Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Tema Fundit
» Zeqë Gjemajli
•°o.OO.o°•POEZI "SHPIRTI I MENDIMEVE, nga  Sylë Mujaj •°o.OO.o°• EmptyMon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**

» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
•°o.OO.o°•POEZI "SHPIRTI I MENDIMEVE, nga  Sylë Mujaj •°o.OO.o°• EmptyTue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania

» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
•°o.OO.o°•POEZI "SHPIRTI I MENDIMEVE, nga  Sylë Mujaj •°o.OO.o°• EmptyWed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona

» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
•°o.OO.o°•POEZI "SHPIRTI I MENDIMEVE, nga  Sylë Mujaj •°o.OO.o°• EmptyWed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona

» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
•°o.OO.o°•POEZI "SHPIRTI I MENDIMEVE, nga  Sylë Mujaj •°o.OO.o°• EmptyWed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona

» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
•°o.OO.o°•POEZI "SHPIRTI I MENDIMEVE, nga  Sylë Mujaj •°o.OO.o°• EmptyWed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona

» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
•°o.OO.o°•POEZI "SHPIRTI I MENDIMEVE, nga  Sylë Mujaj •°o.OO.o°• EmptyWed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona

» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
•°o.OO.o°•POEZI "SHPIRTI I MENDIMEVE, nga  Sylë Mujaj •°o.OO.o°• EmptyWed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona

» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
•°o.OO.o°•POEZI "SHPIRTI I MENDIMEVE, nga  Sylë Mujaj •°o.OO.o°• EmptyWed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona

Kush është në linjë
28 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 28 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  

Calendar Calendar

Top posting users this month
No user


•°o.OO.o°•POEZI "SHPIRTI I MENDIMEVE, nga Sylë Mujaj •°o.OO.o°•

2 posters

Shko poshtë

•°o.OO.o°•POEZI "SHPIRTI I MENDIMEVE, nga  Sylë Mujaj •°o.OO.o°• Empty •°o.OO.o°•POEZI "SHPIRTI I MENDIMEVE, nga Sylë Mujaj •°o.OO.o°•

Mesazh nga Dardania Mon Aug 29, 2011 10:57 pm

Sylë Mujaj

SHPIRTI I MENDIMEVE

•°o.OO.o°•POEZI "SHPIRTI I MENDIMEVE, nga  Sylë Mujaj •°o.OO.o°• 195782_157893594271284_3850079_n


...Fjalët e urta,
fjalët e lira,
Fjalët e shtrenjta,
fjalët e mira,.. burgu i Nishit, 1989

Lugano 2011

NJOFTIM PER “SHPIRTIN E MENDIMEVE”
Është botuar në SHBA libri më i i ri “Shpirti i mendimeve” i poetit, piktorit dhe veprimtarit të çështjes kombëtare Sylë Mujaj. Ky libër është me poezi dhe pikturë të cilat Mujaj i ka krijuar gjate viteve të tij në burgjet jugosllave si i dënuar politik. Në fakt autori ka paraqitur realitetin e njeriu të vuajtur shqiptar, i cili burgosej vetëm pse ishte shqiptar dhe vetëm se kërkonte lirinë e popullit të vet. Kështu si njeri që kapërceu të gjitha këto vuajtje, Sylë Mujaj është vet portret i njeriut të sakrifikuar për liri, prandaj edhe është përpjekur që të portretizoj realitetin i viteve të robërisë, por gjithnjë duke u mbështetur në simbole dhe personalitete që për të ishin mbështetje në idealet e tij për liri e çlirim. Redaktori i këtij libri Jeton Kelmendi shkruan se Sylë Mujaj përpiqet të pikturoj nëpërmjet poezisë dhe të poetizoj nëpërmjet pikturës, kështu duke kombinuar dy këto forma të artit, poeti ja del ta pasqyroj një kohë dhe ta nxjerr në dukje si art. Bëhet fjalë për një kohë të rëndë por gjithsesi shumë me rëndësi historike për njeriun shqiptar dhe qenien shqiptare në përgjithësi.


Edituar për herë të fundit nga Dardania në Mon Aug 29, 2011 11:31 pm, edituar 1 herë gjithsej
Dardania
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1625
Join date : 13/05/2011
Age : 37

https://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

•°o.OO.o°•POEZI "SHPIRTI I MENDIMEVE, nga  Sylë Mujaj •°o.OO.o°• Empty Re: •°o.OO.o°•POEZI "SHPIRTI I MENDIMEVE, nga Sylë Mujaj •°o.OO.o°•

Mesazh nga Dardania Mon Aug 29, 2011 11:03 pm

Ndue Ukaj

Poezia është evokim i situatave dhe tendosjeve shpirtërore, është shprehja më sublime e emocioneve të trazuara, e atyre emocioneve të fashitura brenda qenies njerëzore, që marrin formë nëpërmes vargjeve, ku gërshetohen emocionet e thella njerëzore, me dhembjet, krajatat dhe sfidat e shumëfishta.

Në komunikimin poetik, poeti, duke synuar fjalën ta përjetësoi me vargje, figura dhe gjuhë poetike, i jep kohës, mesazhet dhe ndjesitë e brumosura, të njerëzve që përpëlitën në të, të subjekteve krijuese, të njerëzve që e përjetojnë atë, të njerëzve që sfidohen, në kohë e rrethana specifike. Dhe i tillë ishte poeti Syl Mujaj, njeriu dhe krijuesi që kaloi nëpër ferrin e burgut politikë, synon të bëhet në poezi, ferr letrar. Si krijues, piktorë dhe aktivist politikë, ai përjetoi dhe kaloi nëpër sfidat më të rënda të kombit. E, pikërisht këto motivojnë krijimtarinë e tij, letrare dhe piktorale. Prandaj, për poetin, i burgosuri politik është strumbullar ku gërshetohen dhembja dhe tragjikja, e mira dhe e keqja:

...është aurorë e kohës
E dhembjeve
E bukurisë. (I burgosuri politik)

Kjo, vetëm sa përforcon mendimin se nuk ka poezi pa drama shpirtërore, për aq sa, na lejohet të thuhet se letërsia është prodhim i trazimeve shpirtërore, të cilat, nisen nga qenia e poetit, si filiza jete dhe shpërndajnë aromën e tyre.

Letërsia shqipe, është prodhim i situatave dhe gjendjeve të tendosura kombëtare, i projekteve dhe idealeve kombëtare, i situatave të tendosura politike, prandaj, është thënë shpeshherë, nga studiues të ndryshëm se poezia shqipe, ka ngjyrën e politikës, ndërkaq shkrimtarët gjithmonë kanë qenë përveç krijues, edhe personazhe aktive të jetës politike, njerëz të cilëve u ka rënë barra kryesore e mbajtjes gjallë të gjëllimeve dhe synimeve për liri. Kjo formë e kreacionit, është motivuar, natyrshëm nga konteksti shoqëror e politikë shqiptar, nga gjendja e rënd e kombit dhe peripecitë e tij për ekzistencë, për liri, për kulturë e gjuhë, thënë shkurt, për identitet. Poezia e Syle Mujajt që shkruhet në qeli, është e ndrojtur, ashtu siç është vetë jeta e të burgosurit. Ai le shumë të nënkuptohet. Ajo është e shkruar me vargje të shkurtra dhe gjuhë metaforike, përmes së cilës shprehet realiteti i trishtë, si në poezinë Qethja në qeli:

Katër veta
Rresht për dy,
Presin gërshërët.
Katër numra
Të krasitur.
(Burgu i Nishit, 1982)

Apo, ndryshe sikurse në vargjet tjera, ku i burgosuri është si në një teatër absurdesh:

Numri 712
Lojë me njeriun
lojë me emrin
loja me kohën.

Poezia shqipe, nëpër të gjitha kohët, u bë kësisoj vulë e kohës, një tekstografi, e cila, mori mbi supë të saj, misione politike, historike e kombëtar. Prandaj, ajo me retorikën e saj, mbetet pjesë e këtyre synimeve, pjesë e këtyre projekteve gjëllimeve kombëtare. Ajo, siç do të thoshte një studiues, nuk e ka pas në rënd të parë qëllimin dhe funksionin estetikë, por, një funksion mobilizues, një funksion shoqëror, një funksion, do ta thoshim, deri diku, të pastër politikë.

Poeti Syle Muaj vargjet e tij i pasuron me pikturat e tij, ato që i japin dimension të veçantë librit. Është kjo, siç thotë ky autor, një porosi e poetit të madh të Rugovës, Azem Shkrelit, prej së cilit vend vjen edhe Muja. Kësisoj, poezitë dhe punimet e bukura, këtij albumi i japin një rëndësi më të veçantë dhe paraqesin të vërtetat shqiptare, nëpërmjet gjuhës së figurshme dhe ngjyrave piktoreske, duke përplotësuar teksti pikturën apo anasjelltas, piktura tekstin, sikur del tek poezia Ankthi dhe vargjet e mëposhtme:

Lëndove bulëzimin
E rrënjës së gjakut
E rrënjës së ankthit
Aty ka origjinën
Jeta jonë,
Aty është burimi
Për besën tonë.

Ekziston një korpus i tërë i poezisë shqipe, që është krijuar nën rrethana robërie, nën rrethana burgosje, nën rrethana mërgimi. Kjo letërsi, e cila, nga disa zëra studiuesish quhet edhe letërsi e burgut, vjen me gjitha detajet e jetës së njeriut të burgosur, e poetit të burgosur. Kur burgoset poeti, krijuesi, atëherë s’ka sesi të mos shpërthej emocioni i dhembjes, i mallit për jetën përtej grilave, për jetën në liri. Këto trajta poetike, ndjehen theksueshëm në poezinë Vetvetes 2010, ku autori këndon kështu:

Përsëri kapërceva veten
Dola nga zvetënimi,
Si vala që tërhiqet zvarrë,
Dhe ashtu
Çuditërisht
Herë ngushtohem e herë zgjatohem,
Shpesh
Rrëmbimshëm,

Poezia e Syle Mujajt është poezi e njeriut që lirinë nuk e shijon në jetë, andaj e kërkon rrëmbimshëm në poezi, prandaj ajo në vetvete ka një ashpërsi, shpërthen me vargje, të cilat trajtojnë jetën e njeriut brenda qelive dhe përjetimet e atyre që janë jashtë. Kur e kurë, poezia e tij bëhet politikë e ditës, mbase me nuanca të fuqishme, në shërbim të projekteve specifike kombëtare, politike. Në këtë frymë, del edhe poezia Vogëlushet e Kosovës, e konceptuar si letër prej burgu, ku autori me çiltërsi poetike dhe një pasion poetik paraqet gëzimin e jetës që sjell fryma e rinisë, e fëmijërisë. Prandaj ai do mbush kohën dhe jetën e tij me këso fjalë poetike:

Fjalët e urta,
Fjalët e lira,
Fjalët e shtrenjta,
Fjalët e mira,
Fjalët e dashura,
Fjalët e dëlira,
I shkruam për ju.
Dëshirat e lira,
Dëshirat e shtrenjta,
Dëshirat e mira,

Pikërisht brenda këtyre strubullarëve, sillet edhe poezia e Syl Mujajt, autorit i cili robërinë e përjetoi njëherë në burg e pastaj në mërgim, një robëri të dyfishtë, e cila e motivon për poezi e pikturë, për krijimtari dhe veprimtari kombëtare. Këto komponentë, bëhen pjesë e pandashme e poezisë së tij, ashtu sikurse edhe jeta e tij prej të burgosuri, e më pas prej të mërguari. Në poezitë e tij, ka një tufë të tekstesh poetike që trajtojnë tema e motive të ekzistencës së kombit dhe rrekën pas temave të ditës, atyre temave që autori dëshiron t’i kthejë në poetikë, në gjuhë të figurshme, në gjuhë poetike. Poeti është pjesëtar i dhembjes, e këtë e transfiguron në poezi, në poezi ku retorika e fjalës është e veshur me tipare kombëtare, ku natyrshëm politika zë vend funksional, sepse ai është pjesë e saj. Ky tipar poetik shfaqet si në poezinë, Parlamenti në Prishtinë, ku autori shkruan me nota kritike:

Po bëhet
Ikonë në Prishtinë.
Kur ende vrapon
Kali i Trojës.

Autori në poezinë e tij trajton shpesh e në variante të ndryshme figurat historike, ato të kaluara e të tashme, e kështu, përçon mesazhet e tij prej njeriu e veprimtari që do atdheun, për njeriun e lashtë të identitetit të tij dhe atë të afërt. Ai ju këndon figurave të lashta historike dhe bashkëkohësve të tij. Ai shkruan për Gjergj Kastriotin-Skënderbeun, siç bëjnë shumica e krijuesve shqiptar, sepse ai është sinonimi i identiteti shqiptar. Prandaj ai ngazëllohet kur shkruan këto vargje:

Sot, bjeshkët e Nemuna,
Ndërruan emër
Ëndrrat e shprishura
U bën realitet,
Kori i të shurdhërve
Hyri në përralla
Në Kosovë
Po vije Skënderbeu.

Me mjaft ndjesi dhe dhembje evokohet në poezinë e Syl Mujajt edhe tema e mërgimit, tema e emigrantit, e cila, për qenien e tij, ka dy kuptime, sepse është dhembje e mall. Dhe për aq sa është dhembje, mall zhuritës, është një dashuri e pamatur që e trondit njeriun e epur për vendin e tij dhe njerëzit e tij. Këto motive dhe tema, autori i trajton në një tufë poezish, ndërkaq me realizuar del te poezia Loti i qyqes, ku autori hovshëm shpreh dufin e shpirtit të trazuar dhe revoltua me mërgimin. Ai kështu rropatet dhe:

Në shtatë kallinj bari,
Lot,
Brenga,
Kobe
Në shtatë rruaza.
Largoni fëmijët
Të mos i prekin
Gërshetat e këtyre luleve
Me "margaritarë"
Nga loti i qyqes.

Ndërsa, po me këtë lloj temperamenti poetik, autori shkruan edhe poezinë Ëndrra mërgimtare, në të cilën përçon ndjenjat dhe ndjesitë e emigrantit që jeton duke ëndërruar, të emigrantit që kthehet në ëndërr.

Lulen e shtogut i pari e pashë
Me mëngjes, herët në pranverë.
Dorën mbi vetull
Drejt në lindje të diellit;
Bu - bu, është toka ime kjo ?

Në përgjithësi, poezia e Syl Mujajt, është poezi, me karakter të theksuar patriotik, një poezi patriotike, që ecën kur e kur në tehun e trajtave politike. Ajo ka ngjyrën e dhembjeve kombëtare. Ajo ka trajtat e një poezi burgu dhe një letërsi burgu. Me këto elemente dhe gjuhën poetike, kur e kur me ritmin e brendshëm poetik, ajo është një poezi që dëshmon për kohën, për jetën dhe klithjet e autorit dhe bashkëkohësve të tij në një kohë dhe rrethana specifike.

_______________________________________________________

E rënd peshon hapi në tubim,
Teksa kujtojmë vite mbi shpinë... kishte lot,
Jemi ngritur në agim lirie,
Dhe ecim sot, pa kërrusur fare,
Pa kërrusur fare ecim sot

_______________________________________________________

Përvjetorit te 30-të

Pëllëmbë duarsh
Sot,
Dhe takime,
Dhe thirrje,
Teksa ethe bashkimi afrohen,
Si në maratonë,
Ngadalë,
E rënd peshon hapi në tubim,
Teksa kujtojmë vite mbi shpinë... kishte lot,
Jemi ngritur në agim lirie,
Dhe ecim sot, pa kërrusur fare,
Pa kërrusur fare ecim sot
Dhe...
Oshtijnë “zgjua bletësh” shqiptar,
Ri–bashkimi mbeti ne kokë,
Përvjetori ynë,
Kombi është një tokë,
Një atdhe.
Një jetë.
Ishim nisur herët, për këtë ditë.
Tri herë japim porosi nga përvjetori,
Vullnet, tog drejt pranverores.
_______________________________________________________

Natë gjumi Lehtas te zezën e kthej
Në purpurt, këtu herë afrohet
Dhe ashtu herë largohet
E unë, unë ngrihem,
Herë ndizem zjarr

_______________________________________________________


Vetvetes 2010

Përsëri kapërceva veten
Dola nga zvetënimi,
Si vala që tërhiqet zvarrë,
Dhe ashtu
Çuditërisht
Herë ngushtohem e herë zgjatohem,
Shpesh
Rrëmbimshëm,
Heshturazi,
Prapë valë–valë,
Herë si në zili ngreh kokën
Buzëqeshë, erë lot kristali
Fytyrën ma veshë,
Dhe ashtu, i heshtur pres rreze dielli
Të “trenta”, t’i përkëdhel
Si barka kur valëvit,
Nga krevati i spitalit,
E mundohem t’ zezën ta bëjë bardhë,
Them se e zeza është Mëzo – pushim.

Natë gjumi Lehtas te zezën e kthej
Në purpurt, këtu herë afrohet
Dhe ashtu herë largohet
E unë, unë ngrihem,
Herë ndizem zjarr,
Vargu nuk ndalet e bie në poezi,
Qe me të gjitha vargjet
Ka brendësi.
Kur mblidhen troç, valë vargu, rreze jete,
Zëshëm i thërras vetës
Të ngritëm,
Se dikush paska mall,
Kapërceva vetën
E dola me u çmall.


_____________
Burgu i Nishit
1981-1990
(15 poezi)
_____________


"Grilat”, Burgu i Nishit, 1990
...Të gjitha vlerat shqipe bashkë
Ashti i dhimbjes; invalidi fitoj,
Shndriti delli i ilirëve të lashtë,
Është ditë gëzimi, unë festoj. ..Pirografi “Bereqeti”, Lugano, 1996
_______________________________________________________

Portreti i nënës

(akrostik)

Për brengat e nënës, rrudhat në ballë,
Ofshamë e saja për bijtë në kurbet,
Rënkimet e mbushura plot me mall,
T'i kthehen bijtë në prehrin e vetë.
Rikujtoj këto skena më akull të kresë,
E zemra n'qeli humb turrin e vetë,
Tulin e bukës e ndaj me kujdes.

Nënës duhet t'i bëj një portret,
Është tuli i bukës n'qeli gjëja më e mirë,
Në të do ta gdhend fytyrën e nënës trime,
Është punë e dashur por shumë e vështirë,
Se në rrudhat e ballit të nënës, pjesë e jetës sime.

Së pa mund të madh u arrit pamja e nënës,
Ishte pamja e saj; goja,balli e hunda,
Më shikim të largët, si në lindje të hënës,
E që portreti i dashur nga tuli i bukës.

Burgu i Nishit, 1984

_______________________________________________________

Qethja në qeli

Katër veta
Rresht për dy,
Presin gërshërët
Katër veta.

Katër numra
Të krasitur.

Nën komandën
Rresht për dy.

Burgu i Nishit, 1982

_______________________________________________________

Numri 712

Lojë me njeriun
Lojë me emrin
Lojë në kohë.
712.

Një vit, dy vite...
Dhjetë.

Emri kthyer në numër
Në "maticni broj "*
712.

Burgu i Nishit, 13.08.1984

*.- teksti në gjuhën serbe: numri i amzës.
_______________________________________________________

Tej grilash

Shpresa përbiroi
Muret e qelisë,
Copëz buke
Nga racioni u nda.

Për portretin
Tej grilash,
Shikimin mall
Në pritje.

Sytë
Janë gdhendur këtu
Në tulin e bukës.

Burgu i Nishit, 1988
Dardania
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1625
Join date : 13/05/2011
Age : 37

https://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

•°o.OO.o°•POEZI "SHPIRTI I MENDIMEVE, nga  Sylë Mujaj •°o.OO.o°• Empty Re: •°o.OO.o°•POEZI "SHPIRTI I MENDIMEVE, nga Sylë Mujaj •°o.OO.o°•

Mesazh nga syle mujaj Tue Aug 30, 2011 9:33 am

ju falenderoj per kete grumbull poezive te mija te forumi i Juaj , nderime

syle mujaj

Numri i postimeve : 2
Join date : 28/08/2011
Age : 65
Location : Figino- Lugano, Zvicer

Mbrapsht në krye Shko poshtë

•°o.OO.o°•POEZI "SHPIRTI I MENDIMEVE, nga  Sylë Mujaj •°o.OO.o°• Empty Re: •°o.OO.o°•POEZI "SHPIRTI I MENDIMEVE, nga Sylë Mujaj •°o.OO.o°•

Mesazh nga Dardania Tue Aug 30, 2011 9:40 am

syle mujaj shkruajti:ju falenderoj per kete grumbull poezive te mija te forumi i Juaj , nderime



me Nder qofsh miku yn i nderuar ju pergezoi nga Zemra per Poezit e juaja te mrekulleshme qe tregojn nje ngjarje shum te dhimbeshme uroi qe te kujtojn me breza keto ngjarje dhe te mos harrohen keto ju lumshin duart dhe ju uroi shum suksese ne jet me respekte nga Dardania...

do vijn ne vazhdim edhe Poezit e tjera
Dardania
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1625
Join date : 13/05/2011
Age : 37

https://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

•°o.OO.o°•POEZI "SHPIRTI I MENDIMEVE, nga  Sylë Mujaj •°o.OO.o°• Empty Re: •°o.OO.o°•POEZI "SHPIRTI I MENDIMEVE, nga Sylë Mujaj •°o.OO.o°•

Mesazh nga Dardania Tue Aug 30, 2011 10:15 am

Shpresa përbiroi
Muret e qelisë,
Copëz buke
Nga racioni u nda





Pesë hapa

Në ç'do të pestin hap
Përpëlitemi me Hadin,
T’ mos bie
Në dorë të Luciferit.

Në pesë hapat tjerë
Trokitje në mur.

Si nëpër birë të fytëzës
Rrjedh një zë,
Një dritë.

Perëndesha Thanë
Të paktën është me ty.

Burgu i Nishit, 29.07.1982

_____________

Kulla e Dukagjinit
_____________

...Për portretin
Tej grilash,
Shikimin mall
Në pritje.... Ksilografi, Lugano 2004
_______________________________________________________

Kulla e Dukagjinit

Nëpër hapat e mijë,
larg e larg mendimeve.

S’di se si
Kullë e Dukagjinit
më erdhi n’ qeli.
Qëndro me tha,
Nga frëngjitë e larta
Filloi oshtimë,
Në hatulla, gurë e oxhak.

Ecnim në pesë hapat e qelisë
Të dy me kokën lartë.

Burgu i Nishit, 1984

_______________________________________________________

“Kulla e Dukagjinit”, Burgu i Nishit, 1984
_______________________________________________________

Plisi

Plisa të bardhë
Mes brigjesh
Të tokës së vetë.
Kolonë e vdekjes
Djajtë e kaltër rreth.
E gjatë
Ditë e natë.
Deti i Tivarit
Lidhur me tel.
Plisa të bardhë mbi
Bonacë të kuqe.

Burgu i Nishit , 23.04.1984
_______________________________________________________

Plisi e shqipja

Sa bukur plisi ne kokë u vu
E vallja nisi me u rrokullisë
Kënga thuhej troç,
e logu i zanave ja thanë te vetën
...
Kuq e zi, sot folën edhe fëmijët
Kënga Adem Jashari e mori Italinë
Reqaku shtroj sofër ne Milano
E Shqipja hodhi vargje për tri fetë tona.

Fe, Plis, fëmijë ishin sot Engjëll...

______________________________________________________

Qeli në oborrin e qelisë
Në pllakën e betontë
Kundruall lirisë
Qeli në oborrin e qelisë.

_______________________________________________________

Lulja

Qeli në oborrin e qelisë
Në pllakën e betontë
Kundruall lirisë
Qeli në oborrin e qelisë.

Formoi kurorë,
Ushqehej me ne
Nga ora në orë.

Një këmbë polici
Shkeli lulen e porsaçelur.

U shua çdo gjë
Për atë vit.

Vitin tjetër
në çdo plasë betoni
bulëzoi nga një lule.

Burgu i Nishit, 1983

_____________

Copa letrave
_____________

...Nata e cemtë
Erëra të rrepta solli... burgu i Nishit, 1984

_______________________________________________________

Copë letre

Copë gazete
Në oborrin e burgut
Hedhur nga dorë
E shqiptarit.

Ne hap pas hapi
Deri në qeli.

Copë letre e hedhur,
Minatorët e Trepçës
Kërkonin liri.

Burgu i Nishit, 1989

_______________________________________________________

Njerëzit numra

Katër pjata, katër lugë,
Katër krevate të ngushta
Për katër numra.

Secili numër me kokë tullace,
secili në botën e vet.

Vitet e rinisë
1,2,3,4,5,6,7,8,9,10-të.

Më të voglën shpresë
Njerëz në numra
Të mos ketë.

Burgu i Nishit, 22.07.1987
_______________________________________________________

Skicë e të burgosurit

Duhet t'i heqësh viza e sfonde
Çdo gjë në sy t’i gjesh.

Sy të thelluar, rrudha,
Vetull me vetull
Përpjekur,

Thinja, shkruam në buzë
Pa një rreze dielli.

Një dorë në mjekër,
Tjetrën në tëmth.

Tani
Mund ta pagëzoni
Në daç skicë
Në daç portret.

Burgu i Nishit, 1984

_______________________________________________________

Në vizitë

Një ditë hyri një fëmijë
Në derë të policisë.

U ul pa bërë zë
Në pragun me dritë.

Belbëzoi diçka
Në zërin e fëmijës.

Për mua qe dhe mbeti
Më e mira vizitë.

Burgu i Nishit, 1986

_____________

Pa emër
_____________

“Numërimi në burg”, Burgu i Nishit, 1984

_______________________________________________________

Pa emër

Nata e cemtë
Erëra të rrepta solli
Natë e cemtë,
Pa emër.

U fanit stuhia,
Mjegulla mbeti varë.

Agimi i hershëm
Maska të vjetra çori.

Burgu i Nishit, 1986

_______________________________________________________

Tomi

Ky emër tingëllonte
Pas barrikadës ato ditë.

Ky që dhunë s’duronte
Hakmerrej me paqe.

Tomi ishte i madh
N' barikadim paqësor
Në një burg n'Serbi.

Konserva e drejtorë
Hynë në kampin e zi.

Barrikadë shqiptare
Me kostum të ri.

Burgu i Nishit , 15.01.1990

______________________________________________________

Kroati i ri

Pushkën nuk e donte,
Kështu thoshte akuza e tij.

Tri vjet i lirë në burg,
Tri vjet i robëruar në liri.

Serish po ajo akuzë,
pushkën nuk e donte.

Kështu disi e bënte jetën
Kroati i ri.

Burgu i Nishit, 1987

_______________________________________________________

Pranvera jone 1981

Në mars pranvera bashkoi lulet,
Bashkoi radhët e lidhura mirë shkollë e minierë,
Afrohet dorë për dore Llap e Rugovë.

Horizonteve shihet një dritë me fener,
Vargohen punëtor, pa urdhër e drejtor,
Erdhi koha thonë, duhet drejtësi,
Rënkon Prishtina, në krejt Dardani,
A “është vullkan”, pyeti populli apo liri?

Sa mirë kënga studentëve u buçet
Tërthor, katund, qytet festohet,
Urime plagësh, në dritë, nëna thërret,
Deri këtu ecjet, liri mos të ndalohet,
Edhe Kaçaniku, Tetova, Skenderaji në zgjim,
Në Gjakovë, Karadak, hyjnë në valle,
Të zgjuara “plagët e fëmijëve”, kërkojnë shërim,
Oshtinë vallja, takohen malet me male.
Radhë...
Nxënës, student dorë për dore,
Erdhi dita nuk ndalemi,
Duam fitore.

1 herë u përkrah “vullkanit rini”
9 herë populli “zgjuar”- ushtrim,
8 herë lidhi ura, besë për liri.
1 herë në histori ”epoka” për marshim.

_______________________________________________________

Demonstratat 1981

Deri sot mllefi i robërisë doli n’ dritë
E në rrugët e mbushura,
U plandos dhembja,
E trishtë
Fëmijë, burra, gra
Me shikimin e hutuar:
A thua erdhi dita...
Ofshamë burgjesh, përpjekja në qëndrim,
Në demonstrata thirrje për liri,
Simbol Demaqi, n’ popull, me shkronja e fjalë,
Dhe parullat e kohës buçasin
Të hapen burgjet, larg pushtues... jo robëri,
Dhe mali i fjalëve sa pikëllimi:
Rënkime pafund
Njerëz pafund
Dhembje pa fund:
Kosova, jo, nuk është lojë,
Ankime, pa drejtësi, në shtëpi,
Të ndalet pushtuesi, kurrë më,
Dhe një kala afishe, pllakate, kërkohet drejtësi,
Të marshonim Prishtinës, klithte një zë i ri.

1 herë në horizont, bashkuam vlera
9 herë u nis për të mos ndaluar,
8 qytete, e pastaj qytetet tjera,
1 herë në histori, këngë kënduar rrufeshëm.

_______________________________________________________

Për lisin, u shkruan shumë poezi
Opera, drama, romane në qëndrim,
Lehtas ky lis, lëshon gjethe në lum,
Ishin qe nuk ndalen në marshim,
Të ecim kolonë, ritëm muzike,
I qesin hapat, kombëtar,
Kaluam burgjet dinamike
Nëpër rrugët heroike.
_______________________________________________________

I burgosuri politik

Ishte lis stuhish,
Prore ecën,
Ecën...
Ecën
Dhe bëri ballë furtunën, mik në takim,
Urime, shtrëngim duarsh, në vlera,
Plot vite të rënduar,
Fëmijë në bashkim,
Grimë loti, derdhet ne 30 të tera,
Dhe harrohen ofshamat
Dhimbjet reduktohen deri në gëzim
Dhe dëmet treten nga fjalori
Për shumë begati, fitore.
Ne, u nisem nga “0”,
Dhe me duart e flakëruara,
Zemrat e gurëzuara,
I fortë si guri, njeriu,
Në kohen kur rënkimet u bashkuan në përvjetor,
Ishim, jemi, buzëqeshjet nuk mungojnë...

Për lisin, u shkruan shumë poezi
Opera, drama, romane në qëndrim,
Lehtas ky lis, lëshon gjethe në lum,
Ishin qe nuk ndalen në marshim,
Të ecim kolonë, ritëm muzike,
I qesin hapat, kombëtar,
Kaluam burgjet dinamike
Nëpër rrugët heroike.
_______________________________________________________

Ajo është aurorë e kohës
E dhembjeve
E bukurisë.
Dhe dëgjon melodinë e kohës:
Fenomeni, populli çlirimtar.
Formula: bukuri femrës atdhetare.
_______________________________________________________

E burgosura politike

Ajo është aurorë e kohës
E dhembjeve
E bukurisë.
Dhe dëgjon melodinë e kohës:
Fenomeni, populli çlirimtar.
Formula: bukuri femrës atdhetare.

U nis “zanë mali”, rini me çmim,
Ra n’ burg, dëshmore, asnjëherë s’u rrezua,
Gra, vajza ecën valles krenare,
Oshtinë Kosova, femra u dëshmua,
Se vallja vërtet shqiptare,
U nis, e mundi me ju shpagua,
Ra, nuk u rrezua po defilon,
Arrite ku linde, loken për dore.

Prit thuaj fjalë, e bukura e kohës
Së bashku bëmë rrugëtim për atdhe,
Në barkën e kohës,
Kënduam pa pushim
Të shkojmë gazmor në bashkim,
Ishim me Ju, jeni lindshmëri,
Kaluat në përmendore, n’ liri,
E Juaja fitorja, komb ardhmëri.

1981 - ta dha femra për histori.
_______________________________________________________

Nëna e te burgosurit

(akrostik)

Në agun e hershëm, nënëlokja zgjuar,
E mori qumështin për fëmijët ngadalë,
Në mërrolët e ballit, ju dëftua,
A është biri në burg sot i gjallë,

E vërtetë: “çka mendon nëna mos të gjet”.

Ti ec me mua në terrin e zi,
E fort nënëloke, bëre fëmijë.

Buzë pragut vizitoje, buzën kafshon,
Unë e fort bir, fjala me dridhërimë,
Renditën rrudhat balli, me përqafon,
Gati nxuri n’ thua, duart t’ lidhura.
Dhe ofshamat godasin, bëhem i qetë.

Me dorën e hijeve dhe pikëllimeve
Përshëndeti kohën dhe dhembjet.

U bëftë ashtu bir, në qeli, nëna pretë,
Rënd e paske, duhet të kesh jetë, rini,
Ishin fjalë lokje, ndjenjën vullnet,
Të vizita, përshëndetje, sytë e mi.

_______________________________________________________

E prindërit pritnin e pritnin me te dashurit e vetë, burgu i Nishit, 1985

_______________________________________________________

Adem Jashari me ne

Atëbotë zogjtë s’kënduan
S’këndonin atëbotë as zanat
E koha e vështirë, me ty kaloj,
Kur kënga e agimeve preki buzët e kallura
Dhe liria Kosovë u shumëzua.

Emri yt jehonë, kushtrim kombin mbuloj,
Martirë për liri.

Dhe ti je aty,
Je aty Adem, populli të thërret,
Atëherë mësove sa duhet jeta,
Sa duhet liria,
Dhe Kosova
Dhe si ruhet familja,
Hej, Shaban, Hamëz, dëshmor, sa vetë..
Arritëm në prag t’ bashkimit, ecim me lehtë,
Rini, burrëri, gra, kujtojmë për veti,
Ishin vepra e juaja, mesazh për jetë.

_______________________________________________________

Adem Demaqi

(akrostik)

Atdheu matet, njeri personaliteti,
Duam apo s’duam Demaqi korife,
Edhe “prishi politika”, autoritete,
Mësuam, e pati lirin ne gji e fjalën atdhe.

Do duam, nderojmë këtë shqiptar,
E kishte Kosovën me veti n’ qeli,
Me mbeti çdo herë Ademi krenar,
Arritëm duke “shtyrë”, pa fajin e tij,
Qëndrove “Bac”, sot ec në stuhi,
Ishe shkëmb, të qenit njeri.

Kalove, grila, burgje, ti mbete rrugëtim
Radhite dekada burgjesh, zëri vazhdon,
Erdhi kohën e re, prinë ne çlirim,
Na mbetemi ne dëgjim, na sugjeron,
Adem ishe për liri, me ty bashkim,
Ra vuajtja, populli shpreh nderim.
_______________________________________________________

Ali (Aliu) Kelmendi

(akrostik)

Ah kur kohë stuhish - furtunash nder ne,
Lëshuan shtatë dhe plandosen dhembje
Lëshove kushtrim lirie n’ djalëri,
I vogël jam atdhe, betim me ke.

Kalove mure
Theve prangat,
Teksa lirinë kërkove,
Edhe copë rrugëtim le porosi n`bashkim,
Lëvizje, fronte, se bashku dëshirove,
Me fjalë malësori t`përshëndes n`amshim.

Edhe Rugova n`Preshevë, tha lotin,
N`çadrat fjalësh Tua, gjithëve na ke.
Dhe vegimi i fjalëve tua
Bashkim koha moti,
Idol, mbete.
Ti je me ne.

_____________

Për ditën e re
_____________

Simboli i çlirimit te Kosovës nga barbaria pushtuese sllave Martiri i popullit Adem Jashari, Lugano 199
_______________________________________________________

Vetëvendosjes se Kosovës

Ti theve prangat, ngrite kokë
Rini e vrullshme,
Rënkove jo kotë për ditën e Re,
Të vjetër sa qenia ime.

Idol Ballkani Che Gevara e nise,
Burgun kalove, ec krenar me ne,
U nise po e prek burrërinë,
Ne kërkojmë, ti e preke Atë,
I ri, kur kërkoje lirinë.

Athua kaç u dashka, hiqet verbëria,
Le çdo gjë, mbështetur në dashuri,
Bëre hap që ty të donë rinia,
The bindshëm; jo, jo më anarki,
Në tribunë populli, Krenaria.

Kalove shtigje dhe u kalite në jetë,
U ngrite nga robëria në energji,
Rrugëton, pengesat i sfidon,
Të ecet Shqip në shekullin e Ri,
I ri mbetsh në popull LIRI.

_______________________________________________________

30 vjetori 1981 – 2011

(akrostik)

3 periudha: burg, martirë, dëshmorë, një mal dhembje
0 ngecje mbërrimë në çlirim me duar te lira.

Vjetori Pranvere studentore gëzim,
Jetë - dhëna për Kosovën lavdi,
Etër, nëna, ndihmuat... falënderim,
Te gjeneratave, bashkuara me krenari,
Ofshamë përvjetor dhe rrugëtimi,
Ri-bashkim, po lypet sot,
Ishim pak, bëhemi shumë ne bashkim.

1 herë Kosova e zgjuar feston,
9 herë plagosur, ngritur, shërim,
8 herë formulë binomi, kremton,
1 herë vlerat për t’u bashkua.

2 herë përpëlitje; fitore, liri,
0se kaluar lavdishëm për histori,
1 vetëm kombëtari,
1 bashkim shqiptar ardhmëri.

______________________________________________________

10 vjetë + 20 1981 - 1990 deri në 2011

Demonstratat e 68-ës, mrekulli,
Herët u nis rrugëtimi lirik,
Teksa jehonte kënga:
Jemi në kërkim të fjalës shqipe,
Të etur si kombet tjera,
Të bashkuar NJË, të kanë zili

Viti 1981, marsi hodhi farë,
Jemi dëshmitarë me letër,
Është agim lirie mbarë.
Të bashkuar i ri, i vjetër.

1 herë Kosova në strategji,
9 herë prova e demagogji,
8 herë marrëveshje, dinakëri,
1 herë bashkim, krenari.

1 herë erdh kohë tjetër,
9 herë kërkonim mbetën zi,
9 herë sfidohet mënyra e vjetër,
0 po e presim shekullin e ri.

2 herë, Kosova harxhuar në strategji,
0 se ngecje në ecje, në bashkim,
1 herë thjeshtë pa dreqër, shpenzim,
1 herë Ri-Bashkim, nuk duron dhelpëri.

_______________________________________________________

Kaluam dekada e prapë ecet për qëllimin e shenjtë të kombit, pirografi, 2008, Lugano

______________________________________________________

Vashat qe priten 1981

Nëpër muret e dhembjeve
Kaluat pa u hetuar si Zana
Dhe vitet treteshin
Ashtu siç treten lulet,
Stinëve të mjegullta.

U derdhën lot,
Dhe ato u bënë lum.
Duke ujit dhembjet dhe shpresat.

Ju, Heroina, n’ popull jeni vlerë,
Që shndërruat heshtjet në muzikën e kohës
Për liri.

Sot numëroj vitet, kujtimet,
Që ecin rrëmbimshëm,
Si era, si kohët...
Dhe ju vizatoheni para nesh,
Të lidhura me një mendim.

Ne krenar për pritjet e tuja,
Ashtu jeni, mrekulli, vite e muaj.

Preket diçka që nuk ka çmim
Që s’numërohet me kohët e zakonshme.

Rënkuat, e ju veç pritet,
Ishit “Kleopatra”, në kushtrim,
Të mëdha orët, ditët, e vitet,
Emri juaj me shkronja të mëdha,
Ne kemi familjen nga këto gra.

1 herë bashkë rrugëtimi,
9 herë për Ju balada,
8 herë, një kohë ne bashkimi,
1 herë, u bënë dekada.

2011-ta e ju për ne solli gëzim,
Qofshi të parat e kombit tim.

_______________________________________________________

Nëpër muret e dhembjeve
Kaluat pa u hetuar si Zana
Dhe vitet treteshin
Ashtu siç treten lulet,
Stinëve të mjegullta.
_______________________________________________________

Sytë qe më pritën, 1981 – 1990
(kushtuar Fetije Tahiri – Mujaj)

Sa herë nëpër ëndrra pash këta sy,
Yll ishe,
Sot kur jemi bashkë,
Të bashkuar, familje nga ne të dy,
Është e vlefshme, “antikë e lashtë”,

Qëndrove, besove në ëndërrim,
Edhe bashkë në zhgjëndërr.

Me premtove, atëherë e re,
E munde rininë, bashkë jemi ne.

Prangat i hoqe, lehtësove,
Ri-kujtuam në shtresim,
Ishe robërinë e largove,
Te mirat, mblodhëm, kurorëzim,
Edhe kaluam ne realitet,
N’ përvjetor, bashkë jemi vetë.

1 herë qysh falet rinia
9 herë u ngrita dhe përshëndeta,
8 herë preka ëndrrat e mija,
1 herë falënderova dhe me ty mbeta.

2 vetë festojmë 30 vjetorin sot,
0 sa kësi shembujsh në jetë,
1 herë nuk dyshuam nuk prite kotë,
1 herë thamë, pritja nuk është lehtë.

_______________________________________________________

Studenti 1981

Sot valle shqipe n’ Prishtinë
Të "bletëve punëtore",
Protestë
Protestë
Protestë,
U zgjuam natën dhe takimin mbërrimë,
Dikush gëzim, tjerët festë,
Erdhëm mes konviktesh, në vendtakim
Nëpër biseda, takime kombëtare
Të "shenjë e zjarrit", mbajtën fjalim...
Ishim në rrugëtim si kurrë më parë.

1 herë, Kosova, ah, koha jonë
9 herë takimesh që depërtoi,
8 herë zë studentit a është vonë,
1 rreze dielli në legjendë, fitoi

E sot 2011 - ta është gati:
Dhe pyetja e rend shpërthen?:
Kjo rini mbajti robëri.

_____________

Mësuesi
_____________

Lexohej edhe kur nuk lexohej, shkruhej edhe kur nuk shkruhej, burgu i Nishit 1993
_______________________________________________________

Mësuesi 1981

Ai, mësoi nxënës, jashtë programit t’partisë,
Eci, me nxënës dorë për dore,
Ai s’ la “libër të ndaluar”, detyrë shtëpie,
U ngrit e vazhdoi prore,
Edhe studenti, krenari,
Se gjenerata po i vije mbas,
Ishte mësuesi, zgjoi kombëtari.

Ishte, mbetet krenari në çdo çast.

Vitet kaluan, çunat u bënë burra,
I quam mësim-edukim në vepër,
Të demonstratave urtë pa turra,
Ishin, për një të re tjetër,
Të mëdhenj mësues-nxënës pa tjetër.

1 herë me mësues, mbuluar çdo qytet
9 herë mësuesi te kushtrimi,
8 herë mësuesit simbol për jetë,
1 herë shenjë falënderimi.

_______________________________________________________
Edhe pse na i mjeken librat shqip ne lexonim atë qe e gjenim ne burgun e Nishit, 1984

_______________________________________________________

Nxënësi 1981

Atëherë kur n’ pranverë, ra kushtrimi,
Dhe xixëllonja, nxënësit kombëtar,
Erdhën në rrugëtim, për liri e shpëtim.
Dhembja e madhe pëlcet,
Me t’ mitur, n’ burgun e parë.
Ai, si lulja e ngulfatur
Vodhi rrezet e shpëtimit
Dhe u u rrit, u bë burrë në qeli,

1 herë, sot në rrugëtim,
9 herë, në burg nxënësi i mirë,
8 herë, nga burgu plotësove mësim,
1 herë, për Kosovën e lirë.

_______________________________________________________

Minatori 1981

Miniera dridhej, teksa studenti u zgjua,
Ishin mineralet në rrugëtim,
Nëpër zgafelle u kërkua,
Ashtu, pritem këtë agim.

Miniera dridhej, teksa studenti u zgjua,
Ortek i vije Kosovës çdo anë sot,
Rënkojnë bjeshkët, si kohën e lashtë,
Ishte Dardania, nuk e themi kot.
Në maratonën e gjatë të lirisë.

1 herë qytetaria, ec në fitore,
9 herë kushtrimi qytet e katund,
8 herë po ecën krenare prore,
1 herë nisja nuk u ndal askund.
_______________________________________________________

Bujku 1981

Dhe ai mbolli lirinë si arën
Dhe grurin për bukën e jetën.
Ai la plugun... mori rrugën e marshit
U bashkua nëpër Kosovë,
Ja dha pushtuesit flakaresh në kalim,
Këndoj me student, Prishtinë, Tetovë,
U bë ne popullit, bujk dëshmor.

Ishte bujku krenar në udhëtim.

I patrembur qiti gjoksin “hienave” grabitqar,
I pa ndarë me fëmijët – rini,
Ai dha ushqim e para,
Ishte, bujku, hyri ne histori,
Të fituarat, quhen krenari.

1 herë, bujkun kujtojmë
9 herë, u ngritëm lavdërim,
8 herë, dëshmuat e ju mendojmë,
1 herë, bindet në nderim.
_______________________________________________________

Bujqit e Kosovës përkrahen bijtë e tyre ne çdo vend te Kosovës ku shumë nga bijtë edhe na shoqëruan edhe ne burgjet Jugosllave, burgu i Nishit 1984

_______________________________________________________

UKSH-in
UNIKOMB

Unioni Kombëtar Shqiptar

Dhe fjala komb tingëllon si në muzikën e gëzimit,
Teksa radhët marrin formën e maratonës,
Dhe brohoritma për unitet, secili kërkon,
Dikur ishim numra sot jemi lumë

Derë e hapur s’ kish përgjegjësi,
Ende ndonjë si i “ngrirë”,
Mësimi shembulli njeri,
Oniks Kosove, vlera e lirisë,
Kemi çka t’i themi, popullit NE,
Rënkimin ta shpalojmë,
Atë kohë ishte vështirë, sot ditë e re,
Ti lëmë “rrotullat”, ne kërkojmë,
Ishin, mbeten n’ sirtar historie,
Për t’bashkuar gjeografin e ndarë.

Ishte kohë dyshim, jemi në vepër.

Bashkë, po ecim në kolona,
A e prekim bashkimin tonë,
Se tre atdhetarë si milingona.

Kaluam, hymë në konkretizim,
I lëmë dyshimet klane e parti,
Për bashkim rrajash duhet çdo çmim,
Me hapa të mëdhenj ecim
Dhembjet e kohës t’i kthejmë në nderim.

Konsultimi duhet çdo ditë,
Këshilla e bashkëpunim,
Bashkim do te thotë qellim,
Është fjala hapur më e mirë,
Të thash e themet për dhe,
Atëherë vullnet e dëshirë,
Rruga e shenjtë, në rrugë je.

Formë e hapur, njëri,
Dyshim jo mes nesh,
Bashkim idesh, shprehi,
Kemi punë kush donë, merr vesh.
Jemi koncentruar bashkim kombëtar,
Ashtu çiltër, misionar te mbarë.

_______________________________________________________


Unioni Kombëtar Shqiptar i përfshinë te gjitha trojet tona edhe arbëreshet tanë, Pirografi, Lugano, 1994

_______________________________________________________

Kulla e Isa Boletinit

(akrostik)

Kaluan shumë vite baca Isë,
U larguan sorrat dhe retë e zeza,
Le kullë dhe jetën trim i Shqipërisë,
Le porosi Isniqin, le mullar e lëmesa,
Aty mburrëm, porosi për kombin mbarë.

Erdhi krenaria e popullit shqiptar,

Ishim në ethe nga pushtuesi klasik,
Sa fshehtas kujtuam, sot me ty krenar,
Arritëm te kulla, populli fisnik.

Bëhet festa thirret, o Isë Boletini,
Ofshame, tri varret u përkujtuan,
Lë kushtrim, Vlore, andej Verrinj,
E jotja dita, emri yt na nderon,
T’mos ndalet bashkimit si sot,
Isë përshëndesim ne këtë mënyrë,
Në ecjet nuk ndalemi më dot,
Të bashkuar e pruam këtë porosi.

2 herë bashkë Kosovë, Shqipëri,
0 frohen “bletët”, me vlera,
1 herë puthe shqip në pavarësi,
1 bëhemi baca Isë tu rrit ndera.
_______________________________________________________

Kulla e Isa Boletinit, pirografi, Lugano, 1995
_______________________________________________________

Kolonia KODRA

Kolonë vlerash mblidhen në vend,
E orteku i nisur, emri Kodër,
Le në koloni fjalë në rënd,
Ofrohen bashkë çdo verë,
Nisen nga viti ne vit,
I artisteve takim të mirë,
Arti shqip bëhet rit.

Kodra ka shumë ne udhëtojmë,
Ose e mira po vije, të ne jetë,
Duhet vlerat ne kodër, dërgojmë,
Ramë dakord bashkim, kërkuam vetë,
Arti është kur kodra kodrën takon.

_____________

Te bunari
_____________

Vashat shqiptare tashmë nëna shembullore qe priten përtej ëndrrave, pirografi, Lugano, 2001
_______________________________________________________

Te bunari i Milosh Kopiliqit
(akrostik)

Të përgatitur shqiptarët “mbrehen” kosat,
E rrajë kombi i afrohen bunarit ngadalë,
Bunarit krenar “plisin” mbi ballë,
Urojnë në takim Drenicë e Rugovë,
Nga Labëria - Tuzi valë – valë,
Arriti, Llapi e Tetovë,
Rreth bunari ujë, nga Miloshi,
Isha i etur tha, burri nga Vermoshi,

I eturi piu n’bunar ujin shqiptar.

Melodi recitimi, rreth kurorë,
Ishin muzat që na bashkuan,
Lëshoni hapësirë erdhi Vlora,
Lëndinë që se kemi ditë,
Oshtinë bunari si “bleta ne koshere”,
Se ditë burrëria, pret të bijtë,
Heu u deshtë të jem vetja vet.

Kumtesa, për bunar Miloshit,
O këtu rrjedh uji nga historia,
Përshëndeten burrat e Taraboshit,
Ishim shkelur, bëhet gjeografia,
Lëshohen shpatieve n’takim,
I falën bunarit, qe diti t’na pretë,
Qe rrjedh uji, ka mbarësi e bekim,
I yni uji, si dolli e viti,
Takim KODRA, bereqetin rriti.

2 takime nga Kodër kolonia,
0 h, mirë do ishte takimi n’ Shalë,
1 vit përgatitje e rrajë miqësie
1 herë nisen vlerat s’duhet ndalë.

_____________

Lëshova ëndrrat të lira
_____________

Lëshova ëndrrat të lira, mozaik, Lugano, 2004

_______________________________________________________

Nga Klinika “Castel Rotto” 2010 – 11 - 15

Një jetë e mirë, dhurata e zotit,
Gati me mua n’ shërim,
Athua ajri dëshmi,
Pika loti,

Kur kalova vuajtjet,
Burgun,
Lëshova ëndrrat,
Lehtësisht,
Të lira,
Ishte rini, mbase ne vrapim,
Gjithmonë vinë ditë te mira,
Ikën vite, dekada, jam ne shërim,
Ka këtu jetë, ofshamat e mija,
Ashtu thoshim e mira e kombit tim.

Kaluan vite, prapë meditoj,
A ka jetë tjetër, apo ankim,
Se koha shkon, jetën jetoj,
Te gjitha t’ mira, ka shërim,
Eci kërrusur, pasuri te kaluara.

Rashë, ngritëm ne krevat klinike,
Ose pashë, ndjeva, preka ne kalim,
Te jem vetja është fisnike,
Te dalë e te jem n’ rrugëtim,
Dua t’ jem me ju sot e mot.

2 herë jam i fort gur,
0 përulem në shtrirje,
1 herë ngritëm ndeshëm në mur,
0 se do jem, vetja në ngritje.

_______________________________________________________

Vlerat kombëtare ecin bashkë

(akrostik)

Vetë je ai, dinë sa peshon,
Lëviz vendi mos ndalo,
Edhe ti je mos u nënçmo,
Radhitu e për vlerë kombi, mendo
A thua vlerë çka nënkupto.

Ka rrugëtim, te mirë,
Ose tjerët ecin krenar,
Mos thuaj keq, kushton lirë.
Beso, vepro, je kombëtar,
E hynë në vlera, e mos trazo,
Te shikojnë mik pa dallim,
Aty me vullnet, punë dëshmo,
Rënkimet, kthehen n’ qëllim,
E ashtu je vlerë për rrugëtim.

E mbushur n’truall, me “rrajë” të reja,
Cili nuk kënaqe u bë punë,
Ishim pak, tash te prij hareja,
Në bashkim pa armë e pa dhunë.

Bëjë çka mungon, vepro bashkë,
Ajo “shenjtëri”, thirri bashkim,
Se bashku, pa lënë kënd jashtë,
Herët zgjuar, kombi ka çmim,
Kjo rrugë t’ ketë edhe Fitim.
Është ecja jonë nderim.

_____________

Kaluat arte jete
_____________

Vlerat kombëtare ecin bashkë, me to edhe te shënjim tanë, mozaik i llojeve, Lugano, 2005

_______________________________________________________

Yllka (Afrim) Domi

(akrostik)

Ylber i Kosovës, Qabratin n’ lartësi
Llambë ndriçuese në krejt Kosovën
Kalove arte jete, me ne madhështi
Agimi pranveror, zgjon Gjakovën.

Do ecim-gëzohem Yllka, martire, je sot
Orkide, ishe bukur ne t’ kemi lakmi
Me ylber, krenar, nuk derdhim lot
Ishe e familjes, në kombin krenari.

_______________________________________________________

Agim Ramadani
(Porosia)

(Në telefonin e Agim Ramadanit edhe sot është porosia: "Momentalisht nuk gjendem këtu, leni porosinë")

Më mbeti fjala tek porosia
Zëri yt mbushur mall
Mbas telefonit, ah,
Thekshëm klith vetmia
Unë mbeta vrarë, ti gjallë.
Nota çiftelie, ngjyra n`panel
Për atdheun the: nuk çlirohet me fjalë,
"Vrenjtur mos rri rruga duhet çelë,
për Kosovë, gjitha duhet falë".
Detin kalove në male t`Koshares
Mbete Agim n’agun e lirisë,
Pushka theu gur kufirit
Për të qenë simbol lirisë.
Gurin me gur, Kosovë e mall
Me ngjyrë, letër, poezi
Emri fluturon mbi dallgë
Është Agimi i lirisë.
Me mbeti fjala porosia,
Ishte zëri mbushur mall,
Kur mbas telefonit ah, zotëron Qetësia,
Unë mbeta vrarë e ti gjallë.
_______________________________________________________

Dridhërimë nga poezia

(akrostik kolonia Art-Turizëm „KODRA“)

Kalëruar vargu shkëlqen
Oshtimë arti, poezia drithëron
Lendinë gjelbërimi para syve vjen
Orteqet ndalen, poetja thur poezinë
Ndalet “mileti” kthehet n’popull
Irnosur Meshari i Buzukut,
Sot furishëm,
Bënë jetë deri në Kodër.

Athua vargjet me përthekuan
Rashë n’ duart e zanës se Malit
Te gjitha i fala, mbeta vetëm me poezi

Turren artit, Binqe, Gostivar
Uji ndalen diku gurgullimë
Rugovë, Pollog bashkë ne Shalë
Ishim pakë, po vjen Labëria
Zindanet çelen hapet Çamëria
E jona n’ shtegtim Malësia
Milot, Grudë, ecje tona...

Kolonë ne varg poezia
Otranto e Preshevë bashkë
Duan në libër, shelgjet lotues
Rapsodi këngës ja thotë si duhet
Aferim poetësh, Art-shërues.
_____________

Amfiteatri
_____________

Dridhërimë nga poezia /akrostik kolonia Art - Turizëm „KODRA“/

______________________________________________________

Amfiteatri

Atje lartë majës t’ bjeshkës
Më së pari në Kosove rreze dielli në agim
Flori duken edhe gjethet në stinë vjeshte,
I jep harmoni Amfiteatrit dhe shkëlqim.

Teatër në bjeshkët madhështore t’ Rugovës,
E zë aktoresh kthehet në ushtimë,
Aty takohen artistët në kulmin e Kosovës,
Të gjithë në skenë, artist, piktor-poet,
Rritet edhe grigja në krye me “ogiçin” kambanë,
Idile, kur muzat po i kthehen vendit tonë.

Ih. sa lirshëm të duket kur bjeshka nderon.

Bëre mrekulli Besnik për besë burri,
E bujarinë e kësaj ane, e vure në ballë,
Se kalaja e mbledhur gur–arti-gur u bë mur
Nëpër shkallët po ngritët atë qe e kemi mall,
I epikes lirike deri të bukolike,
Teksa kalorës mitesh, po i kthehen skenës mike,

Latuar shkëmb Rugove e kthyer në vepër,
Andej ndihet thirrje, si dikur: Aje, aty...
Jo nuk është malësori, është aktori,
Qetinë, molikë, e harmoç dridhen prore,
I lëshon e vjetra tresë vend, për vendin e parë,
Trofeun zana e malit, thurur kurorë larë,

Retë kishin mbetur poshtë, kur poeti recitoi,
U takuan yjet mbi to, e lumbardha qeshi,
Gëzuar thirri dikush, nga bjeshka tjetër këndoi,
Orët e maleve, xhamadan t’ ri veshi,
Vërshojnë këngë-arte mite si në simfoni,
E sot si dje këtu në skenë, loja “tepsi”,

_____________

Porosia
_____________

...Sot ethet e kësaj bote
Thyen rahatinë e shekullit
Binjaket ranë në Amerikë
Unë isha në Frankfurt
Pjesëtar i dhimbjes....vizatim, burgu i Nishit, 1984

_______________________________________________________

Fortesa e Fortana

Festë gëzimi solli emri yt, kala qëndrimi,
Ofroj, gur mbi gur, në Fortesën e jetës,
Re nga legjenda, po ecë në veprim,
Terë shikimi jep pamje ngadhënjimi,
E sa shekuj ece me e kthye epokën,
Atëherë ishe legjendë sot njeri art i lirë.

E Fortesë e Fortanë bëjnë një mrekulli.

Fuqishëm tingëlluan shkronjat Fortanë,
Ore zgjove muza nga antika sot,
Rendite vargje si ujë nga fontana,
Të gjitha grumbullor, nuk i lëshon dot,
Atëherë ishe mit, sot ec si valltare,
Në agim dielli erdh bashkë me jetën,

Ashtu ndale kohën, për qeshje krenare.
_______________________________________________________


Ekspozita Kodra

(kushtuar artizanales V.K)

E thur nga konopi, jastëkun me vlerë
Kundruall rrinë shishja plotë dekorim,
Dhe një mister që fliste me ngjyra,
Dhe pashë fotografitë e jetës
Mu ndal shikimi, zemra
Dhe hutueshëm pashë dasmën
Teksa përfytyrova damën shqiptare që qëndisë,
Zakon, traditë, po kthehen në Gjakovë,
Të ecet kjo ekspozitë, Pejë e Kumanovë,
Dhe rrugëtimi i artit nëpër shpirt...

Koloritet jastëku, në shishe të dekoruara,
Ose bukuri të Gjakovës, që sot e gjeti veten,
Dekor i gërshetuar nga duar t’ praruara,
Renditen guralec, kokrra kafe, ngjyera jete,
A thua u bashkuan jastëk e shishe në vepër,

Veç thash i zgjatuar nga dashuria
Arti këtu ka më tepër zëmër,
I konopët jastëku, shishen e qëndise,
Ke prekur artin që të jep emër,
I kalove shoqet, zë tash në Pejë.
_______________________________________________________

Frankfurt

03.05.2010
Sot ethet e kësaj bote
Thyen rahatinë e shekullit
Binjaket ranë në Amerikë
Unë isha në Frankfurt
Pjesëtar i dhimbjes.

Në kontroll pasaportash
Unë isha i dyshimti
Mysliman
Që erdha nga Ballkani,
Dhe me dhimbje shpirt mbeta
I huaj në aeroport,
I huaji në kohë...

Dhe klithma:
Mungesë civilizimi rreth meje
Teksa luftoja me vetën dhe kohën
Kur unë si ilir
Mbeta në portat e dyshimit

Kontroll rutinë, portave të dyshimit
Në Frankfurt
Edhe pse ilir unë mbeta i dyshimit
Me klithmat e botës.

Me klasor vizatimesh
Ngrita zërin e thashë
I plagosur dhimbjesh
Unë po shkoj në Amerikë.

07.01.2002, Frankfurt mbi Main, ora 24.38
_______________________________________________________

Parlamenti në Prishtinë

Diellin e kësaj
Here e kapem
Dhe nuk e lëshojmë
Hartën e gjeografisë
E cila ende
Mbeti në dysh
Në hymë në histori
Ose historia hynë në ne.

Po hyjmë si freskë,
panteon
Pikërisht në Prishtinë..
Ne tempullin e urtësisë
Sillemi si muhaxhir
Mozaik i lotit e gjakut

Po bëhet
Ikonë në Prishtinë.
Kur ende vrapon
Kali i Trojës.

_____________

Figurat e Panteonit
_____________

---Sot, bjeshkët e Nemuna,
Ndërruan emër
Ëndrrat e shprishura
U bën realitet,
Kori i të shurdhërve
Hyri në përralla
Në Kosovë
Po vije Skënderbeu....Vizatim nga Hydajet Hyseni burgu i Nishit, 1984

_______________________________________________________

Skënderbeu

Bjeshkët e Nemuna,
Sot
Ndërruan emër
Ëndrrat e shprishura
U bën realitet,
Kori i të shurdhërve
Hyri në përralla
Në Kosovë
Po vije Skënderbeu.

Sot, ura e shenjtë
Zgjohet më herët
Retë shprishura
U bënë bashkë,
Qyqet harruan
Refrenin e vetë,
Në Kosovë
Po vije Skënderbeu.

Kullë e Dukagjinit
Sot,
Zgjeroi frëngjitë
Dri me Dri u lidhen
Në hartën gjeografike
Kambanat qe herët,
Zgjuan Dardaninë
Erdhi në Kosovë
Skënderbeu.
_______________________________________________________

Arritëm pranë teje,
Durim Sizifi,
Lëshomëni të pushoj
Në shkallët e Luganos
Dua ta përshëndes
Moisiun,
N’ këtë pranverë
Të gëzimit.
______________________________________________________

Moisiu

Arritëm pranë teje,
Durim Sizifi,
Lëshomëni të pushoj
Në shkallët e Luganos
Dua ta përshëndes
Moisiun,
N’ këtë pranverë
Të gëzimit.

Dhe sot
Të jesh
A t’ mos jesh
Ballkani gjëmon,
Athua porosia
Jote jeton.

Po pse Mojsi
Ndodhi kjo çmenduri
Oshtimë nëpër kampe
Mbushur plotë e përlotë
Isha në Zürich,
Në Lozanë.

Si kudo shqiptarë
Gjenevë e Luganë
U bë si dikur
N’ Tiranë.

20.09.1991

_______________________________________________________

Vatër shqiptare

(me rastin e 80 vjetorit të vatanit z. Agim Karagjozit)

Në vatrën e atdhetarit,
Rilind shkëndija, s`plaket kurrë,
Ideal i vjetër shqiptarit,
Me fat viti i 80 - të, Agim or burrë.

Ah, shekulli me shekull, kanë takim,
Gotat e dollie në vatër cakërrohen,
Ishujt shqiptare, duan bashkim,
Me Nolin, Konicën, Agim takohen.

Kaluan shekuj, vatra jep dritë,
Atëherë dhe terrin e kishim pranë,
Risitë nga vatra duhet pritë,
Amanetin e juaj nuk duhet lënë,
Gjëmon asht i vjetër në Amerikë,
Ofrohet pranë vatra jonë e re,
Zë vatrës, flakëron pa frikë,
Ishulli i shqipes sot e dje.

Lugano, 28.09.2006
_______________________________________________________

Ramiz Kelmendi

(Akrostik)

Rashë dakord për emisionin dhe pres,
Ashtu në pritje me dëshirë, foli Profesori,
Mu dukë një shembull i vetë asaj rinisë,
Ishe Ti Ramizi i Rugovës, Kosovës Krenare,
Zë sinqertës, mbete në rrugëtim.

Kemi ndonjë të mirë pyeta veten,
Erdhe shkëlqeve me fjalim te MADH
Le “Vulë” në Shqipe, me “Zojën e Shpendin”,....
Me preke në rini-digjitalin,
E mundohet disi te jem ti.
Në sukses jete, krijimtaria e Juaj
Disi mërgimi shërohet edhe burgu
Ishe Rugovas, i Kosovës, mendoj behëm ti.
Do ta ndiej peshën e Mërgatës tonë

Nuk thash se në burg, ishin margjinat tua
Disi Profesor i shembullit, Engjëll,
E 30 vitet mërgim, shpresë vetja jonë,
Rini, pleqëri ka, Ti mbetesh i ri
Ishe, ece Shqip dekadave e je SHQIP
Me shëndet e Gjumë qengji Profesori Ynë.

Lugano 29.10.2010

_____________

Kallëzimi i valëve
_____________

...Shumë valë së ndalen, vallëzojnë prore n`rrufe
Ecim dorë për dore, t`pa tronditur, në bashkim...Pirografi, Lugano, 1994
______________________________________________________

Shëndet

(akrostik)

Shumë valë së ndalen, vallëzojnë prore n`rrufe
Ecim dorë për dore, t`pa tronditur, në bashkim
N`det po notojmë, duhet dal
Duam furtunën ta sfidojmë, vlerat duan shërim
E në shpirt, besim vullkani, mërgata ecën mirë
Të ndihmohem, vala e llava, të jetë e lirë.

Ah kur kënga shpirti, “Tcunam”, dridh njeri
Germa tinguj, bashkohen, vetëtimë, zë kumbon,
I lëshon valët çiftelia, kënga, me mjeshtri
Me largohet dhimbja, zemra fort duron.
_______________________________________________________

Urimi ditën e pare te vitit te ri 2010
(akrostik)

Kjo natë kur njeriu ynë u ndie mirë,
O sa urime, përqafime, prekën qiellin,
Dhe me harenë, bashkohemi
Bashkërisht festojmë
Oj solist, shkëlqyet si diell
Valët e zërit, shëruan mërgatën,
Agu me gjeti zgjuar, mora dhuratën.

Të gjitha vlerat shqipe bashkë
Ashti i dhimbjes, invalidi fitoi,
Shndriti delli i ilirëve të lashtë,
Është ditë gëzimi, unë festoj.

Do vijnë gjeneratat e tirqve, muzikë Rap,
Oshtimë Malësia, n`Prishtinë, ne Malësi,
Nga Ohri erdhën burra, gra ne vrap;
Është festë motesh, bereqet nga Zoti.

Dibra rok & rol, kënga n’ Vlorë jehon,
Rinasi priti shumë miq n`takim,
Erdhi Kumanova e Tetova me gëzim,
Janina, Presheva nuk kane vonim,
Trojet tona festuan ashiqare,
Është zgjuar Kosova n`këndim,
S`ka kthim Folklor & Rap & Rok,
Ishim pushtuar, drejtësi-bashkim,
Në ditën e parë te vitit është ky URIM.

2010-01-01
_______________________________________________________

Kosova e mërgata, po oshtinë

Kjo forcë, ortekë për besë e dhe
Zë i fortë, oshtimë Kosovës së re
Shumë mall, grumbulluar te grua e burrë
Plagët tona, janë stuhi, e luajnë gur.

Mblidhi, shtrëngoj plagët ecim bashkë
Them një zë; “matrapazët”, jashtë
Sot Kosova, cep me cep e në çdo anë.
Sepse, kemi Zot, babe e nëne.

Nuk të lë, dua poemthin, e quajmë plagë
Dridhërime, drejtësia vjen, ngadalë
Vijnë dallgë Dukagjini nga Drenica, porosi:
“Kjo Kosova e jona”, tjerr bijtë të mijë.

Po gjithë me ty, ecim me ty këndojmë.
Harrojmë dhimbtë, e vallëzojmë
Thërret sharkia, dymbëdhjetë tela
Do del, s`bën të ndalet, “anija” me vela.

_____________

Në mërgim
1991 - 1996
(10 poezi)
_____________

“Rruga e Ballkanit sot”
_______________________________________________________

(imagjinatë), Lugano, 1995

_____________

Loti i qyqes
_____________

“Kosova 1981-1996”, 1996, Lugano

_______________________________________________________

Loti i qyqes

Në shtatë kallinj bari,
Lot,
Brenga,
Kobe
Në shtatë rruaza.

Largoni fëmijët
Të mos i prekin
Gërshetat e këtyre luleve
Me "margaritarë"
Nga loti i qyqes.

Së shtatë kallinj bari,
Po shtohen lot,
Po shtohen brenga,
Po shtohen kobe
Nga shtatë rruazat
E lotit të qyqes.

Lugano, 1994

_______________________________________________________

Ënjti

Mos të lind n’ derë farë e keqe,
Në murriz të qitet ligësia e shpirtit.

Vetës t'ia caktosh peshën në kandar,
Je cep i gurit në themel të shtëpisë,

I gatshëm me krahun tënd të djathtë
T'i falesh Entit.

Të vdesësh pavdekshmërish të bëhesh fli,
Për tokën, për qiellin, për themelin e shtëpisë.

Gjol i thanave të kuqe,
sado pak të shuash etjen e tokës,
duhet fli
për Ënjtin dhe tokën ilire.

Lugano, 1994
_______________________________________________________

Premtim

Pragu i premtimit,
Cili duhet të jesh
Në këto ditë t’ brishta ?!

Je Ndeshtrashë
Apo mbanë nga Thana?!

Mësohu se e premtja
Është e Premtit.

Premtimet po i vonohen
Tokës,
Rrumbullak një javë
Të Ënjti ynë.

Lugano, 1994
_______________________________________________________

Simboli

(Piktorit të njohur Ibrahim Kodra)

Trekëndësha, katrorë, trapeza,
Ngjyra e kaltër, e gjelbër
Kuq e zi,
Rruga jote për në kodër
Kodër.

Skicë, sy përlotur në papirusin tënd
Të kodrave e gjeneratave
Mbi kodër,
Kodër.

Jeta simbol, biografia
Trekëndësh:
Ballkan,
Lindje,
Perëndim
Kodër.

Lugano, 1995

_______________________________________________________

(Piktorit të njohur Ibrahim Kodra)

_______________________________________________________

“Shtegu i Ashtit”, (imagjinatë), Lugano, 1994

_______________________________________________________

Ëndrra mërgimtare

Lulen e shtogut i pari e pashë
Me mëngjes, herët në pranverë.

Dorën mbi vetull
Drejt në lindje t’ diellit;
Bu - bu, është toka ime kjo ?

Imazhin e kobit mos ta sjellim,
Gra shterpa mos të ketë,
Të marshojmë dasmorçe,
Fishekët e gëzimit
Të dalin nga koburet.

Ardhja e mbarë
Nga Qafa e Qyqes.

Mos të harrohet
Loti i mërgimtarit që shket
nëpër ëndrra
dhe nëpër lulen e shtogut.

Lugano, 1992
_______________________________________________________

Pushimi

Ulur në një park
Humbur në perëndim,
Sodis gjethet e verdha
Që bien për dhe.

Trupi me rrëqethet,
Me vije mundim,
Ç'bëj unë këtu,
Pse jam nën këto rè.

Thinjat e mija,
Gjethet që bien,
Shenja të vjeshtës
Vjeshtoj e vështroj.

Rinia më treti
Larg nga vendi im,
"kënga vaj i burrit",
Unë po këndoj
Pa pushim.

Lugano, 1991

_______________________________________________________

Eridise

Dita që linde ti
Ishte ditë e zezë.
Të kapërdiftë mortja,
Rrëshaja të bëftë shoqe për jetë.

Në Majën e Lujve
Gjeq vend...

Të mbuloftë gjaku,
Hisja tu shoftë,
Murrizin të mbiftë
Më derë.

E liga e fisit.
Gjini i nënës
Ta pruftë kumtin.
E lëçitura e fisit.

Mbete Eridise ilire
Edhe ti.

Lugano, 1994

_____________

Natyra e shikimeve
_____________

“Nëpër lulet e ankthit”, Lugano, 1996

_______________________________________________________

Natyrë

(fëmijëve të mi: Fjollë,Vesë e Bli)
akrostik

Fjolla
Flokëz dëbore e vogël nga qielli,
Je ra në tokë, mos të shkrihesh,
O e mirë fjollë, mos të frikëson Dielli,
Loz e vrapo më shumë të rritesh.
Lexoje emrin tënd akrostik e ke,
Albanë ilire ti për mua je.

Vesa
Vetëm një pikë uji në lulen kurorë,
E bukur e vogël plot shkëlqim,
Si "nektar" uji, në mëngjes pranveror,
Arrite në këtë botë që të kesh guxim.

Bli
Bukuri e kurorës, hyre në legjendë,
Lule të mira mbushur aromë,
Ishte druri yt që arti u gdhend,
Në të mirë të njerëzimit gjithmonë.

Lugano, 1994

_______________________________________________________

Ankthi

Lëndove bulëzimin
E rrënjës së gjakut
E rrënjës së ankthit
Lëndova bulëzimin.

Aty ka origjinën
Jeta jonë,
Aty është burimi
Për besën tonë.

Preve sythat shqip
Atëherë kur shpërthyen
Në tokën Dardane.

Mos shkel
Në rizomat e lules se ankthit,
Në sheun e gjeneve,
Të fisit tim.

Lugano, 1995
_______________________________________________________

Të gjithave t'u besoj

Në lojën e letrave dy herë mu shfaq mbreti,
Sot për çudi zura n'thua në këmbët e mia,
Troja prej sot thonë gjendet të Neretva.
Cep i Atlantidës u pa në Mesdhe.
Vrima e ozonit përditë po rritet,
Më kot lypset virusi i kompjuterit.
Astrologjia merr kohën e lajmit ditor.
Operacioni cezaresk u zbulua në Meksikë.
Horoskopi qeli rrugën e disidentëve për pushtet.
Shën Sava gjeti biletën kthyese për Siberi.
Pirroja edhe një herë e fitoj luftën.
Formula e Binomit me katete
po bie nga hipotenuza.
Ligji i Gravitetit hyri në horizontale
Në Shpellën e Gadimës në Kosovë.
Gotikë më Arabeskën u vunë në
Arkitekturën e Botës.
Unë mbeta dhe vendosa tu besoj te gjithave.

Lugano, 1994

_____________

Paradiso
_____________

“Dora në dorë”, Lugano, 1996

_______________________________________________________

Parajsë e Paradiso

Kush nuk pyet ecarakët
Hyra apo dola, ku sot
Valë liqenit përpëliten,
Vendi s’ është gjetur,
Prapë unë kërkoj!

Dua a s’dua
Jam në Paradiso!

Njerëzit, qeshin në parajsë
E unë jam n’ Paradiso.

Dhe prapë kërkoj
Nga Paradiso,
Në Parajsë.

_______________________________________________________

Afër Pilatusit

Oshtimë hapa kolonë
Qepallat nën opium
E bëjnë të vetën.
Drita florishente mbi ne.
Çdo gjë shumë...
Nga numri njerëz,
Frikë e gëzim
Psherëtimë,
E klithje
E dëshira
E mall
Për një pikë gjak.

Jo s`dua, të mbaj mëri
Ashtu si duhet te jetë
Arsyeja thërret e thërret.

Le të kërkojmë
Përrallën
E lënë gjysmë,
Krahas vdekjes,
Në udhëtojmë
Nëpërmjet lindjeve.
_______________________________________________________

Rapsodit

A. Gashit

Rapsod te lumtë goja
Fjala jote mbeti ne letër
Arti, s’ është loja
Është jetë s’është gjë tjetër.

Kaq shumë miq u takuam
Përpëlitem disa halle të lira
Njëri tjetrin nuk lënduam
Mbetem miq ne te mira

Ah mërgatë he virane
Kënga, arti mblidhen tok
Dëgjoj thirrjen e një nëne
Vërtet te FB - ut, jemi shok,

Me njëri tjetrin mirë e qojnë
Pa pikë thercash e xhelozi
Si “bletët punëtore” punojnë
Se bashkim jep fuqi

Flasin natën, ditën punojnë
Por prapë koha është flori
Agim Gashi të nderojmë
Po sjellë jetë, e freski.
_______________________________________________________

Muri i Ballkanit

(Nga Miti ngadalë po dalim ne realitet)
Mure Rozafash,
Kulla me frëngji,
Ura të Shenjta,
Dhe Kështjella,
Kala, Zandanë,
Dhe mure te larta
Ndërtuam e muruam.
Ishte kohe e Mureve.
Rozafa dhe Kështjella
I quam në Antikë,
Urë e shenjtë, kulla mite.
Ne s'e kishim parë,
Natën kish punuar,
Shih i njëjti armik,
Mur në mes shqiptareve.
Ne të zëne me Rozafa
Të Ura e Shenjt, që dora e keqe
Mos t'i prishte natën.
Për vonesë historie
Dëshmi- dorën e keqe,
E zumë, pak më herët,
Para Murit te Berlinit,
Para fjalës, se Brantit që tha:
"Le te bashkohet ajo
Që duhet të jetë bashkë".
Grithje në mur, në Mur të Ballkanit
S'ndalen. Dorë zeza, ende do mort.
Gjersa bije, Muri i Ballkanit
Ne jemi për …. Po, ju,Zotëri?

15.08.1994 Lugano

_____________

Mall e mallkim
_____________

...Le të kërkojmë
Përrallën
E lënë gjysmë,
Krahas vdekjes,
Në udhëtojmë
Le të kërkojmë...
Duhet lejuar lindjet...., burgu i Nishit 1983

_______________________________________________________

Mall e mallkim

Ç’është oshtime pa ndarë,
Rrufe po vret ndër ne
Tjetrin s’ duam me pa,
Rrufe po vret ndër ne,
S'di, pranojmë, botë t’re.
Në Evropë ul n’ shkallë betoni,
Shoh retë, vijnë nga Mesdheu,
Kaluan dete e male,
Erdhën nga Ballkani,
E zbrazen nder këto re.
Vetëtimë rrufeje në Evropë,
Kudo shqiptar në vende tjera,
Po e kthyen shpinën Lokes
Është për ne mallkimi,
Për ne është rrufeja.
Duhet t`i vë gishtin kokës,
Kur vite, dekada kapërcyem ne,
Si nëpër rruzull te botës.
Tërë planetin, katandise,
Zgjohu shqiptar nga amullia.
Mos pa krye rrugëve të plantës,
Kthe energji, vetes, e jetës.

01.08.1994 Lugano
_______________________________________________________

Vogëlushët e Kosovës

(Letër nga burgu)

Fjalët e urta,
Fjalët e lira,
Fjalët e shtrenjta,
Fjalët e mira,
Fjalët e dashura,
Fjalët e dëlira,
I shkruam për ju.
Dëshirat e lira,
Dëshirat e shtrenjta,
dëshirat e mira,
Dëshirat e dëlira,
I dëshiruam për ju.
Këshillat e urta,
këshillat e lira,
këshillat e shtrenjta,
këshillat e mira,
këshillat e dashura,
këshillat e dëlira,
U dërguam ju.
Dituri te urta,
dituri te lira,
dituri te shtrenjta,
dituri te mira,
dituri e dashuri,
dituri e dëlirësi,
Ne kërkojmë nga ju.

13.9.1986 Nish
_____________

Fitilaça
_____________

...Në lojë kapuçash,
Në mesten e tretë, kokrra.
Shikimi drejt ne sy,
Testja, mbushur plot....burgu i Nishit, 1985

______________________________________________________

Fitilaça

Në lojë kapuçash,
Në mesten e tretë, kokrra.
Shikimi drejt ne sy,
Testja, mbushur plot.
Tundu, valle kapuçash
Me fitilaçën dorë me dorë
"Heeej. kush e gë nisi
(*more të parën ee gë lojë,
Heeej mirë e gë ditëm
More se po ju këndojmë".

*- Këngë nga folklori i Rugovës në lojën e kapuçave.

Lugano 1994
_______________________________________________________

Martja

Në mesnatën e kësaj nate
Çorapet me kerrhan
Vendosni mbi vatër.
E Marta ka kohë
Që po vardiset.
Unët në vatër gërshërë
E gërhane mos largoni.
Sa pas kësaj mjegulle,
Të Martët, ngrënin veten.

Duket, vetëm e merkurta
Është të përgatitemi.

Lugano 1994

_____________

Ishte diçka ishte
_____________

...Sa shekuj, ta marrim veten ç’drejtim
E vendosin për veten e vetë,
Jemi vonuar duhen vlera rrugëtimi
Këndellje bëjmë vetë, konkret e lehtë.... burgu i Nishit, 1997

_____________

Poezi sarkastike dhe pakë ironike në akrostik
_____________


Ishte betejzë

Ishte një Betejzë, me çmim,
Që Kosovës i dha shkëlqim,
I thash betejzë e vonuar
Faji është i yni, duhet pranuar,
Ne po i bimë fyellit
Kur projekt bënë fqiu Serbia
Na bëjmë planet,
Ndryshohet përtace qeveria.

Sa shekuj, ta marrim veten ç’drejtim
E vendosin për veten e vetë,
Jemi vonuar duhen vlera rrugëtimi
Këndellje bëjmë vetë,
Konkret e lehtë.

Çka n’ecje si kombet tjera
Atëherë te jemi punëtorë t’ lirë
Kaloj çlirimi, gjeneratat e reja,
Lëvizje forume e fronte te mira.

______________________________________________________

Përiudha e mbyllur 1981 – 1990

(akrostik)

Për ju që mbyllet dikush është nderë,
E shkelet ndodhinë, ju kthye në mallkim,
Rënduat vite burg, u kthyem një herë,
Ishit dinak “demokrat”, jetën nënçmim,
U bëtë kërmij, e ecët mbi ne pa mëshirë,
Dje katilë pushtetar, prapë ne pushtet,
Horra mbeteni, shitur të pushtuesi lirë,
A dini mëkatet, shkruar popull i mirë,

E në ëndrra na pafshi, se ju takon.

Mbetshi aty, e bëfshi as një të mirë,
Bëtë gabime i pagofshi në këtë jetë,
Yndyrë kombi mbuluat, s’kishit mëshirë,
Lotët e derdhur, pagofshi vetë,
Lëreni broçkullat, u hap periudha,
Unë në emër ju mallkova në këto vite,
Rënkofshi, e mos ju haptë rruga.

_____________

Shqiptar e kosovar
_____________

...Deshëm a jo, mbetën llum në histori,
Edhe ti falnim s’kanë vlerë as çmim,
Ndaj, ruajuni, kanë edhe dinakëri,
Unë do tu jepja, si vërejtje dënim,
Ata s’u ndalën, çdo herë të pa larë,
Nuk japin shenjë, mbeten pa parë.... burgu i Nishit, 1986

_______________________________________________________

Shqiptar e kosovar

(akrostik)

Sa vonë deshën shqipen në dy pjesë,
Herë gëzohen ne 8 copë Shqipëri.
Që plasni, mblidhen copat për besë,
Ishin dhimbje, kthehen në krenari,
Po ecet shqip s’ka rrugë tjetër,
Të jemi, bëhemi Shqipëri e mirë,
Ata, janë te këqij, racë e vatër,
Rënd preken në komb, ju daltë vështirë.

Edhe zoti shqiptar, thotë bashkë.

Kosova regjion, kthehet në atdhe,
Ofshanë sorra kosovare në vajtim,
S’falen gabimet ecni se tog me ne,
Ose në bësh ojna, ju them “pobratim”,
Vetë miqtë kërkojnë ecje me qellim,
Ata ndanë dje, sot thonë, ju jeni,
Renegat e zagar, skile jo rrugëtim,
Ish kohë shtrigash, një komb kemi.
_______________________________________________________

Teneqet e vitit 1981

Teneqe kishim atëherë në kalim,
E bënin zhurmë, e dëmtonin,
E bënin zhurmë...dhe
Jargët e tyre ish mjerim,
E punën e pistë, spiunonin,
Që e mbrapshtë, në amshim,
E jeni me teneqe me ndryshk,
Të mbeteni të pa larë n’ myshk.

E dënuar vepra juaj për jetë.

Vetëm e zeza, me ju në rrugëtim,
Ishit të këqij, kodoshët e zi,
Të tillë sot, sherre në mjerim,
I rënd dheu, kopukët e mijë,
Të i përzë as në varre disi,

1 herë mallkim, dënuat pa mëshirë,
9 herë gjiri i nënës, ju dënoi,
8 herë, kjo racë nuk është e mirë,
1 herë e keqja ne varr te shkoj.
_______________________________________________________

A pranon kush përgjegjësi 1981 - 1990

(akrostik)

A ka kush te thotë gabova..more...
Pas 30 vitesh mbetur në histori,
Rënë, intriga duhet të zbulohen,
Ata s’kërkuan falje është çmenduri,
Në kalim vitesh barra ju rëndohet,
Ose e keqja te qitet ne dritë,
Në pritem nga ta viti me vit.

Ku ishe i gjorë, je bërë lepur,
U bëre spiun, ku nuk duhej parë,
Sot lypet emri, gjerat s’kanë fjetur,
Herët a vonë palarat duhet larë,

Prapë preke te “Verrat e Llukës”,
Edhe këtu, bëre vepër sherri,
Ra fytyra, nuk shkove rrugës,
Gënjeve, vrave, fytyrë derri,
Je i mallkuar nga populli yt,
E sillesh me hile si urithi,
Gërrithjet të mbeteshin në fyt,
Je katil i shikuar brithi,
E në përvjetor mos paça punë me ty,
Se tash droje të pështyj në sy.

1 herë te mos shpëtofsh pa dëm,
9 herë mallkim ne tuajën sofër,
8 herë “damlla”, nuk ju mbeti nam,
1 herë varrin ua pafsha në kodër.
_______________________________________________________

Dëshmitarë e spiuj 1981

(akrostik)

Deshën dy lugë, të mbetni t’ mirë,
Erdhi “luciferi”, ju troket n’ derë,
S’është hakmarrje përvjetor i lirë,
He pra, si ndiheni më shëndet këtë herë,
Me ju luajtën keq, ratë nga karakteri,
Ishim bashkë, menduam deri në syzim,
Të gabuar e ku ju mbet nderi,
Atëherë ju shikonim në sy, kem dyshim,
Ratë ne pellg, njollë - zeza për jetë.

Edhe ku jeni dyshoni në vetën tuaj.

S dijë qysh ndiheni, keni siklet,
Prej kohe, nuk kam njohuri,
Ishit “shtriganë”, ju erdhi lezet,
Uroj fëmijët tuaj te bëhen njeri,
Jo se nuk bëtë dëme të budallai.

1 herë faqe zeza me ju ne pleqëri,
9 herë ju shtinë, dhatë dëshmi,
8 herë nëse me dhunë ju kanë shti,
1 herë përvjetori, për ju liri.
_______________________________________________________

I burgosuri spiun 1981

(akrostik)

Ishin pak e ju doli emri e nami.
Burgu çdo gjë kësi mileti,
U dënuan, falso me ne,
Ranë pa u ngritur, i marrtë deti,
Grupe spiunesh, s’ kishin zot e fe,
Spiun me emra, sot jetojnë,
Urithin, shokë, ecin n’ liri,
Raft ‘damëllë’ nëse veprojnë,
Ishin krimba, dëmtuan ne robëri.

Po ecin me ne e quhen si ne,
Ore janë “emra” janë tjerë,
Lehin natën, e bëjnë be,
Ishin kërmij të vjetër,
Të një pamje duken një soj,
I kanë shenja te ligj e qyqar,
Kanë formë si gomar.

Spiun rrogë, pa rrogë punonin,
Prishin nga dera ne çeli,
Ishin dejuza, u shtihonin,
Unë njoh cilët janë, s kanë nderë,
Notim buklash ecin e s’lagën kurrë.

1 herë “luanit te zi”, u shoftë fara e juaj..
9 herë këta “romantik” mallkuar çdo ditë,
8 herë po mos ishin tanët, mbetshi te huaj,
1 herë te vrarë familjesh, i vraftë reja këtë vit.
_______________________________________________________

Vargu i copëzuar u kthye ne poezi

(kushtuar poetit, S. Rr.)

Sa rrjedh shtrati, e vërteta-historia
Ashtu gurra, del nga bjeshka vetë-liria
Bashkohen elegji, merr vetën strofa-poezia
Ikin sorra, për ballë arti-qytetaria
Tingëllon fort, sa bëhet, po ngjallët Krenaria.

Rrugëto sot lirshëm deri në prekjen-bashkim
Urimit nuk i ndahet as pikturë e forcë -vlerë
Nuk arrihet as gjë pa ecje të rreptë kombëtare
Telat e çiftelisë le te dridhen, sepse -duhet
E kitara klasike me te bukuren “More”-sot
Mallkimi mbi ata, qe ne te jemi vetja -edhe nesër
I ëmbël është vargu i copëzuar, kur merr formë- Shqipni.

_______________________________________________________

Kombi po ecën ne rrugën e vetë

Uh, sa bukur fjalën, të shkoi n’ përjetësi
Thërret loti fëmije, thërret Presheva n’ kodër
Thërret “Shliperi”, në Danub kërkon Drejtësi
Thërret Kulla e Jasharëve, burrërisht s’është lodër
“Lapër, kudër e zagar”, me afsh po trumbetojnë
Ndal i mjerë mos më teke, të zezat të mbulojnë
Kombi është ç`doni tjerët, “i mjerë,mos me leqe
Ku të tha se janë dy KOMBE,se ke hile të keqe.
A e ndjeve Robin Kook - n, në Kosovë pa do zhele,
Ndal fjalorin e shtriganëve, mos luaj sherre
A s`ke shpirt, që u bë mbi popullin tonë
A u kthyen fëmijët, të humbur janë në kohën tonë
Nuk di sa logjike, vlerësime e kombëtari
A e dinë “Popull Komb u nda në padrejtësi,
A e dinë a nuk te mjaftojnë dëshmi
Çka po lyp kur çdo gjë ish dhelpëri.
Pse po hynë në teneqe, apo dinë kah shkojmë
Ishim dy milion, sot tre, të pengojmë!?
Shtrëngo rrypinë se bashku, drejt ne bashkim.
Mos bane leqe, fjala sherri yt donë shërim.
Mos fjalaman, nuk janë tuajat ke marrë “n`komshi”
Janë te pa drejta, populli po kërkon
Janë djersët Tij nuk janë Tua, nuk kam zili
duhet ti kthehen e vërteta, këtë nuk e mëshiron
Dy vjet shtet, drejt Evropës; Mrekullia
Ti ne daç ndalu, as mendim mos ndërro ore burrë
Ne ecim ec me ne, s ka kthim “shkollë Serbia”,
nuk brengosem, te mos i kisha njohur kurrë
Ne po ecim “pobratimat”le te shkojnë,
I ha!!? sa demagogji kurrë s përfundojnë
Është mjerim për mua, qe me ju hyra ne lojë
Por, e ktheva ne poezi, dikë mos t`ofendoj
Kur s`ka shpirt mund te del fjala, dikush preket
Unë kërkoj falje komente u thanë pa realitet
Mbetem mik i te gjithëve, te këqijat hekën
Te gjithë dorë për dore ne popullit t’ vetë.
Përshëndetje te sinqerta gjithëve
_______

Uh sa bukur fjalën, të shkoj në përjetësi
Thërret loti fëmije, thërret Presheva në kodër
Thërret “Shliperi”, në Danub kërkon Drejtësi
Thërret Kulla e Jasharëve, burrërisht s është lodër
_______________________________________________________

Evropë na helmuan

Ballkani i egërsuar lind kriminel me bindje,
Që një plagë në Kosovën tonë
Nga serb "delegat" n’ Lindje,
Ndiko Evropë mos behët vonë
Ketë lajm te ri, ke njoftim,
Helmi u hodhë ne shkollën tonë,
Ç’u bë me fëmijët tanë,
Të te vije trishtim,
Evrope mos të bëhet vonë.
Akademi,ushtri në provë kishin shpresë,
"Qe femrat albanëve mos të lind",
"Delegacioni, Lindje, të ketë sukses,
Në TV - Beograd u dha rast renome.
Evropë po dëgjon, po te bëhet vonë?
Kështu gjatë javës në shkolla te Kosovës,
I helmuan nxënësit, me qindra e mije,
"Eksperiment" në oborrin e shkollës,
Evropë; po dëgjove, keq te vijë.
Fëmije s'do lindin, femra te shkreta,
Nga helmi i Serbisë, Ballkani gjëmon,
Dhjeta mijë, ne Kosovë sot me te mbeta.
Evropë dëgjove por u bë vonë.
Mirëpo kjo plagë ka shërim,
Nënat Kosovare, lindin treneq,
Gjeneratë helmuar, ka një mësim
Se Evropa dëgjoi nuk i erdhi keq.
Keq t'i vij çdo kujt ne planet,
dhe fëmijët serb, me keq i helmuan,
sot nga prindi, i riu serb këlthet:
"Po shkojmë në Kosove, gjak albanci duam"??.

Evropë po ri njoftojmë, na helmuan.
_____________

Një minutë heshtje për mësuesin tim
_____________

...Vetëm e zeza, me ju në rrugëtim,
Ishit të këqij, kodoshët e zi,
Të tillë sot, sherre në mjerim,
I rënd dheu, kopukët e mijë,
Të i përzë as në varre disi,... burgu i Nishit, 1985


_______________________________________________________

Një minutë heshtje

(Mësuesit tim Isa Demaj)

Symal Leqenakut
Përmallim.
Hajlë në maje t’ Rugovës
Ngushëllim.
Qatërr e Kosovës
Malësi
Tëbanë i Gucisë
Trimëri.
E bukura More
Histori.
Qeleshe e bardhë
Në stuhi.
Urë e ndezur në vatër
Fëmijë.
Shqipëri etnike
Gjeografi.
Flamur feniksi
Në Siparunt
Një yll nga Qielli u shkund,

_______________________________________________________

Symal Leqenakut
Përmallim.
Hajlë në maje të Rugovës
Ngushëllim.
29 .07.1989 burgu i Nishit

_______________________________________________________

Sa fjalë burrash kishim ne atëherë n`Rugovë

Çka je vrá bre burrë i dheut, sikur zana me tu pas vra. Plaku n`kajde t`fmisë, pa dig`jo nji fjalë k´há, dajmida kemi vua keq, her ner turk e herë ner shka...
Mos ja nxirr xhyben, falja marazin, nuk te ka pas as hak as hile, dérmët veti keni kjénë si mishi e thoni. Pse për kurgjá send po u fryni buztë, mos ja kajni dertin.
Lenji dogri këto dokrra e faqe t`zeza, ktu, jeni hi gati ne tëlhyqe me u koritë, s`dij a po g`joni k`há. E koria nuk ndalet me ju por e rrok bukur gjanë, aherë mo zo ma keq për ju e për ne...çka tieva sot mos tjefsha mà, se Luci me Micin ja paskan currav veshtë njari tjetrit, mozoma keq për ta e për krejt Rugovën.
Na à n`telhyqe mu zebru krejt katundi e me u bà qerpaze edhe me katude tjera. Këto fjale i dig´jova te sheu i keq kur Meli, Seku e Keli i thoshin Icit ne lidhje ne zamjen e katrresës se haparitun te Lucit me Micin. Ndaqi me krye punë te mirë e pa sherr tha Keli, kurrë mos e kapni me t`nxetë,...
A e pàni mètë kur ra borë ne verë ja priti Seku, se kjohja sà kurgjà. Por me bà me ra vera ne dimën e aher çka bàhet tha Ici!!? Mèj ti se me lodhe me at llafin tàt, herë dimën e herë verë, ja priti Keli; Dajmida veç me ta lànë ne tàtën, e veç ne tàtën, duhet me ja dit deregjën veti...
Tryshe duhet me tèj me burra, tryshe duhet me téj e tryshe duhet me fol, Ja u t`jefsha t`mirën se e teprova pakë qe besa. Seku nuk rrinte rahat e prapë tha: Kish pa thànë njari; Q´ka s`ta kàta ty s`ja kàta kurkuj, dhe as njiherë mos e tirr qaq tepër se, çdo herë po e kput...
Gjete e mira g`jata dorën s`kem çka q`kepim jemi vëlla, Ugurmira àshte te dera tymnaje donë me pa n`Rugovë.
Dershej veti ta qojmë mirë veç at`herë durtë s`muj i fërkon askush nga shpirtzitë tanë, jo or jo thotë krejt malësia, qohen, pleq, gratë e thmija ne nuk lame me u shavarit. Kqyrni khà burrat e dheut, rrnesa jonë àshtë ktu ku à, fytëzat t`gjakut kjèkan tonat edhe dora duhet zg`jat, kjo àshtë dora e shqiptarisë faqja dershej veti faqe e burrnisë. Dogri nisi Lojë kapuçash, me atë kajken aq burrnishte, faqja e galme u largu, zana e malit u ngushëllua, filluan burrat shagavit, tryshej folej tryshej bluhej, u vok zebra u hek herrka edhe nisi me u knua: “o heu heu or kadal heu musteqosh, kjèka kjènë me ta bà gjàmën, he te kjafshin bjeshkt t`Rugovsë, e t`knofshin qyqet n`sahat deks, vorrin tàt, o ta bloftë bari,

S`kjèke burrë ku ku për ne, ku ku gruaja qe t`le brèta, e mde ty qysh qeli zogj!?. T`zàft ponica n`vend te keq, e tu thefshin Krahtë breshanë, e thefsh qafen n`lvrik t`gardhit, Te qoftë zoti ne gropë te rr`shànës, koroboke tu bàfë goja, rujna zo sherri te tij se gati na qiti ne belè....Po a ka ni t`mirë te ti, t`gjitha t`ligat t`paskan gjetë, haj medet për mètë medet.

_______________________________________________________

Rendi i palës tjetër

Heu kuku për mua e ju, ù veç pak u shegarita, ne katke t`fytit u mahita, a ini burra a ini gra, a i keni pak mustaqe, q`po gërdhuzni me ni t`ligë, sa do àshtë, àshtë dhe e juaja, sikur kajka t`kryhej sot e mos t`mes as gjà për nesër. Uh sa herë gabua kini, e mrrola n`mua s`keni pa; bile shpesh u a kam mblua se me vinte turp nder gra...s`ini burra ini qyqe qe po bani ve nder leqe, pse kështu e l`shuat veten, marre u kjoft e krofshi krenë dhe ù jau knoj kàjken, dhe sha zoten nuk po u l`shoj.
Deri n`Shmiter do u k`noj; ù gabimin e pranova, mos u bani gaz i dheut, puna n`fushë kush te na e kryen: brytha, l`vriq, sheka e tpina, qatrra, tvurq, mjelca e shtrunga... Për me tèj rrimë tevona me razi e me dashni.
Mvjefti diçka por nuk po e gjejë, isha ne telhyqe a mu gjit a mu zdirgj ne shehër, pra jam katrrua n`kto dy sende, ù jà ù e duhet me ju dal ponesh, pra mu kanë vakarritë krejt punt e nuk po muj me krahishtua, s`kjèka shkrua me mbrri ne vakt he mo zo mà keq.
Tieva heu mos tjefsha ma pej do grave, se burrit veç gruaja ja bledhka-bjenë dhe ja shpërderdhka - hupka mèt e kresë burrit...
A thua a àsht e mujshme se edhe ù dola prej veti,.. e thirra oj grua... Oo hojaaa ma ktheu fisnikja e ù u kthjellova ne mètë e kresë...
_______________________________________________________

Jaranesha në Rugovë

Ah sa mirë po t`rrika vathi
Po te shtdrit pej shpati n`shpat
Zeber zezën ma shkumove
E mi prisht t`gjitha mètë

Kur ta sho mjelcën ne dorë
Shtatë palë ethe m`përthekojnë
Mètve t`kresë, veç m`ju qit tamel en borë
Voktë po lypin po m`tranojnë

Del ni herë, pa naze, deri te gardhi i juaj
Kjèka kjènë shkua me t`dasht kaherë
A po tie je e èmja po te dush kallxoj gjith kuj.
G`jatma dorën epma besën për gjithë herë
Dig`jo khà, gutu po t` pres te dera
Tryshe z`banë u “lafsh n`zhir”
Kasavet mos ke për s`mira, erdhi vera
Tanë det plasin ju raft pika
Ni troh gjumë s´muj e bána
Nga sikleti i dashnisë
Q`je gujua qele gojën
Tash jem bashkë hiq mos ta tie
S`kjèka shkrua me u nda

A po tie a po dig`jo khà.
_______________________________________________________


Kur ta sho mjelcën ne dorë
Shtatë palë ethe m`përthekojnë
Mètve t`kresë, veç m`ju qit tamel en borë
Voktë po lypin po m`tranojnë

_______________________________________________________

Sugareshat e Rugovës

Po kqyr kithi bledhi mètë
Mos u bà garaz me çika
Pèja khà ta thom ni fjalë
Me kjènë n`veti e jo n`gjeti

Bushja mèdjen atij fisnikut
Dershej jush mos me lanë kà
Çka ke ngush qitja ne fushë
Se bahesh gaz mos psheh gjà

Tash ù ì kà edhe dy fjalë
Se kjèka kjènë shkrua k`shtu
Me tèj mirë m`faqe t`bardhë
Belte mirë kanë me t`livdu

Oj fisnike me pshtjellc me lara
Qatërr t`shpisë ty t`kem pas
Tymer mbeq e priftë e mbara
Laq kamë t`mirë kudo për mas

Dershej veti qonje mirë
Mos tua ndi për kur kà
Qeksaj pune vuj kapak
E njari tjetrit veç merak.

_______________________________________________________

Po kqyr kithi bledhi mètë
Mos u bà garaz me çika
Pèja khà ta thom ni fjalë
Me kjènë n`veti e jo n`gjeti
______________________________________________________
Dardania
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1625
Join date : 13/05/2011
Age : 37

https://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

•°o.OO.o°•POEZI "SHPIRTI I MENDIMEVE, nga  Sylë Mujaj •°o.OO.o°• Empty Re: •°o.OO.o°•POEZI "SHPIRTI I MENDIMEVE, nga Sylë Mujaj •°o.OO.o°•

Mesazh nga Dardania Tue Aug 30, 2011 10:20 pm

Vërejtjeje




shkrova, këto tri shkrime ne gjuhën e dialektit te Rugovës, jo për nostalgjinë që ndjejë ndaj kësaj të folmes, sa për do far nostalgjikëve te pro – kosovarizmit qe veç sa e paskan pritur “krahapur” këtë lloj “aparati shtet”, e tash disi te kacavjellen ne kinse gjuhën gege, e cila na paska mbetur “disi ndarë”, po thonë. Dhe nuk pritojnë, jo ta ndajnë gjuhën, por, kjo lloj race bastarde dëshiron ta ndaj edhe Kombin, po tu lejohej këtyre “tipave edhe një herë e kishin ngjall Marshall Titën me atë Meshen e Selimoviqeve, me ato metodat qe veç i provuan popujt e Ballkanit, e kush me keq se sa vetë Ne shqiptarët e Kosovës -“shifrari”, Boshnjaket –“Komb Mysliman”, si dhe Pollogasit “Maqedon”.
Pra, ne mesin tonë kemi “lojën e hileve jo shqiptare qe ku po munden po e luajnë herë /fshehaqokas e herë - herë shih edhe haptas” !!!?
Po mundohen edhe nga “pleshti disi te nxjerrë nëse mundet pak dhjamë, pra aso dhjame pro – sllave disi, qashtu nëse jo po mundohen, ta quajnë vetën edhe ne këtë lloj “bunar-tranzicioni” ku janë Shqiptarët, se ne nga pjesa e veriut qe kemi ngrenë bukën e Kosovës lyer me marmelatën e Beogradit disi, thonë e shprehen se jemi me te mençur me bashkëkohore me Multietnicitetist (internacionalist, vëllazërim-bashkimiste), decentralist (multilinguistist)!!!? Ne këtë kohën e dinamizmit telekomunikativ qe shpesh po vulgarizohet apo po keqpërdoret nga individë apo “ngucës - ngutes” te qëllimtë apo te rastit. E arritura jonë gjuhësore me vitin 1972 nuk do koment ishte dhe mbetet një e arritur e mirë kombëtare.
Nga ai vit, dinamizmi, apo lëvizja e vetë gjuhës sonë kombëtare, njëjtë si gjuhet tjera botërore te kombeve te civilizuar, pranojnë dhe shtinë çdo kohë ne fjalorin e tyre te gjallë fjalë te reja, mbajnë ne çdo kohë te nevojshme takime, simpoziume, konferenca seminare, me te vetmin qellim, qe edhe gjuha te shkoj paralel me dinamikën jetësore. Disi, tek ne, për shkak te okupimeve, /deri diku dhe nga këta lloj tifozëve multi dialektit apo multilinguist te shkuar deri ne hapësirat kosmopolitiste qe ne gjuhën e tyre shpesh përdoret fjala Amerikë, NATO e Evropë.../ishim dhe mbetem “peng” e vitit 1972, qe “po e hape gojën” e te flasësh diçka për gjuhën sikur duan te ta presin edhe “gjuhen fizike apo biologjike”, kjo e keqe intriguese ballkanike duhet te tejkalohet me aktivizimin e akademive tona te shkencave, te gjuhëtarëve tanë nëpër institucionet tona akademike, e jo me neglizhencën e tyre, lejohen lloj - lloj “analisteve deri te integrimet ndarëse” te gjuhës se shenjtë shqipe, Vonesa e krijuar apo qe po krijohet padyshim se Faji ju mbetet krejtësisht akademive tona Shqiptare dhe Institutit Albanologjik.
Nga viti 1972 ka ndryshime ne te folurit shqiptar ka fjalë e kalke te reja, te gjithë e dimë se duhet ndryshime e përmirësime sepse gjuha është e gjallë si vetë populli si vetë Kombi.
Diku – Diku, vërehen shenja racionale dhe logjike për një takim akademik për Gjuhën Shqipe. Ndaj këtë mendim se do te ishte e nevojshme qe ne marrëveshje, sot, me dy shtetet, dy parlamentet, dy akademitë, shumë universitetet e dhjetëra e dhjetëra fakultetet, te bëhet e mundura, me e mira e pasurimit, me te mirë edhe me shumë fjalë, e gjuhës sonë kombëtar shqiptar.
Me siguri do t’iu harxhohej edhe ky lloj ushqimi qe po e përtypin me “kajtejen”, këta far lloj kosmopolisteve “OK Boy”.... do ta gjenin një “variant tjetër te ushqimit disi “bio - gjenetikiste” gjithë se qysh disi ndryshe nga te tjerët disi siç po i gjen kosovarishte, djathetishte. Po – po, jemi ne pritje te një far lloj kulti, disi ndryshe, nga këto eksperimentalit te këtij regjioni te quajtur rastësish apo me qellim sot, Kosovë.
Është një kërkesë imediate nga do trevë shqiptare, duke e kuptuar drejt e te nevojshme edhe dinamizmin e internetit qe deri diku po e bastardon gjuhën tonë te shenjet.
Ngacmimet, për ndarje te gjuhës, janë vetëm injorante, qëllimkëqija apo nuk duhet populli shqiptar te merret me to. Në të vërtetë, me këta ndarës, kemi hequr te zinjtë e ullirit, deri ne këtë ditë te bashkimit te gjuhës e kombit e ku na ndanë e na bënë pikë e pesë. Prandaj, dikujt t’i lejohet te copëzohemi edhe më, duhet t’i themi Jo. Nuk ndahemi, por Bashkohemi, si me gjuhë, ashtu dhe me territore. Madje këtë e kërkon edhe vetë koha e qytetërimit bashkëkohor i këtij planeti i te folurit shqip Shqiptari.
Pra, kur e kemi vlerën atdhe dashurinë
pse te na dalin përpara intrigat e jo vlerat
Sa bukur është kur:
vlera fletë me vlerën
artisti me artistin
i dashuri me te dashurën,
gjuhëtari me gjuhëtarin
atdhetari me atdhetarin,
Mos t’i eliminojmë krejt as qyqarët, intriguesit, me shpresë qe ngadalë kanë guximin e vijnë pa sherre e pa maska ne mesin tonë!!!?, Edhe ata, duhet te jetojnë, sepse “ka njerëz qe jetojnë vetëm me hëngër, por ka shumë qe hanë me jetuar”.
_______________________________________________________
Biografia
_______________________________________________________


Syl Mujaj u lind në Kosovë në maj 1958 në fshatin Dugaivë, Rugovë, komuna e Pejës. Shkollën fillore e të mesme e kreu në vendlindjen e tij.
Studimet e larta në Prishtinë si inxhinier i Agronomisë.
Para se të mbaronte studimet, arrestohet nga policia serbe, si pjesëmarrës i demonstratave studentore në mars të 1981.
Dënohet me 10 vjet burg. Në fillim në burgun në Prishtinë dhe në nëntorin e 1981 transferohet në kampin e njohur “hekur e beton” të Nishit në Serbi.
Në këtë kamp qëndron deri në vitin 1990. 7 vite e dy muaj i kalon në të ashtuquajturën “grupa pojaqanih nadzor”, (izolim).
Me ndihmën e Amnestis Internacionale dhe Komitetit të Helsinkit lirohet nga burgu.
Pas daljes nga burgu shkoi në Zvicër, ku jeton edhe aktualisht së bashku me familjen e tij, gruan dhe tre fëmijët. Zvicra i njohu atij strehimin politik.

Syl Mujaj është njëherësh edhe piktor, edhe poet.
Njeriu qe prej dhimbjesh, prej mungesës së lirisë, krijoj vargje qe më forcën e tyre realiste të tronditin, më fuqinë e tyre artistike, depërtojnë deri në qelizat e trupit.
Piktura e tij e krijuar ashtu në heshtje e nën peshën e prangave, nga një copë laps i mprehtë e një letër cigareje–siç kujton autori,- një pikturë e lexueshme, por domethënëse: Ajo përcjell me forcë tragjizmin e një populli të tërë nën peshën e dhunës:
Fatet individuale të njerëzve numra, siç i ka cilësuar autori, ku ai bën pjesë edhe vetë shprehin dhimbshëm shpresën e lirisë.
I mbyllur në mes të betonit dhe hekurit, përmes hekurave, bashkë me dhimbjen dhe shpresën ai herë me poezi e herë me pikturë, nëpërmjet artit të tij realist pasqyron botën e tij të brendshme.
Të gjitha këto ai i mblodhi në një libër, të cilin e paraqiti këto ditë në Lidhjen e Shkrimtarëve.
Portretet e njerëzve të tij të dashur, shokëve të burgut, të identifikuar me numra, nënës, babait e gruas që e priti për 10 vjet rresht, japin tragjedinë e tij individuale, si simbol i një kombi.
Syl Mujaj ka ekspozuar punimet e tij në 6 ekspozita personale të hapura dy në Zvicër, një në Itali dhe nga viti 1996-1997. Dhe dy ekspozitave qytetin e lindjes ne Pejë-Kosovë.
Themelues i Kolonisë Art-Turizëm “KODRA”, ne qytetin e lindjes, si dhe shumë aktivitete te ndryshme kombëtare kulturore si ne Zvicër e ne Kosovë.

_______________________________________________________


PROMOVIMI I LIBRIT ME POEZI DHE ALBUM TE ARTISTIT DHE POETIT KOMBETAR, SYL MUJAJ.

nga Sulejman Abazi më 2011-04-04

SHPIRTI I MENDIMEVE JETON

Mbeten ngjarje të rralla disa momente të spikatuta jetësore, kur bashkëvuajtësit mblidhen sëbashku, dekadë pas dekade, për të promovura vlerat e një prej periudhave më të lavdishme të historisë së Kosovës dhe të gjithë Shqipërisë, pranverën e vitit 1981, të atyre ditëve tronditëse, kur rinia studentore vërrshoi rrugëve të Prishtinës dhe tërë qyteteve të Kosovës, për të shkatërruar vargonjtë e robësisë. Jehona e atyre ngjarjeve shkoi shumë larg, tronditi botën, duke sjellë në vëmendjen e qytetërimit vetedijen, aspiratën dhe dëshirën për liri të një populli nën kolonizim.

Në plejadën e rinisë studentore heroike të kohës, janë të shumtë ata atdhetarë të flakët, që vite më vonë, do të bëheshin promotorët e lindjes dhe daljes në skenë të Ushtrisë Çlirimtare heroike të Kosovës, dhe do t’i jepnin kombit dhe vetes lavdinë e merituar. Sot jemi të gjithë këtu për të promovuar vlerat e kësaj shkolle të atdhedashurisë, e cila e orientoi Syl Mujën, poetin dhe atristin tonë të dashur, në vitet e mëvonëshme të burgimit serb, të përplasej hapur me ultranacionalizimin agresiv sërb, i cili mbante të kolonizuar dhe robëruar Kosovën dhe viset e tjera shqiptare.

Në këtë periudhë të vështirë për kombin shqiptar, idetë e ndryshkura byzantine të Çubrilloviçit dhe shkrimtarit ultranacionalist serb Çosiç ishin bërë një kthetër në fyt për popullin që aspironte lirinë. Në kushtet e një situate të mbingarkuar dhe shpërthyese, nga rinia ishte kuptuar se, më përpara se sa të ndodhnin lëkundjet sizmike për pushtetine kalbur burokratik serbo shqiptar, kishte ndodhur përplasja e kohëve, e perfaqësuar nga një plejadë njerëzish të rizgjuar, gjak dhe gen të ndezur me zjarrin e lirisë, cilët hapur dhe në forma të tjera, ishin vënë në shërbim të shqiptarizmës.

Në vitet 81, kishte ardhur koha që rinia e Kosovës të gjente veteveten me kërkesat e saj qytetare për liri, barazi, arsimim, kulturë e atdhetari. Nga ky brez është edhe Syla me shumë shokë të tjerë, shumica e të cilëve sot nuk jetojnë më. Ishte koha e korifenjve heronj të Kombit shqiptar, e komandantit legjendar Adem Jasharit të pavdekshëm, e tirmave të lirisë Tahir Sinanit, Zahir Pajazitit, Ismet Jasharit, Indrit Carës, Abedin Rexhës, Hyra Eminit, e qindra e qindra të tjerëve, dëshmorë dhe heronj, të ciëlt me vepërn e tyre sublime sot janë në themelet e Panteonit të Lirisë.
Rregjimi fashist serb i kohës e dhunoi dhe e gjakosi rininë shqiptare me zjarr e tanke, e burgosi atë për t’i thyer shpirtin e qëndresës, por gaboi shumë rëndë. Syl Muja dhe shumë të tjerë, brenda dyerve të rënda të robërisë dhe të burgjeve, do të meditonin për t’i kënduar shokëve që luftuan, që u përleshën me bishën dhe u vranë për në çështje të shënjtë.

Ata do t’i thurnin vargje dhimbje e dashurie nënave të tyre, që nuk mbyllën kurrë sytë dhe mbeten të pagjuma për fatin e djemve dhe vajzave, familjeve të tyre besnike, të cilat çdo ditë në ankth përjetonin fatin e burrave dhe baballarëve, do t’i këndonin gjuhës së bukur shqipe, do t’i thurnin vargje Kosovës, kësaj bije heroike të Shqipërisë, do t’i këndonin shqiptarizmës, duke i kursyer gojës tulin e bukës, për të formatuar me gishtat e lënduar ato vepra arti, që e kanë kthyer edhe këtë botim të Syl Mujës në një album të ngjizur me dhimbjen dhe krenarinë shqiptare.
Burgu për Sylën dhe shokët e tij të idealit u kthye në një shkollë qëndrese, kundër presioneve psikofizike për kapitullim. Syla me qindra të tjerë do të përballeshin me regjimin dhe gardianët hijerëndë, pa e ulur asnjëherë kokën. Kësaj qëndrese, ai i është referuar në krijimtarinë e tij letrare dhe artistike. Ky shëmbull dhe akt atdhetar i një artisti dhe krijuesi të mbijetuar, do të mbetet një frymëzim për brezat e rinj.

Ka ardhur ora e lirisë dhe e shpresës së madhe. Shokët e tij bashkëpunërorë kontribuan që kjo ditë e madhe të vinte dhe këtë ne kuptojmë se, vargjet në poezitë e Syl Mujës marrin krahë, ato u bënë pishtar për një kohë të madhe, sëbashku me shumë të tjerë, për të shkatërruar përfundimisht hallkat e zinxhirit të robërisë.

Meditimet dhe vargjet nga burgu morën jetë, kur djemtë dhe vajzat e rinisë shqiptare u rreshtuan në radhët e UÇK-së, kur mjaftë të rinj lanë jetën e tyre komode në perëndim dhe u rreshtuan në krah të luftëtarëve të lirisë. Syl Mujaj ka arritur në këtë vepër të ndërtojë një raport të lakmueshëm me veprën e tij. Ai ndjek me dhimbje kronologjinë e mendimit dhe të ngjarjeve, me vargje të thyera, të cilat në thelbin e shfaqjes dhe të analizës së tyre janë një thirrje për më shumë dashuri, për unitet, për mbrojtjen e idealeve kombëtare, janë thirrje për sulm dhe për fitore, një kambanë alarmi për vetëdijen kombëtëre, kundër padrejtësisë, diskriminimit, përunjësisë. Poeti dhe artisti në këtë botim është i shqetësuar se si do ta ruajmë dhe forcojmë pavarësinë dhe rrugën e drejtë të integrimit shoqëror e kombëtar, drejt ribashkimit të trojeve shqiptare nën një emër të vetëm, Shqipëri.
Psikama poetike e Syl Mujës bëzajti brenda hekurave të burgut, por shpërtheu e përlasi jehonën e saj në të dy anët e Drinit, në bjeshklët e Rugovës, në plisin e bardhë të majës së Sharrit, në Korabin krenar e Baba Tomorrin e Frashërliut mendjendritur. Edhe kur mendimin nuk e çon me tej në vargun e tij, poeti ndjen kënaqësinë që lexuesi vetë t’i shkojë mendimit të autorit deri në fund. Edhe sot Syl Mujës i buron frymëzimi për rrugëtimin e krijimtarisë së tij drejt kualitetit të vlerave kombëtare.

Kam pasur fatin ta lexoj këtë vepër deri në fund. Mbetem i impresionaur nga thjeshtësia, dashuria njerëzore, vlerat artistike te 37 punimve në pikture, mozaik e grafik, nga puna e palodhëshme që ka shfaqur Syl Mujaj në këtë vepër të arrirë e me vlera të spikatura kombëtare. Në emër të Unionit Kombëtar Shqiptar me qendër në Tiranë, i urojmë poetit familjarisht, e inkurajojmë të jetë i palodhur, të ndihet i ri në kontributin e tij të shkëlqyer në çështjen tonë kombëtare.
Urime dhe suksese mik i shtrenjtë në rrugëtimin tonë të përbashkët kombëtar.
Falemindërit.

Dr. Sulejman ABAZI (NESHAJ)
Tiranë - Prishtinë, më 26 mars 2011

Mentor Mazrreku, Heset Ahmeti, Agim Mulosmani dhe 7 të tjerë e pëlqejnë këtë.

Ganimet Shala
Ju lumte z.Sylejman per kete permbledhje aq te bukur e te pasur, e urime per mikun tone te nderur z.Syl Mujen!


Gani I. Abazi

Bacës Sylë,i urojë shëndetë dhe jetë të gjatë,dhe nga zemra i Urojë për librin i cili gjithnjë do të na risjellë kujtime të freskëta tek gjeneratat e ardhëshme mbi të vërtetën e historisë shqiptare në pjesën e shkëputur të Shqipëris Etnike me emrin Kosovë.Do të ju sjellë një biografi të lavdishme të rinis studentore,klasës puntore dhe gjithë atyre që skarifikuan gjithcka nga jeta e tyre që ribashkimi të bëhët sa më parë.

Boni Aliu
krenohet gjithe kombi me patriot si ju baca syl.
Dardania
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1625
Join date : 13/05/2011
Age : 37

https://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

•°o.OO.o°•POEZI "SHPIRTI I MENDIMEVE, nga  Sylë Mujaj •°o.OO.o°• Empty Re: •°o.OO.o°•POEZI "SHPIRTI I MENDIMEVE, nga Sylë Mujaj •°o.OO.o°•

Mesazh nga Dardania Tue Aug 30, 2011 10:26 pm

Syle Mujaj


Një minutë heshtje

(Mësuesit tim Isa Demaj)

Symal Leqenakut
...Përmallim.
Hajlë në maje t’ Rugovës
Ngushëllim.
Qatërr e Kosovës
Malësi
Tëbanë i Gucisë
Trimëri.
E bukura More
Histori.
Qeleshe e bardhë
Në stuhi.
Urë e ndezur në vatër
Fëmijë.
Shqipëri etnike
Gjeografi.
Flamur feniksi
Në Siparunt
Një yll nga Qielli u shkund,




Symal Leqenakut
Përmallim.
Hajlë në maje të Rugovës
Ngushëllim.


29 .07.1989 burgu i Nishit.
Dardania
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1625
Join date : 13/05/2011
Age : 37

https://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

•°o.OO.o°•POEZI "SHPIRTI I MENDIMEVE, nga  Sylë Mujaj •°o.OO.o°• Empty Re: •°o.OO.o°•POEZI "SHPIRTI I MENDIMEVE, nga Sylë Mujaj •°o.OO.o°•

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi