Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Tema Fundit
» Zeqë Gjemajli
Ndarja e Shqipërisë sipas Strabonit EmptyMon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**

» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
Ndarja e Shqipërisë sipas Strabonit EmptyTue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania

» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
Ndarja e Shqipërisë sipas Strabonit EmptyWed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona

» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
Ndarja e Shqipërisë sipas Strabonit EmptyWed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona

» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
Ndarja e Shqipërisë sipas Strabonit EmptyWed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona

» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
Ndarja e Shqipërisë sipas Strabonit EmptyWed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona

» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
Ndarja e Shqipërisë sipas Strabonit EmptyWed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona

» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
Ndarja e Shqipërisë sipas Strabonit EmptyWed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona

» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
Ndarja e Shqipërisë sipas Strabonit EmptyWed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona

Kush është në linjë
30 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 30 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  

Calendar Calendar

Top posting users this month
No user


Ndarja e Shqipërisë sipas Strabonit

Shko poshtë

Ndarja e Shqipërisë sipas Strabonit Empty Ndarja e Shqipërisë sipas Strabonit

Mesazh nga Dardania Tue Dec 13, 2011 12:20 am

Ndarja e Shqipërisë sipas Strabonit - ZHAN KLOD FAVEIRIAL

Administrimi Romak

Administrimi romak në Maqedoni dhe në trevat e Ilirëve-Maqedonia, Iliria dhe Epiri, duke nisur nga viti 147 para Kr., në vend të mbretërve apo të pretorëve, kishin veçse prokonsuj ose magjistratë romakë si guvernatorë. Këta guvernatorë padyshim që nuk ishin të gjithë të mirë, por, edhe nuk ishin të gjithë të këqinj. I pari, që historia tregon se u soll keq, u denoncua në senat dhe, me të arritur në Romë, babai i tij i tha: -"Nuk të njoh më, ti nuk je i denjë për mua, as për familjen tonë: jashtë prej shtëpisë sime".

Pizoni, edhe ai, u denoncua në Romë, dhe u ndoq ligjërisht nga i mirënjohuri Ciceron. Në fjalimin para popullit romak, të cilin e kemi ndër duar, ky gojëtar i thotë Pizonit: -"Ju jeni i vetmi nga të gjithë prokonsujt e Maqedonisë që nuk keni hyrë në Romë nga porta e triumfit, -ju jeni i vetmi që, duke u kthyer nga Maqedonia, nuk keni fituar nderet e triumfit" (k. 23).

Në Ilirinë dhe Maqedoninë, tashmë të pushtuara, Roma dërgon 15 komisionerë: 5 në Iliri dhe 10 në Maqedoni. Ata kishin për detyrë të riorganizonin vendin, dhe udhëzimet për to -thotë Tit-Livi (Lib. 45) -u diskutuan gjerësisht në senat.

Midis tjerash, ata duhej të hiqnin taksat e vendosura mbi minierat dhe të përgjysmonin tributin që u paguhej mbretërve: -"Me këto masa -thotë Tit-Livi (libri 45, k. 18), -populli romak dëshmon se ai nuk u sillte skllavërinë njerëzve të lirë, por lirinë atyre që ishin skllevër". Maqedonasit kërkuan një legjislacion të ri. Ai iu dha atyre, dhe po ky legjislacion ishte ende në fuqi në kohën që Tit-Livi përpilonte analet e tij.

Kantu vëren veç tjerash (vëll. 5, fq. 205) se, për të rrënjosur sundimin e saj, Roma, gjithherët, kishte si kujdes parësor që tek të mundurit: -të asgjësonte fuqinë publike dhe lirinë konstitucionale, -të shkrinte konfederatat, -të fuste në ato vende një popullsi romake, -tu akordonte të drejtën e qytetarisë të gjithë vendasve që ishin të denjë për të.

Jeta e 150 mijë familjeve të shpërngulura, dhe 70 qytetet e rrënuara në Epir me urdhër të senatit Romak, e bëri të vuante shumë grekun Plutark në biografinë e tij për Pal-Emilin (k. 29). Por çfarë provon këtë? Se Plutarku i gjykonte ngjarjet si grek, kurse Tit-Livi si romak.

Nga ana tjetër, Thesalianët e masakruar apo të shndërruar në skllevër prej Grekëve, si dhe 150 mijë familjet e shpërngulura nga Pal-Emili, u zëvendësuan sakaq me të tjerë, me Vllehët e dërguar nga Italia dhe të organizuar në koloni nëpër Duumvire.

Nëse vendi nuk do ishte ripopulluar nga kolonët e sjellë prej tjetërkund, si do kish mundur Pompeu të rekrutonte ushtarët po prej këtyre viseve, kur dijmë mirë se Roma, në këto kohë, rekrutonte ushtarë vetëm midis kolonëve dhe qytetarëve.

Në komentaret e Çezarit, tashmë është çështja jo për aleatë por për rekrutë të vërtetë. Lexojmë këtu se as ushtarët e as kalorësit, nuk kishin braktisur Çezarin për të kaluar me Pompeun. Në vend të kësaj, çdo ditë vinin ushtarë të kampit të Pompeut drejt Çezarit, kryesisht nga ata që ishin rekrutuar në Epir, në Thesali dhe në zona të tjera që Çezari kishte nënshtruar. (Bellum Civile. libri 3, kap. 61).

Pasi pushtohej një vend, kujdesi parësor i Romës ishte të lidhte kryeqytetin me anë të rrugëve ushtarake. Këtë bëri ajo edhe në Iliri dhe në Maqedoni. Rruga Egnatia, për të cilën flasin Polibi dhe Straboni, kishte dy degëzime në Adriatik: -e para në Apolloni, e dyta në Dyrrah, ku si njëra dhe tjetra takoheshin në Klaudiana.

Duke iu ngjitur më pas maleve Kandave, ajo u shtri në fillim deri në Trakë, më vonë deri në Bosfor, dhe më tej edhe deri në Persi. Distancat shënoheshin me gurë ushtarakë. Çdo përrua, çdo lumë i madh apo i vogël, kishte nga një urë shumë të fortë. Kuajt e postës vendoseshin në distanca të caktuara. Çdo guvernator apo çdo zyrtar udhëtonte lirisht, por për civilët ishte e nevojëshme një leje ad hoc.

Piloni ose Diavati ndante Ilirinë nga Maqedonia. Rruga Egnatia kalonte nëpër të. Duke u zgjatur më tej në Barnum ose Barnuntum (Perister), ajo arrinte në Heraklea të Pelagonisë. Duke kaluar, më pas, vendin e Linkestëve (Follorina) dhe të Eordëve (Ostrova), ajo merrte drejtimin për në qytetet e Edesës (Vodena) dhe të Pelas drejt Selanikut.

Mbi Rrugën Egnatia, përpara Diavatit apo Pilonit, ne gjejmë Lyhnidin dhe liqenin e tij, Pont Serviliumin mbi Drin në rrethinat e Strugës, stacionin e Tre Tabernave (ose tre khanët e Domuzderit), qytetin e Skampinit, bigëzimin e Klaudianës në rrethinat e Elbasanit, pastaj Durrësin në veri mbi Adriatik, dhe Apoloninë në jug, domethënë në derdhjen e Vjosës.

Duke folur për këtë rrugë që ai duket se e ka përshkuar, Straboni i emërton Epirotë kombet ose fiset shqiptare që ajo kishte në të djathtë, dhe Ilirë ata që kishte në të majtë. Në jug ishin malet e Kandavisë, dhe në veri malet ilirjane. Në ditët e sotme thuhet Gegët në veri dhe Toskët në jug.

Ciceroni është një nga personalitetet më të shquar që ka përshkuar Rrugën Egnatia. I përndjekur nga Klaudi, të cilin e vrau Miloni më vonë, ai u kthye në Selanik, ku qe dëshmitar i orgjive të Pizonit dhe trupave të tij greke. Por rrethanat po ktheheshin në favor të tij, kështu që ai la Selanikun, iu afrua Romës, dhe u vendos në Durrës deri në ditën kur një senatus-consulte i dha fund ekzilit të tij.

Kishte shpërthyer lufta civile midis Pompeut dhe Çezarit dhe përreth Dyrrahut u zhvillua beteja e parë. Falë pozicioneve që kishte zënë dhe përgatitjeve të kohëzgjatura, Pompeu arriti këtu të parën fitore. Por, në vitet në vazhdim, ai humbi një betejë vendimtare në Farsala të Thesalisë (9 gusht 48 para Kr.).

Çezari kishte rrjeshtuar, megjithatë, veçse 22 mijë legjionarë dhe 1000 kalorës, kundër një këmbësorie të dyfishtë në numër, dhe një kalorësie shtatë herë më të madhe. Por, qysh prej dhjetë vitesh, trupat e tij jetonin nëpër çadra. E paktë në numër, ushtria e tij kishte epërsi në disiplinë dhe në përkushtimin ndaj prijësit. Mbi të gjitha, ai kishte një pararojë të pakrahasueshme ose legjionin kelt, që e bëri Çezarin sundimtar të Romës dhe zot të botës.

Më vonë, Çezari u vra (viti 44), por, Oktavi, nipi i tij, dhe Antoni, një nga gjeneralët e tij më të mirë, ndoqën vrasësit dhe i shpartalluan në Filipe (42 para Kr.). Shumë shpejt shpërtheu një luftë e re, -ishte e treta midis Oktavit dhe Antonit, pasi ky i fundit i kishte lënë të motrën. Një betejë vendimtare u zhvillua në Epir, dhe fitorja mbeti në anën e nipit të Çezarit të madh (31 para Kr.).

Pra, në Maqedoni, -në fillim në Thesali e më vonë në Filipe, -e, më në fund, në Epir, ishte caku ku u vendos fati i botës në tre variante të ndryshme. Pas Filipesë, Oktavi kishte qënë i pamëshirshëm: koka e Brutit u pre dhe u vendos në Romë nën këmbët e statujës së Çezarit. Pas Aktit, ai u tregua zemërbutë: -askujt prej robërve që kërkuan tu falej jeta, nuk iu refuzua kërkesa.

Në Ilirinë e Epërme (Dalmaci dhe Myzi) u zhvilluan luftime të shumta midis ithtarëve të Pompeut dhe të Çezarit. Ishte veçse një rrjedhojë e luftës civile, dhe përplasja ndodhte Romak me Romak. Por, në kohën e Augustit, vendi u rebelua dhe u derdh mjaft gjak në rrethimet e qyteteve Andretium dhe Arduba. Tiberi, i cili u ngarkua të nënshtronte kryengritësit, thirri Baton, prijësin e tyre, dhe e pyeti se cili ishte shkaku që i kishte shtyrë të ngrinin krye. "Sepse -iu përgjigj me guxim Batoja, -ju vini ujqërit të ruajnë kopenë, në vend që t'ua besoni kopenë barinjve.
Dardania
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1625
Join date : 13/05/2011
Age : 37

https://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi