Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Tema Fundit
» Zeqë Gjemajli
Dëbimi i shqiptarëve nga krahina e Çamërisë 1913-1940  EmptyMon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**

» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
Dëbimi i shqiptarëve nga krahina e Çamërisë 1913-1940  EmptyTue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania

» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
Dëbimi i shqiptarëve nga krahina e Çamërisë 1913-1940  EmptyWed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona

» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
Dëbimi i shqiptarëve nga krahina e Çamërisë 1913-1940  EmptyWed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona

» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
Dëbimi i shqiptarëve nga krahina e Çamërisë 1913-1940  EmptyWed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona

» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
Dëbimi i shqiptarëve nga krahina e Çamërisë 1913-1940  EmptyWed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona

» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
Dëbimi i shqiptarëve nga krahina e Çamërisë 1913-1940  EmptyWed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona

» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
Dëbimi i shqiptarëve nga krahina e Çamërisë 1913-1940  EmptyWed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona

» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
Dëbimi i shqiptarëve nga krahina e Çamërisë 1913-1940  EmptyWed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona

Kush është në linjë
24 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 24 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  

Calendar Calendar

Top posting users this month
No user


Dëbimi i shqiptarëve nga krahina e Çamërisë 1913-1940

Shko poshtë

Dëbimi i shqiptarëve nga krahina e Çamërisë 1913-1940  Empty Dëbimi i shqiptarëve nga krahina e Çamërisë 1913-1940

Mesazh nga Dardania Fri Jun 22, 2012 10:45 am

Rrënjët e çështjes së Çamëve myslimanë të Epirit gjatë periudhës së parë të pasluftës do të duhej t’i kërkonim në praktikën e këmbimit të popullsive, një praktikë që u ndoq kryesisht në dhjetëvjeçarët e parë të shekullit të njëzetë, si rezultat i përplasjeve luftarake dhe i rivendosjeve tokësore, që ndodhën në hapësirën e Ballkanit jugor. Shtrirja e vendeve nëpjesët europjane të sunduara nga Perandoria Osmane automatikisht e shndërroi grupin kryesor të myslimanëve otomanë në minoritete të shpërndara në toka që sapo ishin aneksuar nga shtetet ballkanike. Njëkohësisht, grupe të rëndësishme kombëtare, gjuhësore dhe fetare dështuan të përfshiheshin brenda kufijve të rinj të “atdheut”, fakt që shumë pak do të lehtësonte ecurinë politike brenda çdo vendi dhe lidhjet ndërballkanike, por paralelisht, forconte ndjenjën e pasigurisë kombëtare për pushtetin qendror. Në kuadrin të këtyre të dhënave të fundit, masa e këmbimit të popullsive u kualifikua si zgjidhja më e volitshme dhe më e përhershme e problemit që kishte dalë.

Pas dështimit të forcave otomane në Luftërat Ballkanike (1912-1913), e ardhmja e zonave të banuara nga shqiptarët u diskutua në Konferencën e Ambasadorëve, të mbledhur me ngut në Londër, në dhjetor 1912 deri në janar 1913, ku në parim u arrit në marrëveshje për të mbështetur krijimin e Shqipërisë si një etnitet i ri politik.


Greqia doli nga Luftërat Ballkanike me një ndjenjë të fortë suksesi dhe me një vendosmëri për t'u përpjekur të merrte Shqipërinë e Jugut. Theksi nuk vihej te territori, që etnikisht ishte grek, por më tepër në tokat ku civilizimi helenik mendohej të ishte dominues. Në tetor 1913 shpërtheu kryengritja epiriote, kur vullnetarë grekë sulmuan Shqipërinë e Jugut, duke terrorizuar banorët e saj dhe duke djegur fshatrat e tyre. Qëllimi i Greqisë ishte të krijonte një Vorio Epir autonom (Epiri i Veriut), si një përpjekje për të sabotuar bisedimet ndërkombëtare, të cilat zhvilloheshin në Firencë, lidhur me statusin e ardhshëm të rajonit. Së fundi, në dhjetor të vitit 1913, Fuqitë u morën vesh për kushtet e Protokollit të Firencës, sipas të cilit, në kompensim të tërheqjes së Serbisë nga territori shqiptar, Austria pranoi më në fund që krahinat ku sot ndodhet Kosova dhe Maqedonia t'i jepeshin Serbisë, kurse Greqia të merrte rajonin e gjatë jugor të Çamërisë.

Në Konferencën e Londrës Britania e Madhe ndihmoi për të penguar aneksimin e Shqipërisë nga Sërbia, që do të kishte qenë i papranueshëm për Austrinë.Ndryshe nga Kongresi i Vjenës, Konferenca e Paqës e Parisit nuk përfshiu fuqitë e mundura. Kështu shteti shqiptar u cungua në rajonet qendrore, së bashku me qytetin e Shkodrës dhe territorin rreth tij.

Pas vendosjes së Vijës së Firencës, disa nga trupat greke filluan të tërhiqen nga Çamëria, megjithatë bandat terroriste greke vazhduan veprimtarinë e tyre si më parë. Meqenëse shumica e çamëve ishin myslimanë, ata trajtoheshin njëlloj si pakica turke që jetonte në Greqi. Më 23 shkurt 1913 u krye masakra në Përroin e Selamit (Paramithi) e 72 krerëve të Çamërisë dhe e qindra të tjerëve, nga kapiteni famëkeq Deli Janaqi. Autoritetet ushtarake greke, nuk ndërhynë dhe as që u interesuan fare, me gjithë kërkesat dhe insistimin e të afërmëve të viktimave.

Martirizimi i popullit të Çamërisë njohu një intensifikim të ri në mars të vitit 1917, aq sa 400 famililje ortodokse shqiptare rrëmbyen armët, ndërprenë komunikacionin me Janinën dhe shkëputen lidhjet me qeverinë greke, duke shpallur pavarësinë e tyre. Kjo situate zgjati deri në gusht të këtij viti, kurse forcat italiane pushtuan Janinën dhe gjithë Epirin.

Më vonë, pas largimit të forcave italiane, forcat greke e thyen rrezistencën e çamëve. Ndërkohë, shoqatat dhe asociacionet çame filluan protestat në kryeqytetet perendimore drejtuar Fuqive të Mëdha.

Ky ishte fillimi i goditjeve kundër shqiptarëve myslimanë, që kishin për qëllim që të mbjellnin frikë në popull dhe t'i detyronin ata të largoheshin nga shtëpitë e tyre. Gjatë gjithë dhjetëvjeçarit tjetër u grabitën në mënyrë sistematike pronat e shqiptarëve myslimanë dhe shumë të rinj u dërguan në mërgim të brendshëm, në ishujt e Egjeut. Mijëra hektarë tokë të shqiptarëve myslimanë u shpronësuan pa kompensim, u mor prodhimi i tyre dhe shqiptarëve iu ndalua të mbillnin farën e tyre apo ta shisnin atë, apo pronën, për të kompensuar shpronësimin. Kështu që për shumë familje u bë e pamundur të qëndronin në Greqi, ata u detyruan të largoheshin në veri, drejt Shqipërisë, duke kërkuar tokë. Në përpjekjet për të zgjidhur problemin çam, qeveria e Athinës kërkoi të siguronte miratimin e Ankarasë për të nxitur disa çamë të emigronin në Turqi, me shpresë se dhe të tjerë do t'i ndiqnin nga pas. Në fillim Ankaraja nuk dëshironte të lejonte vendosjen e shqiptarëve mysliman në tokën turke, por pas përpjekjesh intensive diplomatike të Athinës, qeveria turke pranoi vendosjen e 5.000 çamëve.

Ndërkohë, më 1923, pozita e rreth 20.000 shqiptarëve myslimanë, që mbetën në Greqinë veriore, debatohej intensivisht në një sesion special të Këshillit të Lidhjes së Kombeve. Konventa që bënte të mundur këmbimin e popullsive greke dhe turke u nënshkrua në Konferencën e Lozanës më 30 janar 1923.

Qeveria shqiptare ka insistuar në atë kohë, nëpërmjet telegramesh dhe delegacionesh të dërguar në Lidhjen e Kombeve, të bënte të qartë se autoritetet greke i detyronin çamët të largoheshin nga shtëpitë e tyre dhe të zhvendoseshin në Turqi dhe se tokat e tyre kolonizoheshin nga grekë që vinin nga Azia e Vogël. Grekët u kundërviheshin këtyre akuzave me argumentin se termi "shqiptar" mund të përdorej vetëm për ata njerëz që kanë lindur në Shqipëri, duke përjashtuar kështu shqiptarët myslimanë të lindur në Greqi, të cilët barazoheshin me turqit. Në përgjigje të pretendimeve shqiptare, Lidhja e Kombeve krijoi një Komision Miks, për të shqyrtuar çështjet në hollësi. Në mars 1924 Komisioni vendosi që subjektet greke që ishin myslimane dhe me origjinë shqiptare dhe veçanërisht ata që banonin në Epir duhet të përjashtoheshin nga shkëmbimi i detyruar i popullsive midis Greqisë dhe Turqisë, por për shqiptarët çamë problemi kishte të bënte me pretendimet e tyre për të bërë pjesë në kombin shqiptar.

Këshilli i Lidhjes diskutoi mbi këtë çështje gjatë sesionit të tij të trembëdhjetë (29 gusht-3 tetor): Në qëndrimin shqiptar theksohej se autoritetet greke nxisin "shqiptarët e Epirit" të ndërmerrnin një zhvendosje masive, duke i quajtur ata "greke me origjine turke" dhe për t'i bindur ata të adoptonin një identitet të dytë në deklarimet e tyre publike. Këshilli më në fund vendosi të caktonte anëtare të paanshëm në Komisionin Miks, me "mandatin" e përgjegjësisë për të mbrojtur "pakicën myslimane me origjinë shqiptare", që banonte në Greqi. Ndërkohë, qeveria e Athinës vendosi në Çamëri emigrant të ardhur nga Azia e Vogël, për ta populluar atë me të krishterë ortodoksë dhe për të bërë presion të mëtejshëm mbi shqiptarët myslimanë të mbetur, që të emigronin. Gjatë gjithë viteve '20 fshatra të tëra, si Petrovica dhe Shëndëllia, u zbrazën nga banorët e tyre shqiptarë. Familje të tëra u larguan për në Shqipëri, Turqi dhe Amerikë.

Në mars të vitit 1926-të qeveria greke deklaroi se procesi i shkëmbimit të popullsisë kishte përfunduar dhe se tani e tutje çamët do të kishin të njëjtat të drejta që gëzonin edhe qytetarët e tjerë grekë. Megjithatë, këto të "drejta" i nënshtroheshin një diskriminimi të fortë. Nuk lejoheshin shkolla në gjuhën shqipe dhe nuk pëlqehej të flitej shqip jashtë shtëpisë.

Nënshkrimi i paktit italo-shqiptar në nëntor 1926 krijoi një shqetësim në Athinë dhe vëmendja e saj u përqendrua në çështjen e pazgjidhur të çamëve, e cila po çonte në tensione të reja midis Greqisë dhe Shqipërisë. Ministria greke e Punëve të Jashtme kishte rezerva serioze për paktin, sepse kishte frikë se interesat e shqiptarëve për "vëllezërit" e tyre në Epir mbështeteshin nga një fuqi e rëndësishme, ambiciet territoriale të së cilës në Ballkan mund të përfitonin nga ekzistenca e pakicës çame, që favorizonte Italinë dhe ishte armiqësore ndaj shtetit grek. Italia mund t'i përdorte çamët edhe si kundërpeshë ndaj ambicieve greke në Shqipërinë e Jugut.

Një nga figurat më të shquara politike-ushtarake të historisë së Greqisë të shekullit XX, është gjenerali Teodor Pangallos i cili ishte kryeministër më 1925 dhe kryetar i shtetit Grek më 1926.

Në vitin 1926 në Gjenevë Kryetari i Greqisë Teodoros Pangallos bëri një deklaratë zyrtare para Lidhjes së Kombeve me të cilën Greqia njihte minoritetin shqiptar në Greqi dhe nuk i quante më shqiptarët muhamedan që jetonin në territorin e saj si popullsi turke.

“Teza që është mbajtur nga ne deri sot se shqiptarët ortodoks janë grekë, është e gabuar dhe e menjanuar nga të gjithë. Me që ajo ka marrë tatëpjetën dhe arriti pikën e rraskapitjes, mora masat e duhura dhe shpërndava të gjitha shoqëritë vorioepiriote që shfaqnin skaje më ekstreme të këtij mendimi të sëmurë“.

Në fillim të korrikut 1925, marrëdhëniet me Shqipërinë u gjendën para krizës, për shkak të çështjes së Çamërisë. Përfaqësuesi i Shqipërisë erdhi në zyrën e presidentit grek Pangallos dhe e njoftoi se autoritetet greke në mënyrë të dhunshme, dhe pa marrë parasysh marrëveshjen, përzënë banorët shqiptarë të Çamërisë dhe nëpërmjet detit i dërgojnë në Azinë e Vogël, dhe kundërshtimeve të tyre u përgjigjen duke u thënë se ata janë të shkëmbyeshëm.Dëbimi i shqiptarëve nga krahina e Çamërisë 1913-1940  S_hebi1

Presidenti grek Teodor Pangallos (Në foto) kërkoi që të shqyrtonte dokumentat përkatëse dhe u bind që deklarimi i ministrisë së punëve të jashtme greke nuk qëndronte, pasi Marrëveshja e Lozanës përcaktonte prerë se shqiptarët Muhamedanë të Epirit konsideroheshin minoritet dhe jo të shkëmbyeshëm, si turqit e Thrrakës etj. Për sqarim më të plotë të çështjes, ai i telefonoi ambasadorit grek në Londër Kaklamonos, i cili kishte përfaqësuar Greqinë gjatë hartimit të Marrëveshjes së Lozanës dhe ai u përgjigj pa ngurrim se Çamët nuk janë të shkëmbyeshëm dhe rrjedhimisht vendimi i ministrisë së punëve të jashtme nuk qëndronte. Në shënimet e tij presidenti grek Pangallos do të shënonte për dëbimet e padrejta të popullsisë shqiptare Çame:

Thirra menjëherë drejtorin përkatës dhe ai tha diçka që më la me gojë hapur:

“Formalisht shqiptarët kanë të drejtë, mirëpo arsyet emergjente dhe qëllimi kombëtar na detyrojnë të dëbojmë shqiptarët për t’u zbrazur fshatrat e tyre dhe për t’u vendosur refugjatët tanë homogjenë që kanë ardhur nga Azia e Vogël. Nuk ia vlen të merremi me 5-6 mije paloshqiptar zoti Kryetar“.

Mezi e mbajta veten dhe nuk e nxora përjashta me shqelma diplomatin. Ndërkaq, sipas raporteve të autoriteteve policore në Epir po luhej një dramë e vërtetë; fshatarët duke qarë ndaheshin nga shtëpitë e tyre ku kishin lindur dhe jetuar ndër shekuj dhe hipnin në anijet që do i shpinin në Azinë e Vogël. Dhashë urdhër të zbriten dhe të kthehen të lirë në fshatrat e tyre.

Shqiptarët, ashtu si gjithë popujt e pazhvilluar, kanë dobësi serioze, por kanë edhe virtyte të shkëlqyera.

Nga pikëpamja racore shqiptarët nuk janë as mongolë, as sllavë, as turq. Është historikisht e vërtetuar se ata janë Ilirë, pasardhës të Pellazgëve...

Akuzat e Shqipërisë ndaj Greqisë, lidhur me shqiptarët myslimanë të Çamërisë, u rritën gradualisht dhe arritën kulmin në gjysmën e parë të vitit 1928-të. Në mars, Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, i dorëzoi të Ngarkuarit të ministrisë së jashtme me Punë greke në Tiranë një memorandum, në të cilin theksohej shqetësimi i Tiranës për masa të ashpra të ndërmarra nga autoritetet lokale kundër çamëve dhe shprehi një protestë zyrtare që qeveria greke nuk i njihte ata si një "pakicë kombëtare". Pala greke argumentoi se "qeveria shqiptare nuk kishte të drejtë të përzihej në punët e brendshme të një vendi tjetër: çamët ishin qytetarë grekë dhe dalja e Shqipërisë si një shtet mbrojtës përbënte një mospërfillje të elementeve bazë të të drejtave sovrane të Greqisë.

Me ardhjen në fuqi të qeverisë fashiste të Jani Metaksait më 1936, gjendja e popullsisë shqiptare të Çamërisë u vështirësua akoma më shumë. U intensifikua kolonizimi i zonës nga grekët, u thellua konfiskimi i pronave çame dhe emrat e vendeve të banuara nga shqiptarët u zëvendësua me emra greke.

Në këtë kohë Lidhja e Kombeve vazhdonte të ndiqte protestat e shqiptarëve për trajtimin e çamëve, por atëherë po dilnin çështje më të rëndësishme lidhur me pakica të tjera në Evropë.

Semi HEBIBI: ÇËSHTJA ÇAME 1913 - 1945
Dardania
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1625
Join date : 13/05/2011
Age : 37

https://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi