Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Tema Fundit
» Zeqë Gjemajli
Zhvillimi i Fëmijës 9-12 Muaj EmptyMon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**

» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
Zhvillimi i Fëmijës 9-12 Muaj EmptyTue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania

» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
Zhvillimi i Fëmijës 9-12 Muaj EmptyWed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona

» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
Zhvillimi i Fëmijës 9-12 Muaj EmptyWed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona

» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
Zhvillimi i Fëmijës 9-12 Muaj EmptyWed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona

» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
Zhvillimi i Fëmijës 9-12 Muaj EmptyWed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona

» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
Zhvillimi i Fëmijës 9-12 Muaj EmptyWed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona

» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
Zhvillimi i Fëmijës 9-12 Muaj EmptyWed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona

» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
Zhvillimi i Fëmijës 9-12 Muaj EmptyWed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona

Kush është në linjë
31 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 31 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  

Calendar Calendar

Top posting users this month
No user


Zhvillimi i Fëmijës 9-12 Muaj

Shko poshtë

Zhvillimi i Fëmijës 9-12 Muaj Empty Zhvillimi i Fëmijës 9-12 Muaj

Mesazh nga Dardania Sat Apr 18, 2015 9:33 pm

Zhvillimi social dhe emocional Fëmija juaj “flet” duke prodhuar zëra të njohshëm, do që t'i flisni dhe t'i përsërisni fjalë të thjeshta. Zakonisht frikësohet nga të panjohur, por formon relacione të posaçme me anëtarët e familjes. Personaliteti i tij u bëhet më i qartë. Karakteristikat e zhvillimit në këtë periudhë janë këto: Ata e dinë se kur dilni jashtë e kur do të ktheheni, dhe se ju jeni këtu, edhe pse nuk mund t'ju shohin-loja e tyre e preferuar ende është symbyllazi. Ata ende mendojnë që nëse ata nuk ju shohin juve, edhe ju nuk i shihni ata. Kuptojnë se janë persona të veçantë dhe mund ta njohin vehten në pasqyrë. Tashmë kanë krijuar konkluzione rreth asaj se ç'duan e çfarë nuk duan -kundërvihen nëse orvateni të bëni restrikcione të caktuara. Qeshin dhe “llomotisin” dhe mundohen të kyçen në konverzacion. Mund të imitojnë lëvizje të thejshta me duart p.sh. “u bie shuplakave” ose “pa-pa”. Ata janë shumë të ndjeshëm, të varur nga ju dhe të kujdesshëm me të huaj.

Zhvillimi motorik Kthesa e madhe në zhvillimin motorik është kur do fillojnë të lëvizin vetë. Mund të shtyhen me duart, të lakohen ose të zvarriten. Ose të ecin me ndihmën e dubakut. Problemi kryesor tani është siguria. Duhet t'i siguroni të gjitha pikat e rrezikshme në shtëpi, të jenë larg fëmijës. Për këtë periudhë karakteristike është: Orvaten të ngrihen duke u mbajtur për mobiljesh. Disa bebe ecin, edhe pse shumica do të fillojnë të ecin gjatë muajve që vijojnë. Mund të kapin ndonjë send, me ndihmën e gishtave. Tregojnë kah sendet me gisht dhe mund të mbartin sendin nga njëra dorë te tjetra. Nuk munden ta vendosin sendin te vendi por shpesh e hedhin nëse u bezdiset. Nuk mund të rrijnë ulur gjatë nëse nuk i mbani. Është e mundshme që të fillojnë të ushqehen vetë, të ulur në karrike speciale, por zakonisht më interesant e kanë ta thithin ose ta mbajnë ushqimin në gojë se sa ta hanë. Mund të pijnë nga gotë speciale për ta.

Gjuha dhe të folurit Bebeja juaj e kupton qëllimin e bisedës, dhe nëse nuk mund të shqiptojë fjalë të kuptueshme, “flet” me ju me intonacion të saktë të zërit. Bebeja juaj: Mund të thotë fjalë të thjeshta si në-na, ba-ba. I njeh disa fjalë. Lëviz me kokën që të thotë jo. Tingujt që i prodhon tashmë janë më specifike për gjuhën e tij personale. Do muzikë dhe ritëm, dhe kërcen dhe luan pas ritmit. Do përsëritje të këngëve. Si ta nxisni zhvillimin? Fëmijët e kësaj moshe më shumë duan që të jenë me njerëz, por tregojnë interes edhe për lodra sidomos për lodra që lëvizin dhe bëjnë zhurmë. Sugjerimet që vijojnë ndikojnë në mënyrë nxitëse për zhvillimin: I bëni kuti në kuzhinë, të cilën ai vetë mund ta mbyllë dhe ta hapë. I jepni kusi dhe lugë që të trokasë. I këndoni këngë dhe ia përsëritni refrenet. Vallëzoni me të derisa i këndoni. Furnizohuni me libra të zakonshëm me fotografi të qarta (libra të ilustruar). Luani symbyllazi. I flisni shumë. Uleni te vendi i tij dhe e rrethoheni me lodra që të luajë. I jepni të ngasë troler ose karrocë të vogël. Shenja që sugjerojnë në pengesa në zhvillim Fëmijët zhvillohen me shpejtësi të ndryshme, kështu që nëse fëmija juaj nuk mund t'i bëjë të gjitha gjërat që janë të përmendura më lartë nuk do të thotë që ka pengesë në zhvillim. Megjithatë, nëse dallon shumë nga fëmijët tjerë të moshës së tij, ose nëse jeni të brengosur për zhvillimin e tij ose ju duket që ngec, kërkoni ndihmë profesionale (pediatër). Shenjat që sugjerojnë në pengesa në zhvillim përfshijnë: Nuk tregon gëzim kur sheh person që e njeh. Nuk tregon frikë kur e largojnë nga ai që kujdeset për të. Nuk rri ulur në moshë prej 9-10 muajsh. Nuk fillon të lëviz përreth, në asnjë mënyrë. Nuk interesohet për sendet. Gugatja nuk bëhet më komplekse. Nuk gugat në konverzacion me të tjerë. Ku të drejtoheni për ndihmë? Pediatri juaj Instituti për Nëna dhe Fëmijë Klinika e Pediatrisë, Ambulanca Konsultative Neurologjike.
Dardania
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1625
Join date : 13/05/2011
Age : 37

https://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi