Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Tema Fundit
» Zeqë Gjemajli
Ditari i Kosovës/Ne," Çlirimtarët" e Istogut EmptyMon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**

» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
Ditari i Kosovës/Ne," Çlirimtarët" e Istogut EmptyTue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania

» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
Ditari i Kosovës/Ne," Çlirimtarët" e Istogut EmptyWed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona

» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
Ditari i Kosovës/Ne," Çlirimtarët" e Istogut EmptyWed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona

» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
Ditari i Kosovës/Ne," Çlirimtarët" e Istogut EmptyWed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona

» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
Ditari i Kosovës/Ne," Çlirimtarët" e Istogut EmptyWed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona

» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
Ditari i Kosovës/Ne," Çlirimtarët" e Istogut EmptyWed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona

» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
Ditari i Kosovës/Ne," Çlirimtarët" e Istogut EmptyWed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona

» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
Ditari i Kosovës/Ne," Çlirimtarët" e Istogut EmptyWed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona

Kush është në linjë
37 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 37 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  

Calendar Calendar

Top posting users this month
No user


Ditari i Kosovës/Ne," Çlirimtarët" e Istogut

Shko poshtë

Ditari i Kosovës/Ne," Çlirimtarët" e Istogut Empty Ditari i Kosovës/Ne," Çlirimtarët" e Istogut

Mesazh nga Dardania Sat Apr 11, 2015 6:06 pm

Nga Mero Baze

Istogu ishte atë ditë qyteti më i zbrazët në botë. Një rrugë e shkretë, pa asnjë njeri, vitrina të thyera, dyqane të plaçkitura dhe një qetësi vdekjeje. Për një moment hezituam të zbrisnim nga makina, nga droja se ndonjë snajper mund të ishte vendosur ende diku në ndonjë dri- tare.

Krisi më tha të zbrisja unë i pari.

–      Ke qenë në Vlorë, – tha duke qeshur, – s`të gjen gjë.
Për minuta të tëra nuk lëvizi asgjë.

Zbritëm nga makina dhe hymë në disa dyqane të plaçkitura. Shëtitëm rrugëve dhe nuk takuam askënd. Ishte një qytet, të cilit i kishte rënë hija e vdekjes. Shumica e qytetit mbahej e pashkatërruar, por gati të gjitha shtëpitë e shqiptarëve ishin plaçkitur. Që nga e dita djeshme serbët kishin ikur. Ndërsa ne u rinisëm në udhët e tij, në periferi dalluam gjashtë djem shtatlartë, me flokë të lidhura pas, ndoshta paramilitarët e fundit që po largoheshin fushës nga qyteti, duke menduar se kishin ardhur patrullat e NATO-s.

Hyra në bankën e qytetit. Qindra libreza kursimi ishin hedhur në hollin e saj dhe arka ishte plaçkitur. Në ndërtesën e komunës po ashtu s`kishte njeri. Dola nga mbrapa saj, me shpresë se do gjeja njeri. Asgjë, veç disa kakarisjeve të lehta të pulave.

Ne (unë dhe dy gazetarët britanikë) jemi “çlirimtarët” e qytetit. Fillova të bëja humor me UÇK. Iu thashë se po të mburrej kush nga UÇK që kishte çliruar Istogun, do ta denoncoja, se e çliruam vetë.

Ashtu duke bërë humor, por dhe duke u hutuar nga një qytet fantazëm, zbritën kamerat dhe filluan të filmojnë. Aleksi, gazetar i



BBC Word, kërkoi linjën satelitore dhe filloi të raportojë. Një iriq që po sillej i humbur rrugëve, ishte një detaj i fortë i bosha- tisjes së qytetit. Krisi filloi ta filmojë. Unë e trembja me shkop të rrinte në mes të rrugës për të marrë sa më shume sekuenca.

Duke dalë nga skaji verior i qytetit, ndeshëm befas një tufë fëmijësh Të gjithë kishin lidhur nga një shami të kuqe në kokë, ku shkruhej “UÇK”. Duartrokisnin. Me duar përpjetë na bllokuan rrugën dhe unë dola të shihja çfarë ishin këta. M`u hodhën në qafë të gjithë njëherësh. Nuk dija ç`të bëja me gëzimin e tyre. Më kishin marrë vër- tet për çlirimtar të qytetit ose njeri të UÇK, ngaqë flisja shqip dhe po zbrisja nga një makinë me shenja të NATO-s.

Historia e tyre ishte tronditëse. Për rreth tre muaj ata ishin mbaj- tur në një lloj burgu në katin e parë të një shtëpie 200 metra katrorë. Kishin qenë gjithsej rreth 260 vetë. Shumica gra dhe fëmijë. Këta nuk ishin banorë të Istogut, por të fshatrave përreth, të cilët serbët i kishin kthyer nga Prizreni, ndërsa kishin qenë duke ikur për në Shqipëri dhe i kishin futur në një lloj burgu në këtë shtëpi. Në çdo gjysmë ore shko- nin paramilitarët dhe terrorizonin gratë dhe vajzat. I kërcënonin se do t’i përdhunonin.

Arta, një 13-vjeçare e traumatizuar, tha se fshihej pas gjyshes, sa herë që paramilitarët hynin në katin e ndërtesës ku ishin strehuar. “Ka qenë një tmerr, – tha ajo. – Kemi qenë më keq se në burg. Sot po dalim për herë të parë, pasi pamë makinën tuaj dhe na u duk si makinë e NATO-s.”

Një çezmë e përbashkët te dera dhe një tualet kishin qenë ko- moditeti i tyre i vetëm. Ata thanë se serbët kishin ikur dy ditët e fundit dhe kishin kërcënuar sërish se do t’i vrisnin.

Një prej tyre tregoi sesi një rom kishte ardhur dy ditë më parë me një bombë në dorë, pasi militarët i kishin dhënë të pinte, që ta hidhte atë mbi shqiptarët. Kishte qenë dita, kur kishin mbërritur për in- spektim trupat italiane, të cilat e kishin çarmatosur dhe e kishin marrë me vete. “Por sot e kanë lëshuar prapë”, – tha ai. Dikush kërcënohej se do të shkonin ta gjenin ku e kishte shtëpinë.

370780

Pas nesh aty mbërriti organizata “Mjekët pa kufij”, e cila solli ilaçet e para dhe një makinë me ushqime për fëmijë. Tani ata ndiheshin njerëz të lirë, por ishin një bashkësi e formuar në mënyrë të dhunshme dhe nuk e dinin se çfarë do të bëhej me ta dhe kur do të niseshin drejtshtëpive të tyre.

Disa prej tyre, duke menduar se unë do të vazhdoja të rrija atje meta, filluan të më tregonin dhe raportet me njëri-tjetrin. Diçka nuk kishte shkuar mirë. Për tre muaj kishte patur probleme edhe mes tyre. Kishte qenë e vështirë të bashkëjetonin gjyshër të dikujt tjetër, mbesa të dikujt tjetër dhe nipër të dikujt tjetër. Kishte vajza pa prindër, djem pa familje dhe pleq pa të afërm. Iu thashë të qetësoheshin, se do të lajmëronim dikë nga NATO dhe do t`i çonin të gjithë në shtëpi. Arta, vajza që tregoi sa shumë ishte trembur nga serbët, tentoi të ngjitej në makinën tonë.

– Të lutem, mos më lini këtu, – tha. – Kam frikë.
- Nga kush ke frikë? – i thashë. – Serbët ikën. Ne jemi këtu rrotull. -Të lutem, – tha, – më merrni më çoni në Prishtinë.
Ishte diçka që s`ia shpjegonim dot. I premtuam se do të kthe-

heshim pas pak dhe do ta merrnim. Në fakt, thjesht e gënjyem. Thirrëm mënjanë mjekun francez që kishte mbërritur dhe i thamë ta ndante më vete, se ndoshta kishte nevojë për psikolog. Rrëfimet e saj për kër- cënimet për përdhunim ndoshta ishin histori të kryera dhe ajo ishte e tmerruar. Sytë e saj humbisnin tej xhamit të makinës dhe mua m`u duk se po i zmadhoheshin prej tmerrit që ne po e linim vetëm. Në fakt, e lamë në dorë të mjekëve.

Duke dalë nga qyteti, fushave pamë tufa kuajsh që ishin kthyer në gjendje të egër, ndërsa kolegu ynë britanik, Kris, ndali makinën të gjente sërish iriqin që kishte marrë guximin të shëtiste në rrugët e boshatisura të qytetit, që ishte ndoshta i vetmi qytet në botë pa banorë.
Dardania
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1625
Join date : 13/05/2011
Age : 37

https://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi