Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Tema Fundit
» Zeqë Gjemajli
Anatomia e fiziologjia e sistemit qarkullues  EmptyMon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**

» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
Anatomia e fiziologjia e sistemit qarkullues  EmptyTue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania

» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
Anatomia e fiziologjia e sistemit qarkullues  EmptyWed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona

» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
Anatomia e fiziologjia e sistemit qarkullues  EmptyWed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona

» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
Anatomia e fiziologjia e sistemit qarkullues  EmptyWed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona

» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
Anatomia e fiziologjia e sistemit qarkullues  EmptyWed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona

» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
Anatomia e fiziologjia e sistemit qarkullues  EmptyWed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona

» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
Anatomia e fiziologjia e sistemit qarkullues  EmptyWed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona

» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
Anatomia e fiziologjia e sistemit qarkullues  EmptyWed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona

Kush është në linjë
29 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 29 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  

Calendar Calendar

Top posting users this month
No user


Anatomia e fiziologjia e sistemit qarkullues

Shko poshtë

Anatomia e fiziologjia e sistemit qarkullues  Empty Anatomia e fiziologjia e sistemit qarkullues

Mesazh nga Dardania Sun Oct 23, 2011 9:28 pm

Funksioni i sistemit qarkullues është që të furnizojë me lëndë ushqyese indet, të largojë që andej mbeturinat, të përhapë nxehtësinë në periferi, dhe të shërbejë si rrugë për produktet e sistemit endokrin dhe të sistemit imun.

Zemra është pompa. Përbëhet nga 4 dhoma, dhe ka 4 valvula. Barkushja e majtë (ventrikuli i majtë) pompon gjak në qarkullimin sistemik, ku presioni është rreth 80-120 mm Hg, kurse barkushja e djathtë pompon në qarkullimin mushkëror, ku presioni është rreth 8-25 mm Hg. Barkushet janë pompa të fuqishme me mure të trasha muskulore, dhe prandaj presioni i gjakut venoz (0-2 mm Hg) nuk arrin t'i tendosë. Veshoret (atrium) janë dhoma me mure të holla e të tendosshme, që shërbejnë si rezervuarë për gjakun venoz, por që njëkohësisht mund të tkurren e ta pompojnë gjakun me njëfarë presioni për në drejtim të barkusheve.

Në mënyrë që pompa (zemra) të kryejë funksionin e saj duhet që (1) muskuli i zemrës të jetë shëndoshë e mirë; (2) duhet që sistemi elektrik i zemrës të koordinojë tkurrjen e veshoreve dhe të barkusheve; (3) dhe duhet që muskuli të furnizohet rregullisht me gjak. Gjatë tkurrjes (sistolës) të barkushes të majtë, presioni brenda barkushes natyrisht është më i lartë sesa presioni në aortë. Kjo e pengon qarkullimin e gjakut në shtratin koronar. Gjithashtu, fillesa e arterieve koronare gjatë sistolës mbyllet nga kuspet e valvulës të hapur të aortës. Si rrjedhojë, enët koronare nuk mund ta furnizojnë me gjak barkushen e majtë gjatë sistolës. Barkushja e majtë furnizohet me gjak vetëm gjatë diastolës . Nëse diastola shkurtohet, barkushja e majtë ka më pak kohë për t'u furnizuar me gjak.

Valvulat e zemrës duhet të jenë të afta të hapen plotësisht dhe të mbyllen plotësisht. Stenoza është ngushtim i vrimës të valvulës. Mbyllja jo e plotë përbën pamjaftueshmëri të valvulës. Pasojë e pamjaftueshmërisë është regurgitimi (rikthimi i gjakut).

Enët e gjakut duhet të kryejnë disa funksione. Arteriet duhet të jenë në gjendje të durojnë presione të larta dhe të përballojnë rrjedhje të shpejta të gjakut. Problemi është se (1) rrjedha e shpejtë e gjakut i merr me vete ca nga qelizat e endotelit të arterieve, sidomos në pikat e degëzimeve ku rrjedha bëhet turbulente; dhe (2) presioni i lartë brenda arterieve paraqet probleme për furnizimin me gjak të murit arterial nga vasa vasorum.

Kapilarët janë enët më të vogla të gjakut. Funksioni i tyre është shkëmbimi i lëndëve, lëvizja e lëndëve midis enëve të gjakut dhe indeve. Që të kryejnë këtë punë, sipërfaqja totale e gjithë kapilarëve është shumë e madhe (sipërfaqja e madhe lehtëson difuzionin). Si pasojë, rrjedha e gjakut në kapilarë është e ngadaltë dhe kapilarëve u duhet të prodhojnë lëndë antikoagulante për të parandaluar trombozën (rrjedhja e ngadaltë është një nga tre faktorët që predispozojnë për trombozë; 2 të tjerët janë dëmtimi i endotelit, dhe rritja e aftësive koaguluese të gjakut). Muret e kapilarëve janë shumë të holla dhe mure të tilla të dobëta nuk mund ta përballojnë presionin e lartë arterial. Presioni kapilar është shumë më i vogël sesa presioni arterial. Ulja e presionit bëhet e mundur nga arteriolat.

Venat rikthejnë gjakun në zemër. Që të kryejnë këtë funksion, venat janë të pajisura me valvula që nuk lejojnë kthimin e gjakut mbrapsht. Tkurrja e muskujve të gjymtyrëve i shtrydh venat dhe e shtyn gjakun drejt qendrës ('pompa muskulore'). Po ashtu, presioni negativ gjatë frymëmarrjes ndihmon kthimin e gjakut për në zemër.

Në fund, edhe dy terma të dobishëm: Pamjaftueshmëria kongjestive ose kronike e zemrës (Congestive Heart Failure) është një term që përdoret për të përshkruar një sëmundje kronike në të cilën puna e zemrës i duket e pamjaftueshme organeve në periferi. Tërësia e përpjekjeve hormonale për të korrigjuar pamjaftueshmërinë shpie në kongjestion të enëve të gjakut dhe në keqësim të gjendjes të përgjithshme të organizmit. Pamjaftueshmëria akute e zemrës (Acute Heart Failure) është një term që përdoret për të përshkruar situatat në të cilat zemra bëhet e paaftë të pompojë gjak (p.sh. pas këputjes të muskulit papilar në infarktet e murit të poshtëm). Pamjaftueshmëria akute e ventrikulit të majtë shpie në grumbullim të gjakut në qarkullimin mushkëror me edemë të mushkërive. Astmë kardiake është një term tjetër që përdoret në këtë situatë, sinonim me 'pamjaftueshmëri akute të zemrës'.
Dardania
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1625
Join date : 13/05/2011
Age : 37

https://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi