Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Tema Fundit
» Zeqë Gjemajli
Emocioni.... EmptyMon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**

» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
Emocioni.... EmptyTue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania

» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
Emocioni.... EmptyWed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona

» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
Emocioni.... EmptyWed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona

» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
Emocioni.... EmptyWed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona

» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
Emocioni.... EmptyWed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona

» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
Emocioni.... EmptyWed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona

» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
Emocioni.... EmptyWed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona

» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
Emocioni.... EmptyWed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona

Kush është në linjë
28 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 28 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  

Calendar Calendar

Top posting users this month
No user


Emocioni....

Shko poshtë

Emocioni.... Empty Emocioni....

Mesazh nga Dardania Fri Jun 22, 2012 8:26 pm

Emocioni (lat. ex - jashtë ; motio - lëvizje ; emocion - nxitje) është një shtytje nervore që shkakton një organizëm të veprojë. Emocioni është një gjëndje mendore e fuqishme dhe e pandërgjegjshme që shoqërohet shpesh nga ndryshime fiziologjike si gëzimi, dashuria, keqardhja, urrejtja, nderimi, etj. Emocioni është edhe një gjëndje mendore ngacmuese apo shqetësuese dhe ndijuese.

Emocioni dallohet nga ndjenja, ngaqë emocioni është një gjëndje psiko-fiziologjike që nxit një organizëm të veprojë. Emocionet studiohen ndër të tjera nga psikologjia, psikiatria, filozofia, neurologjia, fiziologjia, sociologjia, biologjia dhe nga studimi trunor.

Llojet e emocioneve

Emocionet parësore, sipas një përkufizimi të Robert Plutchik janë tetë, të ndara në katër palë:


  • zemërimi dhe frika
  • pikëllimi dhe gëzimi
  • befasia dhe pritja
  • neveria dhe pranimi

Megjithatë autorë të tjerë parashtrojnë një nën ndarje tjetër. Sipas disa autorësh, nga dyzimi i emocioneve parësore rrjedhin emocione të tjera dytësore apo të ndërthurura:


  • hareja
  • turpi
  • ankthi
  • dorëheqja
  • shpresa
  • falja
  • smira
  • malli
  • pendesa apo brerja e ndërgjegjes
  • zhgënjimi etj.

Zhvillimi i emocioneve


A janë të lindura emocionet apo nevojitet që t'i mësojmë? Charles Darwin (1872) në librin Shprehja e emocioneve te njeriu dhe kafsha shprehu mendimin se emocionet e njerëzve dhe të kafshëve janë të ngjashme dha kanë evoluar për të ndihmuar mbijetesën e tyre. Për shëmbull, qentë skërmitin dhëmbët kur janë agresivë. Edhe njerëzve u duken dhëmbët kur janë të nxehur. Darwin mendonte se shprehja emocionale si skërmitja e dhëmbëve janë modele të lindura sjelljesh.

Nga ana tjetër Të mësuarit është shumë i rëndësishëm për emocionin dhe ka shume mundësi që një spektër i gjërë emocionesh të jenë të mësuara përmes kushtëzimit.

Megjithëse shumë shprehje emocionale duket se janë universale, përgjegjëse për ndryshimet nga kultura në kulturë janë ndryshimet në të mësuar.

Një studim i hershëm i Klineberg (1938) dëshmoi se disa prej shprehjeve emocionale të kinezëve ndryshojnë nga ato të kulturëa amerikane. Por, pamvarësisht nga ndryshimet ndër-kulturore, sot pranohet se emocionet janë pjesë përbërëse e përvojave njerëzore.

Teoritë për emocionin


Teoria James-Lange shtjellon se njeriu ndjen trishtimin për shkak se është duke qarë. Trupat tanë reagojnë automatikisht ndaj disa ngacmuesve mjedisorë dhe ne bëhemi të vetdijshëm se këto reagime formojnë një emocion caktuar, të cilin më pas e ndjejmë.

Teoria e Cannon-Brad

Teoria e eksitim-kognicionit e Schachter-Singer pohon se kur përjetojmë emocion, para së gjithash, ne jemi të eksituar fiziologjikisht. Më pas kërkojmë një shpjegim mjedisor për eksitimin që kemi. Ne e interpretojmë kognitivisht situatën dhe e emërtojmë eksitimin si emocion përkatës.

Thënie


“Gjersa të ketë emocione nuk mund të ketë as edhe botë të përsosur.” – Eduard V. Eckardt

“Emocionet nuk janë luks, por një mjet ndërthurës ndihme në betejën e jetesës.” – Antonio R. Damasio

“Nuk ka mençuri pa emocione. Mund të ketë emocione pa shumë mençuri, por është diçka që nuk na përket ne.” - Ezra Pound

“Ti kuptosh nuk mundesh, quaji po deshe... emocione...” - Lucio Battisti

“Para së gjithash, emocioni! Vetëm pas të kuptuarit!” - Paul Gaugin

“Nuk mund të ketë dituri pa emocion. Ne mund të jemi të vetëdijshëm rreth një të vërtetë, por gjersa nuk e kemi ndjerë fuqinë e saj, nuk është e jona. Njohurisë së trurit duhet t’i shtohet përvoja e shpirtit.” - Arnold Bennett (1867-1931).
Dardania
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1625
Join date : 13/05/2011
Age : 37

https://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi