Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Tema Fundit
» Zeqë Gjemajli
Të ndrojturit ndryshojnë Botën  EmptyMon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**

» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
Të ndrojturit ndryshojnë Botën  EmptyTue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania

» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
Të ndrojturit ndryshojnë Botën  EmptyWed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona

» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
Të ndrojturit ndryshojnë Botën  EmptyWed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona

» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
Të ndrojturit ndryshojnë Botën  EmptyWed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona

» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
Të ndrojturit ndryshojnë Botën  EmptyWed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona

» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
Të ndrojturit ndryshojnë Botën  EmptyWed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona

» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
Të ndrojturit ndryshojnë Botën  EmptyWed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona

» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
Të ndrojturit ndryshojnë Botën  EmptyWed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona

Kush është në linjë
26 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 26 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  

Calendar Calendar

Top posting users this month
No user


Të ndrojturit ndryshojnë Botën

Shko poshtë

Të ndrojturit ndryshojnë Botën  Empty Të ndrojturit ndryshojnë Botën

Mesazh nga <alma> Tue Jul 23, 2013 7:57 pm

Ju duket sikur jeni disi mizantropë dhe jo të komunikueshëm? Gaboheni! Ju dhe të gjithë ata që janë të ngjashëm me ju bëni pjesë në një tipologji të quajtur introvers.

Kjo është kategoria e atyre njerëzve që preferojnë të mos shfaqen, që zgjedhin meditimin në vend të aksionit, maturinë përballë rrezikut, vetminë në vend të shoqërizimit, po pikërisht prej kësaj kat...egorie njerëzore kanë pasur fatin e madh dhe të veçantë që të lënë një gjurmë, se kanë arritur të ndryshojnë botën dhe rregullat e saj. Një prej tyre është edhe Albert Ajnshtajn.

Lidhja mes introversit dhe gjenisë rrëfehet në një libër super të shitur, të shkruar nga Susan Cain me titull «Quiet» (Qetë) dhe me nëntitull “Fuqia e introversëve në një botë që nuk pushon së foluri”. Autorja, e cila është studiuese në fushën e drejtësisë, duket se edhe vetë është pjesë e kësaj kategorie njerëzish, të cilët i ka vënë në qendër të studimit të saj.

Për të realizuar këtë studim, Cain ka bërë një kërkim të gjerë duke i koordinuar të dhënat me ekspertë të temperamentit në psikologjinë e evolucionit, për të kuptuar se si është e mundur se ndërsa introversët përbëjnë 30-50 për qind të popullsisë në SHBA dhe më tepër se gjysmën në Europë, të jetë më dominues ai që autorja e definon ‘ideali i estroversit’ – që nga ekzibicionet në Facebook, apo në shkollë, ku mësuesja predikon interaksionin dhe punën në grup.

Sipas saj, i ndrojtur, në fakt nuk është një person që i nënshtrohet diktatit, por një person që i trembet poshtërimit apo mosaprovimit social. P.sh, një estroverse e ndrojtur është Barbra Streisand, e cila ka një karakter të hapur dhe të komunikueshëm, por me frikën gjatë daljes në një skenë, apo një introvers jo i ndrojtur mund të quhet Bill Gates, tip i rezervuar dhe i mbyllur, por që ndjek në mënyrë të vendosur idetë e tij duke mos u ndikuar nga kushtëzimet e jashtme.

Pra, introversët janë ata persona, që si rezultat i vuajtjes nga ankthi rreth konflikteve dhe stimujve të botës së jashtme, mbyllen në vetvete. Por pikërisht në sajë të tërheqjes së tyre dhe joprotagonizmit, lindin rezultate të jashtëzakonshme që lënë gjurmë në botë.

<alma>

Numri i postimeve : 64
Join date : 11/07/2013

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi