Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Tema Fundit
» Zeqë Gjemajli
SKËNDER BUÇPAPAJ, POET JO VETËM I ATDHEUT  "Frika nga Atdheu", një lartësim i poezisë Shqipe"  EmptyMon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**

» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
SKËNDER BUÇPAPAJ, POET JO VETËM I ATDHEUT  "Frika nga Atdheu", një lartësim i poezisë Shqipe"  EmptyTue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania

» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
SKËNDER BUÇPAPAJ, POET JO VETËM I ATDHEUT  "Frika nga Atdheu", një lartësim i poezisë Shqipe"  EmptyWed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona

» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
SKËNDER BUÇPAPAJ, POET JO VETËM I ATDHEUT  "Frika nga Atdheu", një lartësim i poezisë Shqipe"  EmptyWed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona

» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
SKËNDER BUÇPAPAJ, POET JO VETËM I ATDHEUT  "Frika nga Atdheu", një lartësim i poezisë Shqipe"  EmptyWed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona

» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
SKËNDER BUÇPAPAJ, POET JO VETËM I ATDHEUT  "Frika nga Atdheu", një lartësim i poezisë Shqipe"  EmptyWed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona

» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
SKËNDER BUÇPAPAJ, POET JO VETËM I ATDHEUT  "Frika nga Atdheu", një lartësim i poezisë Shqipe"  EmptyWed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona

» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
SKËNDER BUÇPAPAJ, POET JO VETËM I ATDHEUT  "Frika nga Atdheu", një lartësim i poezisë Shqipe"  EmptyWed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona

» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
SKËNDER BUÇPAPAJ, POET JO VETËM I ATDHEUT  "Frika nga Atdheu", një lartësim i poezisë Shqipe"  EmptyWed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona

Kush është në linjë
29 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 29 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  

Calendar Calendar

Top posting users this month
No user


SKËNDER BUÇPAPAJ, POET JO VETËM I ATDHEUT "Frika nga Atdheu", një lartësim i poezisë Shqipe"

Shko poshtë

SKËNDER BUÇPAPAJ, POET JO VETËM I ATDHEUT  "Frika nga Atdheu", një lartësim i poezisë Shqipe"  Empty SKËNDER BUÇPAPAJ, POET JO VETËM I ATDHEUT "Frika nga Atdheu", një lartësim i poezisë Shqipe"

Mesazh nga Dardania Thu Aug 11, 2011 10:43 pm

Nga ÇERÇIZ LOLOÇI


SKËNDER BUÇPAPAJ, POET JO VETËM I ATDHEUT  "Frika nga Atdheu", një lartësim i poezisë Shqipe"  U3_cerciz

"Jo vetëm e thjesht nga ky vëllim, por duke parë tërë krijimtarinë e Skënder Buçpapajt, mund të pohohet pa drojë se ai është një krijues i rëndësishëm i letrave shqipe. I mërguar si poetë të tjerë të kahershëm dhe të rinj, kushdo vëren lehtë se motivi shqiptar është i gjithgjendshëm, veçse në këtë botim ka një shumllojshmëri të mjeteve shprehëse, ka më shumë elegancë fjale, çka e bën autorin njësoj të lexueshëm si nga bashkëkombasit e tij ashtu edhe nga europianët e më gjerë.Nuk ka dyshim se përmbledhja më e re e Skënder Buçpapajt është një lartësim i poezisë shqipe."


SKËNDER BUÇPAPAJ, POET JO VETËM I ATDHEUT  "Frika nga Atdheu", një lartësim i poezisë Shqipe"  U3_u1_SkenderBucpapaj-FrikaNgaAtdheu
Këtu e një vit më parë shtëpia botuese "Nacional" publikoi librin më të ri të poetit, publicistit dhe estetit Skënder Buçpapaj "Frika nga atdheu" që duhet thënë se e plotëson më mirë individualitetin e këtij autori të njohur brenda dhe jashtë vendit, si dhe sjell një ndihmesë të ndjeshme në letrat shqipe. I konceptuar në shtatë cikle: "Agon nata", "Rima", "Shkumbini", "Ritme", "Frika nga atdheu", "Moj e mira" dhe "Cikël më vete" si dhe duke përdorur në vend të hyrjes një përgjëratë për të ndjerën nënë, Buçpapaj rivjen para lexuesit, më i plotë, me shumësi motivesh dhe më një formë artistike që rrallë gjendet në autorë të tjerë shqiptarë. Megjithëse nga një trevë e rëndësishme ku nuk mungojnë emra të tjerë të spikatur të prozës dhe të poezisë shqipe, Bupapaj bën kujdes të mos përsëris askënd dhe të depërtojë atje ku nuk shkojnë kolegët e tij të kësaj zone apo edhe të krejt viseve shqiptare. Pavarësisht se çdo cikël në këtë vëllim prej treqind faqesh, mund të rrijë edhe si libër më vete, autori duket sikur ka pasur një ngutje për të trajtuar tema të mëdha e të vogla, për të qenë më përfaqësues dhe në gjithsecilën prej tyre të japë një mesazh poetik.


Autori ka preferuar ta çelë këtë vëllim me një poezi për nënën, por kushdo që e lexon sa ç’mëson për humbjen e një njeriu të çmuar të vetë poetit, aq sjell nëpër mend dhe ikje pa kthim nënash të të tjerëve.

Në 27 maj 2007, ndërroi jetë në Tiranë, kryeqytetin e

Shqipërisë, Gjylë Buçpapaj, nënë, gjyshe, stërgjyshe…

Kështu nis përgjërata për nënën që ka ikur në muajin e luleve dhe ashtu si në lindje, edhe në vdekje shoqërohej nga Zoti e s’bëzanin as zogjtë, insektet, avionët, yjet… Poeti i jep një përmasë kozmike largimit të nënës së tij dhe midis rreshtave nuk ke se si të mos ndjesh edhe kujën. Jo vetëm kjo poezi, por edhe mjaft të tjera të krijojnë ndjesinë e pasaktë se motivet autobiografike zënë vend qëndror në këtë përmbledhje; përpos tyre dha falë titullimit të librit autori do të thotë se atdheu fillon nga secili prej nesh, nëna, babai, vëllezërit, të afërmit; akoma më tej fshati, krahina, zona ku secili më vete dhe bashkë ka përgjegjësinë ndaj tij.

Po aq sa motivet autobiografike, autofamiljare, edhe motivet e mërgimit zënë një vend të gjerë në përmbledhjen e fundit poetike, por Buçpapaj bën kujdes që të jetë sa më origjinal dhe që këtë temë ta shkojë në funksion të atdheut.

Jo vetëm e thjesht nga ky vëllim, por duke parë tërë krijimtarinë e Skënder Buçpapajt, mund të pohohet pa drojë se ai është një krijues i rëndësishëm i letrave shqipe. I mërguar si poetë të tjerë të kahershëm dhe të rinj, kushdo vëren lehtë se motivi shqiptar është i gjithgjendshëm, veçse në këtë botim ka një shumllojshmëri të mjeteve shprehëse, ka më shumë elegancë fjale, çka e bën autorin njësoj të lexueshëm si nga bashkëkombasit e tij ashtu edhe nga europianët e më gjerë.

Nuk ka dyshim se përmbledhja më e re e Skënder Buçpapajt është një lartësim i poezisë shqipe. Autori boton rrallë krijimtari artistike, por, teksa troket me një vëllim të ri, menjëherë do të tërheqë vëmendjen e kritikës dhe të lexuesve me rrëfimet tronditëse që të mbeten gjatë në kujtesë.
ÇERÇIZ LOLOÇI
Dardania
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1625
Join date : 13/05/2011
Age : 37

https://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi