Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Tema Fundit
» Zeqë Gjemajli
Gjuha e dhunës dhe zëri i arsyes EmptyMon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**

» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
Gjuha e dhunës dhe zëri i arsyes EmptyTue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania

» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
Gjuha e dhunës dhe zëri i arsyes EmptyWed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona

» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
Gjuha e dhunës dhe zëri i arsyes EmptyWed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona

» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
Gjuha e dhunës dhe zëri i arsyes EmptyWed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona

» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
Gjuha e dhunës dhe zëri i arsyes EmptyWed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona

» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
Gjuha e dhunës dhe zëri i arsyes EmptyWed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona

» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
Gjuha e dhunës dhe zëri i arsyes EmptyWed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona

» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
Gjuha e dhunës dhe zëri i arsyes EmptyWed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona

Kush është në linjë
20 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 20 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  

Calendar Calendar

Top posting users this month
No user


Gjuha e dhunës dhe zëri i arsyes

Shko poshtë

Gjuha e dhunës dhe zëri i arsyes Empty Gjuha e dhunës dhe zëri i arsyes

Mesazh nga Dardania Wed Oct 05, 2011 8:18 pm

Gjuha e dhunës dhe zëri i arsyes Fehmi_AganiGjuha e dhunës dhe Zëri i arsyes është vepra e VI-të e përmbledhjes së krijimtarisë së Fehmi Aganit. Vepra e gjashtë apo analizat, vlerësimet dhe komente e profesor Aganit është një ditar origjinal i zhvillimeve politike dhe diplomatike të asaj kohe që kanë ndodhur në Kosovë. Libri i ka 437 faqe dhe është e pajisur me shënimet plotësuese.

Shkrimet e përfshira në këtë vepër janë të pas viteve nëntëdhjeta, përkatësisht nga muaji janar 1994 e deri në gusht të vitit 1996. Me përjashtim të shkrimit të parë, të gjitha janë të botuara te javorja „Zëri“ në Prishtinë.

Libri nis me shkrimin „Tronditja e sundimit autokratik“, botuar në revistën “Shkëndija” në mars të vitit 1991, në të cilën prof. Agani ka shpjeguar se „Kriza në Serbi është epiqendër e krizës jugosllave“, duke zhveshur demagogjinë e sistemit serb, tendencat hegjemoniste dhe pikëpamjet serbe. Më pas, është botuar edhe një analizë e prof. Aganit te Javorja „Zëri“ e datës 24 tetorit 1992, në të cilën shpjegon takimet dhe bisedat si dhe tendencat dhe mundësitë e interpretimit të këtyre takimeve duke i zhveshur qëllimet hegjemoniste të politikës serbe.

Të gjitha shkrimet vijuese që zënë fill në muajin janar 1994, kanë një vijimësi të përhershëm, me ndonjë ndërprerje eventuale. Gjatë vitit 1994, te javorja „Zëri“ profesor Agani ka arritur t’i publikojë 24 shkrime, analiza dhe komente të tija të cilat lidhen me zhvillimet e asaj kohe.

Shkrimet e botuara gjatë vitit 1995, në këtë vepër janë të përfshira diku 30 shkrime dhe trajtesa, kurse deri në muajin gusht 1996, janë përfshirë edhe 21 shkrime. Këto shkrime paraqesin një vazhdimësi koherente të të gjitha zhvillimeve shoqërore e politike të kohës në fjalë dhe të të gjitha zhvillimeve dramatike që bëheshin në hapësirën ballkanike, veçmas në Kosovë.

Profesor Agani shquhet me vizionin e tij analitik, me pikëpamjet largpamëse dhe me qëndrimet e pa kompromis për zgjidhjen e drejt, fatlume dhe përfundimtare të çështjes së Kosovës. Roli i tij në zhvillimet politike dhe sidomos në avancimin e konceptit për liri dhe demokraci do të mbesin udhërrëfyesi më shembullor i të gjitha drejtimeve që e sollën procesin politik në stadin e ri, dhe gjithsesi, roli i tij do të ndikojë drejtpërdrejt në ndërhyrjen e Bashkësisë Ndërkombëtare në Serbi, dhe sidomos të Amerikës për ta zgjidhur njëherë e përgjithmonë problemin e çështjes shqiptare në Ballkanin e trazuar dhe të egërsuar nga ethet shoviniste të shteteve fqinje.

Nga kjo që kemi mësuar nga veprat e prof. Aganit, vijmë në përfundim se secili popull që do të ketë një personalitet kaq të gjithanshëm dhe një politikan të matur, analist e dijetar si profesor Aganin, do t’i zgjidh problemet e veta ashtu sikurse shqiptarët e Kosovës që i bashkuan fatet e tyre me miqtë dhe aleatët botëror për t’u çliruar njëherë e përgjithmonë nga tutela serbe.
Dardania
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1625
Join date : 13/05/2011
Age : 37

https://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi