Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Tema Fundit
» Zeqë Gjemajli
Fëmijët e rrëmujshëm mësojnë më shpejt EmptyMon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**

» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
Fëmijët e rrëmujshëm mësojnë më shpejt EmptyTue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania

» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
Fëmijët e rrëmujshëm mësojnë më shpejt EmptyWed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona

» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
Fëmijët e rrëmujshëm mësojnë më shpejt EmptyWed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona

» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
Fëmijët e rrëmujshëm mësojnë më shpejt EmptyWed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona

» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
Fëmijët e rrëmujshëm mësojnë më shpejt EmptyWed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona

» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
Fëmijët e rrëmujshëm mësojnë më shpejt EmptyWed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona

» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
Fëmijët e rrëmujshëm mësojnë më shpejt EmptyWed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona

» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
Fëmijët e rrëmujshëm mësojnë më shpejt EmptyWed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona

Kush është në linjë
24 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 24 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  

Calendar Calendar

Top posting users this month
No user


Fëmijët e rrëmujshëm mësojnë më shpejt

Shko poshtë

Fëmijët e rrëmujshëm mësojnë më shpejt Empty Fëmijët e rrëmujshëm mësojnë më shpejt

Mesazh nga lea377 Sun Jan 05, 2014 5:07 pm

Jeni të lodhur prej fëmijës suaj që ndot gjithçka teksa ushqehet? Shkenca i jep të drejtë fëmijës, duke e justifikuar rrëmujën si mënyrën për të mësuar më shpejt.
Një lajm i mirë për prindërit që e gjejnë veten duke pastruar gjithë ditën tavolinën, muret, rrobat nga ushqimi i të vegjëlve të tyre.
Një studim i ri ka treguar se teksa bën të gjithë atë rrëmujë, fëmija juaj po mëson. Kërkuesit nga Universiteti i Iouas hulumtuan sesi fëmijët 16-muajsh mësonin fjalët e gjërave jo të ngurta, siç janë për shembull qumështi ose masat e gjellës, që zakonisht marrin më shumë kohë për t’u mësuar. Rezultatet treguan se ata që luanin me substancën i mësonin fjalët që i përcaktonin ato më shpejt.
Truri i fëmijës normalisht mëson më shpejt fjalë që i përkasin objekteve të prekshme si blloku, molla apo babai për shkak se ata mund t’i prekin dhe ngacmojnë me duar. Pak më të komplikuara janë sendet jo të ngurta.
Merrni për shembull supën, ndonjëherë për sytë e fëmijëve të vegjël ajo është një tas, ndonjëherë personifikohet me një lugë dhe herë të tjera është thjesht diçka e rënë në dysheme. Nëse fëmija nuk e prek apo shijon atë, ai do ta ketë të vështirë t’ia mësojë emrin apo ta dallojë nga ndonjë gjë tjetër.
Për të testuar sesi fëmijët i mësojnë emrat e substancave të ndryshueshme, kërkuesit paraqitën përpara tyre 14 artikuj të lëngshëm, gjëra që fëmijët mund t’i fusnin pa problem në gojë.
Teksa studiuesit ua dhanë fëmijëve lëndët, i mësonin t’i quanin me emra të sajuar. Pak më vonë, ata i pyetën fëmijët nëse e dinin emrin e një substance, që iu prezantua në një përmasë apo formë tjetër nga e fillimit.
Fëmijët që e mbanin mend emrin e artikullit mbështeteshin te më shumë sesa pamja. Kështu, të vegjlit që e kishin trajtuar në të gjitha format substancën e dhënë prej studiuesve, që nga shijimi deri te hedhja e saj në dysheme apo në mure, arrinin ta kujtonin shumë mirë emrin edhe kur ndryshonte forma apo ena ku ishte hedhur masa.
E gjithë rrëmuja e shkaktuar, në fakt bëhej për të mësuar. Ndihmonte shumë edhe fakti që ata ishin ulur në një karrige posaçërisht për fëmijë të vegjël. “Rezultoi se qëndrimi në një karrige për fëmijë, i rrit gjasat e rrëmujës, sepse fëmijët e dinë që aty mund të bëjnë ç’të duan”, tha profesoresha e psikologjisë, Larisa Samuelson.
Loja me ushqimin i lejon fëmijët t’i mësojnë më shpejt emrat e ushqimeve apo objekteve, sidomos atyre të lëngshme apo të rrëshqitshme.
Ky fakt u mbështet edhe nga një tjetër kërkim që zbuloi se mësimi i shpejtë dhe efektiv përfshin lirshmërinë për të provuar gjëra të reja dhe të çuditshme.
Këtu futet vënia në funksionim e shqisës së të prekurit dhe të nuhaturit, që ndihmojnë në eksplorimin e gjërave të reja. Sa më i hapur të jetë truri ndaj një informacioni të tillë, aq më shpejt mësojnë fëmijët për ambientin që i rrethon, përfshirë këtu edhe gjërat që ndryshojnë formë apo janë të vështira për t’u kujtuar.
Nuk është e thënë që të gjithë fëmijët e rrëmujshëm do të bëhen gjeni, por kjo është mënyra më efektive për të mësuar aftësi të reja në një fazë kaq të hershme të jetës.
Këshilla për prindërit e rinj? Lërini fëmijët tuaj të bëjnë pis, do të mësojnë më shumë sesa duke i këshilluar në gjuhën që ata e kanë të vështirë ta mësojnë.

lea377

Numri i postimeve : 20
Join date : 30/12/2013

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi