Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Tema Fundit
» Zeqë Gjemajli
Fusha e Dukagjinit EmptyMon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**

» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
Fusha e Dukagjinit EmptyTue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania

» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
Fusha e Dukagjinit EmptyWed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona

» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
Fusha e Dukagjinit EmptyWed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona

» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
Fusha e Dukagjinit EmptyWed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona

» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
Fusha e Dukagjinit EmptyWed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona

» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
Fusha e Dukagjinit EmptyWed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona

» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
Fusha e Dukagjinit EmptyWed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona

» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
Fusha e Dukagjinit EmptyWed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona

Kush është në linjë
29 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 29 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  

Calendar Calendar

Top posting users this month
No user


Fusha e Dukagjinit

Shko poshtë

Fusha e Dukagjinit Empty Fusha e Dukagjinit

Mesazh nga Dardania Tue Nov 15, 2011 11:32 pm

Fusha e Dukagjinit.- shtrihet midis malit Mokna në veri dhe malit Sharr në jug. Kufirin perëndimor e mbyll zona kodrinore e Alpeve Shqiptare (Bjeshkët e Nemuna), kurse në at lindor Drenica dhe Llapusha. Fusha e Dukagjinit prej Istogut në veri deri te Prizreni në jug ka një gjatësi prej 67 kilometrash dhe gjerësi 20-40 km. Ajo paraqet një fushëgropë tektonike të fundosur në periudhën e terciarit. Në filli në periudhën e re gjeologjike të neogjenit ajo ka qenë mbushur me ujë e më vonë i tëtë uji i liqenit tërhiqet me anë të lumit të Drinit të Bardhë, duke u shëndrruar në këtë mënyrë në fushë të gjerë dhe pjellore. Në fushëgropën e Dukagjinit mbizotërojnë shtresat e reja gjeologjike të argjilës, të ranorëve e të konglomerateve të pliocenit dhe të materialit të depozituar të lumenjve. Zona kodrinore, e cila e rrethon fushëgropën e Dukagjinit në pjesën më të madhe përbëhet prej gëlqerorëve të mezozoikut. Fusha e Dukagjinit është e ulët dhe me 300-500 m mbi nivelin e detit, është ndër fushat më të ulëta të Kosovës. Pamjen e rrafshët të saj e prishin disa kodra të vetmuara, sikurse janë: Suka e Ereçit (589 m), Suka e Radoniqit (573 m) dhe Suka e Cërmjanit (701 m) në pjesën qendrore të Fushës së Dukagjinit,në një anë, dhe luginat e lumenjve si pjesë më të ulëta, nga ana tjetër. E tërë fusha e Dukagjinit anon prej veriut kah jugu. Lartësia e Fushës së Pejës është 500 m, fusha e Prizrenit 400 m, kurse në Vërmicë, në Drinin e Bardhë, kjo lartësi është 270 m mbi nivelin e detit.

Ndërrimet në elementet klimatike janë pasojë jo vetëm e gjerësisë gjeografike, afërsisë së detit, por edhe si pasojë e ndikimit të masës tokësore. Mirëpo, ndryshimet morfologjike bëjnë komponentin kryesor të ndryshimit klimatik. Në Fushën e Dukagjinit temperatura mesatare vjetore lëviz prej 11,3 ºC në Pejë deri në 12 ºC në Prizren. Prej veriut në drejtim të jugut reshjet mesatare vjetore zvogëlohen. Në veri këto janë 800 e 900 mm, kurse në jug, në Fushën e Prizrenit janë midis 600 e 700 mm.

Ujërat e rrafshit të dukagjinit janë përcaktuar me pellgun e Drinit të Bardhë, i cili buron në veri të Pejës, në afërsi të lokalitetit Radavc dhe te KuksiShqipëri bashkohet me Drinin e Zi. Drini i Bardhë është lum fushor me pjerrtësi 2,7 m/km. Ai në rrjedhën e vet merr njeh numër të madh degësh. Degët e djathta të Drinit të Bardhë janë Sushica, Lumbardhi i Pejës, Lumbardhi i Deçanit, Ereniku, kurse ato të majta janë: Klina, Mirusha, Toplluga dhe Lumbardhi i Prizrenit.

Fusha e Dukagjinit shtrihet në 1562 km2 dhe zë 36% të territorit, ndërsa jetojnë rreth 500 000 banor.
Dardania
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1625
Join date : 13/05/2011
Age : 37

https://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi