Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Tema Fundit
» Zeqë Gjemajli
Fiku dhe Ulliri Ushqim dhe ilac EmptyMon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**

» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
Fiku dhe Ulliri Ushqim dhe ilac EmptyTue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania

» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
Fiku dhe Ulliri Ushqim dhe ilac EmptyWed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona

» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
Fiku dhe Ulliri Ushqim dhe ilac EmptyWed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona

» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
Fiku dhe Ulliri Ushqim dhe ilac EmptyWed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona

» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
Fiku dhe Ulliri Ushqim dhe ilac EmptyWed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona

» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
Fiku dhe Ulliri Ushqim dhe ilac EmptyWed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona

» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
Fiku dhe Ulliri Ushqim dhe ilac EmptyWed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona

» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
Fiku dhe Ulliri Ushqim dhe ilac EmptyWed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona

Kush është në linjë
35 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 35 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  

Calendar Calendar

Top posting users this month
No user


Fiku dhe Ulliri Ushqim dhe ilac

Shko poshtë

Fiku dhe Ulliri Ushqim dhe ilac Empty Fiku dhe Ulliri Ushqim dhe ilac

Mesazh nga <alma> Tue Jul 16, 2013 6:52 pm

Studimet e bëra kanë vërtetuar se fiku përmban një përqindje të lartë lëndësh ushqyese dhe vitamina. Është bërë e qartë se fiku është një frut kalorik që ekuilibron e shmang aciditetin e trupit të njeriut......

Është i pasur me burime natyrale të vitaminave A, B, C dhe përmban një përqindje të pasur e të lartë të lëndëve ushqyese, sidomos elementet hekur, kalcium, bakër. Përqindja e sheqerit tek fiku zë 19% të peshës së tij, dhe për këtë çdo 100 gr. fiq i jep fuqi e nxehtësi trupit rreth 70 sa’ren.

Është i dobishëm për gratë shtatzëna gjidhënëse, ndërsa në aspektin kurativ fiku është i dobishëm, mbrojtës e shërues i sëmundjeve të aparatit tretës, kapsllëkut, sëmundjet e gojës e mishit të dhëmbëve. Është vërtetuar shkencërisht se infuzioni (ekstrakti) i fikut të thatë ndihmon diuretikët e pastrimin e gjakut. Po të konsumohet esëll konsiderohet si një medikament i mrekullueshëm për rastet e kapsllëkut të përkohshëm, sepse përmban lëndë pastruese.

Përdorimi i brendshëm - Në rastet e kapsllëkut të përkohshëm veçanërisht tek të moshuarit, përdoret infuzioni (ekstrakti) i fikut të thatë 3 kokrra në një gotë uji të ftohtë në mëngjes esëll e një tjetër para se të shkohet për të fjetur.

Përdorimi i jashtëm - Për inflamacione të laringjitit, rrugët e frymëmarrjes përdoret infuzioni i fikut si gargarë 3 herë në ditë. Për djegiet e lehta vendosen copa fiku pasi të jenë prerë në rripa tek vendet e dëmtuara e lidhen me një fasho të pastër, e cila ndërrohet mëngjesin e ditës në vijim. Për ulçerat e plagët e këqija vendoset fik i thatë i zier mbi plagë duke e lidhur me fasho me kusht që të ndërrohet 3 herë në ditë. Kjo kurë vazhdon për 4-6 ditë derisa të shmanget pisllëku plotësisht.

Vaji i ullirit shërben si ilaç për mëlçinë, kuron parazitët në stomak dhe shëron kapsllëkun. Vaji i ullirit ka gjetur përdorim si pomadë për kurimin e rënies së flokëve e disa lloje sëmundjesh lëkure. Arabët e kanë njohur vlerën dhe dobitë e pemëve të ullirit që jetojnë rreth 2000 vjet. Kjo pemë është përzier me hurmat me pseudonimin pema e arabëve si në ushqim ashtu edhe në shërim.

Studimet kanë vërtetuar se ulliri përmban përqindje të lartë të ujit rreth 30%, vaj nga 15-50%, lëndë proteinore rreth 5%, karbohidrate rreth 10%, kripëra minerale, më të rëndësishmet fosfor, hekur dhe kalcium. Gjithashtu në të gjenden vitamina A me sasi të mëdha, vitaminë B e pasur me lëndë minerale.

Vaji ka ngjyrë të verdhë që anon nga jeshilja me erë të këndshme ku për nga aspekti mjekësor konsiderohet i butë e i lehtë dhe i dobishëm për disa sëmundje të tëmthit, si dhe përdoret në prodhimin e disa lloje sapunësh e kremrash mjekësorë. Ndërsa gjethet e ullirit përmbajnë lëndë kapëse, ndër më të rëndësishmet Tanine, përdoret si gargare, forcuese e kundër etheve. Thuhet se gjethet e ullirit po të zihen vlejnë në parandalimin e gargarinës, gjithashtu është provuar shkencërisht se gjethet e ullirit kanë të njëjtat veti pothuajse, duke patur parasysh se në përmbajtjen e tyre ka hidhësirë.

Dihet se lënda e taninës që nxirret nga gjethet e ullirit përdoret në procesin e tharjes së lëkurave. Studimet e kryera nën kujdesin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë kanë vërtetuar se vaji i ullirit i pajis përdoruesit e tij me 35% të nxehtësisë dhe shmang kolesterolin në qarkullimin e gjakut.

Për më tepër, vaji i ullirit ndihmon që njeriu të gëzojë shëndet të mirë, sepse ky vaj konsiderohet absolutisht më i miri pasi nuk mbetet në muret e arterieve dhe për më tepër ndihmon në shërimin e mëlçisë, aktivizon daljen e verdhëzës dhe pastron aparatin tretës.

Nëse trupi lyhet me vaj ulliri, ai fiton butësi të ndritshme dhe për këtë sapuni i cili ka në përbërjen e tij vaj ulliri konsiderohet më i vlefshëm për trupin. Kjo pasi është vërtetuar se vaji i ullirit është më i dobishëm sesa dhjami për shëndetin dhe më i lirë materialisht.

<alma>

Numri i postimeve : 64
Join date : 11/07/2013

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi