Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Tema Fundit
» Zeqë Gjemajli
Tregim nga EDUART SULOLLARI EmptyMon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**

» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
Tregim nga EDUART SULOLLARI EmptyTue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania

» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
Tregim nga EDUART SULOLLARI EmptyWed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona

» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
Tregim nga EDUART SULOLLARI EmptyWed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona

» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
Tregim nga EDUART SULOLLARI EmptyWed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona

» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
Tregim nga EDUART SULOLLARI EmptyWed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona

» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
Tregim nga EDUART SULOLLARI EmptyWed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona

» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
Tregim nga EDUART SULOLLARI EmptyWed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona

» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
Tregim nga EDUART SULOLLARI EmptyWed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona

Kush është në linjë
25 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 25 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  

Calendar Calendar

Top posting users this month
No user


Tregim nga EDUART SULOLLARI

Shko poshtë

Tregim nga EDUART SULOLLARI Empty Tregim nga EDUART SULOLLARI

Mesazh nga Dardania Thu Aug 11, 2011 10:06 pm

FLOKËVE SHKRIN DIELLI



Tregim nga EDUART SULOLLARI U3_kerastase-sun-hair

E kotë. Gjysmë ore buzë liqenit me grepin bosh: Nervozizmi me kaploi hapur. Gati po këpusja fildispanjën kur dëgjova:

-Provoje dhe një herë…

Zëri erdhi gardhit me rrjetë teli. Elena, gjitonia e bukur mërguar dherave të Italisë?!

-Ëhë-edhe një ton s’do më bënte punë…

Fjalët fluturuan me vështrim hedhur liqenit. Elena preku rrjetën e telit. U aftua. Në duar grepi përsëri bosh.

-Mos i tremba…?

-Bukuria ndez vetëm zjarre.

Jam gjegjur shpejt. Frymëmarrja e Elenës, vallzonajrit ngjyer me ëndërrime, pastaj buzëve të tulta vizatohet e qeshura, qepur mbi buzën e viteve…

-S’po shoh Elion!

Shpotitje e ëmbël. Dhe therëse. Gushti duart mbushur me vapë. Shumë vapë. Dita nisur me grepin bosh dhe lojra fjalësh.

-Mbase mbrëmja…

E para herë shikimet përplasen.

-Menyja peshk…

Elena ngre kurthe.

-Nga deti…?

Liqeni na dëgjon. Nuk zemërohet.

Papritur kemi lënë takim.

Horizonti të vret me pastërtinë. Lahet qielli blu. Elena me xhamat e thyer të syve. Flokëve shkrin dielli.

-Të paska lodhur udhëtimi?

-Shumë nga ç’mund të mendohet. Shumë?!

Elena, bukuri e vrarë. Fytyra dridhet. S’ka ngelur asgjë prej qetësisë së ardhjes. Thërmuar në mijëra kokrriza rëre. Digjet.

Vetmuar, varet dritares pjergulla e kurbetit.

-Dashuri e re?

-Shpotitja ime rrit kurbën.

-Eh! Na mungon diçka gjithmonë!

-Edhe kur e di që s’mund të kthehen!

-Po ndërsa vazhdojmë t’i presim.

-Shënkollit, re të vogla, si gonxhe pambuku shtyjnë njëra-tjetrën. Me këmbët e holla si të një vajze shkelin barin e kodrës. Fshihen herë pas herë bazilikës, mbirë si kërpudhë gjigande majës më të lartë. Dalin si lule të bardha, rrotullohen si balona, vrapojnë me krahët e butë drejt nesh.

-Hip!

-Kam shtyrë varkën shtegut të baçes të saj. Zgjas dorën. Elena gati sa nuk rrëzohet. Ze vend në ballë. U jap lopatave. Liqeni dergjet në qetësi llahtare. Elena humbur kujtimesh të ujshme. E largët si dëborërat. E avullt si historia e dashurisë të parë. Druhem t’i hap ato fletë.

"Ajo ikën dhe bukuria e saj më plagos zemrën". Zëri i Ninit më thërret. Më shpon kujtesën.

"Do shkojmë larg pa bërë përpara kurrë Elio. Bisedova me Apolinerin mbrëmë"

I shtangur, gremisur në rrëfimin e pazakontë fundit të shtatorit. Sapo zbritur nga miniera, I lodhur. Nini i dehur.

E shikoj ne sy. Nini i dashuruar dhe poet?!

-Me merr për të dehur?

Mbrëmja mësyn me fasha të gjëra. Derdhet fushës gojë hapur. Gëlltit copëra të mëdha.

Bëj të largohem.

-Dale, dale. Jam i rrëmbyer derqi ta hajë. Pse më shikove ashtu?

-Që je i dashuruar. Poet. Brenga tënde më trishton. Habia s’ka kufi. Largohem. Nini, pijaneci i madh, dashuruar me vajzën më të bukur të fshatit, Elenen. Në çdo rrethanë do të më dukej absurd rrëfimi. Kureshtja përplaset në tokë. Qëndroja përpara Ninit.

-S’beson?

Nini i zemëruar, shushatja ime tkurr rrëfimin brilant.

-Më le me gojë hapur!

-Ç’t’i thoja…

Qeshi.

-S’do të matohet.

Budallaqja!

Tregohem I rritur. Ai ka prekur të tridhjetat me kohë.

-Jo tamam ajo…

Gati na përplas urbani.

Ditëve në vijim patëm vetëm përshëndetje rastësore. Historia e nisur ngeli në kornizën e harresës. Pema e kaltër e dashurisë do të çelte dhjetorit të atij moti. Xhirohej filmi "Tre veta kapërcejnë malin". Te rrapi shekullor. Banorët të tërë në rrugë. Mes turmës Nini. I dehur si nga hera. Mezi mbahej në këmbë. Një hënë e tharë përveç prozhektorëve të dritave u binte njerëzve që shtyheshin. Jo lag meje Elena me shikim flakëruar Ninit. "Po ky i ka mentë e kokës" gati ulërita. "pse nuk e shikon". Me vinte ta kapja për krahu, ti thërisja.

Nga një qiell i dhimbshëm shikimi i tij ra mbi Elenën. Lëkundeshin degët. Dëbora qëmtonte me buzëqeshje dashurie, por Elena u martua ne jug të vendit. E rrëmbeu qyteti i gurtë… Shiheshim rralle. Takoheshim pa mundur të bisedonim, pa mundur ta pyesja…?

-Jepet filmi "Tre veta kapërcejnë malin".

Elena shkund dremitjen. Supave rrëshqet bluza e limontë.

-Pasaj?

-S’do ta shohësh?

Po harroj gjithnjë e më shumë?

Çudi. Vazhdonte të mbyllej brenda dhimbjes. Udhëtonte, me të.

-As për Ninin.

Në thellësi të zemrës, thikë futej ky emër. Qielli i kaltër-tokë që përgjaket. Ra përmbys, fundosur lumit me ujëra shpërthyes.

Dielli iu var krabës se mbasdites kur dëgjova zërin e mbufatur të Elenës:

-Mbrëmjes do të dalim nga varret…
Dardania
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1625
Join date : 13/05/2011
Age : 37

https://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi