Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Tema Fundit
» Zeqë Gjemajli
Kanuni i Lekë Dukagjinit EmptyMon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**

» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
Kanuni i Lekë Dukagjinit EmptyTue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania

» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
Kanuni i Lekë Dukagjinit EmptyWed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona

» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
Kanuni i Lekë Dukagjinit EmptyWed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona

» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
Kanuni i Lekë Dukagjinit EmptyWed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona

» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
Kanuni i Lekë Dukagjinit EmptyWed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona

» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
Kanuni i Lekë Dukagjinit EmptyWed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona

» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
Kanuni i Lekë Dukagjinit EmptyWed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona

» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
Kanuni i Lekë Dukagjinit EmptyWed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona

Kush është në linjë
20 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 20 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  

Calendar Calendar

Top posting users this month
No user


Kanuni i Lekë Dukagjinit

Shko poshtë

Kanuni i Lekë Dukagjinit Empty Kanuni i Lekë Dukagjinit

Mesazh nga Dardania Wed Jun 27, 2012 12:00 pm

Kanuni i Lekë Dukagjinit ose kanuni i malësisë është përmbledhja e ligjeve, rregullave, zakoneve shqiptare të Shqipërisë së Veriut në një libër, në rrjedhën e disa qindvjeçarëve, para dhe pas jetës së Lekë Dukagjinit.

Thelbi i Kanunit të Lekë Dukagjinit janë fjalët e urta të dala nga goja e tij, që u ruajtën (dhe u pasuruan) brez pas brezi për gati gjashtë shekuj.

Ata janë përçuar gojarisht nga brezi në brez. Ligjet e "Kanunit" kane shërbyer për më shume se pesë qindvjeçarë si mënyra e themeltë e sjelljes shoqërore dhe vetëqeverisjes për klanet e Shqipërisë së Veriut, edhe atëherë kur rajoni sundohej nga Perandoria Osmane. Rëndësia e Kanunit në historinë e popullit shqiptar mund të mbivlerësohet pak, por rregullat dhe normat e tij vazhdojnë ende të ushtrojnë një ndikim të ndjeshëm ndër shqiptarët që jetojnë në Shqipëri dhe Kosovë, si edhe në vendet tjera në të cilat kanë shtegtuar shqiptarët.

Forma e pare e tij e shkruar i referohet Leke Dukagjinit edhe pse ka ekzistuar që më përpara. Libri i Kanunit të Lekë Dukagjinit u mblodh dhe u pajis nga At Shtjefën Gjeçovi gjate viteve 1910-1925.

Kanuni i Lekë Dukagjinit u përkthye fillimisht në gjuhën italiane, pastaj serbisht, frëngjisht, rusisht, anglisht dhe në ndonjë gjuhë tjetër.

Gjithsej janë gjashtë kanune "Kanun'i vjetër", "Kanuni i Lekë Dukagjinit", "Kanuni i Çermenikës", "Kanuni i Papa Zhulit", "Kanuni i Labërisë" dhe "Kanuni i Skënderbeut" ose ndryshe "Kanuni i Arbërisë".
Dardania
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1625
Join date : 13/05/2011
Age : 37

https://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kanuni i Lekë Dukagjinit Empty Re: Kanuni i Lekë Dukagjinit

Mesazh nga Dardania Wed Jun 27, 2012 12:01 pm

Prejardhja
Termi Kanun është etimologjikisht i lidhur me fjalën greke "κανών" ("canon"), që do të thotë rregull dhe kaloi në gjuhen shqipe nga gjuha turke. Ndërsa përkatësia që luhatet nga vendi në vend "... i Lekë Dukagjinit", ose "Kanuni i Lekës", "Kanuni i Malcís"... tregohet nga studjuesit se prejardhja mund të datojë që në kohë t'Aleksandrit të Madhe, ku me veçorinë shqipe në shkurtimin e emrave, e vendosin emrin "... e Lekës". Át Zef Valentini e çon këtë kod rregullator para periudhës mesjetare arbnore. Ajo që çon në mëdyshje të koherencës së kodit, është shpërhapja e madhe e Kanunit, edhe më tej kufijve të zotërimeve të Dukagjinasve.

Praktika e ligjeve të kanunit mund të datoje që në kohën bronzit. Disa autore mendojnë se kanuni vjen nga disa fise tribale ilire. Disa të tjerë kanë sugjeruar se kanuni ka elemente të disa epokave prehistorike indo-evropiane. Antropologjia Edit Durham thotë se këto ligje vijnë që nga koha e bronzit. Disa të tjerë thonë se ka shumë ngjashmëri midis Kanunit dhe Manusmirtrit një traditë e hinduizmit.
Dardania
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1625
Join date : 13/05/2011
Age : 37

https://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi