Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Tema Fundit
» Zeqë Gjemajli
Kanuni..... EmptyMon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**

» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
Kanuni..... EmptyTue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania

» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
Kanuni..... EmptyWed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona

» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
Kanuni..... EmptyWed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona

» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
Kanuni..... EmptyWed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona

» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
Kanuni..... EmptyWed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona

» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
Kanuni..... EmptyWed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona

» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
Kanuni..... EmptyWed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona

» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
Kanuni..... EmptyWed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona

Kush është në linjë
31 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 31 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  

Calendar Calendar

Top posting users this month
No user


Kanuni.....

Shko poshtë

Kanuni..... Empty Kanuni.....

Mesazh nga Dardania Wed Jun 27, 2012 11:56 am

Kanuni është ligj apo përmbledhje e ligjesh dhe normash të pashkruara, të trashëguara në mënyrë gojore, që pasqyrojnë gjendjen ekonomike-shoqërore të periudhave të kaluara dhe që në kohën e vet mbronin interesat e klasave e të shtresave të caktuara shoqërore, si dhe tërësia e normave të së drejtës zakonore.

Prejardhja e termit “Kanun” siç dihet, ka ngjallur diskutime ndërmjet autorëve të ndryshëm shqiptarë. At Gjergj Fishta në parathënien dinjitoze të Kanunit të Lekë Dukagjinit shprehet se “rrjedh nga greqishtja e vjetër “Anon” që u përhap edhe në gjuhë të tjera”.

Historiani Kristo Frashëri mendon se termi “kanun” është me origjinë bizantine dhe se rrjedh nga termi “Kanon”.

Autorë të tjerë thonë se në Shqipëri ky term hyri nëpërmjet turqishtes “kanun” dhe “Kanuname”.

Pavarësisht se nga se rrjedh ky term e si u përhap në Shqipëri është fakt i pamohueshëm se termi u pranua në të gjitha variantet e kanuneve shqiptare deri në Kosovë.

Termi “Kanonizma” është përdorur në aktin e Komitetit të Fshehtë të Manastirit “Për lirinë e Shqipërisë” të themeluar në vitin 1865.

Gjithashtu termi “Kanon” është përdorur nga qeveria e Vlorës ne aktin e quajtur “Kanoni i Zhurisë” (10 maj 1913). Është e vërtetë se në popull përdoreshin fjalët “shart”, ²adet², “zakon” por edhe këto janë me origjinë të huaj e dallohen parimisht nga normat juridike të së drejtës zakonore.

Para botimit të Kanunit të Labërisë u shfaqën mendime të mos titullohej me termin kanun, por të vihej: ”Zakonet juridike të Labërisë” ose “Përmbledhje zakonesh të Labërisë”.

Natyrisht, secili variant ka argumente pro dhe kundër. Por gjithsesi autori, edhe pas konsultimesh me specialiste të tjerë, mbështeti përfundimisht variantin që të titullohet Kanuni i Labërisë për këto arsye kryesore:

Së pari, derisa termi “Kanun” është njohur e pranuar në malësitë e veriut e deri në Kosovë dhe në aktet e Qeverisë së Vlorës, është më shumë i pranueshëm edhe për Kanunin e Labërisë, ku ndikimet e kulturës greke bizantine dhe turke kanë qenë më të ndjeshme.

Së dyti, ruajtja e termit “kanun” tregon edhe për unitetin e së drejtës zakonore të shqiptarëve, pavarësisht nga veçoritë e dallimet vendore të tyre.

Së treti, është teorikisht më i bazuar termi kanun po të kemi parasysh përmbajtjen e tij.

Kanuni paraqitet si tërësi e normave juridike, rregullave të sjelljes, të pashkruara, të vendosura në kohë të ndryshme e të përcjella në traditën gojore nga njëri brez tek tjetri dhe që shërbejnë për rregullimin e marrëdhënieve juridike në mes njerëzve, në fusha të ndryshme të jetës, zbatimi i të cilave sigurohet sipas traditës nga vetë bashkësia e njësisë së vetëqeverisjes vendore, pa ndikimin e shtetit.

Pranimi i titullit “Zakonet e Labërisë” do të nënkuptonte që të përfshihen në punim jo vetëm ato që kanë karakter juridik, por të gjitha zakonet pa përjashtim, çka ndryshon krejtësisht përmbajtjen e botimit dhe qëllimet e tij.

Përsa i përket emërtimit ²e drejta dokesore², nuk e kemi parë si të arsyeshme sepse ky term nuk njihet e nuk përdoret në Labëri.

Së fundi, me botimin e “Kanunit të Labërisë” krijohen hapësira të gjera për studiuesit shqiptarë e të huaj që të bëjnë hulumtime e studime shkencore krahasuese me kanunet e tjerë se çfarë kanë të përbashkët e çfarë i dallon dhe të nxjerrin në dritë vlerat kulturore të Labërisë.
Dardania
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1625
Join date : 13/05/2011
Age : 37

https://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi