Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Tema Fundit
» Zeqë Gjemajli
Zhvillimi i Fëmijës 6-9 Muaj EmptyMon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**

» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
Zhvillimi i Fëmijës 6-9 Muaj EmptyTue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania

» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
Zhvillimi i Fëmijës 6-9 Muaj EmptyWed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona

» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
Zhvillimi i Fëmijës 6-9 Muaj EmptyWed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona

» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
Zhvillimi i Fëmijës 6-9 Muaj EmptyWed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona

» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
Zhvillimi i Fëmijës 6-9 Muaj EmptyWed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona

» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
Zhvillimi i Fëmijës 6-9 Muaj EmptyWed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona

» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
Zhvillimi i Fëmijës 6-9 Muaj EmptyWed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona

» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
Zhvillimi i Fëmijës 6-9 Muaj EmptyWed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona

Kush është në linjë
37 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 37 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  

Calendar Calendar

Top posting users this month
No user


Zhvillimi i Fëmijës 6-9 Muaj

Shko poshtë

Zhvillimi i Fëmijës 6-9 Muaj Empty Zhvillimi i Fëmijës 6-9 Muaj

Mesazh nga Dardania Sat Apr 18, 2015 9:29 pm

Zhvillimi social dhe emocional Diku rreth muajit të gjashtë foshnja e kupton që është person më vehte dhe se edhe ju jeni person më vehte, andaj brengoset nëse nuk ju sheh ose nëse nuk ju ndjen në afërsi. Fillon të njoh ndjenja të ndryshme dhe senzacione-p.sh., ndjenjë urie ose ndjenjë që është i vetëm. Ajo është e aftë ta kuptojë çka është e rëndësishme për të, p.sh. anëtarët e familjes. I shpreh ndjenjat e saj-p.sh. dëshira ta merrni në duar ose t'i jepni ndonjë lodër. Kënaqet të flasë apo të luajë me ndonjë, kjo është mosha kur fëmija është shumë i shoqërueshëm.


Zhvillimi motorik Në këtë periudhë foshnja fut në gojë gjithçka. Buzët dhe gjuha janë pjesët më të ndjeshme të trupit dhe përmes tyre fëmija merr të dhëna për formën, përbërjen dhe shijen. Fillon të haj ë ushqim të fortë, në fillim e miksuar e më vonë vetëm e imtësuar, nën kontrollin tuaj. Për të është e vështirë të përtyp, pasi gjer atëherë vetëm ka thithur, prandaj mund ta mbajë ushqimin në gojë. Mëson që diçka guxon ta gëlltis si për shembull ushqimin, e diçka jo, p.sh. lodrën. Gjatë këtyre katër muajve fëmija juaj do të jetë i aftë: Të kthehet nga barkas në shpinë dhe anasjelltas. Të rrijë vetëm ca çaste nëse e veni në pozitë të ulur, më vonë do të mësojë të rrijë edhe pa e mbajtur. Të ngrihet kur është i shtrirë në bark. I shtrirë në bark, fillon të lëviz në fillim në stil komandos (duke u shtyrë me duart) e pastaj zvarritet. E kap trokatësen dhe e shkund. E kalon lodrën nga njëra dorë në tjetrën. I kap këmbët, luan me to dhe i fut në gojë. Të parit dhe të dëgjuarit Foshnja juaj është e aftë të: Fokusojë sende të vogla, pasi që tashmë muskujt e syve funksionojnë mirë. Percepton thellësi, prandaj frikësohet nga lartësia dhe nga rrëzimi. Kthehet kah zërave dhe tingujve që i njeh. Vetë prodhon tinguj, jo vetëm verbalisht por edhe duke i goditur sendet.

Të folurit dhe gjuha Tingujt që i krijon ngjasojnë në fjalë të vërteta. Fëmija juaj: Sigurisht do të shqiptojë njera pas tjetrës një zanore dhe një bashkëtingëllore, si nëna ose babi. Fjala “nëna” është fjala e parë që ndoshta do ta thotë, por jo se e kupton domethënien e saj. Mëson të shfrytëzojë tinguj të ndryshëm kështu që do të mësojë si të reagojë në to. Kënaqet në zërat që i krijon. Eksperimenton me imitimin e tingujve të ndryshëm, si klik, zëra të ndryshëm me buzët si dhe me zëra që ngjasojnë në fjalë. Shfrytëzon më shumë fjalë dhe zëra të ndryshëm që të shprehë emocione të ndryshme. Ndëgjon me vëmendje kur flisni, dhe mundohet t'ju përgjigjet duke shfrytëzuar tinguj bebesh të pakuptueshëm Si ta nxisni zhvillimin e fëmijës tuaj? Bebet kanë nevojë më të madhe për të qënë në komunikim me njërëzit tjerë, se sa të luajnë me lodra. I flisni duke e parë në sy. Luani lojra si “këtu është hunda jote e kjo është hunda e nënës” Luani lojra me kapjen dhe lëshimin e lodrës nga dora, më shumë herë (fëmijët e duan këtë lojë në këtë moshë). Luani symbyllazi në atë mënyrë që ta fshihni fytyrën tuaj pas ndonjë libri dhe ngjashëm. Pastaj, thireni në emër kur do të paraqiteni. Shenja që sugjerojnë për pengesë në zhvillimin Fëmijët zhvillohen me shpejtësi të ndryshme, kështu që nëse fëmija juaj nuk mund t'i bëjë të gjitha gjërat që janë të përmendura më lartë nuk do të thotë që ka pengesë në zhvillim. Megjithatë, nëse dallon shumë nga fëmijët e tjerë të moshës së tij, ose nëse jeni të brengosur për zhvillimin e tij ose ju duket që ngec, kërkoni ndihmë profesionale (pediatër). Shenjat që sugjerojnë në pengesa në zhvillim përfshijnë: Nuk mund të rrijnë ulur. Nuk buzëqeshin e as qeshin në zë. Pamundësi të kapin dhe të mbajnë sende. Nuk mund të kapin një send dhe ta fusin në gojë. Nuk kthehen kur i thërrisni në emër. Tregojnë rezistencë gjatë dhënies së ushqimit të fortë. Pamundësi të krijojnë tinguj dhe zëra të ndryshëm. Pamundësi për të kontaktuar me shikim. Nuk shfaqin gëzim kur i shohin të afërmit. Duken sikur nuk e njohin nënën e tyre dhe anëtarët e tjerë të familjes. Ku të drejtoheni për ndihmë Pediatri juaj. Klinika e Pediatrisë – Ambulanca Konsultative e Ne urologjisë
Dardania
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1625
Join date : 13/05/2011
Age : 37

https://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi