Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Tema Fundit
» Zeqë Gjemajli
“Shqiponja prej Druri” EmptyMon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**

» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
“Shqiponja prej Druri” EmptyTue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania

» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
“Shqiponja prej Druri” EmptyWed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona

» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
“Shqiponja prej Druri” EmptyWed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona

» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
“Shqiponja prej Druri” EmptyWed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona

» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
“Shqiponja prej Druri” EmptyWed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona

» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
“Shqiponja prej Druri” EmptyWed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona

» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
“Shqiponja prej Druri” EmptyWed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona

» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
“Shqiponja prej Druri” EmptyWed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona

Kush është në linjë
29 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 29 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  

Calendar Calendar

Top posting users this month
No user


“Shqiponja prej Druri”

Shko poshtë

“Shqiponja prej Druri” Empty “Shqiponja prej Druri”

Mesazh nga miri_love Fri Jul 18, 2014 1:37 pm

Na ishte nje here nje mbret qe kishte shume sherbetore ne pallat. Ata ishin zdrukthtare,rrobaqepes,pocare etj. Mbreti ishte shume i fiksuar edhe per gjene me te vogel,donte qe cdo gje te ishte e persosur ne pallatin e tij. 
Mjeshtrat nuk kishin te mbaruar dhe cdo mengjes mblidheshin para pallatit dhe prisnin ne radhe qe t’i jepte punen mbreti.
Nje dite,po diskutonte argjendari me zdrukthtarin se kush kishte zanatin me te mire. Argjendari thoshte se zanati i tij nuk ishte i veshtire,vetem rrinte ulur gjithe kohen dhe i jepte forme nje druje. Ndersa zdrukthtari thoshte se ai nuk e kishte zanat te veshtire sepse floriri qe bente ai,ishte i bukur edhe pa perpunuar. 
U hengren sa u hengren me fjale dhe aty doli mbreti. Ai i degjoi dhe duke qeshur tha:
- Qe te dy do te beni dicka te rralle: njeri prej ari,tjetri prej druri. Pastaj une do t’i shoh dhe do te them se cili prej jush eshte me i zoti.
Mbreti i la nje jave kohe. Ata u larguan secili ne shtepine e tyre dhe vrisnin mendjen se cfare te benin qe t’ia kalonin njeri-tjetrit per nga mjeshteria.
Pas nje jave,te dy mjeshtrat erdhen ne pallat. Mbreti thirri edhe gruan me djalin qe te shikonin se cfare kishin sjelle mjeshtrat per te treguar zotesine e tyre.
I pari doli argjendari dhe i tha qe te mbushnin nje govate me uje dhe mbreti urdheroi ta benin. Atehere argjendari nxorri nje rose prej ari dhe e futi ne uje. Ajo filloi te levizte e te lahej. Por mbreteresha e pa dhe tha se ai kishte lyer nje rose me flori. Argjendari u nxeh nga fjalet e saj,e mori rosen dhe i zbertheu krahet,koken dhe kembet. Pastaj e mbertheu dhe e futi perseri ne uje dhe rosa po notonte si me pare. Te gjithe mbeten te mahnitur.
Pastaj i erdhi radha zdrukthtarit dhe ai kerkoi qe te hapnin dritaret. Nxorri nje shqiponje te madhe prej druri,e cila ishte punuar aq mire sa dukej si e vertete. Ai i hipi shqiponjes ne shpine dhe doli nga dritarja duke fluturuar. Te gjithe shkuan ne dritare dhe shikonin te cuditur nga kjo mjeshteri e zdrukthtarit. Pasi fluturoi per disa minuta,ai zbriti poshte ne pallat. 
Mbreti filloi ta pergezonte per mjeshterine e tij dhe po e pyeste si e kishte arritur dicka te tille. Nderkohe qe zdrukthtari po i shpjegonte punen e tij,mbreteresha dha nje klithme. Ajo po i shkonte pas djalit te saj,i cili i hipi shqiponjes dhe u ngrit ne ajer duke fluturuar.
Mbreti u merzit nga kjo gje dhe e qortoi zdrukthtarin,ia vinte atij fajin qe djali i tij i vetem u largua pa lene gjurme. Dhe keshtu e mbyllen ne nje qeli te erret ne bodrum,pastaj tha se nese djali nuk kthehej per dy jave,do te denohej me varje.
Mbreti ate bente me faj sepse ai e kishte ndertuar. Po te mos kishte ndertuar ate shqiponje,djali i tij s’kishte me cfare te largohej.
Nderkohe,princi fluturonte mbi re dhe kenaqej duke shkuar sa majtas-djathtas.
Pasi fluturoi gjate gjithe dites,u ul ne nje vend te larget dhe aty pa nje shtepi te vogel. Ai e zbertheu shqiponjen dhe e futi ne trasten qe kishte ne krahe pastaj shkoi trokiti ne dere. 
Nga shtepia doli nje plake e cila jetonte e vetme,kur djali i tha qe te rrinte ne shtepine e saj sepse kishte ardhur nga larg,ajo pranoi ta mbante per disa dite.
Kur u ulen per te ngrene,djali po e pyeste per te bukurat apo per ndonje kuriozitet te vendit ku jetonte plaka. Dhe ajo i tha se prane saj ishte pallati i mbretit dhe kishte nje kulle te larte ku asnje nuk arrinte dot. Atje ne kulle kishte mbyllur vajzen e tij te vetme sepse kishte frike mos gjente ndonje burre larg vendit. Dhe ai per mos ta humbur,e mbante te burgosur ne ate kulle. 
Princi shkoi per te fjetur por nga mendja nuk i hiqej vajza e mbyllur ne kulle sepse plaka i kishte thene qe ishte edhe shume e bukur. 
Dhe keshtu,ai mbertheu shqiponjen dhe fluturoi prane kulles. Trokiti ne xhamin e dritares dhe kur e pa vajza, u frikesua shume. Por ai e qetesoi,ajo hapi dritaren dhe djali u fut brenda.
Pastaj nisen te bisedonin edhe nuk ngopeshin me bukurine e njeri-tjetrit. Pastaj djali i tha qe te martoheshin bashke. Ajo tha qe pranonte por nuk do e lejonte i ati i saj.
Nderkohe,pas deres ishte dadoja e saj qe e ruante gjithmone dhe i degjoi te gjitha fjalet qe ata thane. Pastaj shkoi me vrap te mbreti dhe ia tregoi te gjitha.
Mbreti e mori vesh qe ai jetonte te shtepia e plakes dhe dergoi rojet ta merrnin. 
Kur e sollen para mbretit,ai ishte shume i nevrikosur dhe bertiti me te madhe:
- Si guxon ti more kusar te thyesh rregullin tim? Neser do te jap urdher te te varin!
Dhe keshtu,te nesermen e nxoren ne shesh dhe do e varnin. Por djali donte te thoshte nje fjale te fundit dhe mbreti nuk ia prishi. Ai kerkoi t’i sillnin trasten qe kishte te shtepia e plakes.
Kur ia sollen trasten,ai mbertheu shqiponjen dhe fluturoi. Te gjithe shikonin te habitur dhe nuk leviznin nga vendi,vetem ndiqnin shqiponjen me sy.
Shkoi te kulla ku rrinte princesha dhe i tha:
- Eja te ikim se tani nuk na kap dot me njeri.
Dhe keshtu mori vajzen edhe fluturuan mbi re.
Nderkohe dy jave po plotesoheshin dhe zdrukthtari rrinte me syte nga qielli. Kur pa shqiponjen u gezua sa me s’ka.
Mbreti perqafoi djalin dhe vajzen qe ai kishte marre me vete.
Keshtu zdrukthtari shpetoi nga vdekja dhe princi u martua me vajzen e kulles. U be nje dasme e madhe ku ishin te ftuar edhe te gjithe mjeshtrat. 

"NASTRADINI"
miri_love
miri_love

Numri i postimeve : 63
Join date : 29/05/2014

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi