Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Tema Fundit
» Zeqë Gjemajli
Si janë bërë martesat dikur? EmptyMon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**

» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
Si janë bërë martesat dikur? EmptyTue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania

» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
Si janë bërë martesat dikur? EmptyWed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona

» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
Si janë bërë martesat dikur? EmptyWed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona

» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
Si janë bërë martesat dikur? EmptyWed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona

» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
Si janë bërë martesat dikur? EmptyWed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona

» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
Si janë bërë martesat dikur? EmptyWed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona

» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
Si janë bërë martesat dikur? EmptyWed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona

» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
Si janë bërë martesat dikur? EmptyWed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona

Kush është në linjë
32 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 32 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     

Calendar Calendar

Top posting users this month
No user


Si janë bërë martesat dikur?

Shko poshtë

Si janë bërë martesat dikur? Empty Si janë bërë martesat dikur?

Mesazh nga Dardania Mon Apr 23, 2012 12:33 am

Si janë bërë martesat dikur? PLAKPo të kisha jetuar si tash, nuk do i kisha gjithë këto rrudha”
Si janë bërë fejesat dhe martesat dikur dhe a e kanë parë të fejuarin vajzat para se të martoheshin? Ç’raporte kanë pasur çiftet ndërmjet veti dhe me familjarët e burrit në vitet e 60-ta e me parë?
Për këto dhe të tjera, personazh i këtij shkrimi është plaka hallë Fata, 90 – vjeçare, nga Polaci i Drenicës…
Hallë Feta qëndronte e ulur në mesin e nipave dhe mbesave të saj, afër zjarrit, ku ndizeshin drutë pa ndalur. Rrudhat e qëndisura në fytyrë, ishin dëshmi e vuajtjeve dhe përkushtimit të saj gjatë jetës kushtuar të tjerëve, duke harruar se jetën duhej jetuar edhe për vete. Qëndronte në mesin e nipave dhe nuseve, që me kujdes dhe përkushtim përcillnin çdo fjalë të saj, kurse shtëllungat e tymit të duhanit ia mbulonin fytyrën herë-herë. Hallë Fata është në prag të 90 – tave dhe tani jeton në fshatin Polac të Drenicës. Ishte pak vështirë t’i drejtohesh me pyetjet që më interesonin, megjithatë e bëra atë.
Në pyetjet: Si ishte martuar? A e kishte parë burrin para martese? Çfarë raportesh kishin në martesë? Dhe të tjera të ngjashme, nga ajo morëm këto përgjigje:
“Eh, moj bijë, tash është ndryshe. Le që ndryshuan kohët, por ndryshuan edhe njerëzit! Tash nuk keni turp. Në kohën kur ka ardhur mësiti për të më kërkuar për t’më fejuar, dy javë nuk kam fjet, madje as që kam dal në oborr për të më parë fqinjët, sepse më vinte turp të më shihnin. Nga ajo ditë nuk kam menduar gjë tjetër, pos parafytyrimin e burrit tim të ardhshëm. Nuk dija gjë për të, pos emrit të fshatit ku do shkoja nuse, në Prellofc. Ditët kalonin shpejt, andaj duhej punuar pajën, gjë që nuk bëhej edhe aq lehtë, punonim me vek dhe bënim jana, qilima, sexhade, pëlhurë për këmisha…”.

Koha kur u bëra nuse
“Kur erdhi koha të bëhesha nuse, filloi kanagjegji. Të shtunën në mbrëmje u tubuan shoqet e mija dhe këndonin këngë përmallimi, që më bënin të qaja, për faktin se nuk do të jem më kurrë në shtëpinë dhe vendin e lindjes si më parë, por vetëm si mysafir. Këndonin këto vargje:
Kaj oj Fatë në dërrasë të vekut
Ty të ka lanë loja e Shëngjergjit
Për Shëngjergj ne, vajzat e asaj kohe, dilnim tok e mblidhnim lule, shelgje dhe me to zbukuronim shtëpinë.
Kur shkova në shtëpinë e burrit (Sejdiut), shikimin duhej mbajtur poshtë, vetëm sa për të shikuar rrugën. Dhëndri ishte zakon të fshihej në oborr dhe të shikoj nusen i pari se, përndryshe, thoshin nusja do ia merrte shëndetin. Pasi kryheshin ceremonitë e nuses jashtë, shtrohej buka. Në mbrëmje vinte momenti kur dhëndri duhej të hyj te nusja. Për të hyrë në dhomën ku ndodhej nusja, ai përcillej nga një grup të rinjsh, të afërm të dhëndrit, të cilët bënin shaka të ndryshme me të dhe para se të hynte në dhomë fillonin grushtimet, goditjet me shuplaka…
Ato çaste nuk harrohen, sepse nuk e di se me ç’njeri do e kaloje natën e parë të martesës, por edhe jetën. Ishte çasti kur hiqeshin dilemat dhe po mbaronin torturat që i bëja vetes vazhdimisht se si do të dukej ai. Të pëlqeu apo jo, me atë natë përfundonte gjithçka. Mua më pat përcjell një fat i mirë, sepse im burrë ishte i gjatë, i hijshëm, punonte në administratën komunale…”.

Po të kisha jetuar si ju, nuk do dija ç’është plakja
“Ju, moj bijë, po jetoni krejt ndryshe. Po të kisha jetuar si ju, tash, nuk do i kisha në fytyrë gjithë këto rrudha. Kur dilja nga dhoma ime, ishte zakon që me burrë të mos flitej kurrë, nuk duhej ulur afër tij, të bisedosh me të, apo ta thërrasësh në emër. Atëherë burrat hanin bukë në odë, ndërsa gratë dhe fëmijët hanin në dhomën ku përgatitej ushqimi. Nusja duhej shkuar në odë për t’ua mbajtur legenin burrave për pastrimin e duarve. Përjashtohej burri i nuses, sepse atij duhej qitur dikush tjetër me i pastruar duart se, sipas zakonit, ishte turp me i qit nusja.
Më kujtohet një rast në fqinjësi. Nusja quhej Syleme, kurse burri Hetem. Fëmijët e kishin dëgjuar nusen duke e thirrur Hetemin në emër dhe pastaj gjithë fëmijët e lagjes e thërrisnin Hetem.
Kur vinte koha që nusja të shkonte në familjen e vet, ajo nuk shkonte me burrë në familje, por me vjehrrin, kunatin apo dikë tjetër të gjinisë mashkullore.
Dy javë pas martese dhëndri ka shkuar në shtëpinë e nuses, i shoqëruar nga një grup burrash të familjes. Ngrënin drekë të përgatitur në mënyrë tradicionale nga familjarët e nuses dhe pastaj janë kthyer së bashku me nusen. Pas kësaj më dhëndri nuk ka shkuar në familje të nuses së paku një vit a më shumë.
Dhe, në kohën kur nusja bëhej me fëmijë, burri nuk i ofrohej fëmijës së tij në praninë e familjarëve të tij.

Edhe kitë kur hynin në oborr, duhej ngritur në këmbë!
Zakon i rëndë për nusen ishte edhe të qëndruarit në këmbë. Ajo sa herë ka hyrë dhe ka dalë dikush nga dera është dashur të ngrihej në këmbë. Edhe kitë kur hynin në oborr, duhej ngritur në këmbë! E, kur burrat ktheheshin në mbrëmje në shtëpi nga punët në fushë, nusja ishte ajo që ua pastronte këmbët!”, tha hallë Fata për kohën kur ajo ishte bërë nuse.

Për fund
Hallë Fata, edhe pse ka qenë protagonist i një jete të rëndë dhe gati të papërballueshme, ajo nuk i kritikon tash nuset e reja, të cilat bëjnë jetë krejt ndryshe, por apelon te të rejat të bëhen më të respektuara ndaj të moshuarave dhe të vlerësojnë atë që të vjetrit kanë hequr për t’i rritur dhe edukuar ato.

Nga Revista Kosovarja
Dardania
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1625
Join date : 13/05/2011
Age : 37

https://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi