Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Tema Fundit
» Zeqë Gjemajli
Vlerat e përbashkëta EmptyMon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**

» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
Vlerat e përbashkëta EmptyTue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania

» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
Vlerat e përbashkëta EmptyWed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona

» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
Vlerat e përbashkëta EmptyWed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona

» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
Vlerat e përbashkëta EmptyWed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona

» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
Vlerat e përbashkëta EmptyWed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona

» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
Vlerat e përbashkëta EmptyWed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona

» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
Vlerat e përbashkëta EmptyWed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona

» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
Vlerat e përbashkëta EmptyWed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona

Kush është në linjë
30 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 30 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  

Calendar Calendar

Top posting users this month
No user


Vlerat e përbashkëta

Shko poshtë

Vlerat e përbashkëta Empty Vlerat e përbashkëta

Mesazh nga Dardania Fri Jun 03, 2011 9:29 pm




Vlerat e përbashkëta D9b7dc978eStudimi i vlerave bie në fushën e gjerë të etikës, e cila është fusha e hetimit, që shikon atë çfarë është e mirë dhe korrekte, përsa i përket standardeve, të cilat mund të jenë individuale ose kulturore dhe të cilat mund të përdoren si standarde normative për sjellje të ndershme dhe të lavdërueshme, ku veprimi në kahun e kundërt është i turpshme dhe që meriton ndëshkim.
Filozofët kanë debatuar që në kohërat e hershme rreth asaj, që a mund të jenë të tilla gjëra vlera universale. Ka një konsensus, që vlerat e përbashkëta ekzistojnë në një nivel kulturor. Të gjitha shoqëritë e veçanta kanë norma dhe vlera, që janë të e kanë prejardhjen nga zakonet, traditat dhe besimet fetare. Kundërshtimi është, nëse ndonjë nga vlerat i kalon kufijtë e një shoqërie ose kulture (të caktuar) dhe janë të përbashkëta për të gjithë njerëzimin.
Kundërshtimi kacavirret me çështjen e vlerave të natyrës së vërtetë. A ka ndonjë standard absolut dhe objektiv i asaj çfarë është e mirë? A është ndonjë gjë e “mirë” universale? Apo është gjithmonë relative dhe subjektive, që varet nga interesat e një individi apo grupi?
Kjo është një pikë e debatit të ashpër midis filozofëve, që ka kapluar shkolla të shumta të mendimit etik, duke përfshirë universalizmin, pragmatizmin dhe idealizmin po ashtu edhe aplikimet e prezantuesit të ekonomisë, politikës dhe shkencës politike. Unë nuk do të merrem me secilin nga këto shkolla të mendimit, Por do të diskutoj dy tendenca të përgjithshme filozofike atë të relativizmit dhe universalizimit të moralit. Pastaj unë do të diskutoj, se çfarë na mëson Islami mbi këtë çështje.
Relativistët moralë besojnë, që nuk ka vlera universale. Ata mbajnë qëndrimin, që morali ose proporcionet etike nuk reflektojnë të vërteta absolute dhe universale, por ato janë relative ndaj rrethanave shoqërore dhe kulturore, që ndryshojnë nga vendi dhe koha. Kushtet për njerëzit që jetojnë në shkretëtirën arabe janë të ndryshme nga ata njerëz, që jetojnë në Himalaja, në bregun kinez, bregun indian apo përgjatë lumit Delta.
Pastaj relativistët thonë, që është e turbullt dhe kapriçoziteti i asaj sesi standardet morale janë të kuptuara konceptualisht. Ka shumë koncepte për pasurinë, familjen, martesën, arsyen dhe Zotin. Normat e sjelljes, që mbizotërojnë ambientin në një kohë historike, mund të jetë shumë shkatërruese, nëse transportohen tek një tjetër. Çdo shoqëri përballet me sfida në kohë të ndryshme në një historisë së tyre. Zgjidhja ideale ndaj këtyre sfidave do të ndryshojë patjetër, sepse e ka të nevojshme.
Si rrjedhojë, relativistët thonë, që ideja se ka të vërteta universale normative, të cilat janë të përgjithshme për udhëzimin e jetëve të të gjithë njerëzve në të gjitha kohërat, është absurde.
Universalistët mbajnë qëndrimin e kundërt. Ata thonë, që ka standard etik të vetëm dhe për të gjitha kohërat. Disa etika të sistemit aplikohen universalisht tek të gjithë njerëzit, pa marrë parasysh kulturën, ambientin ose kohërat historike. Disa standarde janë të vërteta për dikë në Kinë, Spanjë ose Paraguaj. Ata janë të njëjta për njerëz të Greqisë Antike dhe Europës Mesjetare, ashtu siç janë për ne, që jetojmë sot dhe siç do të vazhdojmë të jenë për të gjitha kohërat, që do të vijnë. Çfarë ishte e keqe në të kaluarën, do të qëndrojë e keqe në të ardhmen. Ligjet morale nuk ndryshojnë me kohërat. Standardet etike janë ose “lindore” ose”perëndimore”.
Ideja e universalizimit të moralit mund të ndiqet prapë tek fetë e shpallura, veçanërisht ata fe të cilat kanë një mesazh universal. Filozofi Hunter Mead e shpreh këtë ide në kontekstin e krishterimit perëndimor, duke thënë që ideja që ka një hyjni, i cili drejton të gjitha mekanizmat e botës, të cilat Ai i krijoi, janë bazat për mendimin fetar perëndimor.
Kjo ide është mbrojtur gjithashtu nga bazat e logjikës. Kjo metodë u mor nga Kanti, i cili mund të jetë më i famshmi i të gjithë filozofëve të etikës. Ai besonte, që analizat mund të tregojnë vazhdimisht, që dhunimi i ligjit moral është njëlloj si dhunimi i logjikës. Sjellja anti etike është gjithmonë kontradiktore.
Një nga shembujt, që jep Kanti për të ilustruar këtë pikë, është premtimi. Kur një person bën një premtim, që ai nuk ka qëllim ta përmbushë, sjellja e tij është moralisht e gabuar. Kjo ndodh, për shkak se sjellja e tij bazohet njëherësh mbi dy parime, pasi njerëzit duhet t`i besojnë premtimet. Fakti që unë e theva premtimin tim, shpreh një parim tjetër, që një individ ka të drejtë ta thyejë premtimin e tij. Ky është rast aq i gjatë, sa ne e pranojmë që ligji moral është për secilën. Megjithatë, nëse çdo person që bën një premtime, e thyen atë, atëherë askush nuk do t’i besonte një premtimi. Kjo rezulton në një parim që askush nuk duhet t’i besojë premtimeve e cila është direkt në kontradiktë me principin tonë të parë.
Perspektiva islame
Si mysliman, paraqitja jonë intelektuale mbështet ekzistencën e vlerave të përbashkëta. Bazat për këtë besim janë si më poshtë:
Islami mban idenë e barazisë absolute midis të gjithë qenieve njerëzore, që kanë dalë nga një paraardhës i përbashkët. Ata kanë Një Zot dhe ata ndajnë një baba. Allahu thotë në Kuran: “O ju njerëz, vërtetë Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete e s'ka dyshim, se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai, që më tepër është ruajtur (këqijat) e All-llahu është i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë”. [El-Huxhurat: 13]
Profeti Muhamed ka thënë: “O njerëz! Zoti juaj është Një Zot dhe ju keni një baba. Të gjithë ju keni dalë nga Ademi dhe Ademi është krijuar nga balta. Më i ndershmi nga ju është ai, që e ka më shumë frikë Zotin. Asnjë arab nuk ka superioritet ndaj një joarabi, asnjë joarab nuk ka superioritet ndaj një arabi, asnjë zezak nuk ka superioritet mbi një të bardhë dhe asnjë i bardhë nuk është superior ndaj një zezaku, superioriteti është vetëm përmes devotshmërisë”. [Suneni i Tirmidhiut]
Islami thotë, që të gjitha qeniet njerëzore janë të krijuara me një prirje natyrale drejt të mirës, drejt të vërtetës dhe drejt besimit në Allah. Allahu thotë: “Përqendro vetveten tënde sinqerisht në fenë, i larguar prej çdo të kote (e ajo fé), feja e Allahut në të cilën i krijoi njerëzit, s'ka ndryshim (mos ndryshoni) të asaj natyrshmërie të krijuar nga Allahu, ajo është feja e drejtë por shumica e njerëzve nuk e dinë”. [Rrum: 30]
S’ka rëndësi sesa i ashpër dhe i pafundmë është debati midis filozofëve, nëse vlerat morale janë universale apo relative. Arsyeja na tregon ne, që vlerat e përbashkëta ekzistojnë. Faktet më të mira janë aftësitë njerëzore të arsyetimit, të cilat Dekarti i ka konsideruar si gjëja më e shpërndarë midis njerëzimit dhe gjuhës.
Çdo mendje racionale e njeh drejtësinë dhe çdo gjuhë ka një fjalë për të, një fjalë e cila është e njohur të ketë një kuptim pozitiv dhe të ndershëm. E njëjta gjë mund të thuhet për “të vërtetën”, “lirinë”, “tolerancën, “integritetin” dhe shumë koncepte të tjera. Këta janë të lavdëruara nga të gjitha kulturat dhe të shprehura pozitivisht në të gjitha gjuhët.
Të kundërtat e këtyre koncepteve janë të shikuara me pështjellim dhe të refuzuara, si “tirania” dhe “shtypja”. Nëse ne do t’i drejtoheshim personit më despotik si “tiran”, ai do të mbrohej. Ai do të preferojë të përshkruhej si i drejtë.
As gënjeshtari nuk e pëlqen të quhet i tillë. “Mashtrimi” dhe “urrejtja” janë fjalë që njerëzit i kanë mëri, pa marrë parasysh se çfarë backgroundi kanë ata. A nuk është ky fakti për ekzistencën e vlerave të përbashkëta?
Këto vlera të përbashkëta kanë nevojë të promovohen në botën e sotme dhe jo vetëm të drejtat esenciale të njeriut, që duhet të jenë të padiskutueshme për njerëzit dhe të jetojnë në secilin prej tyre. Këto vlera të përbashkëta janë më shumë përfshirëse, si mëshira, dashuria dhe bujaria për të ndihmuar ata, të cilët janë në nevojë, pa marrë parasysh racën, fenë, vendin e origjinës së tyre. Ne kemi nevojë t’i fusim këto vlera në të kuptuarin tonë të marrëdhënieve njerëzore, kështu që ne jo vetëm që do të mbajmë parimin e barazisë njerëzore në një mënyrë neutrale, por do ta përqafojmë “tjetrin” me dashuri të zjarrtë dhe një sens të vërtetë vëllazërimi.
Një proverb i vjetër arab, i cila mund gjendet në forma të ndryshme në të gjitha gjuhët, thotë: “Trajtoji njerëzit, ashtu siç dëshiron që të të trajtojnë ata ty”.
Profeti Muhamed ka thënë: “Askush nuk e ka plotësuar besimin, derisa ai të dëshirojë për vëllain e tij, atë që dëshiron për vete”.
Në këto fjalë të Profetit tonë, vlera e “vëllazërimit njerëzor” është bashkuar në atë të “dashurisë”. Përpara se ndokush të më akuzojë për interpretimin e këtij hadithi për qëllimet e mia, ata duhet ta dinë, që ky hadith është të kuptuarit e dijetarëve të shekujve më parë.
P. sh. Juristi i famshëm hanbeli, Ibn Rexhebi ka thënë: “Vëllazërimi i referuar në këtë hadith është vëllazërimi i njerëzimit”. [Sherh el-Arba el-Nauauijah]
E njëjta thuhet nga El-Shabrakiti dhe shumë të tjerë.
Dashuria është një vlerë esenciale, përderisa të gjithë njerëzit dëshirojnë të duhen. Rrallë gjendet ndonjë njeri, i cili dëshiron të urrehet nga të tjerët.
Kur dashuria realizohet nga të dy palët, i jepet fund urrejtjeve. Dashuria është gjithashtu një gjendje emocionale dhe një mënyrë sjelljeje. Profeti (a.s) na ka inkurajuar, që ta shprehim dashurinë tonë, duke thënë: “Nëse dikush nga ju e do vëllain e tij, ai duhet t’ia bëjë të ditur atij”.
Dashuria është një vlerë e përbashkët, përderisa të gjithë njerëzit janë të kënaqur me të, madje edhe ata që nuk sillen sipas saj ose implikimeve të saja. Ky është testi i vërtetë për një vlerë të përbashkët, që secili dëshiron të shikohet sesa përmban. Askush nuk dëshiron të përshkruhet si “i padrejtë” ose “jo tolerant”.
Të tilla vlera, përkundër universalitetit të tyre, mund të kalben dhe prishen, nëse nuk ushqehen dhe inkurajohen. Një poet arab ka thënë:
“Këto vlera të ndershme rriten si bimët me lule. Ata ujiten nga një burim i ndershëm. Një nga vlerat më të rëndësishme, që mund të zgjidhnin problemet e botës, është ajo e respektimit të ndryshueshmërisë, duke dashur atë me të vërtetë, duke e shikuar si një burim pasurie dhe bukurie dhe si një element të ekzistencës njerëzore. Ne duhet t’i respektojmë ndryshimet tona në mënyrë të suksesshme dhe duhet të përpiqemi, që të sillemi në një mënyrë të ndershme mbi dhe përtej legjislacionit të të drejtave të njeriut. Pastaj ne do të vendosim bazat për aplikimin e vlerave tona të përbashkëta, për të sjellë harmoni nga ndryshimet tona dhe për të sjellë dashuri në vend të armiqësisë.
Allahu thotë në Kuran: “Largoje të keqen me atë çfarë është më e mirë”.
Mesazhi i këtij vargu është, që mirësia sjell mirësi dhe dashuria prodhon dashuri.
A nuk duhet të shpresojmë, t’i përvetojmë këto vlera të përbashkëta njerëzore, duke i bërë sjelljet tona shembullore, duke qenë tolerantë, të ndershëm, besnik dhe duke e bindur “tjetrin”, i cili është aq njeri dhe ndan të njëjtën dashuri për këto vlera?! Sjellja e mirë rezulton me sjellje të mira. Bujaria kultivon bujari. Bindja e të tjerëve në rrugët e mirësisë është çështja më e rëndësishme humanitare. Ne dëshirojmë të marrim nga fjalët e Platonit, kur ai tha: “Morali i botës është një shprehje e fitores së fuqisë për të bindur mbi fuqinë e forcës”.
Vlerat e njerëzimit mbështeten në aftësinë e tyre për të bindur dhe për t`u bindur nga mjete të ndryshme, për ta ndryshuar diçka për një tjetër.
Ka gjëra, të cilat janë më të mira dhe të tjera, që janë më të këqija. Civilizimi është veçanërisht ruajtja e një mënure jetese me mjete bindëse, për t’ju përgjigjur zgjedhjeve që janë më të mira.
Përdorimi i dhunës, nën çdo rrethanë, është një dështim i civilizimit, pa marrë parasysh nëse po flasim për shoqëri në përgjithësi apo për individin.
Harmoni, për të cilën duhet të punojmë, nuk është vetëm midis kulturash të ndryshme dhe shoqërish. Ne duhet të sjellim këtë harmoni edhe brenda individit. Njerëzit kanë një trashëgim kulturor të ndryshëm, i cili ndonjëherë zhvillohet në një krizë vlerash brenda individit, të cilat duhet të transformohen në harmoni të brendshme dhe një burim pasurimi personal. Një person mund të jetë me origjinë aziatike, mysliman me fe dhe anglez me nacionalitet dhe edukim, të gjitha në një kohë.
Kultivimi i vlerës së tolerancës mbi dhunën dhe urrejtjen
Ne i kanalizojmë energjitë e njerëzve sipas aktiviteteve produktive, që kontribuojnë në mirëqenien e përgjithshme. Askush nuk duhet t’i kthehet luftës ose dhunës, për të arritur qëllimet e tij.
Liderët fetarë duhet të bëjnë pjesën e tyre, për të promovuar këto vlera universale. Ata duhet të jenë pjesë e zgjedhjes dhe jo pjesë e problemit, ashtu siç është fatkeqësisht rasti me disa përfaqësues të të gjitha feve. Liderët fetarë nuk duhet të ngacmojnë tensionet me shpresën për të fituar aprovimin e ndjekësve të tyre në kurriz të solidaritetit njerëzor dhe mirëkuptimit të përbashkët.
Media, universitetet dhe organizatat duhet të luajnë rolet e tyre në përmbajtjen e këtyre vlerave të përbashkëta njerëzore. Liderët politikë gjithashtu duhet të bëjnë pjesën e tyre. Ata duhet të gjejnë mënyra për të shuar varfërinë dhe shtypjen, kudo që të jetë. Ata duhet të shikojnë për zgjedhje tek çështjet e kohës sonë. Mjetet ushtarake për të zgjidhur këto probleme nuk janë etike dhe nuk kanë sukses.
Unë dëshiroi së fundmi t`ju thërras tek tre objektiva, ku të gjithë dijetarët myslimanë duhet të përqendrohen.
1- Ne kemi nevojë të prezantojmë mësimet mbi këto vlera ndaj njerëzve në Perëndim veçanërisht myslimanëve që jetojnë atje. Këto vlera do t`i pengojnë ata që kryejnë akte dhune dhe terrori.
2- Ne kemi nevojë t’i drejtohemi agjencive në Perëndim, për t’i siguruar myslimanëve të drejtat e tyre kulturore, në mënyrë që ata të jenë një element pozitiv në shoqëri dhe identiteti i tyre i veçantë nuk bie në kontradiktë me shoqërinë europiane në asnjë mënyrë.
3- Ne kemi nevojë të fitojmë njerëzit e Perëndimit, të shikojnë marrëdhëniet e tyre në botën myslimanëve në dritën e këtyre vlerave, me të cilat ne të gjithë bashkëjetojmë. Kjo është mënyra me etike, më inteligjente dhe më shpërblyese.

Përktheu Ardit Kraja
Dardania
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1625
Join date : 13/05/2011
Age : 37

https://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi