Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Tema Fundit
» Zeqë Gjemajli
Rosa e Bardhë  EmptyMon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**

» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
Rosa e Bardhë  EmptyTue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania

» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
Rosa e Bardhë  EmptyWed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona

» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
Rosa e Bardhë  EmptyWed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona

» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
Rosa e Bardhë  EmptyWed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona

» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
Rosa e Bardhë  EmptyWed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona

» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
Rosa e Bardhë  EmptyWed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona

» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
Rosa e Bardhë  EmptyWed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona

» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
Rosa e Bardhë  EmptyWed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona

Kush është në linjë
26 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 26 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  

Calendar Calendar

Top posting users this month
No user


Rosa e Bardhë

Shko poshtë

Rosa e Bardhë  Empty Rosa e Bardhë

Mesazh nga miri_love Fri Jul 18, 2014 1:29 pm

Nje princ u martua me vajzen e bukur te nje mbreti. Por ende pa u ngopur me bukurine e se shoqes,ende pa biseduar mire dhe te ngrohej nga fjalet e saj te bukura,atij i duhej te largohej per nje udhetim te gjate. Vajza qau dhe derdhi shume lot,ndersa princi e merrte me te mira dhe i dha shume keshilla. E porositi te mos dilte nga kulla e larte,te mos shkonte ne kopesht dhe te rrinte me njerez te keqij e mos t’ua vinte veshin gjuheve te liga. Ajo i tha se do i permbushte te gjitha porosite. Princi u nis per udhetim dhe ajo u mbyll ne dhomen e saj e nuk dilte ne asnje vend dhe nuk takonte asnjeri.
Kaloi disa kohe dhe po afrohej dita qe princi te kthehej ne shtepi. Vajza vazhdonte te rrinte e pikelluar,por nje dite i erdhi nje grua me fytyre te embel. Por ajo ishte nje shtrige dhe kishte ndermend ta merrte me qafe vajzen e re.
Ajo filloi t’i flase e t’i mbushe mendjen:
- Pse rri e merzitur gjate gjithe kohes? Perse nuk del te shetisesh ne kopesht e te largosh pak trishtimin?
Princesha kundershtoi shume dhe nuk pranoi,por ne fund tha me vete se sikur te shetiste pak ne kopesht nuk behej nami,dhe keshtu doli nga shtepia.
Ne kopesht ishte nje burim i bukur qe rridhte uje te kulluar. Shtriga i tha qe te hynte te bente nje banje,dhe vajza kundershtoi. Por pastaj mendoi se po te lahej pak nuk behej nami.
Keshtu hoqi fustanin dhe u fut brenda ne uje. Por shtriga e goditi ne kurriz dhe i tha:
- Noto tani moj rose e bardhe!
Dhe me te vertete vajza kthehet ne nje rose te bardhe dhe vazhdonte te notonte mbi uje.
Pastaj shtriga u shnderrua si vajza dhe i mori te gjitha rrobat e xhevahiret e saj dhe i vuri vete. Sapo princi hyri ne dere ajo u hodh ne qafe dhe filloi ta puthte dhe ledhatonte. 
Nderkohe rosa e bardhe ngrohu veze dhe prej tyre dolen tre djem,dy ishin te fuqishem dhe te shendetshem,kurse i treti ishte nje ngordhalaq i vogel.
Ajo i rriti mire dhe sado qe i porosiste te mos shkonin shume larg,ata nuk ia degjonin fjalen. Nje dite luanin ne bar,nje dite tjeter ne kopesht,e derisa nje dite shkuan ne oborrin e princit. Shtriga i njohu nga era qe ishin femijet e roses se bardhe,dha urdher qe t’i kapnin dhe vuri ujin ne zjarr qe t’i zjente. 
Dy vellezerit e medhenj rane ne gjume kurse ngordhalaqi i vogel ishte poshte krahut vellait te madh,sepse e ema i porosiste qe ta mbanin ngrohte. Ai ishte zgjuar dhe degjonte cdo fjale qe thoshte shtriga. 
Ajo i preku dy vellezerit e medhenj me doren e nje te vdekuri,dhe po te prekte ajo dore bije ne nje gjume te thelle derisa vdes. 
Pastaj pyeti femijet nese po flinin dhe ngordhalaqi u pergjigj se ishin akoma zgjuar.
Shtriga u largua dhe erdhi me vone i preku perseri me doren e vdekur edhe i pyeti perseri nese po flinin,por ngordhalaqi i tha se ishin akoma zgjuar.
Asaj u duk cudi qe degjohej vetem nje ze i holle dhe kur hapi deren pa se dy vellezerit kishin vdekur.
Te nesermen rosa e bardhe doli dhe po therriste femijet por asnjeri nuk pergjigjej. Zemra i parandeju dicka te keqe,u drodh edhe u nis ne oborrin e princit.
Atje ne oborrin e princit,dukeshin dy rosaket e vegjel si dy shami te bardha dhe qe ishin akull. Rosa hipi mbi ta,hapi flatrat dhe filloi te qante dhe po nxirrte ze.
- Pa degjo moj grua,rosa po flet me ze njeriu! – tha princi.
- Ashtu te duket ty! – ia ktheu shtriga.
Pastaj dha urdher ta debonin rosen,por ajo fluturon te bijte e saj dhe vazhdon flet:
Mak-mak-mak,o bijte e mi!
Mak-mak-mak,o ju pellumba!
Se c’ju mbyti shtriga plake,
Shtriga plake si neperke,
Si neperka ndene skerke.
Ju rrembeu dhe babane,
Juve babane,mua burrin,
Se c’me shtyu ne perrua,
Dhe ne rose me ktheu mua,
Vete jeton si zonje grua!
Princi e kuptoi se cfare kishte ndodhur dhe i tha rojeve te kapnin rosen. 
U leshuan te gjithe per ta kapur por rosa e bardhe fluturonte aq shume sa s’kishet njeri ta kapte. Atehere shkoi edhe princi dhe rosa i shkoi vete ne dore. 
Aty pastaj e kuptoi se cfare kishte ndodhur dhe e detyroi shtrigen qe ta kthente perseri ne vajzen qe ajo ishte dikur. Shtriga kundershtoi por rojet e rrethuan dhe ajo u detyrua t’i bindej princit. Pastaj po vrisnin mendjen si te kthenin ne jete edhe femijet por shtriga i tha se nuk mund t’i rikthente dot ne jete. Duhet te merrnin uje te gjalle dhe qe flet.
Asnje nuk e dinte ku t’i gjenin por nje trim qe ishte ne ushtrine e princit,kishte nje shqiponje te rralle qe e mbante gjithmone me vete dhe ajo shkoi mori ujin qe duhej.
I sperkaten femijet me uje te gjalle dhe ata i hapen syte,i sperkaten me uje qe flet dhe ata filluan te flisnin. Pastaj i thane shtriges qe t’i kthente edhe te tre femijet ne njerez. Shtriga i ktheu ne njerez femijet dhe princi u be me nje familje te madhe. 
Kurse shtrigen e lidhen pas bishtit te kuajve dhe e bridhnin ne te katerta anet e mbreterise derisa asaj i doli shpirti nga vendi. 
Shtriga u zhduk pergjithmone nga faqja e dheut kurse familja jetoi e lumtur.

"NASTRADINI"
miri_love
miri_love

Numri i postimeve : 63
Join date : 29/05/2014

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi