Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Tema Fundit
» Zeqë Gjemajli
Tregim nga ISTREF HAXHILLARI EmptyMon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**

» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
Tregim nga ISTREF HAXHILLARI EmptyTue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania

» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
Tregim nga ISTREF HAXHILLARI EmptyWed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona

» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
Tregim nga ISTREF HAXHILLARI EmptyWed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona

» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
Tregim nga ISTREF HAXHILLARI EmptyWed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona

» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
Tregim nga ISTREF HAXHILLARI EmptyWed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona

» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
Tregim nga ISTREF HAXHILLARI EmptyWed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona

» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
Tregim nga ISTREF HAXHILLARI EmptyWed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona

» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
Tregim nga ISTREF HAXHILLARI EmptyWed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona

Kush është në linjë
32 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 32 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  

Calendar Calendar

Top posting users this month
No user


Tregim nga ISTREF HAXHILLARI

Shko poshtë

Tregim nga ISTREF HAXHILLARI Empty Tregim nga ISTREF HAXHILLARI

Mesazh nga Dardania Thu Aug 11, 2011 10:38 pm

SHPIRT I BURGOSUR

Tregim nga ISTREF HAXHILLARI U3_kopulalowres

Mëngjesit të purpurt ditën e fundit të shkurtit, Tirana gumëzhinte mbytur. Qelqnajës së pallateve dielli i madh, i zbardhëllyer copëzohej në mijëra bij të vegjël. Në peizazhin e stinës hiri i tokës dhe bluja e qiellit kapërtheheshin në një lojë djallëzore pambaruar kurrë. Mimozat mbushnin hapësirën me aromë ngacmuese, njerëzit deheshin.

Gratë zbulonin gjokset e angështuara prej dimrit, që tkurrej me zor.

Iliri nuk ngopej me pamjen magjike të qytetit, kridhej pareshtur në një lumë ngazëllimi, që rrekej ta fshihte. Sytë e butë kadife me qerpikët e gjatë vështronin përreth ëmbëlsisht. Ndaloi pranë fast foodit në fund të rrugës së Elbasanit.

- Sanduiç pa salcë, - i tha shitëses bullafiqe me fytyrë të kuqërremtë si petull.

Ndërsa nxirte lekët prej tufës së kartmonedhave, portofoli i shkau nga duart. Një vajzë e brishtë me vështrim të vrarë e ndihmoi të mblidhte paratë e shpërndara përqark këmbëve të tij. Pak më parë ia zunë sytë trotuarit në krah të fast foodit.

- Urdhëro, - i tërhoqi vëmendjen gruaja obeze. Pastaj i hodhi sytë me përçmim vajzës së trotuarit.

-Largohu, - u kanos e bezdisur.

Ajo nuk lëvizi. Ktheu kokën nga ana tjetër dhe foli vrazhdë, pa ndonjë shenjë zemërimi fytyrës së pashme.

-Shko pirdhu!

Krismë në qiell të hapur ra mbi Ilirin togfjalëshi banal. E pamundur të dilnin ato fjalë nga goja e vogël dhe buzët delikate të zonjushes së nurshme.

-Bën mirë të mos merresh me atë, - shigjetoi gruaja e fast foodit klientin e habitur.

Me sytë nga vajza bukuroshe ai nuk ia vuri veshin. Femër më të hijshme vështirë se gjeje. Qëndronte në pozicion disi të çuditshëm, pa vrarë mendjen për shikimet kureshtare. Bluza e hapur zbulonte gjysmën e gjinjve të mrekullueshëm, kërcyer mbi sutjena. Ndezi shpenguar cigaren me gishtat e brydhët, të kaltëryer dhe ngriti paksa këmbën bordurës së trotuarit. Nën fustanin e shkurtër vezulluan mbathjet e ngushta me bozhure të kaltra.

Teksa kafshonte sanduiçin, Iliri u rrek t’i fliste, po ngurroi. Vinte nga një qytet i vogël jugor. I druhej edhe shitëses së ngjallur noprane, që herë pas here shikonte shtrembër sikur donte t’i thoshte:

"Akoma me atë kuçkë ti".

Vajza vështronte tinëz, buzëqeshte me nënkuptim. Lëvizte pareshtur trupin sikur e shponte ndonjë karficë në shpinë. Herë pas here kafshonte buzën, hunda e vogël majëpërpjetë i dridhej. Preku pulpën e këmbës me gishtin tregues pastaj qeshi me zë të lartë. Njeriu i vëmendshëm dallonte nuanca të pazakonta melankolie në bebëzat e mëdha të zeza si qymyr, ku dallgëzonin hije të padukshme, të turbullta. Ilirit i mbetën sytë te linjat e rregullta, vija joshëse e gjireve, purpuri i lëkurës, kofshët e lëmyshkura.

-Trashaluqja ka inat, s’më sheh dot me sy - vajza tregoi me dorë gruan e shëndoshë të fast foodit.

Rrotull njëzet vjeç, zeshkane e shkurtër me flokë të zes të shkëlqyer, zënë gërsheta të dendura prapa, rrezatonte pamje këndellëse seksi. Sytë e shndritshëm gati kërcënues i vetëtinin. Rrotullohej kot, nënqeshte pa ndonjë shkak të dukshëm, nuk rrinte një çast e qetë. Luante me celularin, e përdridhte si lodër fëmijësh. Pas pak e hapi me ngut.

-Mirë, mirë, - i foli dikujt.

Si e mbylli telefonin u ngërdhesh shëmtuar.

-Pederast i mutit!

"Kaq e bukur, e shthurur", psherëtiu me keqardhje Iliri.

Nuk dukej për të ardhur keq. E lirshme, pa kurrfarë droje u vërviste shikime çapkëne meshkujve të rastit. Mboshti dyzimin, u prezantua me mirësjellje.

- Më quajnë Ilir, - i tha ngadalë sa mezi u dëgjua.

Ajo derdhi vështrimin e errët me sy gjysmë të pulitur dhe tundi plot elegancë vithet e hatashme. Shikimi i turbullt në vend ta largonte, çuditërisht e joshi më shumë.

- Xhoana ose Xhoi, si të ma duash, - u përgjigj zëngjirur.

Ai u skuq, shikoi përreth. Lumi i makinave dallgëzonte pa pushuar ndërsa këmbësorët e rrallë, shpërfillës hidhnin sytë kalimthi. Pak më tej një djalosh tullac shumë i gjatë, ulur mbi pllakat e bordurës, pinte duhan, sodiste me nge diku nga ana tjetër.

Vajza u mërzit së këqyrur burrat e panjohur. Me takat e gjata zuri të vizatojë rrathë në pluhurin e rrugës duke rrotulluar trupin bashkë me këpucën. Kur arrinte të përfundonte figurën pa shkëputur majën e hollë lëshonte piskama habie.

Iliri u mëdysh nëse duhej ta ftonte për kafe. Herë pas here si rastësisht shitësja vërente shtrembër me zemërim. Vajza rrezëllinte fare pranë, këmbët nuk i bindeshin të largohej. Dëshira përvëluese ta prekte me dorë, ta puthte bëhej gjithnjë më e parezistueshme.

-Dalim bashkë? - e shikoi i dyzuar.

-Mirë - i tha ajo pa ndonjë ngutje apo dëshirë të spikatur.

Morën rrugën përgjatë Lanës në krah të Kuvendit. Pothuaj nuk kishte njeri. Dy pleq dremisnin, nanuritur nga rrezet e ngrohta të diellit. E tërhoqi në stolin mes tufës së dendur të ligustrave, i shtrëngoi llërën e zbuluar. Ajo, pa hezituar, krejt natyrshëm i hodhi duart në qafë. Kokën e mbante nga rruga përmbi parkun e vogël. Iliri e afroi nga vetja. Dora, vendosur mbi kofshë, synoi lart drejt mbathjeve të vogla me qëndisje bozhuresh anash.

-Ej ngadalë, na shohin, - u zgërdhi Xhoi, - jo këtu, shkojmë në motel.

Djali vështroi rrotull. Vuri re një mercedez me ngjyrë të verdhë. Iu bë se diku e kishte parë drejtuesin e makinës, po atij çasti të këndellur nuk i kujtohej.

Shoferi indiferent hapi derën pa shikuar drejt. Iliri mendoi se natyra e punës e shtrëngonte të sillej në atë mënyrë të ftohtë. Sikur të kuturiste në qytetin e tij do të habiste njerëzit.

"Këtu nuk pyesin nga vete e me kë shkon", mendoi i lehtësuar me brengën e përhershme të provincës.

Moteli zinte një godinë të thjeshtë te Brryli në cep të urës. Përpara shtrihej bahçja e zakonshme tiranase me fiq e hurma. Rrotull gjallonin ende dy-tre shtëpi të vogla qerpiçi, në kontrast të thellë me pallatet shumëkatshe që zaptonin horizontin nga të gjitha anët. Pronarja, grua kockëmadhe e rrëgjuar mbi të pesëdhjetat, dremiste në hyrje. Vite të tëra me atë punë rutinë, nuk e habiste asgjë. Kërkoi parapagim dhe i vuri në pëllëmbë çelësat me mbajtëse lëkure të rjepur.

-Dhoma e dytë në të djathtë, - tha me gjysmë zëri.

Ilirit i bëri përshtypje mospërfillja cinike e gruas. Siç dukej partnerja e tij vinte shpesh në motel.

Xhoi hodhi çantën mbi krevatin dopjo, u shtri e dërrmuar, gati e përgjumur. Në sytë e bukur katran të zinj ndihej lodhja. Mollëzat pak të dala i jepnin sensualitet mahnitës të parezistueshëm.

-Më dhemb koka, - tha, - gjithnjë zukasin mizat, - dhe vështroi nga dritarja një flutur pikaloshe që rrekej të hynte nëpër xham.

Flokët e butë si mëndafsh luhateshin me ritmin e lëkundjes së trupit. E heshtur me sytë ulur, lëvizjet e kursyera të njëllojta dukej shpirt i ndaluar brenda formash të ngushta, bezdisëse.

- Gjithçka vjen nga ndjesia që më jep, - përpiqej t’i mbushte mendjen vetes Iliri, po tinëzisht shqetësimi nuk i ndahej.

Xhoit i pëlqente pija. Rrëkëlleu e babëzitur njërën pas tjetrës gotat me liker arrash në ngjyrë kafe të errët. E zgjodhi vetë apo ia sollën, ai s’e kuptoi mirë. Vajti disa herë në banjë. Qëllonte të kthehej përsëri në gjysmë të rrugës.

-Se ç’dreqin kam këtu, - vuri dorën në fund të barkut, - s’e mbaj dot shurrën, nganjëherë e bëj në brekë, - u ngërdhesh shëmtuar.

Sa herë kthehej nga tualeti ulej pranë tij, Iliri ndjente një farë krenarie. Nuk i besohej se kishte zënë vajzën e bukur të Tiranës. Asnjëherë s’pati rast të shkonte me një femër të tillë, për të pirë në kupë. Punë e madhe në qe e shthurur, lloji i zanatit.

I shkoi dorën rreth belit, e puthi vrulltas në buzët e tulta si qershi.

-Të dukem e mirë? - u llastua Xhoi.

-Më pëlqen, - iu përgjigj me sinqeritet.

Përkëdheli gjinjtë e vegjël, zbërtheu sytjenat, kapi me majën e dhëmbëve thithkën. Ajo u shkëput disi e bezdisur.

-Të gjithë më shajnë, - u ankua.

-Ngaqë merresh me këtë punë, - i tha për ta qetësuar.

U orvat sërish ta puthte. Ajo u ngrit shkoi në dritare. Vuri kokën mes duarve, pinte me sy trishtimin e athët të ditës dhe merrte frymë thellë. Ndryshe nga sjellja në rrugë tani e largonte me lloj lloj sajesash. Pa përvojë në kësi punësh, Iliri u mërzit. I qetë, i edukuar, dhunën e përbuzte.

Xhoi lexoi trishtimin e klientit të ri.

-Do ta bëjmë, për atë punë erdhëm, - i tha dhe qeshi në mënyrë të pakuptimtë me zërin e ngjirur - prit të freskohem pak.

Shkoi sërish në banjë. Doli pas pak e mrekullueshme, krejtësisht e zhveshur. Flokët e shpleksur, të gjatë i shkëlqenin. U fut nën çarçafë me lëvizje të ngathëta. Trupi i sedeftë, lëkura e lëmuar, format e rregullta i futën drithmat djalit të pamësuar.

-Afrohu pallë, - e urdhëroi, - pa ta shohim, ke gjë apo hiç fare.

Puthte ftohtë pa dëshirë, sikur provonte shijen e thartë të buzëve. Iliri i la duart të përshkonin qosh më qosh trupin e hajthëm të vajzës. Hyri i eksituar mes këmbëve të saj. E ngrohtë, e vogël.

"Si është e mundur, një prostitutë!".

Lëvizi ngadalë, duke dashur ta zgjaste, të shijonte hijeshinë përcëlluese të femrës. Xhoi mospërfillëse kundronte gjithë kohës nga dritarja e hapur. Futi gishtin në hundë e rrotulloi duke u shtrembuar nga kënaqësia.

-Hiqe dorën andej, - i tha me inat.

-Shko qihu, - ia ktheu vajza me lehtësi, sikur ta ledhatonte me atë fjalë.

As i shkonte ndërmend se ai mund të fyhej. Dorën e mbajti te hunda. Qurrat përzier me gjak kullonin buzës së sipërme. Sytë e mjegulluar, lëvizjet e pakontrolluara e çmeritën Ilirin. Tani që mbaroi punë i kalli krupën, e neveriti me spërdredhjet idiote. I erdhi për të vjellë.

U vesh, nxori nga portofoli tufën e kartmonedhave.

-Sa? - e pyeti.

-Të gjitha, - nxitoi të përgjigjej dhe bebëzat e skuqura, të errësuara lëshuan xixa të frikshme.

Ai e këqyri i habitur. Zhgënjimi i vonuar u përpëlit në kraharor si gjilpërë e helmatisur.

-Qënke budallaqe? - i shpëtoi padashur.

-Gomar, - ia ktheu ajo dhe u zgërdhi pafajësisht.

Iliri kujtoi këshillën e shitëses së fast-foodit. U ndje i brengosur, dëshmitar i së ndaluarës apo më keq, i mpleksur me të.

-Ngrehu të ikim, - i tha me të mirë, - ja paga jote.

-Rrimë pak, - u lut Xhoi e ndryshuar përnjëherë.

Dorën e fshiu me cepin e çarçafit, ku mbeti njolla e lagësht bezhë. Iu afrua ta përkëdhelte, ai e largoi me neveri.

Dashuri me një të mangët! Nuk e pati shkuar kurrë nëpër mend. E pushtoi trishtimi për vajzën e çekuilibruar, veten dhe gjithçka ndodhi atë ditë të përçartur, kur divorcohej dimri me pranverën.

-Mjaft, dalim tani, - tha i tronditur.

Ajo mbushi sytë me lot. E përkequr u mblodh grusht në krye të shtratit. E frikësuar hodhi vështrimin nga dritarja. Qante dhe qeshte në mënyrë të papërcaktuar. Kur e zuri për krahu ta ngrinte, Xhoi u mbajt me thonj pas hekurave të krevatit.

-Të lutem mos më përzë, - lotët rridhnin qetësisht fytyrës tejet të bukur.

Ilirit i erdhi keq. Për një çast kujtoj engjëllin e lotuar në gravurën ballore të kishës së qytetit. Shpirti i Xhoit e ndjente kur njerëzit lëndoheshin, i dhimbte zemra për ta. Ligësia arratisej lehtësisht prej qenies së thyeshme, fshehur thellë fatkeqes me bukuri të rrallë.

Iliri përkëdheli leshrat e dendur dhe faqet e kuqërremta si pjeshkë. Përmes dritares së hapur drithmonte ajri i kulluar, depërtonin cicërimat e vagullta të mëllenjave që popullonin pemët e vjetra të kopështit.

-Nuk mund të rri, - i tha butësisht.

-Këtu do të më lesh?

-Te fast foodi, - e ledhatoi me ndjenjë të përzier ligështie dhe keqardhjeje, - të çoj unë.

E bukur sa t’i këpusje kokën, qante në heshtje, rrëkeza ujëvarash takoheshin nën mjekër. Jetonte ekstremet e arsyes pa gjendje të ndërmjetme. Si çdo qenie e gjallë reagonte në mënyrën e vet ndaj ngacmuesve të jashtëm, po kundërveprimi i saj ndryshonte nga ai i njerëzve të tjerë.

- Nuk janë të githë kaq të mirë, - pëshpëriti mes ngashërimit, - ai do të më gjejë tjetër.

-Kush?

-Nakua.

-Ç’Nako?

-I dashuri im, - tregoi me dorë kopështin.

Iliri u afrua në dritare. Makina e verdhë qëndronte te hyrja e motelit ndërsa shoferi tullac, ulur në tavolinën rrëzë fikut, pinte birrë qetësisht.

Pogradec, e shtunë 20 nëntor 2010
ISTREF HAXHILLARI
Dardania
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1625
Join date : 13/05/2011
Age : 37

https://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi