Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Tema Fundit
» Zeqë Gjemajli
DELI MUSLIA I NJOHUR SI DELI PLAKU EmptyMon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**

» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
DELI MUSLIA I NJOHUR SI DELI PLAKU EmptyTue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania

» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
DELI MUSLIA I NJOHUR SI DELI PLAKU EmptyWed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona

» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
DELI MUSLIA I NJOHUR SI DELI PLAKU EmptyWed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona

» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
DELI MUSLIA I NJOHUR SI DELI PLAKU EmptyWed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona

» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
DELI MUSLIA I NJOHUR SI DELI PLAKU EmptyWed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona

» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
DELI MUSLIA I NJOHUR SI DELI PLAKU EmptyWed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona

» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
DELI MUSLIA I NJOHUR SI DELI PLAKU EmptyWed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona

» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
DELI MUSLIA I NJOHUR SI DELI PLAKU EmptyWed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona

Kush është në linjë
32 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 32 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  

Calendar Calendar

Top posting users this month
No user


DELI MUSLIA I NJOHUR SI DELI PLAKU

Shko poshtë

DELI MUSLIA I NJOHUR SI DELI PLAKU Empty DELI MUSLIA I NJOHUR SI DELI PLAKU

Mesazh nga Dardania Fri Sep 16, 2011 7:26 pm


DELI MUSLIA I NJOHUR SI DELI PLAKU MehmetDeliaBajramGashi
DELI MUSLIA I NJOHUR SI DELI PLAKU
(1843 - 1920)

(Me rastin e 91 vjetorit të rënies së Deli Plakut)


Ai mblodhi frerin e gjokut, duke e therur atë më zigji. Gjoku mblodhi trupin e ia dha vrapit fluturim, duke çarë mes për mes pusinë. Krisen pushkët, dhe gjoku në vërsulje kishte ndalur plumbat me gjoks!... Gjatë shkëmbimit të të shtënave, falë natës Halilin nuk e kishte marrë as një plumb, heu, gjoksi i gjokut ish bërë shkrumb!...

Të nesërmen gjoku kishte rënë për dhe... Halili kishte thirrur të shtat komshinjtë për ta varrosur gjokun, dhe për shtatë ditë me radhë ia kishte ndezur nga një kandil tek varri që ia kishte bërë në kopshtin e vet me mollë.



Për shtatë ditë ai s’kishte vënë bukë në gojë,

për shtatë ditë ai verë me gojë s’po banë,

për shtatë ditë ai nuk kishte folë,

për shtatë ditë ai veç po pi duhan!...







Më i vjetri i Delinjve që mbahej mend, quhej Tahir, prej nga e ka marrë emrin edhe lagja e tyre. Deliu, lindur dhe rritur me halle në Radishevën trime në fakt për rininë e tij nuk kemi shumë të dhëna që mund të shkoqisnim shumë detaje, ai dajat e tij i kishte nga fshati Qirez e ëma e tij quhej Sherife, ndërsa babai Musli.

Deliu u burrërua dhe jeta e ngërtheu në kthetrat e veta, ai ishte i martuar bukur në moshë të shtyrë me Qamilen nga fshati Qabër, e cila për fatin e tij të lig i vdes shumë e re, duke ia lënë tri vajza, Maliqen që u martua në Klinë të Skenderajt, Halën që u martua në Kasterc dhe Zelihen që u martua në Zhabel të Dukagjinit. Si dhe të vetmin djalë, pra Mehmetin e vogël 1891 - 1943. Mbase që atëherë i mbeti edhe emri Mehmeti i vogël, por që ka edhe shpjegime tjera si: “E thërrisnin Mehmeti i vogël, për ta dalluar nga i vëllai i shotës Meti, por edhe më vonë në Çetë e thërrisnin po më këtë emër”, ngase ishte gati më i riu në Çetë- tregonte Bajram Zena, bashkëluftëtarë i Lëvizjes.

Shumë më vonë, Deli Plaku martohet përsëri, këtë radhë me Zahide Ali Halilin nga fshati Syriganë e cila kur erdhi nuse në Radishevë, Mehmetin e vogël e gjeti po thuaj në moshë të njomë. Zahideja, ishte e mbesa e Halil Sejdisë. Pra, gjyshi i saj Halili, ishte burrë që kishte emër e konak atë kohë në Syriganë e rrethinë. Duke qenë se Syrigana ka një pozitë strategjike, ka qenë gjithë herë e sulmuar prej barbarëve serb. Një grup banditësh serb, një natë të vonë i kishin vënë pusi për të saten herë me qëllim që ta vrasin Halilin- gjyshin e Zahidesë. Ai, tek po vinte kaluar mbi gjokun e bardhë, me martinën e gjatë gati për zjarr, vigjilent dhe duke nuhatur terrenin. Gjoku sikur po i jap shenjat të zot, duke zgjatur veshtë përpara, dhe duke i rënë me këmbë tokës e duke lëshuar turfullimë me hundë, që ishte shenjë jo e mirë! Halili e vërejti rrezikun, por nuk kishte rrugë tjetër, veç përpara për të ça rrethimin. Ai i dha zjarr çarkut të martinës së gjatë edhe gjokut po i lëshon za- si dikur nëpër legjenda:



”Gjok or bir qenkam rrethua,

n’kjoft se ti ke me na p’shtua,

ta dhash besën s’kam me t’mohua!

pra n’kjoftë se ne kem me ra,

na mes veti s’kem me u nda

gjatë me lot kanë me na qa,

prej xhemati s’kam me t’nda”!...



Ai mblodhi frerin e gjokut, duke e therur atë më zigji. Gjoku mblodhi trupin e ia dha vrapit fluturim, duke çarë mes për mes pusinë. Krisen pushkët, dhe gjoku në vërsulje kishte ndalur plumbat me gjoks!... Gjatë shkëmbimit të të shtënave, falë natës Halilin nuk e kishte marrë as një plumb, heu, gjoksi i gjokut ish bërë shkrumb!...

Të nesërmen gjoku kishte rënë për dhe... Halili kishte thirrur të shtat komshinjtë për ta varrosur gjokun, dhe për shtatë ditë me radhë ia kishte ndezur nga një kandil tek varri që ia kishte bërë në kopshtin e vet me mollë.



Për shtatë ditë ai s’kishte vënë bukë në gojë,

për shtatë ditë ai verë me gojë s’po banë,

për shtatë ditë ai nuk kishte folë,

për shtatë ditë ai veç po pi duhan!...



Si në legjendë, po, vërtetë nëse legjendat kanë për bazë ndodhitë çudibërëse e mbinjerëzore, që mishërohen me sakrificat më sublime, pse jo, edhe gjoku i Lilës e meriton vendin brenda gjirit të saj, si dikur gjoku i kreshnikëve Mujës dhe Halilit!

Kjo pra ishte rrënja e Zahidesë e cila jetoi afro një shekull 1885 – 1975. Ajo, Deli Plakut ia mbushi konakun me djem e çupa. Fëmija i parë që erdhi në jetën e re ishte Ahmeti 1908- 1922, pastaj Qerimi 1910- 1993, Musliu 1912- 1976. si dhe vajza e vetme Halimja 1915- 1992.

Deli Plaku, duke qenë se ishte i ati i Mehmeti të vogël- kaçakut të maleve, luftëtarit të devotshëm të lirisë, bashkëluftëtarit të Azem e Shotë Galicës, pa dyshim se ishte nën presion të vazhdueshëm të Xhandarmërisë serbe. Ai përcillej në çdo hap, në mënyrë që jeta e tij të bëhet e pamundur në Radishevë, ose ta dorëzonte të birin Mehmetin i cili kishte marrë guximin dhe së bashku me shokë ia kishin kthyer pushkët Serbisë! Diku nga fund qershori i viti 1920, Xhandarmëria serbe, Deliun e kishte kontrolluar sa e sa herë, dhe një ditë e kishin arrestuar fare, duke e detyruar ( atë së bashku me një Halim Tahirin), që ta tërhiqnin një top artilerie me rrota hekuri, që nga balta e tmerrshme e Runikut deri tek vendi i quajtur Hormoq, diku rreth 6 Km. Deli Plaku atë kohë ishte gati 77 vjeçar, dhe pesha e moshës së bashku me peshën e topit që po tërhiqte e kishin lodhur e këputur, po që nuk po jepej. Gjatë tërë rrugës Xhandarmëria serbe e në veçanti një Pavliq, kolon serb i Radishevës, duke e ditur se Deliu ishte babait i Mehmetit të vogël, nuk ia ndanë maltretimin, madje duke e therë herë pas herë edhe me bajonetë. Kur arritën tek vendi i quajtur Hormoq, Deli Plaku ishte larë i tëri në gjak! Xhandar Pavliq, duke e parë se Deliu nuk e kishte të gjatë e liron atë. Deliu edhe pse në atë gjendje nuk dorëzohet, dhe më tërë fuqinë e vet mësynë drejtimin për të mbërri gjallë tek vajza e tij Hala që ishte e martuar në Kasterc. Mirëpo që nga vendi i quajtur Hormoq e deri tek lagja Miftari kishte bukur një copë rrugë, duke u përpëlitur që të shkonte edhe këmba doras, atë e lë fuqia, dhe vdes në një mezhdë të një are me grurë, që ishte pronë e Mujë Azem Spahiut. Trupi i pajetë i Deli Plakun, atë natë ngeli aty në mezhdë të asaj are me grurë det që kishte kallinjtë plot!

Sipas shpjegimit të Mujës ( zotit të arës), do të duhej të ishte muaj qershor, ngase gruri me kallinjtë plotë ende nuk ishte i arrirë, pra i pa pjekur. Interesant, si lidhet dhuntia e jetës me brenga e halle: Po atë natë i zoti arës, pra Mujë Azem Spahiu, kishte parë në ëndërr sikur i kishte ardhur një zë që në mëngjes ta merrte draprin dhe të shkonte për ta korrur grurin e pa pjekur, apo të verdhë- siç i thotë populli! Ai ishte zgjuar në mëngjes i shqetësuar po i tregonte të shoqes ëndrrën e trishtueshme që kishte parë. Pas pak, i tha të shoqes: ” Do të shkoi tek ara se nuk po më zihet vendi vend!”. Ai merr një drapër me vete dhe shkon tek ara, thjeshtë për të mundur kureshtjen! Për habi, aty gjen Deli Plakun të vdekur! Lajmëron menjëherë të bijën e Deliut, Halën që ishte e martuar po në atë fshat me Bajrush Murselin. Ata e varrosin Deliun në fshatin Kasterc, pasi që nuk kishin mundësi ta varrosnin në Radishevën e tij, ngase Mehmeti i vogël ishte me Luftëtarët malit, kurse fëmijët tjerë të Deliut ishin të vegjël- edhe sot trupi i Deliut pushon në Kastrc- jo shumë larg Radishevës së tij të dashur.

Më të marrë lajmin për vdekjen e të atit, Mehmeti i vogël ishte zotuar para shokëve se do të shpaguaj jetën e t’et shumëfish. Dhe ashtu doli, pas disa kohesh, ai mori informata se një eskortë xhandarësh do të përcillte disa ushtarak të lartë serb nga Mitrovica për në Pejë e cila do e mos do të kalonte nga “Përroi i Keq”. Për të bërë sigurimin e rrugës që nga Klina e mesme e Fazli Baranit e deri tek fshati Rrapaj, që më vonë administrata serbe e quajti Raka e pastaj e evidencuan si Rakosh, u caktua pikërisht xhandari serb Pavliq, pasi që ai ishte kolon në Radishevë, natyrisht se edhe i njihte mirë ato rrugë.

Mehmeti i vogël së bashku me disa shokë zunë pusi. Përleshja që e rreptë, për pasojë mbetën të vrarë 12 ushtarak e xhandarë serb, vetëm njëri kishte shpëtuar të cilin e kishin zënë të gjallë. Dhunti e ligjit të natyrës, ai ishte vet xhandar Pavliqi i cili kishte mbytur Deli Plakun me bajonetë! Hë zotni Pavliq- i kishte thënë Mehmeti i vogël; a e sheh se u takuam prapë!- tregonte Hazir Rama, që kishte marrë pjesë në aksion.

Xhandar Pavliqi kishte rënë në gjunjë para Mehmetit dhe po e luste që të ia falte jetën, duke u zotuar se ai nuk e kishte vrarë Deli Plakun. Mirëpo Mehmeti ia preu shkurt: ” Ju kriminel të ndyrë, nuk mateni dot me ne, dhe shfryni mbi pleq e gra të paarmatosur, madje duke i ther ata edhe me bajoneta!” ...

Mehmeti i vogël ishte largua dy hapa, ia kishte drejtuar pushkën Pavliqit, duke i thënë:



” T’mi bësh babës falëmeshëndet,

e t’mi bësh n’atë botë hyzmet,

se e ke ther me bajonetë,

ma ke lënë konakun shkret,

s’un po qohet me t’vra vet,

ma ka lënë ai amanet,

ty me t’ra pesë herë mauzer!”...



, dhe shtriu xhandar Pavliqin për dhe...
Dardania
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1625
Join date : 13/05/2011
Age : 37

https://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi