Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Tema Fundit
» Zeqë Gjemajli
Legjionet ilire dhe perandori Sever EmptyMon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**

» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
Legjionet ilire dhe perandori Sever EmptyTue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania

» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
Legjionet ilire dhe perandori Sever EmptyWed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona

» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
Legjionet ilire dhe perandori Sever EmptyWed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona

» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
Legjionet ilire dhe perandori Sever EmptyWed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona

» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
Legjionet ilire dhe perandori Sever EmptyWed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona

» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
Legjionet ilire dhe perandori Sever EmptyWed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona

» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
Legjionet ilire dhe perandori Sever EmptyWed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona

» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
Legjionet ilire dhe perandori Sever EmptyWed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona

Kush është në linjë
26 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 26 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  

Calendar Calendar

Top posting users this month
No user


Legjionet ilire dhe perandori Sever

Shko poshtë

Legjionet ilire dhe perandori Sever Empty Legjionet ilire dhe perandori Sever

Mesazh nga Dardania Tue Dec 13, 2011 12:23 am

Protesta e tyre kundër shitjes së perandorisë nga pretorianët
Perandori Sever nuk ishte aspak shqiptar nga prejardhja, por ai komandonte legjionet ilire në kohën kur, apo pasi kishin therur Pertinaksin, rojet perandorake i shitën perandorinë romake Ded Julianit me një çmim prej 6.250 drahmesh për ushtar. Senati, duke mos patur pushtet, e lejoi këtë, por një pazar i tillë shkaktoi zemërimin e të gjithë legjioneve romake. Ato të Anglisë shpallën perandor gjeneralin Albin, ato të Sirisë Peçen Negrin, dhe ato të Ilirisë Septim Severin. Tashmë legjionet ilire rekrutoheshin veçanërisht në Shqipëri dhe në Maqedoni.

Për të mos nxitur ambicien tek kolegët e tij, Severi nuk dëshironte që ta merrte vetë funksionin perandorak. Ai priti që t'ia impononte ushtria e tij. Vetëm se -thotë Herodiani (libri 2), -ai fitoi bindshëm kundër gardës pretoriane. Midis të tjerash, ai e akuzoi atë (gardën) se kishte masakruar Pertinaksin pasi i ishte betuar për një besnikëri të shenjtë, dhe ai do donte që një burrë energjik të hakmerrej për vdekjen e tij dhe të vendoste nderin e perandorisë. Dhe këto fjalë -shton Herodiani -iu erdhën për shtat ushtarëve të Ilirisë, të cilët kishin shërbyer nën Pertinaksin në kohën e Mark Aurelit, dhe kishin admiruar dashurinë e tij ndaj ushtarëve, po aq sa edhe guximin e tij. Duke parë tek ata nderimin e thellë për Pertinaksin dhe mllefin ndaj atyre që e vranë, Severi shfaqej mospërfillës ndaj gjithçkaje tjetër, përveç hakmarrjes aq të dëshiruar prej ushtarëve.

Ushtarët e besuan -thotë Herodiani -pasi, aq sa ishin shtatviganë dhe turreshin sypatrembur nëpër luftime, po aq pak ata ishin të aftë të kuptonin ndjenjat e vërteta të atyre që i rrethonin. Plotësisht të bindur se Severi nuk mendonte aspak për lartësimin e tij, ata u dhanë me shpirt pas tij, dhe e shpallën perandor.

"Nuk e prisja kurrë -u përgjigj Severi -ta shihja veten në këtë vend ku më kini ngritur. Lidhja me sovranët e mi të ligjshëm më kishte penguar të pretendoja për diçka të tillë, por pasi ju ma ngarkuat si detyrë, as ju, as unë, nuk duhet ta lëmë perandorinë për një kohë të gjatë në këtë llum. Qortimet që mund të bëheshin për Komodin, nuk mund ti adresoheshin Pertinaksit, këtij plaku, vlera dhe urtësia e të cilit do të mbeten përgjithnjë në kujtesën time.

Pretorianët, jo vetëm që guxuan të ngrenë duart e tyre të mallkuara mbi të, por, për më tepër, ata nuk patën turp të shisnin me çmim poshtërues një perandori që shtrihej tejetej, mbi tokë e mbi det. Po aq sa janë të poshtër, aq më pak janë për tu pasur frikë. Këta janë ushtarët e paradës e të ceremonisë. As për nga guximi, as për nga numri, ata nuk krahasohen dot me ju.

Në të vërtetë, ju jeni, ju, të mësuar të shihni armikun përballë, të duroni marshimet më të gjata, të qëndroni të paepur karshi të ftohtit dhe vapës, etjes dhe urisë, e të kapërceni lumenjtë e mbuluar nga akujt. Përkundrazi, kohortat pretoriane, të zhytura mes luksit dhe qejfeve të Romës, nuk do të dijnë t'i bëjnë ballë pranisë suaj".

Sapo mbaron këtë fjalim, ai niset drejt Romës. Kudo tmerri i paraprinte shfaqjes së ushtrisë së Ilirisë. Vetë pretorianët dalin përpara pa armë. Duke i rrethuar me legjionet e tij, Severi nisi t'i qortojë për vdekjen e Pertinaksit dhe për pazarin e turpshëm me Dedin. Ai iu hoqi flamujt ushtarakë, dërmoi kohortat e tyre, dhe theu mbrojtjen e tyre në rrethinat e Romës. Kështu ra, në sajë të legjioneve ilire, kjo gardë turbulluese, prej jeniçerësh të vërtetë otomanë dhe strelicësh të vërtetë rusë. Fillimet e saj ishin të errëta, dhe ajo do të mbaronte duke përvetësuar të drejtën për të shitur perandorinë në ankand.
Dardania
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1625
Join date : 13/05/2011
Age : 37

https://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi