Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Tema Fundit
» Zeqë Gjemajli
Din Mehmeti (1932 - 2010) EmptyMon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**

» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
Din Mehmeti (1932 - 2010) EmptyTue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania

» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
Din Mehmeti (1932 - 2010) EmptyWed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona

» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
Din Mehmeti (1932 - 2010) EmptyWed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona

» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
Din Mehmeti (1932 - 2010) EmptyWed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona

» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
Din Mehmeti (1932 - 2010) EmptyWed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona

» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
Din Mehmeti (1932 - 2010) EmptyWed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona

» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
Din Mehmeti (1932 - 2010) EmptyWed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona

» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
Din Mehmeti (1932 - 2010) EmptyWed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona

Kush është në linjë
34 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 34 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  

Calendar Calendar

Top posting users this month
No user


Din Mehmeti (1932 - 2010)

Shko poshtë

Din Mehmeti (1932 - 2010) Empty Din Mehmeti (1932 - 2010)

Mesazh nga Dardania Fri Jun 22, 2012 10:49 am

Din Mehmeti (1932 - 2010) Dinmehmeti
Din Mehmeti lindi në vitin 1932 në Gjocaj të Junikut. I takon gjeneratës së parë të poetëve të pas luftës së dytë botërore që krijuan jashtë kufijve të cunguar shqiptarë.

Diplomoi Letërsinë Shqipe në Beograd dhe më vonë pas një këshille të Eqrem Çabejt gjatë një qëndrimi në Tiranë, ndërpreu me doktoraturën e nisur dhe iu dha plotësisht krijimtarisë letrare, gjegjësisht poezisë.

Din Mehmeti ka reputacionin e njeriut dhe poetit që nuk i shterret frymëzimi dhe se ai me një mjeshtri të pashoqe artistike shpreh atë që i gulfon në zemër dhe kështu bëhet frymëzim për lexuesin. E gjithë vepra poetike e tij përmushet me risi artistike dhe ide të dendura të tjerjes së vargut prekës. Fillon me një ngjyrë të këndshme dhe të ndjeshme të simbolikës gati sa popullore dhe vazhdon me figura të panumërta të shprehjes së ndjenës lirike të burimit vetanak.

Din Mehmeti, meret me shkrime që nga viti 1949, kut botoi poezinë e parë dhe gjer me tani ka botuar rreth njëzet vëllime, të cilat nga disa kritikë letrarë rradhiten në rradhën e veprave më të spikatura poetike shqiptare të kohës bashkëkohore.

Vepra më të njohura:


  • Në krahët e shkrepave (1961)
  • Rini diellore. (1966)
  • Dridhjet e dritës (1969)
  • Heshtja e kallur (1972)
  • Fanar në furtuna (1981)
  • Agu, dramë (1982)
  • Prapë fillimi (1996)
  • Klithmë është emri im ( Tiranë 2002)
  • Mos vdis kur vdiset (2001).

A thua pse troket zemra

Këmbonat e rrokatura
Thërrasin agimet
E kohërave të vdekura

Rrugët fishkëllojnë nga pylli
Që përgjon ofshamat e pranverës
Së mërdhirë nga dimri

E njeriu s'di c'te beje
Me etjen dhe urinë
E dalur vese e rrufeje

Tymi po i del hënës
Toka sinjal i kuq në orbitë

E termete te reja ne meshire
E rrëkëllimë gurësh mbi gurë
A thua, pse troket zemra...


* * *
Nata e Poetëve
Ora

Semaforët klithin
zjarr!...

gozhda dritaret
gjarpërinj rrugët
nga tufa e zezë
e stinëve gjola
sheshet

thirra derisa u bëra
pështyme e ngrirë

kur erdhën zjarrfikësit
ora krenare luftontë
me frymën e fundit
nëpër tym
ora pa akrepa
si fëmijë i çmendur
udhëtonte diku jashtë kohës

* * *
Avulli i zi

Bulevardeve të mënyrës dëftore
zjarri e uji luftonin përsëri

maskat engjëj maskat thikë
shkelinin pushtonin çdo pikë

në mesnatë salla mbeti e zbrazur
e karriga mbi karrigë
fjalet krijonin ide n¨ëpr shi
plehu i rrigave avull i zi.
Dardania
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1625
Join date : 13/05/2011
Age : 37

https://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi