Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Tema Fundit
» Zeqë Gjemajli
Historia  e Rrafshit te Dukagjinit EmptyMon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**

» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
Historia  e Rrafshit te Dukagjinit EmptyTue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania

» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
Historia  e Rrafshit te Dukagjinit EmptyWed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona

» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
Historia  e Rrafshit te Dukagjinit EmptyWed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona

» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
Historia  e Rrafshit te Dukagjinit EmptyWed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona

» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
Historia  e Rrafshit te Dukagjinit EmptyWed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona

» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
Historia  e Rrafshit te Dukagjinit EmptyWed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona

» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
Historia  e Rrafshit te Dukagjinit EmptyWed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona

» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
Historia  e Rrafshit te Dukagjinit EmptyWed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona

Kush është në linjë
33 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 33 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  

Calendar Calendar

Top posting users this month
No user


Historia e Rrafshit te Dukagjinit

Shko poshtë

Historia  e Rrafshit te Dukagjinit Empty Historia e Rrafshit te Dukagjinit

Mesazh nga Dardania Mon May 16, 2011 11:52 pm

Rugova
është një lokalitet më vete, që përbëhet prej 13 fshatrave të cilat shtrihen në vargmalet e Bjeshkëve të Nemuna,në perëndim te qytetit të Pejes, nga të dy anët e këtij qyteti.Rugova fillon aty ku bistrica e Pejës del nga Gryka e Rugovës dhe vazhdon gjatë këtij lumi deri të burimet e tij në Qafë të Çakorrit në perendim.
Territori i Rugovës në kohën e sundimit osman ka qenë edhe më i gjerë,kështu në perëndim përfshinte malet e Smajlovices, Gllogjine dhe Rekat e Shekullarit.Vazhdonte deri në afersi te Tregovishtës (Rozhajës), ku përfshinte disa fshatra. Pastaj vazhdon bjeshkëve dhe kufizohet me Bjeshkët e Rusolisë duke përfshirë edhe Lipen dhe përpjekt përsëri ne Pejë.Në kohën e Perandorisë Osmane dhe më vonë, Rugova përfshinte në gjirin e saj edhe disa fshatra: Buxhovin, Husajt, Dacajt, Peshkaj, Plluncaj e deri në Ballotiq.
Shumica e këtyre banorve janë Lajq e Nikq. Rugova tani në gjirin e sajë përfshinë këto fshatra: Shtupeqin e vogël, Shtupeqin e Madh, Rekën e Allagës, Malajt, Drelajt, Kuqishtën, Haxhajt, Stankajt, Bogët, Shkrelin, Dugajeven, Koshutanin, dhe Pepajt.Pjesen dermuese te popullates e përbëjnë Kelmendasit, por përbehet edhe nga fise tjera: Shalë, Shkrel dhe Kastrat.Gjatë të gjitha kohrave ky territor u rrah nga luftërat e ashpra e sulmet e fqinjve Malazez, me qellim shfarosës, por priesit Rugovës gjatë gjithe këtyre kohrave nuk u përkulen por qëndruan aty roje e kufirit.Trimat dhe trimrëshat e Rugovës pos që u dalluan për heroizëm në vëndin e vet, atyre u doli kohë edhe për ti ndihmuar vllezërve të tyre ne Rozhajë, Plave dhe Guci, Pazar të Ri, e gjer në Ulqin e Tuz, duke ju berë ballë sulmeve malazeze, që vazhdimisht pretendonin për ti berë keto territore si të tyre.Prijesit e Rugovës u dalluan me theks të veçante që nga periudha e Lidhjës së Prizrenit, prej mbajtjës së kuvendit të Parë që u mbajt në Prizren në Qershor te vitit 1878, ku moren pjesë si përfaqësues të Rugovës Sali Jaha i Koshutanit dhe Qele Shabani nga Stankaj.

Gjatë gjithë kohës pushteti qendronte në duart e vendasve, prandaj Rugova e gëzonte nje autonomi territorjale.Ndikim të madh në mesin e Rugovasve pati edhe Ali Pashe Gucia. Ai përmes Sali Jahes mblodhi tërë Rugovën, dhe me
keto forca shkoi për ta mbrojtur Plavën dhe Gucinë nga sulmët e Malit të Zi. Rugovasit ngadhnjyen mbi ushtrin e komanduesit, nga vojvoda Mark Milani prandaj populli kesaj ngjarje i këndoj:
Dul Milani n Qafë t Brovisë, ndore t juve Krent e Shqipnisë...

Gjithashtu ndikim të madh të Rugovasit kishte edhe Haxhi Zeka ku gjatë përpjekjeve per ta ringjallur Lidhjen Shqiptare të Prizrenit në Pejë gjatë vitit 1899 i kishte aktivizuar edhe Rugovasit me të cilët mbante kontakte të përhersheme e sidomos me parin e Rugovës si: Sadri Elezin e Malajve, Bale Idrizin e Bogajve, Haxhi Çelën e Stankajve, Rexhë Avdin nga Shkreli, Kadri Bajrin nga Koshutani, Ibër Hyseni nga Reka e Allages, Halil Turkun nga Kuqishta, dhe Mehmet Bajraktarin nga Shtupeqi i Vogë.
Aktiviteti i Rugovasve nuk mungoj as gjatë kryengritjeve të vitit 1910.Në ketë kohë u dalluan sidomos nëpërkrahjen e Isa Boletinit, Bali Idrizi nga Bogajt, Kadri Bajri nga Koshutani, Ymer Elezi e Zekë Haxhia nga Kuqishta. Gjatë kësaj përiudhe nuk mungoi as aktiviteti i femrës shqipëtare në luftën për çlirim kombëtar.Vlen të përmendet heroizmi i Bikë Alisë e cila i vrau 7 ushtar turq për ta ruajtur nderin.

Bikë Alia si Krajlicë, Shtatë nizam i preu sakicë....( Huazuar nga Zyrafete Muriqi-Lajqi )
Historia  e Rrafshit te Dukagjinit Salijaha.jpg?nocache=0 Sali Jaha
(Lindi n´ vitin 1803 n´ Rugovë, Pejë - V.1883 ) ushtarak dhe bajraktar nga Kosova, pjesëmarrës i Lidhjes së Prizrenit.
Major Sali Jaha - Bajraktari i Rugovës, lindi në vitin 1803 në Koshutan të Rugovës. Rrjedh nga familja Kurtdedaj, familje që nxorri më vonë edhe bajraktarin Sak Faslia.
Sali Jaha si 14 vjeçar inkuadrohet në luftë për mbrojtjen e atdheut nga sulmet malazeze. Në Luftën e Bukovikut (1817) Salihi nxjerr dy krena dhe një flamur duke ua prer kokën në dyluftim dy harambashëve malazez të njohur për vrasje e plaçkitje jo vetëm në Rugovë, por edhe më gjerë. emëruar Bajraktar nga vet rugovasit dhe nga pushteti osman. Në kohën kur ishte në shërbimin ushtarak të Përandorisë Osmane, Salihi radhitet ndër ushtarët më të dalluar dhe gradohet me graden e majorit (binbashit). Që nga kjo kohë ai njihet më emrin Sali Jahë Binbashi (majori). Rugova gjatë kohës së Sali Jahës u bë vend strehim për shumë personalitete të tjera si: Haxhi Zeka, Hasan Prishtina, Isa Boletini etj. Sali Jaha ishte ishte njëri nga bashkëluftëtarët dhe bashkëpunëtorët më të afërt me atdhetarët Ali Pashë Gucia, Haxhi Zeka, Sylejman Vokshi, Jakup Ferri, Ali Ibra, Ahmet Zeneli etj. Ndër luftërat e njohura të Sali Jahës dhe rugavasve ishte Lufta e Beranës kundë malazezëve të udhëhequr nga Mark Milani dhe Todor Bajraktari. Në këtë luftë Salihut iu vranë edhe dy djemtë e tij. Bashkëluftëtarët më të njohur të Salihut nga Rugova ishin Zhuj Selmani, Avdi Smajli, Çelë Shabani (zëvëndëskomandant i Salihut), Demë Isufi, Rexhë Avdia, Kadri Bajri (zëvëndësbajraktar i Salihut) etj.
Me 10 qershor 1878 në Prizren u formua Lidhja Shqiptare e Prizrenit ku u mblodhën rreth 110 burra të penës e të pushkës nga e gjithë Shqipëria. Në mesin e këtyre atdhetarëve ishte edhe Sali Jaha së bashku me Çelë Shabanin si përfaqësues të Rugovës. Pas Lidhjes ai u angazhua me tërë qenien për mbrojtjen e trevave shqiptare të Plavës dhe Gucisë që Fuqitë e Mëdha ia dhanë Malit të Zi. Ishte anëtar i shtabit ushtarak të formuar nga Ali Pashë Gucia në shtator 1879 për të udhëhequr luftën kundër malazezëve. Jeta e tij vazhdoi me luftëra deri sa vdiq në vitin 1883. Eshtrat e tij pushojnë sot përkrahë eshtrave të Sak Faslisë nën hijen e molikës, në Qafë nga ku shpesh u dha kushtrimi për luftë kundër armiqëve shekullor.
Historia  e Rrafshit te Dukagjinit Kadribajri
Kadri Bajri:
Lindi ne vitin 1823 ne Koshutan të Rugovës është veprimtar shqiptarë.
Biografia
Kadri Bajri lindi ne vitin 1823 ne Koshutan të Rugovës në kohën kur populli shqiptar po perjetonte ditët më të vështira nën okupimin turk dhe sulmete parreshtura të fqinjëve serbo-malazez për ndarjen e trojeve etnike shqiptare. Eshtë kjo koha e lulëzimit dhe e shuarjës me gjakë të dy pashalleqeve shqiptare, të pashallekut të Ali Pashë Tepelenës dhe atij të Bushatlinjeve të Shkodrës. Fëmijërinë Kadriu e kaloi në Rugovë e pjesërisht në Pejë. Shumë herët shquhet për mënquri dhe trimëri dhe si i tillë që në moshën 17 vjeqare, ai u bashkangjitët luftëtarëve rugovas në luftërat e pafund për mbrojtjën e kufijve dhe trojeve shqiptare. Për mënqurinë dhe guximin që tregoi në përleshjet me armikun ai fitoi shpejtë simpatinë dhe dashurinë e mbarë popullates së Rugovës, Pejës e më gjërë dhe si i tillë zgjedhet udhëheqës- BAJRAKTAR- i Rugovës në vitin 1846 në një kuvend gjithërugovas. Kadri Bajri, së bashku më vëllaun më të ri (Hysen Bajrin 1825-1848) u treguan si prijës të zotët dhe strategë të vërtetë në luftërat e përgjakshme për mbrojtjën e trojeve shqiptare. Kadri Bajri ishte ideor e shpirtëror i rugovasve në paqe dhe prijës sypatrembur në betejat e shumta që bënë rugovasit për mbrojtjën e tokave të veta e më gjërë, kurdoherë të ndihmuar nga vullnetarë të tjerë nga Peja e nga vënde të nryshme të Rrafshit të Dukagjinit. Ai mori pjesë dhe udhëhoqi luftërat në Smilovicë, Mokna, Kacuberr, Beranë, Shekullar, Moraqë etj. Kadri Bajri me luftetarët e tij pati detyre të posaqme në Lidhjen e Prizerenit e poashtu ishte prijës më 1879 kur vritet Mehmet Ali Pasha në kullën e Avdulla Pashë Drenit, që kishte ardhur nga Stambolli për ta shuar me gjak Lidhjen e Prizerenit. Në luftën e Kaqanikut, krahas Idriz Seferit e luftetarëve të tjerë mori pjesë edhe Kadri Bajri me forcat e veta.

Populli e përjetësoi këtë:

Kadri Bajri po e c’vesh shpatën, Po i shlëlqen si hana natën, Hana natën e dielli ditën, N’Kaqanik e kan zanë pritën, N’Kaqanik të guri i Ç'pum, Gjysa dekum, gjysa t’varruem…
Kadria ishte edhe pjesmarrës i Lidhjës së Pejës. Ku më Haxhi Zek Pejën,Ali Pashë Gucine,e shumë trima të tjerë Shqipetar lidhën Besën per mbrojtjen e trojeve Shqipetarë deri ne vdekje.
Ali Pashë Gucia(….-1885), Haxhi Zekë Peja(1832-1902), Kadri Bajri(1823-1918).

Kadri Bajri ishte edhe prijës i forcave të Lidhjës së Prizerenit edhe në luftën e mirënjohur të Nokshiqit.


Në këtë luftë nën flamurin dhe komanden e tij, luftuan heroikisht luftetarët rugovas, luftetarët e Podgurit dhe të vendeve të ndryshme të Rrafshit të Dukagjinit. Ai pati shokë të idesë e bashkëluftetarë besnikë edhe Ali Pashë Gusinë e Haxhi Zekë Pejën. Këta kurdoherë i erdhën në ndihmë njëri-tjetrit.
Kur nga Stambolli i rrezikohet qendrimi në Pejë, Haxhi Zekës, Haxhiu gjeti strehim në Rugovë, në kullën e Kadri Bajrit, i ruajtur dhe i mbrojtur nga trimat rugovas.

Keshtu veproj Kadriu kur e kercenoj Mark Milani Haxhi Zeken : Kadri Bajri n’kam na u que , N’jatagan dora I ka shkue, PO ma preke ti mu o Haxhin, Une t’vras ty e ta kalli shpin.


Pas Kongresit të Berlinit, të pakënaqur me vendimet e tijë me ndërhyrjen e Malit të Zi tek Rusia e Rusia tek Porta e Lartë, Kadri Bajri, Haxhi Zeka, Ali Pashë Gusia e Haxhi Qela u syrgjynosën në Stamboll. Kadria e Haxhi Zeka lirohen pas tri vitesh. Edhe në Kuvendin gjithëpopullor të Verrat e Llukës ai ishte pjesëmarrës. Këtë e vërtetojn edhe dokumentet historike dhe vendimet e këtij kuvendi dihen.

Kadri Bajri vdiq më 1918 duke ua lënë të vetëve, dhe gjithë shqiptarve amanetin që të luftojn për Shqipëri.
Ku po del Syni i Shqipnis
Del Rugova n' der t' kapis,
Kajmekam me na dhan izë,
Kem n' adet me marr jurish,
Kem adet jurish me marrë,
Zot ka ka Rugova t'par,
Kadri Bajrin Bajraktar,
Hajdar Feku ka nis me dal,
Hajdar Feku trim daji,
N'Sudnic po don me hi,
Zot n'Sudnic kush a met,
SaliJahës tre djelmt e vetë,
Lokja e tij po ban medet,
Ban medet e thot kuku sot,
M' ka lan nusen dame rok.




Hysen Bajri
(1825-1848) ‘’Hysen Bajri’’.
FLAMURITARI I RUGOVES
Hysen Bajri lindi ne vitin 1825 ne Koshutan te Rugovës.Ishte vllau me I vogel i Kadris.Si I ri u bashkua me luftetaret e rogoves dhe me vellaun e ti me te madh Kadrinë, per ti mbrojtur trojet shqiptare nga parandorija osmane dhe serbia e mali I zi.Ne te gjitha luftrat per Shqiperi ku mori pjesë , ai e mbajti flamurin ne dore. Ishte trim sypatrembur por ne vitin 1848 ne lufte me flamur ne dore , ball per ball me Miter Milanin udheheqesin e forcave malazeze , vellaun e Mark Milanit bie herojkisht ne fushebeteje ne Shekullar duke i lënë te pikelluar per jete të gjithë të afermit , farefisin e me gjërë…---
Amaneti I tij percillet me breza nga pasardhesit e ti , per mbrojtjen e trojeve etnike Shqiptare , Dhe per ruajtjen e tradites e zakoneve kombetare ‘’SHQIPETARE’’.
Atë kenduan edhe në këngë: Hysen Bajri
Hysen Bajri po ban me dore,
nuk po muj baclok me fole,

se me ka ra gjaku ne goj
me kan pre shkijet me jatagan.

Hysen Bajri fjal ka que,
A ka djal ne Rugovë me shkue,
Nanes teme me mi kallxue,
Kjajmi shokt ma fort se mue,
Kjajma smajlin e kjajma zeken,
Qysh nuk iken o mem lan vetem,
Bashk me mu e kan ba deken.

Pas shum luftrave e pas shum torturave , Me 28 nëntorë ne vitin 1912 arrinë deshira e kahmotshme e Shqiptareve. Arrinë një Pamvaresi e gjymtë dhe nje Shqiperi e copëetuar sepse mbetet pa ’’Metvegjen,Bujanofcin, ,Kosoven,Qamerine’’e shumë e shumë troje te tjera te okupuara nga Greket nga Serbet nga Malazezet etj.
Me 17 shkurte 2008 shpallet Pavaresia e Kosoves, Dhe një here e pergjithmonë shkeputet nga Serbet.
‘’Shqiperise dal ngadale po I sherohen plaget e vjetra’’…!(Huazuar nga Argjend Bajraktari - Wikipedia.org)
Historia  e Rrafshit te Dukagjinit Kersadria
(Keri i Sadri Bardhit)
Popullatën liridashëse të Rugovës e munduan eprorët e ushtrisë Malazeze,sidomos Veshoviqi. Në vjeshtën e vitit 1918 ushtria serbe bashkë me atë Franceze e thyen frontin e Selanikut dhe përseri u vëndos pushteti serb ne Kosovë.Pas rivendosjës se pushtimit Serb, filloj nje rezistenc e fortë e popullit shqipëtar në Rugovë,Rozhajë Plavë e Guci, sidomos gjatë vitit 1919.
Ketë vit territoret Pejës Deqanit Gjakovës Istogut Plavës e Gucisë, por edhe vendeve tjera të Kosovës i kishin përfshirë kryengritjet shqipëtare.Për ta shtypur ketë kryengritje ushtria serbe dërgoj në Rugovë,Plav e Guci forca të
medha me ç rast u zhvilluan beteja të përgjakshme, ku pas një rezistence gati të pa thyeshme forcat shqipëtare të Rugovës u detyruan të tërhiqen sepse ishin të armatosura dobt. Ushtria serbo/malazeze e shfrytëzoj ketë rast, dhe kah kaloj aty pari bani gjenocid dhe terror të pa parë.Gjatë përleshjeve në keto beteja të përgjakshme qe u zhvilluan për komb e fe, flamur e atdhe, u dalluan: Sali Rama Ker Sadria, Ali Hyseni Zhuk Haxhia,Fazli Zymeri etj. Keta u tërhoqen në Shqipëri por aksionet e tyre kunder ushtrive malazeze u zhvilluan deri në vitin 1924.Kjo trevë kishte 78 kaçak qe vepronin në vitët 1920 - 1921 të cilët në të shumten e rasteve udhëhiqeshin prej Sali Ramës e Ker Sadrisë.
Ker Sadria si vroç i zi
Kqyr sa shpejt mo dalë n Malsi

Se n Malsi kur koka dalë

krejt Rugovës po i çon fjalë

Thuj serbisë si ma sheh sherrin

ta çkyj postën ta kputi telin

dal në xhade ta vras asqerin

Pesqin djem si i ka Rugova

S´i ka vendi as krejt Kosova!

Historia  e Rrafshit te Dukagjinit Salirama Sali Rama
Lindi në Bogë të Rugovës me 1892. Komandant (major), strateg ushtarak dhe udhëheqës i shquar i Rugovës që luftoi për mbrojtjen e kufirit shqiptar kundër forcave malazeze të Knjaz Nikollës dhe Mark Milanit.
Periudha 1900-1946
Koha tjetër që përfshin periudhën 1900-1946, në të cilën u bë një rezistencë gjithnjë e madhe, qe e përmbushur me luftëra e beteja të shumta, prapë nxori në shesh kryetrimat e luftrave të radhëve të para. Sali Rama, Ker Sadrija, Sak Fazlija, Jashar Haxha, Zhuk Haxhija, Rizë Zymeri, Tahir Coli e të tjerë tani udhëheqnin masat në luftëra e beteja gjithnjë për të mbrojtur tërësinë tokësore dhe dhanë jetën ose u burgosën për një Shqipëri etnike.

Në këtë periudhë të përpjekjeve të mëdha Sali Rama, Ker Sadrija e Sak Fazlija janë ata që u bënë sinonim i fitores dhe i rezistencës. Ker Sadrija tani ishte tribun popullor, Sak Fazlija trim i betejave e Sali Rama strateg luftarak.

Biografia

Sali Rama
Sali Rama i Bogëve është njëri prej kryekrenëve rugovas, si u thonë në këtë anë luftëtarëve të radhëve të para, i cili tërë jetën, derisa ra në burg, luftoi për mbrojtjen e atdheut.

Rugova nxori shumë kryekrenë, kaçakë. Prijësi kryesor i kryekrenëve të
Rugovës ishte Sali Rama. Ai u bë legjendë për rugovasit, kurse tmerr për armiqtë. Këtij kaçaku të parë të Rugovës i doli zëri anembanë dhe kudo, ndër shqiptarë, gëzonte respekt. Ishte një mesoburrë mustaqezi, i patrembur edhe pse i qetë, i urtë, bujar dhe me virtyte të shumta.

Rezultatet e të gjitha betejave, e të luftërave që u zhvilluan në këto anë, që nga lufta e Beranës, lufta e Pazarit, lufta e Moknës të cilat janë luftërat më të mëdha, rezultojnë falë strategjisë luftarake të Sali Rames. Sali Rama mori pjesë në të gjitha ngjarjet e rëndësishme dhe u dallua si personalitet i rëndësishëm.

Më 1911 merr pjesë në luftën e Beranës, ku rugovasit kishin shkuar të ndihmojnë popullatën e asaj ane.

Më 1912 merr pjesë në betejën e pare të Moknës.

Më 1919 ndalon çarmatimin e popullatës rugovase nga pushtuesi serb që e bënte në gjithë Kosovën, nën të drejtën e mbretërisë së porsaformuar SKS. Këtë vit e udhëheq rezistencën nga gryka të Tuneli i pare, për të mos i lejuar militaristët serb që të dalin në Rugovë. Po këtë vit kalon në Shqipëri nëpër Junik.

Më 1920 kthehet në Rugovë, bën mobilizimin e masave dhe organizon një tubim popullor, ku marrin pjesë përfaqësuesit e Rrafshit të Dukagjinit dhe të Plavës.

Më 1921 Lëvizja për çlirimin e Kosovës është në vlug, ku Sali Rama dhe Ker Sadrija raportojnë së kanë më shumë se 100 luftëtarë të rregullt në dispozicion për këtë çështje.

Më 1923 Sali Rama gjendet në Krumë, ku kishte shkruar për të pare mundësinë e marrëveshjes me qeverinë shqiptare për rezistencë të përbashkët.

Për të i'u shmangur likuidimit të tërë të familjes se tije nga forcat serbo-malazeze, vetëdorezohet. Me 1947 Sali Rama dhe Zhukë Haxhija dënohen me vdekje - pushkatim sikur armiq të ish Jugosllavisë, të cilëve pastaj ky dënim iu kthye në 20 vjet burg të rënde (8 vite në Nish dhe 8 vite në Goliotok). Prokuror kishte Ali Shukriun.

Në vitin 1946 dënohet i biri Azemi me 3 vite burg në Smederevë të Serbisë.

Në nëntor të vitit 1956 maltretohen rënde dhe burgosen të bijtë Azemi dhe Beka si dhe vellau Avdiu i cili pas lirimit nga burg vdes.

Me 26.01.1993 Republika e Shqipërisë, Presidenti i Republikës i jep zotit Sali Rama urdhrin për veprimtarie patriotike të klasit të I (parë).

„Udhëheqës, propagandues, e luftëtar për mbrojtjen e trojeve nga pushtuesit e ripushtuesit, duke qene shembull për pasuesit në luftën për pavarësi e çlirim.“

Lidhja e Dytë e Prizrenit
Sali Rama ishte përfaqësuesi i Rugovës ne Lidhjen e Dytë të Prizrenit në shtator të vitit 1943
Duhet të theksohet se në mbështetje të kërkesave të Aqif Blutës do të ngrihej fuqimisht përfaqësuesi i Rugovës, patrioti Sali Rama, i cili do të theksonte:

„Edhe un, si malësuer, due me fol në kët Kuvend, me folë për të mirën e Vendit, me fol, poh, për t’i u lutun Qeverisë s’onë në Tiranë qi të mundohet me na i shpëtue qato tokë krejt shqyptare qi janë andej ç’prej Mitrovicet, në Pazari i Ri| e në |Senicë. Ato janë toka t’ona pse atje populli asht shqyptar, me zemër e me adete, si na kësaj ane. Un i njof njato vend, pse kam konë me luftue, bashkë me shok‘t e mij, kundra shkjevet, qi dojshin me hie atje me vra e me therë gjinden, veç se janë e duen me metë shqyptarë sikur na këndejna.“''

Konfiskim pasurie
Me 20.02.1946 Sali Rames dhe vellaut të tije Avdiut, i konfiskohet e tërë pasuria si armik i Jugosllavisë/Serbisë.
Në Bogë konfiskohen 8 hektar e 29 ari.
Në fshatin Treboviq të Pejës konfiskohen 4 hektar e 98 ari.
Po ashtu konfiskohen 200 copë dele, 32 lopë, 32 dhi dhe 2 kuaj.

Historia  e Rrafshit te Dukagjinit Zhukhaxhia

Zhuk Haxhia
Në luftrat qe u zhvilluan për mbrojtjën e Plavës e Gucisë, nga ushtritë serbo malazeze qe synonin territorët e banuara me shqipëtar,e qe fuqitë e mëdha për hater e qejfë të Rusisë cariste e cila i përkrahte haptazi dhe fuqimishtë Serbin e Malin e Zi ato territore i lanë nen sundimin e Malit të Zi.Në vitin 1941 popullsia e atyre viseve përgatitej të bente çmos për t u bashkuar më trungun amë.Edhe në këtë rast Rugova dhe prijësit e sajë u dalluan dukshëm duke i dhenë një ndihmesë të pa krahasueshme popullit vendas vëlla për kah gjuha e gjaku, doket e zakonet, afria e territorit.Këta ishin Zhukë Haxhia,Sak Faslia, Sylë Mehmeti, Ker Sadria, Sali Rama, Bek Rexhepi, Haxhë Mustafa, Tahir Coli etj.
Zhuk Haxhia rrjedh nga ni familje me tradita patriotike.Ishte nipi i Çelë Shabanit.I ati i tij Haxhi Çela ishte udhëheqs dhe luftetarë i njohur Rugovas qe nga viti 1907 në betejën qe u zhvillua në majën e Lanit kundër Malazezve.Qe nga ajo kohë Zhuk Haxhia do të merr pjesë në çdo betejë. Me 1911 ështëpjesmarrës ne luften e Beranit.Me 1912 merr pjesë në luftën e Moknës. Me 1918 1924 është njëri nder luftarët me të dalluar të Rugovës.Qendroi në Junik gjatë kohës së Junikut neutral.Njëkohë të gjatë ishte kryetar i Rugovës.

Me 1941 Zhuk Haxhia me çetën e tij ishte në mbrojtje të kufirit etnik shqipëtar dhe ne krye te vullnetarve Rugovas.Gjatëluftimeve qe u zhvilluan ne vitin 1941 1945 për mbrojtjen e kufirit Zhuk Haxhia e merr gradën Major.Çeta e tij përbahet nga luftar të spikatur si: Ker Sadria, Sali Rama,Sak Faslia, Tahir Coli, Jashar Haxha,Hys Selimi, Rizë Zymeri etj. Zhuku me çetën e tij nëbashkpunim me Isuf Bajraktarin dhe HaxhëMustafën e mbrojtën vijen kufitare prej kullës së Moknave deri në Qafë t Çakorrit. Ky trim me çetën e vet lufton pareshtur edhe pas vitit 1945 deri sa me 1946 i dorzohët pushtetit komunist, i cili e denon me 20 vjet burg. Vdiq me 1965 në Lutogllavë.


Historia  e Rrafshit te Dukagjinit Zhujkeriarifreka
Nga e majta: Zhuj Keri me Arif Reken
Zhuj Keri: Është i biri i Ker Sadrisë.Një pjesë të jetës femijrore e kaloi në Shqipëri sepse i ati i tij trim legjendar i luftrave dhe betejave për mbrojtjen e territoreve shqipëtare ishte i ndjekur nga pushteti sllav.Pas vrasjës se Ker Sadrisë,familja e tij kthehët në Rugovë, me ç rast me 1941 Zhujë Keri emrohet kryetar komune për Rugovë.Gjatë kohës se tij i pleqnonte rastet kontestuese,ngatërresat e gjaqet. U burgos gjatë aksionit të armeve
Njëqind vjet n i paqa jetë, të gjitha kam për t i kalua kaçak, e kurrë nuk kamë me u pajtua me pushtimin e Kosovës, e coptimin e Shqipnisë...







Historia  e Rrafshit te Dukagjinit Zhujselmani Historia  e Rrafshit te Dukagjinit 24881_107314202631507_100000587832786_135268_692522_n
ZHUJ SELMANI
fotografia e dyte eshte ber ne vitin 1878 .Nga kjo familje e madhe nga koshutani dolen shum trima te medhej si ZYMER SELMANI.ZHUJ SELMANI.HYSEN SELMANI.keta trima ishin luftetaret e lidhjes shqiptare te prizerenit dhe luftuan kunder pushtusve te huaj,ishin luftetaret me te dalluar te asaj kohe .nga kjo familje dolen edhe trima te tjer qe ishin pasardhesit e ZYMER SELMANIT ,RIZ ZYMERI.ISUF ZYMERI.MET ZYMERI.UK ZYMERI.HALIL UKA.SELMAN ZYMERI.BAJRAM RAMA.keta jan trimat me te dalluar te rugoves qe me vite te tera e shkaterruan armikun ,dhe nuk e kursyen jeten per atdheun e tyre . Der per der e shpi per shpi, Ne njato kulla kush ka hi, Zhuj selmani me kapaklli, Flake te kuqe e tym te zi. Kah len dilli,kah len hana, Zhuj selman MURIQI nuk ban ma nana. Huazuar nga Durim Muriqi
Historia  e Rrafshit te Dukagjinit Imerdhezymermaliqi
Imer Maliqi me t birin Zymerin
Imer Maliqi: U lind në Nokshiq me 1900.Rrjedh nga një familje më tradita patriotike.Është i biri i Maliq Hakut dhe i Kaje Shabanës, bijë Rugove e njohur me emnin Kajë Galja, qe i kishte vrarë 5 ushtar malazezë.Një periudhë ishte pjestare e çetës së Bajram Currit.Po ashtu edhe i ati i Imerit u dallua nëmbrojtjen e territoreve tëPlavës e Gucisë, nga çdo invadim i ushtrive të huaja. Në luftëra të ndryshme për ta mbrojtur atdheun e vet nga pushtuesit malazez Imerit i vritën tre vëllezërit. Delia Zymeri dhe Alia

Imer Maliqi një kohë të gjatë qëndroj në Kosovë,pastaj u kthye në Nokshiq. Mirëpo atje ushtria dhe Xhandarmeria Serbo Malazeze nuk e lanë të qetë ditë as natë.Gjatë viteve 1941 1945 Imer Maliqi sëbashku me Shemsi Ferrin, vëhet ne krye të forcave vullnetare për ta mbrojtur popullatën shqipëtare të atyre viseve të rrezikuara nga ushtritë dhe forcat çetnike serbo / malazeze të cilat diku direkt e diku indirekt punonin sëbashku për shfarosjën e popullatës shqipëtare. Gjatë luftës së dytë botnore ishte pjesmarrës dhe organizator i të gjitha luftrave që u zhvilluan për mbrojtjën e Plavës Gucisë,Hotit Grudës Pazarit të Ri etj.

Ai edhe pas vitit 1945 nuk u pajtua me rexhimin komunist por luftoi me konsekuenc e vetmohim në kuadër te guirilës shqipëtare duke u dalluar për trimri nëpërleshjet e ndryshme me brigadat partizane që e kishin okupuar vendin. Gjatë viteve 1945 - 1947 kur edhe u vra vepronte në kuadër tëçetave të Rugovës

Historia  e Rrafshit te Dukagjinit Begemaliqja
Bege Maliqja.
Nga Nokshiqi, luftëtare e dalluar nga Rugova, bashkëluftetare e Shote Galicës, e cila përkrah vëllezërve,burrave e prijësve të tjerë të Rugovës mori pjesë me armë në dorë ne luftë kunder Serbëve e malazezve
RRETHIMI I KOSHUTANIT DHE ARRESTIMI I 24 BURRAVE (Huazuar nga Ilir Muriqi)

Ne vitin 1913 një njesit malazez hyri në Koshutan dhe arrestoi njëzet e katër burra(në mesin e tyre edhe Sak Faslinë)me qëllim qe ti pushkatojnë. Mirëpo ata shpetojnë falë gjeturisë së Ibish Bajramit nga Koshutani. Pushkatimit nuk i shpetoi Zymer Selmani , vëllai i luftëtarit e tribunit kombëtar Zhujë Selmanit. Zymeri ishte kapur në Pejë dhe të njejtën ditë ishte likuiduar nga malazezët.
Arrestimi i burrave te Koshutanit ishte bërë me qellim hakmarrjeje, prandaj ata kudo ishin në shenjestër për likuidim. Koshutanasit më parë kishin vrarë disa malazezë dhe kishin djegur Bukovikun. Në krye të luftëtarëve qe e dogjën Bukovikun qëndronte Zymer Selmani, të cilit në afërsi të Bukovikut, malazezët ia kishin vrarë meshkujt e shtëpisë, që ishin me bagëti. Pas vrasjes së barinjëve Zymeri me dyzet (40) bashkëfshatarë kishte ndërmarrë këtë aksion për të marrë hak. Kishin ra dhe e kishin djegur Bukovikun .
Pas arrestimeve dhe vrasjes së Zymer Selmanit, represioni malazez u bë edhe më i egër. Në shënjestër të tyre ishte Koshutani. Nga frika e tmerri se malazezët do të bëjnë masakër në Koshutan, shumë familje lëshuan katundin e disa i larguan gratë, pleqtë e fëmijët për t'i shpetuar terrorit. Një numër sish dolën në Shqipëri e disa zbritën në Pejë. Në Pejë u vendosën familja e Sadik Beqirit, Adem Sylës, Rrukë Arifit, Shar Hasanit, e Tahir Sharit ku e kaluan dimrin në kasolla të dobëta e të punuara shpejt e shpejt, të cilat nuk i plotësonin as për së afërmi kushtet për banim. Acari e të ftohtit e dimrit shkaktuan sëmundje që shkaktuan edhe viktima, ndër të cilat ishin edhe Sadik Beqiri e Hajrie Arifi.
Krahas dhunës e terrorit që bënte Mali i Zi mbi popullsinë rugovase, Knjaz Nikolla atyre ua kishte frikën dhe druante shumë prej tyre. Ai duke përkujtuar të kaluarën gjatë luftërave të Moraces, të Beranës, të Plavës e Gucisë, të Nokshiqit e të tjera, kur hartonte ndonjë plan luftarak për të pushtuar toka shqiptare, sic ishte Shkodra, parashikonte arrestime të rugovasëve. Pikërisht kur e sulmoi Shkodrën shumë rugovas i mori peng dhe i mbajti në izolim me qëllim që të mos kenë mundësi t'i dalin në ndihmë Shkodrës. Ne mesin e të izoluarve ishin: Haxhi Cela i Cel Shabanit, Mujë Kadria i Kadri Bajrit, Cuk Rrushi i familjes së Sali Jahës, Keqë Sadria i Kuqishtës, Ramë Hyseni, Beqir Ademi, Hysten Rrustemi, Jakup Ademi, Tahir Alia, Imer Zeneli nga Malajt e të tjerë. Pra Knjazi kishte arrestuar burrat e familjeve rugovase më në zë dhe luftëtaret më të dalluar të asaj kohe.

Historia  e Rrafshit te Dukagjinit Saku
Sak Faslia
(Lindi. 1885 Rugovë, Pejë - Vdiq. 1944) si bajraktar shqiptar nga Kosova, është njëri ndër luftëtarët më të dëgjuar të Rugovës. Ai u dallua sidomos në luftërat e shumta të zhvilluara kundër malazezëve.

Sak Faslia u lind në vitin 1885 në Koshutan të Rugovës. I takon familjes së Kurtdedajve, e njohur për trimëri dhe bujari që nga shekulli XVIII. Është nipi i
Sali Jahës, bajraktarit, komandantit (major) dhe udhëheqësit të shquar të Rugovës që luftoi për mbrojtjen e kufirit shqiptar kundër forcave malazeze të Knjaz Nikollës dhe Mark Milanit. Sali Jaha ishte edhe pjesëmarrës në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit (1878). Luftoi dhe veproi përkrah rugovasve të njohur si Ker
Sadria, Sali Rama, Jashar Haxha, Tahir Coli etj.

Ishte viti 1911, vit kur Perandoria Osmane po përjetonte fundin e vet në Ballkan dhe Mali i Zi donte të zgjerohej në dëm të tokave shqiptare, vit kur filloi veprimtaria luftarake e Sak Faslisë. Në këtë vit u zhvillu lufta e Beranës kundër forcave malazeze dhe Saku u dallua si udhëheqës dhe strateg, edhe pse ishte mjaft i ri nga mosha. Pas një lufte të ashpër malazezët u thyen keq.

Në vitin 1912 forcat malazeze ia mësyn sërish Rugovës dhe Rrafshit të Dukagjinit. Sak Faslia së bashku me rugovasit iu dolën në pritë në vendin e quajtur Mokna dhe i shpartalluan plotësisht forcat malazeze. Kjo luftë është e njohur si Lufta e Moknave.

Rezistenca e rugovasve të udhëhequr nga bajraktari i tyre Sak Faslia
vazhdoi gjatë tërë përiudhës që nga pushtimi i Kosovës nga Serbia e deri në Luftën e dytë Botërore. Pothuaj se nuk ka vit në këtë periudhë që nuk u zhvilluan lufta të përgjakshme kundër serbëve dhe malazezëve.

Me shpartallimin e Jugosllavisë së Versajës në vitin 1941, tokat shqiptare u copëtuan dhe u ndan në mes të Gjermanisë, Italisë dhe Bullgarisë. Krahina e Rugovës bënte pjesë në prefekturën e Pejës që i takoi protektoratit italian e më vonë atij gjerman. Ky protektorat propagandonte liri të plotë për shqiptarët edhe pse flamurit iu shtuan sëpatat e Liktorit.

Në Pejë në vitin 1941, në fund të qershorit erdhën forcat shqiptare nga Shqipëria të udhëhequra nga major Rexhep Gilani e Kolë Bibë Mirakaj dhe kishin për qëllim mbrojtjen e kufirit etnik shqiptar nga serbomalazezët. Këtyre forcave iu bashkëngjitën edhe forcat vullnetare shqiptare të Kosovës.

Me 1 korrik 1941 Sak Faslia u takua më përfaqësuesit ushtarak e administrativ të qeverisë shqiptare në Pejë. Përfaqësuesi ushtarak, major Kolë Bibë Mirakaj e caktoi Sakun si udhëheqës të luftës për mbrojtjen e kufirit nga Mali i Zi, duke iu drejtuar më këto fjalë: "Meqë jeni pasardhës i Sali Jahës së njohur, bajraktarit të Rugovës dhe jeni dëshmuar si luftëtar i
denjë për çështjen kombëtare, u shprehim besimin për organizim e për udhëheqje të luftës për mbrojtjen e kufirit nga Mali i Zi", dhe e dekoroi më një dekoratë (nishan) për meritat e tij në luftë.

Menjëherë pas kësaj forcat vullnetare shqiptare të udhëhequra nga Sak Faslia dhe repartet ushtarake të ushtrisë shqiptare u vendosën në vijën kufitare Morinë - Qafë e Diellit - Qafë e Çakorrit - Mokna - Qafë e Dasmorve - Smilovicë.
Sak Faslia mori udhëheqjen e Batalionit "Gramos" ku komandant ishte Rexhep Gilani. Më të përhapur të lajmit se ushtria shqiptare arriti në Rugovë, rugovasit kush më armë e kush pa to iu bashkuan atyre forcave. Ja si e përshkruan rapsodi ardhjen e ushtrisë shqiptare në Luftën e Moknave:
Pas vendosjes në kufi, vazhdoi për tri vite lufta dhe rezistenca e rugovasve dhe ushtrisë shqiptare për mbrojtjen e kufirit. Sak Faslia në çdo betejë i printe ushtrisë me flamur në dorë. Ketë flamur e vendosi në kullën e Moknave në kufi dhe u bë roje e pathyer e kufirit.Ka shumë tregime për trimëritë e treguara nga Saku gjatë këtyre viteve. Ja një nga ato.

Pasi që Saku ishte bërë tmerr për ushtaret serbo-malazez, komanda e ushtrisë serbo-malazeze vendosi të marrë një aksion për likuidimin e bajraktarit. Kjo detyrë iu besua oficerit Vukosav Keniq. Ai, Sakut i kërkoi luftë ballë për ballë duke i thënë se:
"në qoftë se je bajraktari i Rugovës më të vërtetë, më dil përballë, se ose kam me ta marrë atë kerrpë(flamurin) ose nuk i them vetit njëri"

Dy malazez të tjerë kishin për detyrë që tinëzisht t'i binin Sakut nga prapa dhe ta likuidojnë. Sak Faslia pa u hamend fare me flamur dhe pushkë në dorë i doli përballë. Këtë e përshkruan edhe rapsodi:
"Krisi topi, po bjen buria
Fort luftojke Sak Faslia
Sak Faslia, bajraktari
Yrysh bojke Vukosavi
Vukosavi po bon yrysh
Don flamurin me ia grabitë
Sak Faslia i shpërdhitë
Ja ka dhan dy pluma n´ gjyks...
Është e njohur sidomos trimëria e Sakut dhe rugovasve tjerë në luftën për mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë. Me 16 korrik 1941 në Qafë të Çakorrit forcat rugovase u bashkuan me vullnetarët nga Rrafshi i Dukagjinit që udhëheqëshin nga Ali Bajraktari i Junikut, Selim Shabani i Isniqit, Demë Alia i Pozharit, Haxhi Bajraktari i Vranocit etj. dhe u drejtuan për në Plavë e Guci. Aty zgjodhën edhe udhëheqjen e përbashkët të të gjitha forcave. Bajraktar u emërua Sak Faslia.

Forcat malazeze sulmuan në Morinë e Velikë e pastaj në Zhanicë, Pepaj e Nokshiq. Forcat vullnetare që arrinin në 3000 veta iu kundërvunë dhe i detyruan forcat armike të tërhiqen. Pas kësaj fitore Saku me forcat e veta u kthye prapë në kufi.

Me 4 nëntor 1941 forcat çetnike sulmuan Pazarin e Ri (Novi Pazarin) që ishte nën mbrojtjen e forcave vullnetare të atij rajoni. Në ndihmë për mbrojtjen e Pazarit të Ri shkuan edhe forcat rugovase nën komanden e Sak Faslisë dhe Sali Ramës. Aty erdhën në ndihmë edhe forca tjera nga viset e ndryshme të Kosovës, si nga Istogu, Mitrovica, Drenica etj. Forcat e
Drenicës udhëhiqeshin nga Miftar e Cenë Bajraktari, Shaban Polluzha, Mehmet Gradica etj.

Forcat e Pejës më rrethinë udhëhiqeshin nga Kurt Abazi, bajraktar i Radacit, Mulla Zekë Bërdyna, Adem Bajraktari i Vranocit, Demë Ali Pozhari etj. Forcat vullnetare shqiptare arrinin në mbi 6000 veta. Në njërën nga betejat e zhvilluar kundër çetnikëve në Pazarin e Ri, bajraktari Sak Faslia u plagos në këmbë, por flamurin nuk e lëshoi nga dora.

Ja si e përshkruan rapsodi këtë ngjarje:

"Prej Rugove janë ra n'Pazar
Ku luftuan rrafsh tri javë,
Tri javë ditë kanë luftua,
Q'atëherë Saku ish varrua!
Demë Haxhia si po thua?
Edhe vet Sako jam varrua!
Dej n'spital s'po muj me shkua,
S'en spital na'i paskan çua.
Dema ish vdekë Saku ish pshtua.
Ish dekë Dema haj medet
Tuj liftua për atdhe t'vet..."
Pas qëndrimit në spital, Saku kthehet përsëri në Rugovë dhe vazhdon luftën për mbrojtjen e kufirit.
Kryetari i Qeverisë shqiptare, Mustafa Kruja, në qershor 1942 bëri një vizitë në Kosovë. Me 29 qershore, në ora 12.30, arriti në stacionin hekurudhor në Pejë, i shoqëruar nga shumë veprimtar nga Kosova dhe Shqipëria. Për ta pritur kishin dalë Sefedin Begolli, kryetar i Bashkisë së Pejës, Xhevat Begolli, prefekt në Pejë etj. Aty ishte edhe bajraktari i Rugovës Sak Faslia, të cilin Mustafa Kruja e dekoroi me një dekoratë si simbol i qëndresës kufitare. Ishte kjo hera e tretë që Saku dekorohej për heroizëm dhe për fitore në betejat kundër serbo - malazezëve.
Nishani më të cilë në vitin 1942 u dekorua Sak Faslia nga Kryeministri i Shqipërisë Mustafa Kruja. Nishani ka në mesë 4 shkronja, S. F. B. R. që janë shkurtesa për Sak Faslia Bajraktar i Rugovës.Më 30 prill 1944 plagoset për herë të dytë bajraktari, por as këtë herë nuk e lëshoi flamurin nga dora. Për plagosjen e tij shkruan edhe shtypi shqiptar i kohës. Kështu p. sh. gazeta "Lidhja e Prizrenit" nr. 13 e vitit 1944 njoftonte për plagosjen e Sakut.
Pas shërimit nga plagët e marra, ai vazhdoi qëndrimin në kufi derisa edhe u vra në luftë me malazezët në vitin 1944 në Majë të Smilovicës, aty kah ora 14.00 e qëlloi një predhë e murtajës së dorës. Si tregojnë bashkëluftëtarët, fjalët e fundit të tij para se të vritej ishin: "O kadale cërnogora, se s'ti lëshojmë kurrë këto troje, këtu i thonë Rugovë". Bashkëluftëtarët e vorrosën udhëheqësin dhe bajraktarin e tyre aty ku ra për lirinë e trojeve shqiptare, në kufirin shqiptaro-malazez, në Smilovicë.
Me 3 qershor 2004, me rastin e 60 vjetorit të vrasjes së Sak Faslisë, në një Akademi Përkujtimore, Presidenti i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova Sakë Faslinë - Hero të Kombit.

Historia  e Rrafshit te Dukagjinit Tahircoli
Tahir Coli

Tahir Coli u lind ne Bogë ne vitin 1885. Eshtë biri i Col Muzliut, i cili me 1902 bie heroikisht duke luftuar kunder hordhive malaziase në betejën qe u zhvillua ne Kerrsha te Divlakut. Tahir Coli eshte njeri prej bijëve me të shtrenjtë rugovas të kohës së tij. Ai me përkushtim ndoqi rrugën e trimave më të spikatur rugovas, bashke me Sali Ramëm,Sak Fazlinë,Zhukë Haxhinë,Rizë Zymerin,Isuf Bajraktarin,Imer e Bege Maliqen,Shemso Ferin,Haxhë Mustafën,Xhemë Zekën, e shumë e shumë te tjreve qe nuk kursyen asgjë per atëdhe gjatë gjithë jetes se tyre. Tahir Coli është pjesmarrës edhe ne luften e Beranit ne vitin 1911, ku rugovasit kishin shkuar per ta shpetuar Beranin nga pushtuesit malazias. Ketu zhvillohet një betejë e rreptë, ne te cilen rugovasit dalin fitimtar. Nder luftetaret me te dalluar ishte edhe Tahir Coli. Ne kohen e Austrisë kur nje grup malaziasish kishin rënë ne Bogë per te plaqkitur, me c'rast marrin dyqind(200) dele ne ketë katund. Tahir Coli perseri del në skenë. Ai me te degjuar, merr pushkën dhe e fillon luftën me ta. Ketu Tahirit ne ndihme i kishte ardhur edhe Xhemë Zeka nga Koshutani. Keta bashkarisht i nxjerrin delet, kurse malazezet ne vend te deleve tani ktheheshin me një viktimë te cilen ua shkaktoj Tahir Coli.
Tahir Coli gjatë gjithë Luftës se Dytë Boterore me vete kishte edhe te birin Haxhiun, i cili as nje moment s'iu nda babait.Tahir Coli vdes me 1961 ne Bogë,
ku edhe varroset. Ai vdes vetem fizikisht kurse veprimtaria e tij patriotike gjatë gjithë jetes se tij do te mbetet shembull per brezat qe do te vijnë.

MALAZEZET KERKOJNë BISEDIME ME LUFTETARET RUGOVAS DHE TAKIMI I SAK FASLISE ME VUKOSAV KENICIN

" Bajraktar , kam deshirë qe të bisedoj me Ju se vërtet ishe bajraktar i Rugoves. Mendova të të vras ose të t'a marr flamurin, të kërkova luftë ballë për ballë , ju më dhatë plumb në gojë dhe më vratë. Por Zoti nuk më vrau. Trimat si ju i adhuroj" -- i thotë Sak Faslisë, Vukosav Keniqi luftëtar i dalluar malazez.

Bike Alia u lind ne katundin Haxhaj te Rugoves, ne vitin 1880. Rrjedh nga
nje familje e njohur e cila dha shume luftetare trima per mbrojtjen e
trojeve etnike shqiptare.Qe nga Lufta e Nokshiqit e Kendej dhe pesoi me te
madhe nga anmiku serbomalazez.Eshte e bija e Sadri Elezit, pjesemarres ne
Luften e Nokshiqit.Bika u lind e u rrit ne nje kohe te veshtire atehere kur
i gjithe populli shqiptar ishte ne lufte per vdekje a liri .Ne vitin
1895-1896e martoi i jati per Ali Tafilin ne Shtupeq te Madh.Aty krijoi
familje dhe pati dy djem e Dy vajza ishte kohe e veshtire kur populli
shqiptar ishte ne lufte kunder Perandorise Osmane, periudha e turqeve te
rinj (xhntu-rve).Gjate asaj periudhe Perandoria Osmane ishte ne nje krize
te madhe politike qe e coi ne revolucion.Pas atij revolucioni ne te cilin
ngadhenjyenxhonturqit, ata me te shpejte filluan ta vendosin pushtetin e
tyre kudo.Ashtu vepruan edhe ne Rugove banoret e te ciles nuk u pajtuan ne
nje gje te tille.Ngjarjet e viti 1908 qe perfshine Kosoven kishin perfshire
edhe Rugoven.Ato nuk kishin te ndalur.Per te shuar rezistencen shqiptare ne
keto vise perandoria kishte derguarXhavit Pashen i cili kerkonte dorezimin
e Isa Boletinit , Isa Boletini kishte perktahjen e popullit kudo e
gjithashtu edhe te rugovasve.Andaj as Rugova nuk kursehej nga dhuna e
terrori qe u shtronte ushtria turke.Shperthim i kryengritjeve shqiptare
gjate viteve 1910 beri qe Porta e Larte te dergojeTurkut Pashen per ta
shtypur me force rezistencen shqiptare.Ne ate kohe ushtria turke doli edhe
ne Rugove per te shuar rezistemcen dhe per te vendosur pushtetin e
vet.Rugovasit kishin larguar familjet nga shtepite e tyre dhe i kishin
strehuar neper mal, kurse burrat ishin ne gjendje gatishmerie.Ushria turke
pervec vrasjeve qe bante digjte dhe i c'nderonte femrat shqiptare.Ne ate
kohe forcat turke mareshojn neper Paklene dhe dalin ne Shtupeq te Vogel ku
hasin ne rezistence.Ne Shtupeq te Vogel ne lufte kunder anmikut me se
shumti u dalluan Mustafe Sejda e Isuf Haxhia te cilet ia dhane besen njeri
tjetrit i dolen anmikut perpara dhe filluan lufte.Kettyre dy burrave qe
ishin besatuar ne mes veti u kishte shkuar ne ndihme edhe Smajl Cuku me
c'rast kishin vrare shume nizame tuq ku bie edhe Mustafe Sejda.Pas vrasjes
se Mustafes, Isuf Haxhia kishte mbetur vetem duke luftuar pasi qe Smajli
ishte terhequr dhe i kishte kerkuar edheIsufit qe te terhiqet, por Isufi
kishte dhene besen se per te gjalle nuk terhiqet.Pas nje kohe bie heroikisht
edhe Isufi,sic thote edhe kenga popullore
''Ç ka Paklena qe po dridhet?
Mustafe Sejda nuk po lidhet
Ç ka Peklena qe po gjimon?
Isuf Haxhia po lufton''
Pasi theu rezistencen ushtria turke dogji disa shtepi te ketij katundit dhe
kaloi ne Shtupeq te Madh Bollopac.Ne Shpelle te Kerrshit ishte Bike Alia
nje trimereshes sypatrembur dhe heroine e vertete e ketyre shrepave e cila
mbrojti nderin e femres shqiptare duke luftuar kunder ushtrise turke ashtu
sic kishte luftuar edhe Koje Selmanja ne Luften e Nokshiqit(1879/80) bije
nga Koshutani.Pasi ushtaret turq kerkonin qe te dalin nga shpella Bike Alia

kishte dalur me nje sakice ne dore dhe kishte filluar luften me ta.Bikes i
kishte shkuar ne ndihme edhe nji nuse e re dhe kishin arritur t'i presin 5
nizame, sic thote rapsodi
....I tup robni kanë hetue
jurisht bajshin me i çnerue
Si sokol ish konë nji grue
Bike Alija n' streh te kerrshit
Largohu thot zapive t mretit
Largohu qent e Anadollit
Se nuk jam kurvë unë e Stambollit
S'ish kjene grua po ish kjene krajlice, Motra e Zhujës Qafkapricë
Pese nizam i preu sakice
Pasi nizamet e mretit pane se pesuan nga femrat shqiptare gjuatjten me topa
ne shpellee dhe vrane e dogjen 12 veta ne mesin e te cileve ishte edhe i
shoqi i Bikes, dy vajzat, djali i saj Shpendi i mitur dhe shtate te
tjere Djali i madhi Bike Alijes Isufi 11-12 vjecar ishte ne bjeshke duke
ruajtur bagetine i cili shpetoi i vetem.U rrit ke kushrinjte dhe ne vitet
1930 -ta u martua me nje vajze nga Pepaj te bijen e Beqe Alise Zejnepin.Ne
vitin 1932 i lindi djal Imeri .Ne vitin 1934 dolen ne shqiperi , dhe u
vendosen ne Fier ku edhe sot jetojne nipat dhe mbesat e Bike Alijes, Isufi
ne Shqiperi pati edhe tri vajza e dy djem , vdiq me 1970

Tani djali i vajzes Isufit, Behijes Arbeni i lindur ne vitin 1967 eshte
sportisti me i dalluar ne mundje(kategoria e rende) kampion i Shqiperise Nga
familja e Bike Alijes pervec te jatit te saj ne lufte u dalluan edhe axha i
saj Muce Elezi me te bijte te cilet te gjithe vriten ne lufte kunder
malazezeve Njerin prej bijve te Muces , Ademin malazezet e kishin zene te
gjalle e kishin lidhur per kali dhe e teheqin zvarre deri ne Shtupeq te
Madh.Ne vitin 1919 nga pushtuesit serbomalazaz familja e Bikes ne Haxhaje
kishte pesuar keq ku pervee te rriturve nga torturat e dhuna nuk ishin
kuryer as kater motrat e Bikes te moshes13 deri ne moshen tri-vjecare bashke
me te emen e tyre njerken e Bikes.Bika la vetem nje vella babe,Istref
Sadrine (1884) i cili qysh heret ra ne gjak me malazeze te Shekullarit dhe nje
kohe e kaloi neper male Istrefi kishte vrare Gjorgje Lekiqin nga Shekullari
per arsyer se ia kishte marr token me force sikur shume
Rugovasve te tjere Istref Sadria gjate Luftes se Dyte Boterore1941-1944 ishte luftetar i dalluar ne radhen e
njesise vullnetare te Sak Faslise. Pas perfundimit te luftes perseri i
ndjekun nga malazazet per shkak te vrasjes meparshme me malazeze detyrohet
qe ta shese tere pasurine qe lishte ne Rugove per t'ua dhene malazezeve qe
te mos ndiqet prej tyne.Vdiq ne vitin 1953 ne moshen 69 vjecare


SADRI ELEZI
Në historinë shqiptare njihet si pjesëmarrës, përfaqësues i trevës së Rugovës në tubimet e besëlidhjeve shqiptare te Verrat e Llukës dhe të Besëlidhjes së Pejës, “Besa -Besë”, të tribunit popullor, Haxhi Zekës. Gjatë asaj kohe të kryengritjeve të mëdha shqiptare kundër sundimit të Turqisë, Sadri Elezi ka qenë krah i djathtë i Haxhi Zekës dhe në betejat e shqiptarëve kundër ushtrisë turke 1908-1912, disa herë ka qenë i plagosur. Sadri Elezi ka pasur plagë, nga të cilat edhe ka vdekur dhe varri i tij është buzë minares së Xhamisë së vjetër të Istogut.
Dyndjet e kësaj familjeje në Rrafsh të Dukagjinit pasojnë pas njohjes së Sadri Elezit me tribunin e Pejës, Haxhi Zeka. Së pari familja vendoset ndërmjet dy luftërave botërore në Gllaviçicë të Pejës, pastaj në Bajicë fshat buzë Drinit të Bardhë te Banja e Istogut, dhe së fundit në Cerrcë, ku është edhe sot. Por shumë pasardhës të saj jetojnë edhe në Prishtinë dhe në shumë shtete të Evropës, më së shumti në Gjermani, Austri, Luksemburg, Zvicër dhe Itali.
Ibrahimi u lind rreth dy javë pas hyrjes së brigadave partizane, që veten e quanin çlirimtare, në Istog dhe në fshatrat e kësaj ane. Së pari vijnë brigadat partizane të Shqipërisë, e pas tyre edhe një brigadë partizane e Malit të Zi - Brigada e Bokës - e quajtur nga vendësit edhe Brigade e zezë, për shkak të krimeve që ka bëri mbi shqiptarët.
Dardania
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1625
Join date : 13/05/2011
Age : 37

https://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi