Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Tema Fundit
» Zeqë Gjemajli
Origjina e Ilirëve dhe trualli i tyre EmptyMon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**

» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
Origjina e Ilirëve dhe trualli i tyre EmptyTue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania

» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
Origjina e Ilirëve dhe trualli i tyre EmptyWed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona

» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
Origjina e Ilirëve dhe trualli i tyre EmptyWed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona

» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
Origjina e Ilirëve dhe trualli i tyre EmptyWed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona

» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
Origjina e Ilirëve dhe trualli i tyre EmptyWed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona

» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
Origjina e Ilirëve dhe trualli i tyre EmptyWed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona

» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
Origjina e Ilirëve dhe trualli i tyre EmptyWed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona

» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
Origjina e Ilirëve dhe trualli i tyre EmptyWed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona

Kush është në linjë
35 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 35 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  

Calendar Calendar

Top posting users this month
No user


Origjina e Ilirëve dhe trualli i tyre

Shko poshtë

Origjina e Ilirëve dhe trualli i tyre Empty Origjina e Ilirëve dhe trualli i tyre

Mesazh nga Dardania Mon Aug 22, 2011 11:04 pm

Dijetarët kanë kohë që merren me problemin e prejardhjes së ilirëve, megjithatë ata akoma nuk i kanë dhënë një zgjidhje të kënaqëshme kësaj çështje. Që prej mezit të shekullit të XIX e këtej, në letërsinë historike e gjuhësore janë çfaqur mendime të shumta, të cilat në fund të fundit mund të përmblidhen në dy teza themelore: në tezën që ilirët i bën të ardhur në Gadishullin Ballkanik dhe në tezën tjetër, që i konsideron autoktonë. Sipas Përkrahësve të tezës së parë, nga fillimi i mijëvjeçarit të II Gadishulli Ballkanik pësoi nga ana e Danubit dyndje të forta fisesh të ndryshme me gjuhë indoevropiane. Dyndjet e para filluan me helenët. Pas tyre erdhën thrakët e ilirët. Duke shtyrë njëri tjetrin, aty nga fundi i mijëvjeçarit të II, lëvizjet e tyre morën fund dhe ata e vendosën afërsisht në këtë mënyrë: në jugë të gadishullit - helenët; në lindje - thrakët; në perëndim ilirët. Këta të fundit kaluan edhe Adriatikun dhe u vendosën në Italinë e jugut kurse nëpërmjet territorit thrak grupe të shkëputura arritën gjer në Azinë e Vogël. Teza e dytë, e cila në fillim u duk shumë modeste, kohët e fundit është duke gjetur mbështetje në zbulimet e reja të bëra në qytezat ilire të Ptujit, Turbetit, Zecevos në Slloveni, Bosnjë e Hercegovinë. Gërmimet treguan këtu se shtresa e mbeturinave të kulturës së vonë neolitike dhe të herëshme të bronxit, që njihet me emrin kultura sllavone, hyn dhe përzihet me shtresën më të lartë, ilire. Midis gjetjeve më interesante janë format kalimtare që lidhin qerarmkën sllavone me atë ilire. Kundërshtarët e kësaj teze, që janë në të njëjtën kohën edhe përkrahësit e tezës së vjetër, e vënë në dyshim këtë gjë duke iu referuar materialeve të tumulave të Glasinacit në Bosnjë. Në Glasinac, i cili me të drejtë tani për tani është qëndra arkeologjike më tipike e qytetërimit ilir, fillimet e kulturës ilire i kemi vetëm që nga mezi i epokës së bronxit, d.m.th. rreth viteve 1500-1400 p. e. s.. Më herët ajo nuk shkon dhe asnjë lidhje me kulturat më të lashta nuk është mundur të vendoset. Që nga mesi i mijëvjeçarit të II para e. sonë kultura ilire e Glasinacit zhvillohet, përkundrazi, pa ndërprerje, deri në kohën e vonë antike, bile edhe më pas, në mesjetë. Kështu, ndërsa stratigrafia e gjetjeve të Ptujit, Turbetit e Zecovos flet në favor të autoktonisë së ilirëve, objektet e tumulave të Glasinacit nuk e mbështetin dot këtë. Për kundrazi ato japin paralelizma me objekte të Evropës qëndrore, zonë të cilën përkrahësit e tezës së parë e konsiderojnë si një rreth kultural të kohës së zhvilluar të bronxit, nga i cili në fazat e mëpastajme formohen kultura të reja, midis tyre edhe ajo ilire. Siç shihet problemi mbetet akoma i pazgjidhur. Megjithatë nga të dy tezat kundërshtare ajo e autoktonisë ka meritën se tërheq vëmendjen mbi materiale të cilat, megjithse të pamjaftueshme, hedhin një fare drite të re mbi problemin e gjenezës së ilirëve dhe formojnë një nxitje për kërkime të reja. Në kundërshtim me përkrahësit e tezës së parë ata nuk kënaqen me paraqitjen tradicionale të çështjes.
Dardania
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1625
Join date : 13/05/2011
Age : 37

https://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi