Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Tema Fundit
» Zeqë Gjemajli
Nexhip bej Draga EmptyMon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**

» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
Nexhip bej Draga EmptyTue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania

» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
Nexhip bej Draga EmptyWed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona

» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
Nexhip bej Draga EmptyWed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona

» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
Nexhip bej Draga EmptyWed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona

» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
Nexhip bej Draga EmptyWed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona

» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
Nexhip bej Draga EmptyWed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona

» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
Nexhip bej Draga EmptyWed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona

» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
Nexhip bej Draga EmptyWed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona

Kush është në linjë
27 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 27 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  

Calendar Calendar

Top posting users this month
No user


Nexhip bej Draga

Shko poshtë

Nexhip bej Draga Empty Nexhip bej Draga

Mesazh nga Dardania Sat Apr 25, 2015 6:22 pm

Nexhip bej Draga (1868-1921), ishte deputet i Vilajetit të Kosovës në Mexhlisin Osman, dhe senator në Parlamentin e Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene, veprimtar i gjallë politik për të drejtat kombëtare shqiptare të fillim shekullit XX.

Jeta


Lindi në Mitrovicë në vitin 1868, i biri i Ali pashë Dragës. Gjyshi i Nexhip beut, Ali Ferhat bej Draga-Kelmendi shërbeu në një xhami të Pazarit të Ri. Ai të birit të quajtur me emrin Ali i dha shkollim në drejtim shoqëror dhe ushtarak. Ali Kelmendi do të bëhet i njohur veçanërisht ne kohën e Luftës ruso-turke të vitit 1876/77. Familja Draga kishin prona të mëdha në Sanxhaku i Pazarit të Ri. Ali pashë Ali Ferhat bej Draga–Kelmendi mori pjesë aktive në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe me sukses i bashkoi elementet etnike shqiptare dhe boshnjake në Veriperëndim të Vilajetit të Kosovës, e mbrojti kufirin etnik dhe historik të Shqipërisë në viset Shalës së Bajgorës, të Kollashinit dhe të Sanxhakut të Tregut të Ri (Jeni pazar, Novi pazar). Së këndejmi, i doli zot, së fundi, edhe çifllëkut prej 500 ha që ia kishte ndarë Sulltani në Mojstir për sukseset në Luftën e Plemes.

Nexhip bej Draga, si pinjoll oxhaku që kishte dhënë personalitete në tri breza, dhe si bir Pashe, u rrit në gjirin e familjes me një traditë të formuar intelektuale, politike dhe ushtarake. Kjo i mundësoi të shkollohej në shkollat më me emër të Perandorisë Osmane, ku krijoheshin kuadro për administratë dhe nëpunësi të lartë. Pasi e mbaroi idadinë (gjimnazin) në Çupërli (Veles) dhe Skollën e lartë mbretërore të profesioneve ekonomike "Mülkiye-i-Sehahané", shumë vite specializoi dhe mësoi gjuhën frënge në Paris, ku u lidh me qarqet revolucionare te Turqve të Rinj. Fliste dhe shkruante frëngjisht, turqisht,serbisht dhe bullgarisht.

Karriera n'Administratën Perandorake



Nga fundi i shekullit Nexhip bej Dragën e shohim kajmekam (1896-1902) në Kratova, Pazar të Ri, Velesi[1] kurse në prag të Lidhjes Shqiptare “Besa-Besë” të Pejës e shohim në Mitrovicë, ku iu kushtua jetës politike dhe administrimit të ekonomisë familjare. Meqë pronat e Familjes Draga ishin në viset kufitare me Serbinë, të bijtë e Ali pashë Dragës, të hedhur në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare dhe veçmas Nexhipi, si veprimtar i shquar i Lëvizjes Demokratike Xhonturke, kultivoi marrëdhënie fqinjësore të mira me Serbinë dhe me serbët në vise të Mitrovicës. Këtë fakt e vërtetoi “Afera e shkurtit 1899 me komitët serbë në Mitrovicë”.

Në zgjedhjet e para për Parlamentin e Turqisë në dhjetor të vitit 1908 Nexhip bej Draga u zgjodh deputet (përfaqësues) i popullit për Sanxhakun e Shkupit të Vilajetit të Kosovës. Gazeta shqiptare “Besa” e Stambollit, e datës 26 janar 1909, duke folur për zgjedhjen e përfaqësuesve të katër vilajeteve të Shqipërisë: Ismail Qemalit, Hasan Prishtinës, Nexhip Dragës, Shahin Kolonjës e të tjerëve për perfaqësues të popullit, ata i quante “Lule të atdheut që ka dërguar këtu (në Stamboll), Shqipërija”, të cilët “do të përpiqen për atdheun tënë”.

Si njëri ndër veprimtaret më të shquar të Klubit Shqiptar “Bashkimi” të Shkupit me ndikim permanent në qarqet xhonturke – ushtarake, politike dhe administrative në Vilajetin e Kosovës, qysh para vitit 1908, Nexhipi tashti, në kushte të Kushtetutshmërisë xhonturke - Hyrrietit (Lirisë), u bë shtyllë e fortë e shkollës dhe alfabetit shqip në Vilajetin e Kosovës dhe më gjerë në trojet shqiptare, ndjekësi dhe mbështetësi më besnik, më i devotshëm, i Hasan Prishtinës në këto fusha të kulturës, të jetës dhe të ardhmërisë shqiptare.

Në luftën kombëtare për sendërtimin e programit dhe të rezolutës se Kongresit të Alfabetit në Manastir (14-22 nëntor 1908) Nexhip bej Draga kurrë nuk u luhat dhe i qëndroi besnik parimit të tij luftarak: “Me alfabetin latin i hapim dyert e Kalasë Evropiane të bijtë e së cilës jemi”! Me mençuri guxim dhe autoritet e minoi plotësisht, Kongresin Xhonturk të Dibrës (23 korrik 1909), i cili kishte për qëllim të nxirrte dhe të flakte nga përdorimi alfabetin shqip latin për gjuhën shqipe. Këso kohe, krahas Hasan be Prishtinës dhe Shahin bej Kolonjës ishte krahu më i fortë i Ismail Qemalit rreth partisë liberale opozitare “Ahrar” dhe kontribuoi në veprimtarinë kulturore e kombëtare-arsimore të Klubit Qendror “Bashkimi” të Stambollit, i cili kishte rolin e një ministrie shqiptare të arsimit dhe të kulturës në kushte të shtetit shqiptar në lindjen e sipër.

Propagandat e huaja bënë që edhe deputetët shqiptarë në Parlament të ndaheshin në dy taborë, në të ashtuquajtur nga të huajt: “Latinashë” dhe ‘Arabistë”. Në grupin e parë ishin 10 përkatësisht 11 deputetë, kurse në grupin e dytë ishin 14 përkatësisht 13 deputetë. Midis “Latinashëve” ndër më aktivët u dëshmuan Hasan bej Prishtina dhe Nexhip be Draga.

Pas shumë përpjekjeve të Hasan be Prishtinës dhe të Nexhip bej Dragës gjuha shqipe u fut në “Darul Maulim” (Shkolla Normale) të Shkupit, në “Idadinë” (gjimnazin) dhe në Shkollën Edukative “Meçteb-i- Edeb” të Shkupit. Në këto shkolla shqipen e ligjëronin dy rilindësit dhe publicistët e shquar pejanë: Bedri Be Pejani dhe Salih Gjukë Dukagjini. “Në Shkup u vendos me msue giuhen shqype me shkrola t’veta” – do të konstatojë “Bashkimi” i Shkodrës, më 6 shkurt 1910. Ministri i arsimit të Turqisë, i provokuar dhe i nxitur nga propagandat e huaja dhe nga një pjesë e ulemasë dhe krerëve islam fanatikë, me 23 janar 1910, lëshoi urdhnesën qe “gjuha shqipe në të gjitha shkollat në brendi të Vilajetit të jepet vetëm me shkronjat arabe”.

Kjo urdhnesë u dha, akoma, fuqi qarqeve reaksionare anti¬sh¬qiptare në shumë vise të vilajetit të Kosovës. Më 28 janar 1910 në Kaçanik u organizua një miting kundër alfabetit latin dhe kundër Nexhip bej Dragës. Në miting u kërkua të mbyllen të gjitha shkollat shqipe ku mësohej e shkruhen me Alfabetin latin. Kurse vetëm pak ditë më vonë, nga shkollat shqipe të Gjilanit do të ndoqën dy mësues të mësimit shqip.

Mbledhja e Taksimit


Në janar të 1912 mblidhet me deputetët e tjerë shqiptar që bënin pjesë n'opozitë përkundrejt politikave të Turqve të Rinj për Osmanllillëkun e Vilajeteve Shqiptare. Duke vënë re se fjala e deputetëve shqiptarë për të drejtat kombëtare të cilat Turqit e Rinj u kishte valëvitur flamurin për t'ardhë në pushtet, Nexhip beu bashkë me Ismail QemalinSyrja beunHasan Prishtinën,Myfid bej LibohovënEsad pashë Toptanin etj. takohen në fillim pranë Hotel "Pera Palace" dhe më pas me 12 janar në shtëpinë e Syrja beut në lagjen Taksim, që u pagëzua "Komploti i Taksimit".Gjatë Luftës Ballkanike u burgos nga qeveria e Beogradit, dhe u lirua më 1914



Veprimtaria me Xhemijetin



Më 1920 formoi një parti politike të quajtur Xhemijeti, dhe u zgjodh deputet në Parlamentin e Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene.

Nga fillimi i vitit 1921 Nexhip be Draga sëmurët rëndë. Tashti tumoret (maligue) iu paraqitën në fyt dhe ia vështirësuan frymëmarrjen. Meqë nuk i lejohej shërimi urgjent, për pak kohë bëri shumë keq. Pas një vonese prej 25 ditësh nga dita kur kërkoi lejen të shkonte në Vjenë për shërim, qeveria e Pashiqit i mundësoi daljen nga shteti, por tashti ishte shumë vonë. Operacioni në një spital të Vjenës nuk ia përmirësoi gjendjen. Kështu, me mallin për lirinë e atdheut të robëruar, më 18 maj1921t. Vdiq i rrethuar nga studentët shqiptarë që studionin në Universitetet e Austrisë dhe u përcoll me nderime të mëdha për varrim në varret e vendlindjes, në Mitrovicë.
Dardania
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1625
Join date : 13/05/2011
Age : 37

https://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi