Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Tema Fundit
» Zeqë Gjemajli
Rugova (regjion) EmptyMon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**

» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
Rugova (regjion) EmptyTue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania

» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
Rugova (regjion) EmptyWed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona

» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
Rugova (regjion) EmptyWed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona

» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
Rugova (regjion) EmptyWed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona

» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
Rugova (regjion) EmptyWed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona

» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
Rugova (regjion) EmptyWed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona

» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
Rugova (regjion) EmptyWed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona

» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
Rugova (regjion) EmptyWed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona

Kush është në linjë
37 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 37 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  

Calendar Calendar

Top posting users this month
No user


Rugova (regjion)

Shko poshtë

Rugova (regjion) Empty Rugova (regjion)

Mesazh nga Dardania Tue Nov 15, 2011 11:10 pm

Rugova (regjion) 250px-GRYKARUG Rugova është një trevë malore mbrenda vargmalit të Alpeve, që përputhet me pellgun e lumit të Pejës dhe shtrihet në mes maleve Hajla, Shtedim, Lumbardh dhe Kopranik.

Rugova ka shtrirje duke filluar në jug nga Kisha e Pejës, Bjeshka e Milishevës, Lumbardhi 2335 m dhe me Gurin e Kuq 2522m, duke rënë paksa në nivel takon gurët e Demë Husit (ketu duhet shenuar "shpati i Isniqit qe lidhe me Pas Majen siq e quajne vendasit e deri tek qafa e Jelenkut siper Lugut te Shkodres qe lidhen permes Bregut te Culit), pastaj ngrihet deri në Lugun e Shkodrës 2341m për të vazhduar në Bjeshkën e Malsorit 1220 m,lëshohet në Grykën e Bjelluhës dhe ngjitet në aksin perendimornë majen e Licit(Kuqishtë),fshati Haxhaj,Stankaj, vazhdon e ngritet Livadhet e Bukura, duke krijuar kufirin më verior të regjionit nga Qafa e Dasmorëve(Bogë) Livadhi i Gjakut ,Livadhi i Turkut(Koshutan),Gropat e Hysen Ibres’ dhe arrinë pikën më të lartë në veri të regjionit Maja e Hajles 2400 m.

Kufizimi natyror nga Hajla ne Shtedim dhe ngrihet në Majen e Zezë. Ne anën veri-lindore ndodhet Maja e Rusolis që zbret deri në rrugën Pejë-Kullë, vazhdon në lindje me kanionin e Shushicës deri në Lipë , ngrihet në Majen e Hasanit 1871 m, Qafa e Qyqes, dhe zbret përmes Peklenës tek Kisha e Pejës, duke përfshir edhe vetë kishën.

Është me rëndësi të theksohet se ky kufizim është bërë nga njeriu që ka përdorur barriera natyrore ,duke rrudhur sipërfaqen në atë që është sot 20.330 ha, por se regjioni i Rugovës vazhdon shtrirjen deri në Qafë të Qakorit, duke u kthyer në kalanë e Stakajve , Malësia e Rugovës (fshatrat Husaj, Dacaj, Bukël, Peshkaj e Buxhov) duke zbritur në qytezën e Rozhajës.

Veçoritë Natyrore

Treva e Rugovës ka një pamje të amfiteatrit të zgjaturi rrethuar me male të larta, me anët e malit dhe fundin që prek në rrafshin aluvial të lumit të Pejës, i cili herë-herë ngushtohet në formë të kanjonit, sidomos në dalje të lumit në fushë. Ana e majtë e pellgut është më e gjerë, ka ekspozicion jugorë, është më e ulët dhe në të gjenden fshatrat e Rugovës, kurse ana e djathtë është më e ngushtë, më e pjerrët,me ekspozicion verior.

Në pjesët e sipërme gjenden format erozive akullnajore (cirqe, govata,liqene malore) dhe më poshtë hasen materiale morenash. Në Rugovë mbizotërojnë formacionet gëlqerore të mezozoikut, me forma karstike mbi dhe nëntokësore. Ana e majtë e pellgut është më e gjerë, ka ekspozicion jugorë, është më e ulët dhe në të gjenden fshatrat e Rugovës, kurse ana e djathtë është më e ngushtë, më e pjerrët, me ekspozicion verior. Në pjesët e sipërme gjenden format erozive akullnajore (cirqe, govata,liqene malore) dhe më poshtë hasen materiale morenash. Në Rugovë mbizotërojnë formacionet gëlqerore të mezozoikut, me forma karstike mbi dhe nëntokësore.

Klima e kësaj treve është malore, me dimra të ftohtë e me borë, vera të freskëta, me reshje mbi 1100 mm gjatë vitit (Kuqishta). Në fizionomi mbizotërojnë kullotat, pyjet, halore dhe gjeth rënëse dhe rreth vendbanimeve arat e mbjella me misër e patate dhe ndonjë pemë. Dikur kjo trevë ishte dukshëm më e banuar, mirëpo nga vitet e 60-ta popullsia e kësaj treve fillon të emigrojë dhe vendoset në Pejë, ose në fshatra e Pejës jo larg qytetit.

Morfologjia


Regjioni i Rugovës përbëhet nga lumi Lumnardhi që buron ne jug, rrëzë majes së Jelenkut, vazhdon rrjedhën deri në Kuqishtë për tu bashkuar me rrjedhën që buron në Hagjaj. Këto dy rrjedha krijojn lumin Mbushtria e Pejës që krijon një kanion në gjatësi prej 30km pastaj hapet në shtratin e gjere përgjat qytetit duke u derdhur në Drinin e Bardhë .Pra këtu është edhe kanioni I Rugovës ose përndryshe siq quhet "Gryka e Rugovës"(rreth 6 km kanion tipik)duke filluar 3km larg Pejës deri në kilometrin e 9-të kurë edhe ngadal fillon të hapet.

Kuota mesatare e luginës është 650-1000m e cila banohet kryesisht në anën e majtë të sajë por edhe të djathtë sidomos gjatë muajve të verës Faqet e malit janë me pjertësi 15-30-shkall,por ka reaste që pjertësia arrinë nga 45-90 shkall (Gurin e Kuqë e Hajlë)por edhe në brendi të terenit si lëshimi i podeve të Dukajevës etj.

Shpatet e jugut të regjionit kanë ekspozim kah veriu,ndërsa ato në pjesen veriore janë të kthyera në gjysëmhark kah jugu në përgjithësi.Ndërsa kuota më e ulët vendbanimeve të regjionit është në fshatin Stupeq i Madhë 700m pastaj Drelaj 720-800m,Kuqishtë afër 800-900m,e duke u ngritur në pikën më të lartë të banuar në fshatin Pepaj dhe Qafa e Hajles 2300m.

Rrjeti ujor


Regjioni përbëhet nga një rjetë i dendur ujor.Në përgjithsi i tërë regjioni ka ujra përveq bjeshkës së Lumbardhit që është komplet i thatë.Duke filluar nga lartësit në anën jugore të regjionit ndodhën liqeni glacial i Kuqishtës1900m i mbushur me ujë gjatë gjith stinëve dhe liqeni i Drelajve1800m,që thahet gjatë verës së nxehtë.

Lumi Lumbardhië është ujmbledhësi kryesor burimi i së cilit është në Dy puse: njëri buron në fshatin Haxhaj (Vrella shume tërheqëse) dhe tjetri në rrëzë të majes së Jelenkut.Këto dy rrjedha duke mbledhur edhe ujin e prockave dhe të gurravetakohen në Kuqishtëduke krijuar lumin Mbushtria.

Ky lumë me një kapacitet të madhë ujor vazhdon rrjedhën e tijë në gjatësi prej 56 km.Gjatë rrjedhës së tijë fillimisht krijon luginë dhe më pas kanionin e Rugovës apo"Gryka e Rugovës"siq quhet dhe hapet në qytetin e Pejës ku e përshkon qytetin dhe derdhet në Drinin e Bardh. Para se të hysh në pikën që karakterizon këtë grykë si kanion tipik në kilometrin e 6-shtë ndodhet ujvara e gjatë 25m që buron në shkëmb nga ana jugore e derdhet në lumë.

Klima


Regjioni i Rugovës ka një klimë të lagësht kontinentale me ndikim malor,verë të shkurtër dhe të nxeht,ndërsa dimëri i gjatë dhe i ashpër.Pranvera është e vonë ,vera e nxehtë mesatarishtë por që temperatura ndryshon shume brenda ditës,dhe orët me djell varsishtë nga ekspozimi në përgjithsi nuk janë të gjata.Të reshurat janë më të shumta gjatë vjeshtës dhe në dimër.Debora është e pranishme në majat e bjeshkëve të anës jugore dhë veriore të regjionit deri në gushtë,lartësia e borës arin nga 30-50cm deri në 2m. Temperaturat mesatare në pranver 4-7 shkall Celsius

Flora


Ambienti malor tipik, klima dhe bimësia i japin këtij regjioni vlerë të veçant si peizazh natyror.

Regjioni i Rugovës karakterizohet nga një larmi habitatesh si:


  • Livadhe e kullota subalpine e alpine
  • Shkurre e shkurreta
  • Pyllë qarri, ahu e halorë
  • Kodrina, gropa e shpatë
  • Përrenjë e gryka, zallishte, ujë lumi, gurrash e pusesh
  • Shpella, kthina e gropa karstike
  • Massive shkëmbinjesh e gurë të derdhur

Në regjionin e Rugovës dallojm katër zona bimore:


  • Zona e ahut
  • Zona e dushkut
  • Zona e pyllit halor
  • Zona e kullotave alpine

Fauna


Shpendët që ndodhen në regjionin e Rugovës:

Shqiponja e malëve, thëllëza e malit,shkaba,pëllumbi i egër qyqja, kukuvajka, qukapiku i gjelbërt, qukapiku larosh, mëllenja e zezë, trishtili i zi, korbi, sorra, harabeli i shtëpisë, dredhësi i alpeve, zog bore, trumcaku, meillizeza, pupza, orrli, skifteri

Insektet përfaqesohen nga këto rende: Rendi: Ephemeroptera, Odonata, Hemiptera, Coleoptera, Lepidoptera.

Peshqit e mundshem: Salmo trutta fario, Salmo trutta macrostigma, Salmo marmoratus, Gobio gobio lepidolaemus.

Muzika dhe Folklori


Folklori shqipëtar në Regjionin e Pejës(përfshin Regjionin e Dukagjinit) është shumë i pasur dhe i krijuar në kushte specifike ndër shekuj,nën ndikime të ndryshme,mirpo gjithmon i ruajtur elementi autokton dhe është një prej elementeve të rëndësishme që zë vend në valorizimin turistik të regjionit. Instrumentet që përdoren në këng dhe janë autoktone janë:


  • Lahuta,
  • Sharkia,
  • Fyelli,
  • Çiftelia,
  • Kavall etj.

Këtu duhet përmendur ansamblin e këngëve dhe valleve "Rugova"dallohet për ekzekutimin e valleve të bukura të Rugovës me lëvizje,dinamizëm dhe me veshje karakteristike,që për turistë paraqet atraksion të vërtetë.

Veshmbathja si motiv turistik


Sikurse në tërë Kosovën ,në refshin e Dukagjinit e poashtu edhe ne regjionin e Pejës janë ruajtur veshjet e traditës së vjetër shqipëtare. Karakteristik e veshjës së burrave në regjionin e Pejës janë: tiqit e bardhë me gajtan të zi ,këpucët prej lëkurës,ndërsa Rugovasit në kokë e mbajn edhe shallin e bardhë. Atë shall qe e bajn rreth kokes e quajnë "qefin", me at e mbulojn te vdekurin !!! Në veshjen e grave është e komponuar ngjyra e zezë me të bardhën ndërsa te vajzat ngjyra e bardhë me të kuqën.

Veshmbathja e traditës së vjetër tashti mund të gjendet vetëm te gjenerata e vjetër,sit ë berrat poashtu edhe te gratë,si dhe mund të shihen të ekspozuara në muzeun e qytetit të Pejës apo në dyqanet që shesin punime artizanale.




Veçoritë popullative


Treva e Rugovës ka 13 fshatra, në të cilat kanë jetuar rugovasit, me karakteristika të popullsisë malësore, të cilët më parë janë marrë kryesisht me blegtori dhe me pylltari. Tash këto fshatra pothuajse janë zbrazë nga popullsia, dhe vetëm verës mund të vijnë pak më shumë banorë. Në kohët e fundit ka tentim kthimi, për ata të cilët dëshirojnë të merren me turizëm,i cili duhet të zhvillohet më shumë, pasi të ndërtohet rruga dhe infrastruktura tjetër.




Dardania
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1625
Join date : 13/05/2011
Age : 37

https://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi