviqit të cilët në ish-Pashallëkun e Beogradit kishin instaluar një sistem shtetrorë dual (dyfishë: nacional dhe ortodoks mesjetar) nga ku kordinonin veprimet në teritorin e ish- Federatës Jugosllave.
Pas ndërimeve kushtetuese të dhunshme në Kuvendin e Kosovës me 28 mars 1989, të organizuar nga Lidhja Komuniste e Serbisë në krye me Milosheviqi dhe të përkrahura nga kleri ortodoks, Kosova mbetet nën juridiksionin e Republikës së Serbisë, si krahinë e saj, ndërsa me 2 korrik 1990, Kuvendi i Kosovës shpall Kosovën, republikë në kuadër të Federatës Jugosllave. Ky vendim nuk u njoh nga organet serbe e as ato federative.
Në vitet 1992-1993, Lëvizja Popullore e Kosovës në mërgim, vendos krijimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila mori aksione guerile kundër makinerisë pushtuese serbe derisa doli publikisht me 28 nëntor 1997.
Me 28 shkurt 1998, pas masakrave në Likoshan dhe Qirez filloi lufta çlirimtare. Ajo përfundoi në qershor të vitit 1999, kur edhe instalohet një mision i OKB-së në Kosovë.
Ky mision, keqtrajtoi në mënyra perfide ish luftëtarët e UÇK-së, lejoi krijimin e strukturave paralele serbe në Kosovë dhe ngulfati Kosovën ekonomikisht.
Kështu me 17 mars 2004, shpërtheu revolta popullore kundër UNMIK-ut, dhe protestuesit i sulmuan disa enklava serbe, duke i dhënë një mesazh të qartë faktorëve ndërkombëtar se: Nëse nuk zgjidhet statusi i shumicës, pakica në Kosovë është e pambrojtur.
Pasi që ky mesazh u kuptua shumë qartë, pasoi vizita e misionarit dhe diplomatit të njohur Kai Aide, i cili rekomandoi fillimin e përgaditjeve të menjëhershme për zgjidhjen e statusit të Kosovës. Kjo rezultoi me një proces të lodhshëm negociator, mes Serbisë, Kosovës dhe OKB-së, që rezultoi me propozimin Gjithpërfshirës të Ahtisarit.
Me 17 shkurt 2008, bazuar në këtë propozim, Kosova shpallet shtet i pavarur dhe sovran. Kushtetuta e Kosovës që i jep asaj të gjitha kompetencat e shtetit, hyn në fuqi me 15 qershor 2008.
Pas shpalljes së pavarsisë qëndrimi i shteteve anëtare të OKB-së është i ndarë. Shumica e shteteve të ritit lindor me siteme duale nacionalo-fetare si Serbia, disa shtete nacionale që kanë popullsi të kombeve etnike të ndryshme dhe probleme tjera të brendëshme, hezitojnë të njohin pavarësinë e Kosovës.
Lufta politike e kordinuar për pengimin e njohjes së shtetit të ri prej së jashtmi zhvillohet nga Serbia dhe Rusia, ndërsa nga brenda këtë e bënë kleri sllav i përçëndruar në veri të Kosovës.
Klea
Klea

Numri i postimeve : 16
Join date : 14/08/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi