Kush është në linjë
31 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 31 vizitorë :: 1 BotAsnjë
Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruarAnëtari më i ri LenoreEnriquez
Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
Top posting users this month
No user |
Karakteri i Lidhjeve Martesore para Çlirimit
Faqja 1 e 1
Karakteri i Lidhjeve Martesore para Çlirimit
(Gjysma e dytë e shek. XIX deri në prag të Çlirimit). Martesa është një nga ngjarjet më të rëndësishme të jetës së njeriut. Ajo është baza e krijimit të familjes. Martesa dhe familja, si dukuri shoqërore, kanë karakter historik. Në procesin e zhvillimit të shoqërisë ato pësojnë ndryshime. Ndryshimet e bazës ekonomike, të strukturës social-klasore, të rendit politik, të jetës shpirtërore etj. kanë sjellë ndryshime në martesë e në familje, në format e tyre, në përmbajtjen dhe funksionet e tyre shoqërore. Por, siç dihet, ndryshimet e jetës shoqërore nuk pasqyrohen menjëherë në familje dhe në martesë, prandaj, shpeshherë, në zakonet e jetës familjare e të martesës, ndeshen mbeturina, që u takojnë formacioneve ekonomiko-shoqërore të kaluara, madje edhe shoqërisë së lashtë.
Në këtë punim do të përqendrohemi më tepër në martesën që i përgjigjet familjes fshatare, e cila, para Çlirimit, përbënte shumicën dërrmuese të familjes shqiptare dhe karakterizohej nga mbeturina patriarkale. Në të njëjtën kohë do të prekim edhe martesat në klasat dhe shtresat e tjera të shoqërisë.
Në popullin tonë, në gjysmën e dytë të shekullit XIX deri në vitin 1929 (me vendosjen e Kodit Civil të mbretërisë shqiptare) martesat lidheshin sipas normave të së drejtës zakonore shqiptare. Por normat e kësaj së drejte në krahinat dhe zonat e viseve të ndryshme shqiptare nuk zbatoheshin njësoj. Në zonat malore ato ishin më të forta, ndërsa në zonat e ulëta dhe në qytete ishin dobësuar mjaft, duke u zëvendësuar me norma të reja, që i përgjigjeshin zhvillimit më të madh ekonomik e shoqëror të këtyre zonave.
Edhe në lidhjet martesore brenda zonave fshatare, vihen re ndryshime, që janë si pasojë e ndikimit të normave të së drejtës kanonike dhe të së drejtës së sheriatit mbi të drejtën zakonore.
Por, pavarësisht nga larmia e zakoneve të martesës që vihet re në popullin tonë, në të vërtetë në to duket qartë njësia e tyre, të cilën jemi përpjekur ta nxjerrim në pah. Deri në prag të Çlirimit në vendin tonë martesa ruajti, në përgjithësi, karakterin e lidhjeve të vjetra të saj : një marrëveshje e bërë midis dy familjesh ose midis prindërish, pa pyetur ata që do të martoheshin. Kjo ishte një dukuri e përgjithshme për shqiptarët. Por, më e theksuar ka qenë në klasat e pasura që nusen e djalit të kërkonin ta gjenin doemos nga klasa e tyre. Për këto familje martesa ishte më shumë një marrëveshje për forcimin e pozitës së tyre, fuqisë dhe pasurisë së shtëpisë. Rolin vendimtar këtu duhej ta luanin interesat e shtëpisë dhe jo dëshirat e të rinjve. «Nga interesi ekonomik, —shkruan shoku Enver Hoxha, — lind «epërsia» e mashkullit mbi femrën, lind autoriteti patriarkal mbi fëmijët, lindin martesat pa dashuri, por të pleksura të autorizuara nga prindërit dhe të palejueshme pa pëlqimin e tyre».1
Në zonat malore, marrëdhëniet familjare martesore trajtoheshin kryesisht sipas normave të së drejtës zakonore.
Sipas saj, djali dhe vajza nuk kanë të drejtë të mendojnë për martesën e vet. «Djali sa të ketë prind, — thuhet në Kanunin e Lekë Dukagjinit, — s'ka tagër me mendue për martesë të vet».2 Kjo ishte më e theksuar për vajzën, e cila, edhe nëse nuk i kishte prindërit nuk kishte të drejtë «me mendue për martesë të vet, tagri asht në dorë të vëllazënve e të kushërinjve, ajo do të shkojë për atë për të cilën ta fejojnë».3 Të njëjtat norma përfshihen edhe në Kanunin e Skënderbeut, në Shartet e Idriz Sulit etj. Materiali i mbledhur prej nesh dhe të dhënat e shumta që ndodhen në arkivin etnografik trogojnë se, në përgjithësi, të rinjtë nuk pyeteshin për këtë ngjarje kaq të rëndësishme të jetës së tyre. Në krahinat me fshatarë pronarë të vegjël dhe në zonat çifligare, megjithëse e drejta zakonore ishte dobësuar mjaft, normat e saj të martesës, të gërshetuara me normat e së drejtës kanonike dhe të sheriatit, qëndruan më gjatë dhe ishin ato që rregullonin lidhjet martesore. Megjithatë, të rinjtë (sidomos djemtë) pyeteshin, por mendimi i tyre në përgjithësi nuk mund të prishte dëshirën e prindërve.
Kështu ka ndodhur edhe në shtresat zejtare dhe tregtare të qytetit, ku familje të ndryshme të së njëjtës klasë ose shtresë lidheshin me krushqi ndërmjet tyre. Krushqia më e përshtatshme edhe në këtë pjesë të popullsisë së qyteteve, varej jo nga dëshira e të rinjve, por nga interesi i familjes, pavarësisht se merrej miratimi formal i të rinjve.
Pa dyshim, pushteti absolut i prindit i detyrohej dhe pozitës që zinin fëmijët në ekonominë e shtëpisë. Në shumë zona djali nuk kishte pasuri të vetën. Pasuria ishte e përqendruar në dorëin e zotit të shtëpisë. Kështu që fëmija, së bashku me të tjerët, ishte e detyruar të punonte në pronën e përbashkët të familjes. Duke mos pasur asnjë lloj të ardhure, i riu nuk ishte në gjendje të përballonte shpenzimet për martesën e vet, (përgatitjet e pajës, harxhimet për dasmën etj.).
Në një pozitë akoma më të nënshtruar ka qenë vajza, e cila nuk pyetej për këtë çështje. Zënia i bëhej e ditur nga e ëma ose ndonjë grua tjetër e shtëpisë. Në kushtet e ekzistencës së moralit feudo-patriarkal, vajzës as që i shkonte ndërmend ndonjëherë se mund të plotësoheshin ëndrrat e rinisë së saj, prandaj ajo shkonte për atë me të cilin e fejonin. «Në Shqipëri, — shkruante Pashko Vasa, — kurrë nuk pyeten zemrat e vashave, kur është fjala për martesë, prindërit bëjnë si duen vetë me to. Të ankohej ose të reagonte kundër vullnetit atëror, kjo gjë do të ishte një krim që vajza e ndershme nuk do të guxonte kurrë ta bënte».4
Për zgjedhjen e nuses kujdesej i zoti i shtëpisë, i cili këshillohej jo vetëm me burrat e familjes, por, shpeshherë, edhe me burrat e vëllazërisë dhe të farefisit të vet. Në krahinat ku vepronte e drejta zakonore, veçanërisht në zonat malore me zhvillim ekonomik e shoqëror më të ulët, autoriteti i të zotit të shtëpisë shfaqej më i fuqishëm dhe fjala e tij vështirë se mund të shkelej. Ndërsa në fshatrat me çifligje me fshatarë të zhveshur nga pronësia mbi tokën, autoriteti i tij ishte më i vogël dhe prandaj ndodhte ndonjëherë që të rinjtë të martoheshin pa pëlqimin e prindërve. Por në këto zona ushtronin një ndikim të madh beu dhe agai, të cilët shpeshherë i detyronin të rinjtë të merrnin si bashkëshortë të zgjedhurit e tyre.
Në zonat pranë qyteteve, në vetë qytetet dhe veçanërisht në disa krahina të Shqipërisë Jugore dhe Juglindore vihet re një farë largimi nga këto parime patriarkale-feudale. Në klasat e pasura, sidomos të qytetit, po edhe të fshatit, autoriteti i prindit po merrte tiparet e pushtetit patriarkal-borgjez, i cili më shumë e rnë hapët se kushdo i shihte të gjitha marrëdhëniet nën prizmin e parasë e të fitimit.5
Në përgjithësi, me anë të martesës, i zoti i shtëpisë përpiqej të forconte pozitën ekonomike dhe shoqërore, duke lidhur krushqi me shtëpi të së njëjtës shtresë. Në zgjedhjen e nuses ai kujdesej që vajza të qe në rangun e tij, nga shtëpi e mirë, me kamje, punëtore. Nga ana e tij, edhe babai i vajzës kishte të njëjtat kërkesa për djalin. Sigurisht, duhet bërë dallimi i lidhjeve martesore në mes klasave dhe shtresave të ndryshme të popullsisë. Nuk ndodhte që të lidheshin martesa mes familjesh të pasura dhe të varfra. Marjtesa behej brenda klasës apo shtresës së popullsisë, kjo ishte e përgjithshmja. Megjithatë, ka pasur raste që djem nga klasat e pasura (nganjëherë edhe me të meta fizike e mendore) ose burra të kaluar në moshë, të merrnin vajza nga shtresa të varfra. Në popullin tonë ndërmjetësimin për martesën e dy të rinjve mund ta merrte kushdo që njihte të dy familjet dhe që e shikonte të përshtatshme lidhjen e tyre me krushqi. Por, kudo në Shqipëri, një rol të madh në këtë drejtim kanë luajtur bijat e martuara, të cilat bëheshin ndërmjetëse për martesën e motrës, kushërirës, vëllait apo kushëririt të tyre. Dhe, pavarësisht se kush do ta bënte rekomandimin, si rregull, iniciativën për kërkesë e merrte pala e djalit. Ka pasur edhe raste që ana e vajzës të bënte kërkesë. Sigurisht, kjo e fundit nuk ka të bëjë dhe nuk është mbeturinë e formës së vjetër të ndërmjetësimit, që i përket periudhës së matriarkatit, kur nëna interesohej dhe ndërhynte për martesën e fëmijëve. Kjo është një dukuri e vonë, që, sipas mendimit tonë, përkon me zhvillimin e marrëdhënieve kapitaliste në Shqipëri. Ky lloj ndërmjetësimi praktikohej më shumë në shtresat e pasura të popullsisë dhe zbatohej më tepër në qytete.

Re: Karakteri i Lidhjeve Martesore para Çlirimit
Karakteri i Lidhjeve Martesore para Çlirimit
Në fillimin e saj shenja, siç duket, ka qenë një objekt i vetëm që nuk shoqërohej me ndonjë plaçkë tjetër. Më vonë u shoqërua me një numër të caktuar objektesh dhe, shpeshherë, edhe me të holla. Duke iu referuar materialit tonë për krahinat e ndryshme të Shqipërisë, vemë re se kjo dukuri na paraqitet si më poshtë : Në Malësi të Madhe, pasi merrej miratimi për zënien e vajzës, caktohej afati, kur do të dorëzohej «çmimi i nuses». Në këtë datë i zoti i shtëpisë apo shkuesi dorëzonte pjesën e parë të «çmimit», domethënë paret e unazës, që përbënin kaparin. Me kursin e sotëm të të hollave kjo shumë arrinte deri në 500 lekë. Zakonisht shumën e të hollave e kërkonte miku.Në Malësi të Gjakovës, para se të pihej kafja e zënies, shkuesi merrej vesh për punën e «mesitit», shpërblimit që pala e djalit duhej t'ia jepte anës së vajzës. Mesiti në fillim shprehej me dhurata të ndryshme për të afërmit e vajzës, si p.sh. : të atit një dhjetëshe turke (revole), vëllait një mauzer, dajës së vajzës një sahat me qostek, s'ëmës dhjetë kokë dhi. Më vonë «mesiti» u kërkua në të holla që arrinin 3000 deri në 5000 lekë21. Në Nikaj-Mërtur, gjatë kohës së zënies së vajzës lihej si kapar një shumë të holla, të cilat i merrte i zoti i shtëpisë. Në fillim vlera e kaparit ishte e papërfillshme : një mexhide, një koronë ose një lek. Ka pasur raste që si kapar është përdorur një shami, një sapun, madje edhe një cigare duhan. Por, këto shërbenin vetëm sa për zënien e vajzës. Më vonë bëhej marrëveshja për «pazarin e cikës», që zakonisht pritej 12 qese serme (baraz me 12 napolona flori). Nga këto, gjysma ishin të hollat e unazës, 6 napolona (baraz me 3000 deri në 4000 lekë)22. Në Lumë (Kukës), kur vinte mahrama (një shami që i jepej shkuesit si shenjë se i ati pranonte të jepte vajzën), familja e djalit, me anën e shkuesit, i çonte vajzës disa dhurata si lesh, pambuk, bojëra të ndryshme etj., si dhe disa të holla që quheshin «pare hupsa», sepse nuk llogariteshin në «forcë», në shumën që do t'i caktohej dhëndrit për nusen23. Edhe në fshatin Golaj të rrethit të Kukësit familja e djalit çonte 500 deri 2000 lekë si kapar për zënien e vajzës24.
Në Domgjon (Mirditë), natën e zënies së vajzës, prindi i djalit së bashku me shkuesin lëshonin unazën, një shami dhe një sasi të hollash, që arrinin 3000 deri 5000 lekë. Unaza dhe shamia i takonin nuses, kurse të hollat familjes së saj25. Në Fushë-Arrëz (Pukë), pala e djalit çonte shenjën, që përbëhej nga një unazë e një rubë e kuqe, si dhe një shumë të hollash26. Në Lezhë, me këtë rast përveç unazës së argjëndtë dhe shamisë (që ishin të vajzës) shtëpia e djalit dërgonte edhe disa të holla, sasia e të cilave varej sipas kërkesës së mikut. Në qoftë se miku tregohej i arsyeshëm, atëherë shuma ishte e vogël dhe arrinte deri në 300 lekë. Por, kishte raste kur ai kërkonte 1000 lekë. Këto të holla shërbenin si kapar, quheshin pare nan gju dhe përdoreshin nga i zoti i shtëpisë si të donte27.
Si shenjë në Mat cohej një unazë, një shami dhe 200 grosh28. Ndërsa në Mirditë shenja zakonisht ishte më e shtrenjtë. Në Kushnen, në të kaluarën, paguanin një shumë që shkonte nga 3000 deri në 4000 lekë29. Po kaq paguanin edhe në Kthellë të Epërme dhe në bajraqet e tjera të Mirditës. Për zonën e Kurbinit30 kemi këtë të dhënë: Ditën e zënies së vajzës i ati i djalit dërgonte në shtëpinë e vajzës shenjën, që përbëhej nga një unazë, një shami mëndafshi dhe një peshtaf, brenda të cilit vendoseshin sendet e tualetit. Veç këtyre, babai i dhëndrit dërgonte edhe 500 deri në 2500 lekë (kjo varej nga gjendja ekonomike e shtëpisë së djalit), të cilat, të shumtën e herëve, shpërdoroheshin nga pala e vajzës. Kishte edhe raste kur këto të holla familja i përdorte për përgatitjen e rrobave të vajzës.
Edhe në krahinën e Tiranës,31 sidomos në Malësi, pala e dhëndrit paguante një sasi të hollash për zënien e vajzës. Në Hasdushk (Rrogozhinë) dhe në Rostej33 (Durrës) familja e djalit i jepte një sasi të hollash palës së vajzës. Shuma e tyre caktohej nga i ati i kësaj dhe nga shkuesi. Duke zbritur në krahinat e Jugut kjo dukuri paraqitej e zbehtë ose nuk shfaqej fare. Në Korçë dhe rrethet e saj, në Ersekë, Përmet, në disa zona të Gjirokastrës (Lunxhëri, Zagori qytet), në Çamëri e ndonjë vend tjetër kapari nuk përdorej. Ndërsa në Bërzeshtë34 (Librazhd) kjo dukej shumë qartë. Ka qenë zakon që, për të zënë një vajzë, babai i djalit atë ditë që çonte nishanet, i jepte të atit të vajzës nëpërmjet shkuesit një sasi të hollash si kapar, për të siguruar zënien.
Nga të dhënat e mësipërme, del se kjo dukuri ka qenë më e theksuar në zonat malore, ndërsa në zonat me fshatarë të vegjël dhe çifçinj pothuaj nuk paraqitej fare. Megjithatë mendojmë se në një të kaluar të largët kjo dukuri ka qenë për gjithë shqiptarët. Këtë, siç do ta shohim edhe më poshtë, na e tregon e drejta e anës së vajzës për të kërkuar shpenzimet e pajës nga shtëpia e djalit, gjë që shfaqej edhe në zonat jomalore. Por, edhe atje ku nuk shfaqej, të dy palët bënin përgatitje për martesën dhe shpenzimet ishin të dyanshme. Në këto zona kishte marrë një zhvillim të madh shkëmbimi i nishaneve. Sigurisht duhet bërë dallimi ndërmjet shtresave dhe klasave të shoqërisë shqiptare të asaj kohe: klasat e pasura paguanin më shumë për nishanin. Por, edhe në shtresat e mesme dhe, në një masë më të vogël, edhe në shtresat e varfra të popullsisë, nën ndikimin e drejtpërdrejtë të shtresave të pasura, shkëmbimi i nishaneve mori një përhapje të madhe, duke u bërë një barrë e rëndë për ekonominë e shtëpisë.
Shkëmbimi i nishaneve, që praktikohej më shumë në jug të Shqipërisë dhe në qytete, mori një zhvillim të madh veçanërisht nga gjysma e dytë e shek. XIX deri në prag të Çlirimit, kur Shqipëria kishte hyrë tashmë në rrugën e zhvillimit të marrëdhënieve kapitaliste. E theksuar ka qenë në qytetet e Korçës, Shkodrës, Gjirokastrës, Tiranës, Beratit, Vlorës etj. dhe në fshatrat rreth qyteteve të jugut. Madje, në Korçë kjo kishte marrë formën e një gare midis familjeve të ndryshme, kush të shpenzonte më shumë. Kaq e vërtetë është kjo, sa në vitin 1826 burrat e komunitetit ortodoks të Varoshit të Korçës, duke parë shpenzimet e tepërta që bëheshin me rastin e lindjeve, fejesave, martesave dhe vdekjeve, morën vendime të posaçme për kufizimin e tyre. Vendimet e vitit 182635 për kufizimin e ceremonive dhe shpenzimeve familjare gjatë kohës së fejesës dhe të martesës, dolën nga nevoja e kohës, pasi ato rëndonin shumë ekonomitë e familjeve dhe masat e gjera nuk u bënin dot ballë. Këto vendime kufizonin në një masë të mirë shpenzimet që bëheshin për fejesa e martesa. Por, më vonë, në vitin 1835,36 mbledhja e gjerë e meshkujve të rritur të komunitetit të Varoshit, duke shqyrtuar vendimet e marra më 1826, në kushte të reja, zgjeroi këto vendime dhe 1ejoi të bëheshin shpenzime më të mëdha.
Gjatë gjysmës së dytë të shek. XIX shpenzimet për fejesat dhe martesat u zgjeruan akoma më shumë, sidomos në shtresat e borgjezisë së re tregtare dhe të zanatcinjve të qytetit, të cilët përpiqeshin të imitonin shtresën e borgjezisë tregtare të Selanikut e të Manastirit, me të cilët ishin në kontakt. Kjo gjë u shtri edhe në shtresat e tjera të qytetit. Prandaj, duke parë përmasat e mëdha që kishin marrë këto shpenzime, banorët e qytetit iu drejtuan Këshillit të pleqve të Komunitetit për kufizimin e tyre. Që në vitin 190537, nga Komuniteti ortodoks i Varoshit të Korçës u hartua «Kanonizma e re» që kufizonte shpenzimet për lindjet, fejesat, martesat dhe vdekjet. Lidhur me fejesat, kufizoheshin shpenzimet në ceremoninë e shkëmbimit të nishaneve e të tjera. Nyja 6 e kësaj kanonizme thotë: «Që sot e tutje shkëmbimi i nishanit38 të bëhet jo zyrtarisht39, të pritet zakoni që prindërit e të fejuarit dhe prindërit e së fejuarës, të afërmit dhe miqtë për këtë qëllim (që të marrin pjesë në ceremonitë e shkëmbimit të nishanit), të mos shkojnë (për të dëfryer) një palë me tjetrën në shtëpinë e të fejuarve. Edhe në qytetin e Shkodrës zënia e vajzës bëhej me shpenzime të mëdha. Për këtë, në vitin 1910 dolën sullat (rregullat) për kufizimin e tyre. «Fejesat pas sodit, thuhet në këto sulle, kanë për t'u ba në këtë mënyrë: Pare as dupe nuk guxon me dhanë kërkush sado zengjin që të jetë»41... Më poshtë caktohej shuma e sendeve që duhej t'i dërgoheshin nuses ditën e fejesës dhe vlera e secilës prej tyre. Por edhe pse u morën këto vendime që, për kohën, ishin pozitive, sepse luftonin zakonin e keq të shpenzimeve të tepërta në fejesa dhe në martesa, harxhimet jo vetëm nuk u kufizuan, por u shtuan edhe më shumë, veçanërisht në shtresat e pasura të qytetit. Dhe, nën ndikimin e qytetit, kjo dukuri u shtri edhe në fshatrat dhe në disa qytete të tjera si: në Ersekë, Leskovik, Përmet, etj. duke u bërë kështu, një sëmundje që sa vinte e shtohej. Ajo që e rëndonte më shumë ekonominë e familjeve, ishte pagesa e palës së dhëndrit për përgatitjen e nuses apo zakoni që përgatitjet t'i bënin të dy palët ose pjesën më të madhe ta bënte nusja (gjë që shprehej edhe në dhënien e prikës). Por kjo dukuri nuk paraqitej kudo njëlloj. Në zonat malore, në ndonjë rast edhe në zonat me fshatarë të vegjël dhe çifçinj, për pajën e nuses paguante shtëpia e dhëndrit. Për ta parë këtë më konkretisht po paraqesim materiale për disa krahina dhe zona të vendit tonë. Në Malësi të Madhe42, në fillim të shekullit tonë, për zënien e një vajze paguhej 70 deri 140 korona dhe nganjëherë edhe 600. Shu«Për teshat e vajzës paguante vetëm pala e djalit», thuhet në një material nga zona e Nikaj-Mërturit. Vlera arrinte deri në 5000 lekë dhe gjysma paguhej në të holla dhe gjysina në natyrë. Sipas një të dhëne që kemi për krahinën e Lumës45, gjatë regjimit të Zogut, në kohën e zënies së vajzës, i ati i djalit «priste forcën, këpucët», domethënë merrte vesh se sa të holla duhej t'i dërgonte mikut. Kjo shumë arrinte 20 deri në 30 napolona. Vërtetë miku i merrte të hollat, por ai i kthente përsëri në një formë tjetër, në plaçkat që përgatiteshin për vajzën. Në Pukë46, në të kaluarën, pala e vajzës i përgatiste gjithë rrobat e saj, por të hollat për këto i paguante pala e djalit. Në Mat47 «pritet hesapi» gjashtë muaj para dasmës. Shkuesi me prindin dhe disa nga farefisi i vajzës shkonin në shtëpinë e djalit dhe aty caktonin sa rroba duhej të bënte dhëndri për nusen, numrin e dyshekëve, velenxave dhe qilimave, si dhe orenditë e kuzhinës. Në Lezhë48 dhe në malësi të saj ana e vajzës i kërkonte anës së djalit të gjitha shpenzimet për rrobat e nuses. Të hollat paguheshin herë pas here gjatë periudhës së fejesës dhe arrinin deri në 7000 lekë. Zakonisht, në Mirditë49 të gjitha rrobat e nuses bëheshin me të hollat që dërgonte pala e dhëndrit dhe arrinin në 7000 deri në 8000 lekë. Por, përveç këtyre, kur caktohej dita e dasmës, «priteshin këpucë», që ishte detyrimi i dytë i palës së dhëndrit kundrejt asaj të nuses dhe qëshkonte deri në 2000 lekë. Në Malësi të Krujës50, në shumicën e rasteve, nuk caktohej shuma e të hollave që duhej të paguante shtëpia e dhëndrit. Por, pavarësisht nga kjo, sipas traditës, dhëndri duhej të paguante 7000 deri në 10.000 lekë. Kishte edhe raste kur kjo shumë kalohej, duke e varfëruar së tepërmi shtëpinë e djalit. Kur nuk arrihej shuma e të hollave, ajo plotësohej me bagëti, tokë etj. «Për plaçkat e gocës, thuhet në një material nga Malësia e Tiranës kryetari i familjes së djalit i jepte nënës së vajzës 40 okë lesh për rrobat e leshta. Pjesa tjetër e plaçkave që nuk mund të përgatiteshin në fshat (si p.sh.: dyshekët, jorganët këpucët, enët e bakrit, si dhe arka e nuses) do të bliheshin në qytet me të hollat e dhëndrit». Në fshatrat e Durrësit, Kavajës e të Rrogozhinës babai i djalit ishte i detyruar të paguante të gjitha shpenzimet që bënte pala e vajzës për plaçkat e vajzës52. Në disa zona të Librazhdit53, në kohën e zënies së vajzës, i ati kërkonte të holla për përgatitjen e saj. Kishte dhe raste që në vend të të hollave të kërkonte 5-6 kokë bagëti të imta dhe një ka ose një lopë. Në Myzeqe34 babai i vajzës i kërkonte të atit të dhëndrit një shumë të hollash që quheshin para «argëlleku», velenxën dhe rrobat e nuses. Nganjëherë, në vend të argëllëkut në të holla kërkoheshin bagëti, numri i të cilave varej nga gjendja ekonomike e shtëpisë së djalit dhe mund të arrinte në 20-40 krerë bagëti të imta, një pendë qe ose buaj, një kafshë pune, etj. Argëllëku merrej edhe në disa fshatra të Mallakastrës së Butë si në Kurjan, Mbërs55 etj. Madje, në Kurjan, në vend të të hollave kërkohej edhe bagëti e bereqet. Edhe në krahinën e Labërisë, sipas zakonit, shtëpia e dhëndrit paguante një shumë të mirë të hollash për përgatitjen e plackave të nuses. Në Kurvelesh, në zonën e Salarisë, Buzit dhe Krahësit, me rastin e martesës, shtëpia e dhëndrit duhej të paguante «argëllëkun», rrobat e nuses, të cilat i zgjidhte babai i nuses dhe i paguante i ati i dhëndrit. Edhe në bregdetin e Himarës57 familja e djalit paguante një sasi të hollash për përgatitjen e rrobave të nuses. Në shumë krahina të Shqipërisë së Jugut dhe në qytetet ku marrëdhëniet kapitaliste ishin më të zhvilluara shtëpia e dhëndrit nuk kishte ndonjë detyrim shtrëngues për përgatitjen e plaçkave të nuses. Ato i bënin së bashku të dy palët. Madje, në këto zona, familja e vajzës shpenzonte më shumë. Në Çamëri, të gjitha rrobat e nuses i përgatiste i ati i saj kurse dhëndri çonte disa dhurata për nusen dhe të afërmit e saj. Duke iu referuar materialit tonë, vemë re se kjo formë kishte përhapje më të madhe. Ajo, veç qyteteve kryesore ngërthente edhe pjesën më të madhe të fshatrave të Shqipërisë së Jugut dhe asaj Juglindore. Në qytetin e Shkodrës dhëndri i bënte nuses veshjen e plotë, sende tualeti, si dh€ disa peshqeshe për njerëzit e saj. Ndërsa nusja, nga ana e saj përgatiste teshat për vete dhe të gjitha të falurat (dhuratat) për njerëzit e burrit. Veç këtyre i ati i vajzës do t'i jepte së bijës wdhe shumë enë e orendi të ndryshme. E njëjta gjë vihej re edhe në qytetet e tjera gjë që e kemi përmendur në pjesën për shkëmbimin e nishaneve. Por, edhe në fshatra kjo dukuri filloi të marrë një përhapje të madhe. Familja e djalit përgatiste rrobat e fjetjes (dyshekë, jorganë dhe jastëkë) si dhe nië ose dy veshje të plota për nusen. Nusja, nga ana e saj, bënte veshje të tjera për vete dhe darovën për njerëzit e burrit. Në të gjitha fshatrat e krahinës së Çamërisë shumicën e pajës e përgatiste ana e vajzës. Djali çonte vetëm dhurata për nusen e të afërmit e saj. Madhësia e pajës së vajzës varej nga gjëndja ekonomike e familjes. Megjithatë, edhe ato që ishin të varfër përpiqeshin ta bënin këtë sa më të plotë, pavarësisht se rrëzonin ekonominë e shtëpisë Në disa qytete, si: në Shkodër, Korçë, Ersekë, Leskovik, Përmet, përveç pajës që përgatiste vajza, i ati i jepte asaj edhe prikë, një pjesë të pasurisë së familjes (pasuri të patundshme ose në të holla). Ndonëse prika si institucion është e vjetër, ajo mori një zhvillim të madh në kohën e feudalizmit, kur familjet e mëdha mbretërore dhe princërore, me qëllim që të lidhnin aleanca në mes të shteteve dhe principatave të ndryshme, bënin krushqi me njera-tjetrën, duke u dhënë vajzave krahina të tëra, të cilat kalonin në pronësinë e burrave të tyre. Dokumente të ndryshme flasin për aleanca të tilla edhe nëvendin tonë. Në shek. XIII, në vitin 1258 nevoja për aleancë e shtyn Mihalin II të Epirit të lidhte aleancë me Manfredin Hohenshtaufen, princin e Tarentit, duke i dhënë për grua bijën e vet, Helenën, dhe në formë prike një varg qytetesh të Shqipërisë, si Durrësin, Vlorën, Kaninën, Beratin etj.58 Kjo traditë vazhdoi të përdoret edhe nga dyert e mëdha feudale arbëreshe në shekujt e mëvonshëm. Vajzat e familjeve të mëdha feudale, kur martoheshin, merrnin prikë toka të mëdha. Gjon Muzaka në testamentin e tij thotë se Vlora dhe Kanina kanë qenë të Muzakëve dhe i ishin dhënë prikë mbesës, Regina, që u martua me despotin e Serbisë.59 Dhënia e prikës vazhdoi edhe nga familjet e pashallarëve dhe të agallarëve. Por, më e theksuar u bë kjo në shek. XIX në qytetin e Korçës, veçanërisht në shtresat e borgjezisë së re të cilat, shfrytëzonin dhënien e prikës për të patur mundësi t'u siguronin vajzave një jetë bashkëshortore sa më të mirë, duke i martuar në shtresat më të larta të shoqërisë60, P.sh., J. V. Halla, rreth viteve 1870, i dha së bijës gjysmën e fshatit Rëmbec. Duhet thënë se dhënia e prikës, mori një përhapje të gjerë edhe në shtresat e mesme të popullsisë dhe u shtri edhe në zonat fshatare të elementeve ortodokse të Shqipërisë së Jugut, duke u bërë kështu një barrë e rëndë për ekonominë e familjes së vajzës. Në popullsinë e krishterë shqiptare të Çamërisë (Gumenicë, Grikohor, Kushovicë, Peshtan, Kastrizë, Ledhëzë etj.), përveç pajës, vajzës i jepej si prikë edhe ndonjë dyqan, vreshtë, ulli, tokë buke ose të holla. Kjo ka qenë më shumë karakteristike për shtresat në gjendje të mirë ekonomike. Edhe në shqiptarët e Greqisë61 prika ka qenë diçka e kohës dhe madhësia e saj ishte në varësi të gjendjes ekonomike të familjes së vajzës. Nga të tre rastet e shtjelluara më lart del se shpenzimet për martesat ishin një barrë e rëndë për ekonomitë e familjeve. Prandaj, për të siguruar shumën e të hollave që nevojiteshin për pajën dhe për shpenzimet e dasmës, në përgjithësi, i zoti i shtëpisë merrte masa të ndryshme, shiste tokën ose kullotën, bagëti të imët ose të trashë, hynte në borxhe etj. Jo rrallë, ai conte një ose dy djem të shtëpisë (shpesh edhe dhëndrin) për të punuar në familjet e pasura, në qytete, madje edhe në kurbet (siç ndodhte në krahinat e Jugut) deri sa të siguronin të ardhurat për shpenzimet e dasmës. Kjo plagë e rëndë e shoqërisë shqiptare të paraçlirimit u kufizua disi nën shtytjen e masave popullore. Megjithatë, deri në prag të Çlirimit ajo ishte problem dhe mund të zhdukej vetëm me përmbysjen e marrëdhënieve të vjetra në prcdhim.Duke analizuar materialin e mësipërm, lidhur me detyrimet ekonomike që kishin të dy palët e lidhura me krushqi, mund të nxjerrim këto përfundime: Pagesa që shtëpia e dhëndrit i bënte shtëpisë së nuses, paja dhe prika, janë institucione të ndryshme, të pavarura nga njeri-tjetri, dhe secili k.a linjën e vet të zhvillimit. Në rastin e parë, domethënë kur pala e dhëndrit jepte një shpërblim për zënien e vajzës (shenja, dhënia e materialeve të ndryshme ose dërgimi i të hollave për përgatitjen e rrobave të nuses, dhuratat e shumta të familjes së dhëndrit për njerëzit e nuses etj. flasin për mbeturina të blerjes së grave. Lindja e institucionit të blerjes së grave i takon etapës së parë të zhvillimit të matriarkatit. «Me lindjen e martesës me çifte fillon rrëmbimi dhe blerja e grave»,62 shkruan Engelsi. Por edhe më vonë, me zëvendësimin e matriarkatit me patriarkatin dhe me lindjen e familjes patriarkale, martesa me të blerë mori një zhvillim edhe më të madh. Këtë e tregon edhe interesimi i tëgjithë anëtarëve të komunitetit familjar, të cilët ndihmonin në grumbullimin e shpërblimit që do t'i jepej familjes së gruas. Pra, martesa me të blerë është karakteristikë e marrëdhënieve patriarkale dhe është e lidhur me familjen e madhe patriarkale, pavarësisht se lindja e saj i përkiste periudhës së matriarkatit. Siç duket nën ndikimin e marrëdhënieve të reja shoqërore martesa me blerje rritej e forcohej së bashku me rritjen e prirjeve patriarkale, deri sa arriti zhvillimin e plotë me lulëzimin e marrëdhënieve patriarkale. Me shpërbërjen e families së madhe patriarkale dhe me lindjen e familjes së vogël u zhduk edhe blerja e gruas, kurse tepruan vetëm mbeturinat e saj. Por, zhdukia e këtij institucioni nuk tregon se u ndryshua baza e martesës aic nuk e humbi karakterin e saj si një marrëveshje ekonomike. Me lindien e familjeve të vogla, kur gruaja i humbi të gjitha të drejtat e trashëguara që më parë dhe kur u rrit rëndësia ekonomike e punës së burrit (që zinte degët kryesore të aktivitetit prodhues), puna e gruas në shtëpi zuri një vend gjithnjë e më të madh. Kjo përcaktoi edhe fatin shoqëror të saj, të cilin e plotësonte edhe martesa me të blerë. Tani familja-ekonomi e shikonte çdo pjesëtar si forcë pune, prandaj, duke dhënë vajzën tek djali, familja e saj kërkonte kompensimin përkatës. Në fillim kjo shprehej me dhuratat, që familja e dhëndrit i çonte familjes së nuses. (në radhë të parë të atit dhe s'ëmës, pastaj vëllezërve, dajës së nuses dhe të afërmve të tjerë). Me zhvillimin e shkëmbimit tregtar, vlera e punës së gruas, veç objekteve në natyrë, mori shprehjen e saj edhe në të holla. Kështu lindi «çmimi i gruas». Është ky «çmim i gruas» që zihet ngojë në të drejtën tonë zakonore, në Kanunin e Lekë Dukagjinit63 dhe në materiale të tjera. Por duke gjykuar në bazë të materialit tonë për gjysmën e dytë të shekullit XIX deri në prag të Çlirimit, nuk mund të flasim për martesë me të blerë. Ajo ka qenë kapërcyer prej kohësh nga populli ynë, duke na lënë si trashëgim mbeturinat e saj dhe jo më tepër se mbeturina, Madje, edhe këto mbeturina kanë qenë të kufizuara në zonat malore dhe rrallë në zona të tjera. Paja dhe prika, si institucione, kanë lindur në periudhën e shthurrjes së familjes patriarkale, me ndarjen e saj në familje të vogla. Vajza që martohej, duke u larguar nga ekonomia e familjes, merrte një farë pjese nga pasuria kolektive e saj. Kjo përbënte pasurinë personale të gruas së martuar, të veçantë nga pasuria e shtëpisë së burrit, pasuri që e dispononte në mënyrë të lirë dhe mbi të cilën nuk mund të vinte dorë askush, bile as burri. Kjo pasuri që, deri në një farë shkalle, përbënte bazën e pavarësisë së gruas, në popullin tonë quhej salem në Veri, pekuli në Jug. Me thellimin dallimit klasor dhe me rritjen e forcave prodhuese, paja dhe prika morën një zhvillim të madh. Që në kohën e vjetër, klasat dhe shtresat e pasura, për të mos copëzuar ekonominë e përbashkët të familjes, si kompensim të pjesës së vajzës, filluan të jepnin një shumë të konsiderueshme të hollash. Vajza që merrte prikë nuk kishte të drejtë trashëgimie në familje. Duke filluar nga shek. V e këtej në shumë popuj asnjë martesë nuk bëhej pa pajë e pa prikë. Në këtë periudhë u zhvillua paja me plaçka-veshmbathje, enë e orendi të ndryshme etj. Edhe në kohën e feudalizmit u ruajt kjo mënyrë e lidhjes së martesës, në bazë të së cilës qëndronte interesi ekonomik. Madje, në feudalizëm, familjet e mëdha, për të forcuar pozitën e tyre për të krijuar aleanca të ndryshme, i martonin vajzat e tyre me familje të forta duke u dhënë një prikë të majme, e shprehur kjo në pasuri të patundshme që nganjëherë arrinte në krahina të tëra.Paja dhe prika morën një zhvillim edhe më të madh në kapitalizëm. Duke shndërruar çdo gjë në mall, prodhimi kapitalist i çduku në një masë të madhe marrëdhëniet e lashta, të trashëguara nga e kaluara. Martesa me llogari, martesa me përfitim material, u bë lloji kryesor i martesës në radhët e borgjezisë. Kjo klasë shtron përpara martesës në radhë të parë qëllime ekonomike, e shikon atë jo si bashkim njerëzish, por si bashkim kapitalesh, si një mjet për të grumbulluar pasuri të reja. Në shumë vende kapitaliste legjislacioni i jep të drejtë burrit të administrojë pasurinë e familjes, duke përfshirë edhe pasurinë (prikën ose pajën) e gruas. Pra, zakoni i marrjes së pajës, pavarësisht nga origjina e tij e lashtë, e ka burimin në pronësinë private mbi mjetet e prodhimit dhe, si pasojë ai është një zakon i trashëguar nga shoqëria me klasa antagoniste. Ky zakon, që e ka burimin në trashëgiminë dhe paprekshmërinë e pronës së klasave të privilegjuara (sepse vetëm ato kanë qenë në gjendje t'u jepnin fëmijëve pajë dhe prikë të madhe) u bë një zakon masiv. Paja dhe prika ishin baza me anën e të cilave matej vlera e të rejave që do të martoheshin. Edhe në popullin tonë, si e pamë, paja dhe prika kishin marrë një përhapje relativisht të madhe, por madhësia e tyre varej nga gjendja ekonomike e familjeve. Ato kishin përmasa më të mëdha në klasat e pasura, megjithatë, nën ndikimin e këtyre klasave, u përhap mjaft edhe në shtresat e tjera të popullsisë, duke u bërë një plagë e rëndë për shoqërinë shqiptare të paraçlirimit. Materiali që parashtruam, tregon se në krahinat malore dhe në ndonjë rast, edhe në zonat me fshatarë të vegjël dhe çifçinj mënyra kryesore për të lidhur martesë ishte detyrimi që pala e djalit kishte kundrejt palës së vajzës (e shprehur kjo në dhënien e bagëtisë, të hollave, dhuratave të ndryshme). Ky detyrim ndryshonte nga njera krahinë në tjetrën, duke u varur kryesisht nga gjendja ekonomike e shtëpisë së djalit që martohej. Por, pavarësisht nga kjo, pa plotësimin e detyrimeve që cekëm më lart, nuk bëhej martesë. Në zonat e tjera të Shqipërisë, veçanërisht në ato të Jugut dhe në qytetet, ose nuk gjejmë detyrimin ekonomik të palës së djalit kundrejt vajzës, ose gjejmë vetëm gjurmë të tij. Veç kësaj, në këto vende luante rol të madh, paja që babai i jepte vajzës kur bëhej martesa. Pas Çlirimit, me vendosjen e pushtetit popullor dhe të marrëdhënieve të reja socialiste në prodhim, në lidhjet martesore vihen re ndryshime të rëndësishme cilësore. Tani, në vendin tonë, bazën e martesës nuk e bën interesi ekonomik, por njohja e ndërsjelltë e të rinjve, dashuria e pastër dhe e sinqertë, interesi i tyre i përbashkët për ndërtimin e shoqërisë socialiste.
Similar topics
» Disa gjera nuk blihen me para
» Nëse Botën do Bëja nga e Para
» Çka ndjen njeriu para vdekjes
» Dorina Stafa, status në Facebook para aksidentit që i mori jetën
» Çfarë kanë ngrënë paraardhësit tanë para 3.5 milionë vjetësh?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**
» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
Tue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania
» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
Wed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona
» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
Wed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona
» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
Wed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona
» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
Wed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona
» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
Wed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona
» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
Wed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona
» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
Wed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona