Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Tema Fundit
» Zeqë Gjemajli
Çfarë kanë ngrënë paraardhësit tanë para 3.5 milionë vjetësh? EmptyMon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**

» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
Çfarë kanë ngrënë paraardhësit tanë para 3.5 milionë vjetësh? EmptyTue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania

» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
Çfarë kanë ngrënë paraardhësit tanë para 3.5 milionë vjetësh? EmptyWed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona

» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
Çfarë kanë ngrënë paraardhësit tanë para 3.5 milionë vjetësh? EmptyWed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona

» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
Çfarë kanë ngrënë paraardhësit tanë para 3.5 milionë vjetësh? EmptyWed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona

» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
Çfarë kanë ngrënë paraardhësit tanë para 3.5 milionë vjetësh? EmptyWed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona

» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
Çfarë kanë ngrënë paraardhësit tanë para 3.5 milionë vjetësh? EmptyWed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona

» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
Çfarë kanë ngrënë paraardhësit tanë para 3.5 milionë vjetësh? EmptyWed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona

» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
Çfarë kanë ngrënë paraardhësit tanë para 3.5 milionë vjetësh? EmptyWed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona

Kush është në linjë
35 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 35 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  

Calendar Calendar

Top posting users this month
No user


Çfarë kanë ngrënë paraardhësit tanë para 3.5 milionë vjetësh?

Shko poshtë

Çfarë kanë ngrënë paraardhësit tanë para 3.5 milionë vjetësh? Empty Çfarë kanë ngrënë paraardhësit tanë para 3.5 milionë vjetësh?

Mesazh nga elona Fri Oct 30, 2015 3:08 pm

Menyja e stërgjyshërve tanë të lashtë para tre milionë e gjysmë vjet është përbërë kryesisht nga barishtet tropikale dhe kallami, ka zbuluar një hulumtim i udhëhequr nga ekspertët e Universitetit të Oxfordit.
Rezultatet e publikuar në revistën “Proceedings of the National Academy of Sciences” kanë befasuar shkencëtarët sepse tregojnë që hominidët e lashtë shumë më herët se sa është menduar kanë ndryshuar mënyrën e ushqimit të zakonshëm për majmunët antropomorf, çka u ka mundësuar mobilitet të madh dhe pavarësi nga pyjet.
Ekipi ndërkombëtar i ka mbledhur të dhënat duke hulumtuar dhëmbët e fosilizuar të tre pjesëtarëve të llojit Australopithecus bahrelghazali, hominidëve të hershëm, mbetjet e të cilave janë gjetur në dy lokacione në Çad. Profesoresha Julia Lee-Thorp nga Universiteti i Oxfordit së bashku me ekspertët nga Çadi, Franca dhe SHBA-ja kanë analizuar izotopet e karbonit në dhëmbët e tyre dhe kanë zbuluar që menyja e tyre ishte e pasur me bimët e grupit, i cili sipas llojit të fotosintezës është i njohur si C4.
“Kemi zbuluar që hominidët e hershëm, të paktën në Afrikën qendrore kanë ngrënë ushqim i cili kryesisht është përbërë nga barishtet tropikale dhe kallami”, ka thënë Lee-Thorp, eksperte për analizat izotopike të fosileve nga Research Laboratory for Archaeology and the History of Art dhe ka shtuar: “Asnjë majmun humanoid afrikan, duke përfshirë edhe shimpanzenë, nuk hanë këtë lloj ushqimi pavarësisht asaj që gjendet me bollëk në vendet tropikale dhe subtropikale. Një përjashtim i vetëm janë babunët e savanës që edhe sot e hanë këtë lloj ushqimi. Kemi qenë të befasuar kur kemi zbuluar që hominidët e hershëm madje e kanë ngrënë në sasi më të mëdha se sa babunët.”
Hulumtimi i ri tregon që hominidët e hershëm kanë mundur të mbijetojnë në habitatet pa drunj, çka u ka mundësuar të braktisin pyjet dhe të hulumtojnë vise më të largëta. Më herët ekspertët kanë konsideruar që paraardhësve tanë të hershëm për këtë lloj ushqimi u janë dashur dhëmbë dhe muskuj më të fortë. Autorët supozojnë që me siguri nuk janë ushqyer me gjethet e bimëve tropikale por me rrënjët, bërthamat frytin e tyre, sepse gjethet shumë më shpejt shpenzojnë dhëmbët dhe janë më vështira të treten. Ekspertët nuk përjashtojnë mundësinë që Australopithecus bahrelghazali ka ngrënë edhe disa kafshë që janë ushqyer me barishte tropikale.
“Megjithatë, pasi që as njerëzit e as primatët tjerë nuk hanë shumë ushqim të kafshëve, ndërsa homonidët përveç kësaj nuk janë, sikurse mishngrënësit, të pajisur me dhëmbë të mprehtë, mund të supozojmë që kanë ngrënë direkt barishte tropikale dhe kallam”, ka shpjeguar prof. Lee-Thorp.
Çfarë kanë ngrënë paraardhësit tanë para 3.5 milionë vjetësh? 1513

elona

Numri i postimeve : 25
Join date : 25/10/2015

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi