Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Tema Fundit
» Zeqë Gjemajli
MASAKRAT SERBE NË TREVËN E LUMËS NË TETOR 1913...!!! EmptyMon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**

» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
MASAKRAT SERBE NË TREVËN E LUMËS NË TETOR 1913...!!! EmptyTue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania

» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
MASAKRAT SERBE NË TREVËN E LUMËS NË TETOR 1913...!!! EmptyWed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona

» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
MASAKRAT SERBE NË TREVËN E LUMËS NË TETOR 1913...!!! EmptyWed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona

» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
MASAKRAT SERBE NË TREVËN E LUMËS NË TETOR 1913...!!! EmptyWed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona

» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
MASAKRAT SERBE NË TREVËN E LUMËS NË TETOR 1913...!!! EmptyWed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona

» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
MASAKRAT SERBE NË TREVËN E LUMËS NË TETOR 1913...!!! EmptyWed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona

» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
MASAKRAT SERBE NË TREVËN E LUMËS NË TETOR 1913...!!! EmptyWed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona

» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
MASAKRAT SERBE NË TREVËN E LUMËS NË TETOR 1913...!!! EmptyWed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona

Kush është në linjë
29 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 29 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  

Calendar Calendar

Top posting users this month
No user


MASAKRAT SERBE NË TREVËN E LUMËS NË TETOR 1913...!!!

Shko poshtë

MASAKRAT SERBE NË TREVËN E LUMËS NË TETOR 1913...!!! Empty MASAKRAT SERBE NË TREVËN E LUMËS NË TETOR 1913...!!!

Mesazh nga Dardania Tue May 24, 2011 2:55 am

Gjatë muajve tetor-nëntor vitit 1913 ushtri serbe,masakrat me të tmerrshme i bëri në trevën e Lumës.Në Lumë u vranë e u masakruan mijëra shqiptarë,ndërsa u plaçkitën dhe u dogjën plotësisht 27 fshatra ...
(...)
Për shpirtin shoven të reparteve serbe të vdekjes,kanë shkruar edhe vet xhelatët serb.Kështu në gazetën serbe”Radniçke Novine”në tetor 1913,një ushtarak serb,në një letër të publikuar aty,dërguar familjarëve të tij,për masakrat serbe në Lumë ndër të tjera shkruan:”...Mund të them se këtu ndodhin gjëra të lemeritshme.Unë rrënqethem nga e gjithë kjo dhe gjithnji e pyes vetveten,vallë është e mundur që njeriu të jetë kaq barbar dhe të bëjë kështu?
Kjo është e tmerrshme e llahtarshme...Nuk guxoj dhe s´kam kohë të të shkruaj gjerësisht.Mund të them se Luma nuk ekziston më.Gjithëçka është shndërruar në kufoma,hi e pluhur. Kishte fshatra me nga 100-150-200 shtëpi,në të cilat nuk ngeli apsolutisht askush gjallë,askush gjallë...I mblidhnim tubë,40 deri 50 njerëz,dhe ashtu si ishin,grumbull i thernin të gjithë me thika.Plaçkitja ordinere u bë kudo.Oficerët plaçkitën kope të tëra bagëtish dhe i shitën përmes ushtarëve në Prizren...”40

(...)
-Po në gazetën”Radniçke novine”Dimitrije Tucoviç,për masakrat e ushtrisë serbe,ndër të tjera shkruan:”...Kur trupat serbe shkatërruan fshatin Topojan(fshat i Lumës-Sh.B)aty s´kishte burra.Oficerët rezervë që morën urdhëra ta djegin fshatin dhe të thernin me thika,kot kundërshtonin,kot i përsëritnin fjalët”të gjithë a?”Të gjithë ishte përgjigjja e njëfar kapiten Jurishiqit.
-Për dy orë u vranë 500 shpirtëra...Shqiptarët e “egjër”ushtarët tanë të zënë rob i çarmatosnin dhe i lëshonin,kurse ushtria jonë e”kulturuar”e shekullit XX po i vretë edhe fëmijtë e tyre....”41
(...)
Ndërkaq, një ushtarë i quajtur Vuksanoviq rrëfen kështu:”Shqiptarët në fillim i vritnim me pushkë dhe patllake,por së shpejti erdhi urdhëri se nuk kishte levërdi të shpenzohet municioni,prandaj shqiptarët do të therren me thika.Dhe kështu ndaheshin në grupe grupe....rreshtoheshin në rreshta me fytyra të kthyera kahë njëri tjetri dhe atëherë oficerët dhe nënoficerët i thernin shqiptarët një nga një në qafë.këta njerëz fatkëqinjë as që luanin nga vendi,as nuk bërtisnin,as nuk mbroheshin,thuajse nuk ishin qenje njerëzore të vetëdijshme,por shikonin të qetë si i therrej shoku pranë dhe thika po ia shpërthente fytin e tij.Nuk mund ta merrja me mend një gjakftohtësi dhe qëndrueshmëri të këtillë njerëzore,të cilët e shikonin vdekjen me sy të hapur.Është kjo njëra nga skenat më të llahtarshme që e përjetova gjatë luftrave.Duhet të vdesin disa gjenerata të shqiptarëve që të harrohet çfarë bënë serbët ndaj tyre.”42
-----------------
§

Kështu thonin kriminelët serbë, për kriminimin e shqiptarëve në tetor 1913...,por krimi ndaj tyre është përsëritur në format edhe më të tmerrshme- gjatë tërë shekullit XX dhe nuk kanë bërë asgjë që të harrohen ato,nga gjeneratat e reja.

-Përkundrazi masakrat e viteve 1998-1999 kanë dëshmuar se regjimet serbe,i kanë zbatuar me përpikëri programet (nga NAÇERTANIJA e Ilia Garashaninit e këndej...)për shfarosjen e shqiptarëve ....!!!!
Dardania
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1625
Join date : 13/05/2011
Age : 37

https://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi