Kush është në linjë
31 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 31 vizitorë Asnjë
Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruarAnëtari më i ri LenoreEnriquez
Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
Top posting users this month
No user |
GJUMI DHE ËNDRRAT
:: Tema Shoqërore :: Opinione
Faqja 1 e 1
GJUMI DHE ËNDRRAT
GJUMI DHE ËNDRRAT (pjesa e parë) Natyra e ëndërrimeve ende është një mister edhe pse ato ekzistojnë, edhe pse të gjithë ëndërrojmë. Disa njerëz pohojnë se kurrë nuk ëndërrojnë, por të gjitha faktet shkencore e vërtetojnë të kundërtën. Njerëzit të cilët mendojnë se “nuk ëndërrojnë”, në të vërtet vetëm i harrojnë ëndrrat në çastin e zgjimit. Harresa e ëndrrave është normale siç i harrojmë edhe shumë gjëra e ngjarje nga përditshmëria jonë, nga jeta jonë, sepse nuk kemi kohë as mundësi që t’i kujtojmë të gjitha. | |||||||
Ç’janë ëndrrat? Pasi është fjala për veprimtari themelore të trurit, në këtë pyetje është vështir të jepet përgjigje adekuate. Zbulimet më të hershme për jetën e njeriut tregojnë se ëndrrat kanë qenë gjithnjë të rëndësishme në procesin e tij zhvillimor e jetësor. Kështu, egjiptasit kanë besuar se ëndrrat janë mesazhe nga Zoti dhe gjysh në vitin 1300 p.e.r. e kanë përpiluar librin e ëndrrave me mbi dymijë interpretime të atyre mesazheve. Libra të ëndrrave, gjithashtu, kanë pasur edhe shumë popuj tjerë si: asirët, babilonasit, persianët, grekët etj. Madje për asirët besohet se në bibliotekën e mbretit Asurabanipalu (669 -626 p.e.r.) ka ekzistuar libri i interpretimeve të ëndrrave nga viti 2000 p.e.r.
Gjatë këtyre 50 viteve të fundit, për ëndrrat janë kryer shumë eksperimente në laboratorë të ndryshme të botës. Në të gjitha këto hulumtime vërtetohet se gjatë gjumit, në disa momente, truri ynë formon lloj-lloj fotografish, të cilat paraqiten në ekranin privat të trurit tonë dhe ato fotografi, në atë gjendje, ne i pranojmë si të vërteta dhe vetëm rrallë, tejet rrallë, mund të kemi vetëdijen se ato janë ëndrra. Por, që të mund të mësojmë përafërsisht diçka më shumë për ëndrrat, mendoj se në radhë të parë duhet të flasim diçka më shumë edhe rreth gjumit. Për tu mbrojtur nga rraskapitja dhe problemet tjera, organizmit të lodhur i nevojitet së paku 1/3 e kohës, brenda 24 orëve, të jetë pushim fjetjeje. Gjatë kohës së gjumit, funksionet fiziologjike dhe psikike të organizmit behën më të dobëta dhe më të ngadalshme. Organizmi nuk reagon në një numër të madh ngacmimesh të jashtme, ndërsa i tërë aktiviteti shpirtërorë zvogëlohet në minimum, duke qenë më pak intensiv dhe më pak i orientuar. Por, megjithatë, as truri, as trupi, gjatë gjumit, nuk ndodhen në komë të plotë. Gjatë gjumit ne shpesh e ndërrojmë pozitën e trupit dhe atë 20 deri në 40 herë brenda një pushimi normal. Reaksionet tona ndaj ngacmimeve të jashtme gjithashtu ndryshojnë. Gjatë gjendjes së zgjuar shqisat e ndryshme në trup gjithnjë i dërgojnë mesazhe trurit, i cili i analizon dhe në bazë të situatës përkatëse dhe përvojës së mëhershme, vendos se cilin aktivitet mental apo fizik ta ndërmarrë. Në qoftë se prekim diçka të lagur, truri ynë bëhet i vetëdijshëm në atë dukuri dhe na detyron ta largojmë dorën. Por, në qoftë se e marrim dorën e një personi të fjetur dhe e vendosim në diçka të lagur, ai nuk do ta tërheqë menjëherë. Faktikisht ekziston njëfarë ndërprerje apo ndryshim në rrugën, në të cilën shqisa e të prekurit e dërgon ndjeshmërinë në tru gjatë gjendjes së fjetur, edhe pse kjo ndjeshmëri në të vërtet arrin deri tek truri dhe ndonjëherë mesazhi arrin që të depërtoj edhe në ëndërr, përvojë që e kemi përjetuar pothuajse të gjithë. Valët ciklike të gjumit Siç dihet ciklin e gjumit e rregullon diçka që quhet ritëm cirkadioni, respektivisht procese biologjike që zhvillohen parimisht gjatë periudhës 24 orëshe. Fjala rrjedh nga latinishtja “cicera dies”, që do të thotë, përafërsisht një ditë. Brenda ritmit, i cili e bind trupin tonë që të fle, veprojnë edhe ritme të tjera, të cilat i rregullojnë sjelljet e tij gjatë gjumit. Rezultatet e marra nga laboratorët për kërkimet në sferën e gjumit nga e gjithë bota na japin fotografi bindëse për atë se çfarë na ndodh gjatë kohës së gjumit. Elektroencefalografët (EEG-ja) janë aparate, të cilët shënojnë aktivitetin bioelektrik në tru dhe tregojnë nivele të ndryshme të aktiviteti të trurit deri sa njeriu është duke fjetur. Përfytyrimi i pranuar është i njëjtë për secilën periudhë fjetjeje normale dhe mund të ndahet në disa stadiume rreshtore, të cilat përsëriten, duke filluar nga stadi që përngjanë në gjendje të zgjuar (stadiumi i parë) e deri te ajo e njëjtë me komën (stadiumi i katërt). Nëpër këto valë ciklike të gjumit, nga i lehti deri te më i thelli dhe anasjelltas, kalohet disa herë gjatë periudhës së gjumit dhe secili cikël zgjatë rreth 90 minuta. Stadiumi i parë: Gjumi më i lehtë, që nuk e regjistron EEG-ja. Më shumë i përngjan gjendjes së zgjua. Fillon me “hyrjen” graduale në gjumë ku muskujt lirohen, ndërsa bioritmi ngadalësohet. Stadiumi i dytë: Fillimi i gjumit të thellë, i cili pason pas gjumit të lehtë. Bisedat në gjumë dhe somnambulizmi zakonisht paraqiten në këtë stadium. Stadiumi i tretë: Gjumi i cili shoqërohet me impulse të forta bioelektrike nga truri. Dhe derisa gjatë gjendjes së zgjuar truri rëndom prodhon vetëm deri në 60 mikrovalë në sekondë, në këtë stadium gjumi, ai arrin të prodhoj edhe gjerë në 300 mikrovalë për sekondë. Stadiumi i katërt: Është gjumi më i thellë. Në këtë stadiumi kalojmë mjaftë kohë gjatë ciklit të parë 90 min. të pushimit të natës. Në këtë gjendje vështirë zgjohemi, marrim frymë ngadalë, zemra rrahë më ngadalë, ndërsa temperatura e trupit na bie. Gjatë një nate normale, kohën më të madhe e kalojmë në stadiumin e katërt gjatë ciklit të parë 90 min. i cili, siç duket, ka një rëndësi të veçantë për ne, pastaj kjo periudhë kohore vjen gradualisht në rënieje. Për aq sa jemi psikofizikisht më të lodhur, për aq na është më e nevojshme kjo gjendje. Në rastet normale, i fjeturi kalon 30 ose më shumë minuta në periudhën e parë të 90 minutëshit të stadiumit të katërt të gjumit. Pastaj, deri sa rrëshqasim ngadalë kah periudha e ciklit të dytë, kalojmë në situatë paradoksale kur edhe pëshpëritja më e vogël e ndonjë njeriu të njohur mund të na zgjojë, kurse ndonjë krismë a zhurmë e fortë nuk na pengon fare. Tani fillon pjesa më e çuditshme e ciklit tonë gjatë fjetjes. Arrijmë prapë në stadiumin e parë, por me një dallim: Derisa në orët e para të fjetjes të stadiumit të parë përfytyrimet përcjellëse janë të paqarta dhe të palidhshme, kthimi në atë stadium nga fundi i ciklit (90 min.) paraqet momentin kur në të vërtet fillojmë të ëndërrojmë. Gjumi në këtë stadium dallohet me lëvizje të shpejta të syve dhe kjo fazë rëndom shënohet me shkurtesën REM - repid eye movement. Në këtë fazë kokërdhakët e te dy syve lëvizin shpejt dhe kjo lëvizje vërehet qartë nëse e shikojmë të fjeturin në këtë gjendje. I fjeturi duket sikur shikon andej - këndej nën kapakët e syve. Nga ky moment pushojnë lëvizjet nëpër krevat, frymëmarrja bëhet më e lehtë dhe ndonjëherë vjen deri te rënia e oksigjenit në gjak, në nivelin, i cili do të ishte në kufirin e tolerancës për gjendje e zgjuar. |
:: Tema Shoqërore :: Opinione
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**
» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
Tue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania
» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
Wed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona
» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
Wed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona
» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
Wed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona
» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
Wed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona
» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
Wed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona
» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
Wed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona
» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
Wed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona