Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Tema Fundit
» Zeqë Gjemajli
Ferat Draga EmptyMon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**

» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
Ferat Draga EmptyTue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania

» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
Ferat Draga EmptyWed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona

» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
Ferat Draga EmptyWed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona

» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
Ferat Draga EmptyWed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona

» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
Ferat Draga EmptyWed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona

» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
Ferat Draga EmptyWed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona

» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
Ferat Draga EmptyWed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona

» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
Ferat Draga EmptyWed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona

Kush është në linjë
34 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 34 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  

Calendar Calendar

Top posting users this month
No user


Ferat Draga

Shko poshtë

Ferat Draga Empty Ferat Draga

Mesazh nga Dardania Sat Nov 19, 2011 9:19 am

Ferat be Draga (1873-1944), rilindës, politikan, luftëtar i paepur i çështjes shqiptare, hero kombëtar.

Biografia

Ferat be Draga ishtee vëllau i tretë nga kater djemt e Ali Pashë Dragës nga fisi Kelmend i Peshterrit.Ferat beu ishte më shumë se krah i djathtë i të vëllait, Nexhibit, në përpjekjet për shkollën shqipe dhe për alfabetin latin për gjuhën shqipe, në fillim të shekullit XX, mandej në lëmenj të politikës dhe të diplomacisë deri në Luftën e Parë Botërore. Më 1915 ndihmoi Hasan Prishtinën në ngritjen e Organizatës legale kulturore e arsimore “Bashkimi” të Mitrovicës dhe brenda saj “Komitetin e Kosovës”, organizëm politik e ushtarak ilegal për çlirimin e tokave shqiptare nga pushtuesit austro-hungarezë e bullgarë dhe ribashkimin e Shqipërisë Etnike nën flamurin e ngritur në Vlorë, më 28 nëntor 1912.

1919 Ferat be Draga ndihmoi Nexhibin në ngritjen e organizatës politike legale “Xhemiet”. Kjo ishte Organizatë politike kombëtare shqiptare e veshur me petkun fetar islam, mundësi e vetme për organizimin politik shqiptar legal jashtë partive politike serbe. Në anën tjetër, përmes të vëllait, Hajdinit në Shkodër, mbante lidhje veprimi ilegal me Komitetin “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”. Me 1920 përfaqësoi “Xhemietin” në kontaktet me qeverinë e Nikollë Pashiqit në Beograd.

Mbledhja themeluese e “Xhemjetit”, si Organizatë politike e Myslimanëve për të ashtuquajturën “Serbinë Jugore”, u mbajt në Gushtin e vitit 1919 në Sallën e filmit afër Urës së Gurit, në Shkup. Në themelimin e saj, përpos Nexhib be Dragës, rol madhor pati shqiptari zemërluan, Ferat Be Draga. Realisht, ky ishte aktivisti dhe veprimtari më i shquar i “Xhemjetit”, e në njëfarë dore ishte organizatori dhe drejtuesi i kuvendit themelues, pasi i vëllai, Nexhibi, me shëndet të ligë, nuk kishte aftësi, as forcë fizike të përballonte punë të rënda organizative. Nexhibi urtak për Feratin trim dhe energjik atomik, ishte drita që e udhëhiqte shtigjeve plotë rreziqe. Përpos Ferat be Dragës rol të rëndësishëm në ngritjen e “Xhemjetit” lozi Kenan Zija i Manastirit, Sheh Mehmeti - Sezai dhe Nazim Gafurri, të Prishtinës, Shaban ef. Mustafa i Mitovicës, Haqif Blyta i Tregut të Ri, e të tjerë. Në një dokument të proveniencës së UDB-es, diku të pas vitit 1948, midis të tjerash, thuhej: “Nexhib (Draga) ishte njëri ndër personalitetet më të popullarizuara të Kosovës dhe Dukagjinit. Pas Luftës së Parë Botërore, Nexhibi e ka formuar organizatën “Xhemjet” ( që do të thotë Bashkësi). Nexhib Draga me organizatën “Xhemjet” ka pasur për qëllim kryesor që Kosovën e Dukagjinin, Maqedoninë dhe Sanxhakun t’ia bashkojë Shqipërisë. Nexhibi para Pashiqit e ka paraqitur këtë organizatë kinse ka qëllim t’i mbronte qytetarët shqiptarë. Më 1920 Pashiqi zyrtarisht lejoi punën e kësaj organizate, me qëllim të siguronte shumicën e deputetëve në parlament dhe që përmes Nexhibit t’i lidhte shqiptarët për vete. Xhemijeti ka pasur 14 deputet të cilët e mbështetnin Pashiqin dhe politikën e tij në parlament d.m.th., Partitë radikale. Më 1920 në Kongresin e Shkupit, kur u formua Xhemjeti, Nexhibi u zgjodh për kryetar. Me 1921 Nexhibi u sëmur dhe vdiq në Vjenë. Për kryetar të Xhemjetit u emërua Ferat be Draga…”, i cili shquhej nga Nexhibi jo me kulturë dhe dije, por me guxim dhe vetiniciativë politike dhe të veprimit.

Patrioti i pakursyeshëm, Ferat be Draga nuk e pranoi asnjë ditë të pushtetit komunist jugosllav. Në moshën 64 vjeç e zëvendësoi lapsin me pushkën dhe, duke shkelë mbi fërkemet e Ibrahim Lutfiut, nga Mitrovica kaloi në Llapushë, për t’ju bashkuar Çetës së profesor Imer Berishës - Ukë Sadikut. Më 2 dhjetor 1944, vdiq në KrelanGjakovës, me nëmën e fundit në gojë: “Komunistat (…), në qafë i paqin Kosovë e Shqypni…!” Shoqëruesit e nxorën në lindje të Drinit dhe e varrosën në arealin e Valjakës, pranë një lisi.

Partizanët jugosllavo-shqiptarë nuk i besuan informatës që “rrodhi” për vdekjen e Ferat be Dragës. I shkuan te murana, ia zbuluan varrin dhe, ia plaçkitën dhëmbët e arit, për trofe. Ky ishte moral i çlirimtarit kominternist të Kosovës. Vdekja misterioze burrërore, krahas veprës, Ferat be Dragën e ngriti në Shenjt i kombit.
Dardania
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1625
Join date : 13/05/2011
Age : 37

https://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi