Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Tema Fundit
» Zeqë Gjemajli
Tumori i Trurit EmptyMon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**

» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
Tumori i Trurit EmptyTue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania

» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
Tumori i Trurit EmptyWed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona

» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
Tumori i Trurit EmptyWed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona

» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
Tumori i Trurit EmptyWed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona

» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
Tumori i Trurit EmptyWed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona

» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
Tumori i Trurit EmptyWed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona

» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
Tumori i Trurit EmptyWed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona

» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
Tumori i Trurit EmptyWed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona

Kush është në linjë
42 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 42 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     

Calendar Calendar

Top posting users this month
No user


Tumori i Trurit

Shko poshtë

Tumori i Trurit Empty Tumori i Trurit

Mesazh nga Dardania Wed Apr 15, 2015 7:01 pm

Tumori i trurit  është një sëmundje e rëndë në sistemin nervor të njeriut. Sikurse qelizat e pjesëve tjera të trupit edhe qelizat e trurit mund të shumohen pa kontroll. Kanceri i trurit paraqet një shumim të pakontrolluar të indit të trurit si dhe cipave që rrethojnë trurin. Ato mund të jenë malinje (femëror), por nuk zhvillojnë metastaza. Në të shumtën e rasteve ata zhvillohen nga indi lidhor nervor (glia dhe astrocite), por shpesh edhe nga cipat e trurit, ose janë metastaza nga tumore të tjera të trupit.

Kanceri Mashkullor / Femëror i Trurit


Tumoret mashkullorë (beninje) e shtyjnë indin përreth tyre por nuk rriten brenda në indin përreth dhe nuk zhvillojnë metastaza. Përbrenda kafkës mund të rrisin shtypjen e trurit duke e penguar sistemin e qarkullimit të likuorit. Pasi që ato i shtyjnë dhe dëmtojnë strukturat, që janë të rëndësishme për jetën, është e vështirë dhe gabim të flitet për beninjitetin (mirësinë) e këtyre tumoreve. Shembull për tumor beninj është meningeomi.

Tumoret femëror (malinj) rriten duke e infiltruar indin përreth tyre, kjo do të thotë që është e vështirë të gjendet një kufi i mprehtë ndërmjet indit normal dhe kancerit. Pas një operimi të mundshëm mbesin përreth akoma qeliza, të cilat më vonë shumohen dhe krijojnë sërish tumor të trurit (recidiv). Shembull për tumor malinj është glioblastomi.

Në përjashtim të disa rasteve të veçanta tumoret e trurit nuk bëjnë asnjëherë metastaza.

Simptomat



Varësisht nga shkalla e zhvillimit simptomat e tumorit të trurit janë të shumta e të shumanshme dhe mund të ndahen në mënyrë të thjeshtësuar në tre grupe:


  • shenja fokale neurologjike varësish nga lokacioni (si mpirje të njëanshme të trupit dhe humbje të pjesshme të shikimit),

  • epilepsi të ndryshme dhe

  • pasojat e rritjes së shtypjes së trurit si: vjellja, të marruarit e mendve, etj.



Simptoma të tjera të pacaktuara, të cilat nuk janë aq tipike vetëm për tumore: dhimbjet e kokës, lodhja, humbja e peshës.

Pasi që tumori vetëm në një masë të vogël mund të shumohet në pjesën e ashtit të kafkës, pasi që kafka nuk mund të bymehet, tumori fillon varësisht nga shumimi i tij, të ndrydhë trurin. Për këtë shkak edhe tumori i mirë, nëse nuk shërohet me kohë mund të sjellë vdekjen e njeriut.

Ndarja sipas Indit Fillestar


Tumoret e trurit më të shpeshta janë gliomet, meningeomet dhe adenoma e hipofizës. Një pjesë e tyre paraqitet si metastazë e tumoreve nga organet jashtë kokës, si kanceri i bronkeve dhe kanceri i gjirit. Gjithashtu shpesh gjendet akustikusneurinomi.



Diagnoza


Tumoret e trurit diagnostikohen më së miri me MRT. Mundësi të tjera për diagnozë janë PETCT dhe EEG.



Terapia


Terapia e tumoreve të trurit varet prej lokacionit, madhësisë, prej prejardhjes së tumorit si dhe nga gjendja e përgjithshme e pacientit. Në vend të parë qëndron operimi i tumorit, e ndjekur nga rrezatimi dhe hemoterapia. Te tumoret me malinjitet të ulët mund të pritet me terapi.



Prognoza


Varësisht nga malinjiteti ndryshon edhe prognoza e pacientëve. Tumoret me Shkallën I sipas WHO-së janë në princip të shërueshëm. Tumoret e Shkallës II e kanë prognozën e mirë. Tumoret e Shkallës III dhe IV edhe pse terapia ka përparuar shumë kanë një mbijetesë vetëm prej 1 deri më 2 vjet. Por si çdo prognozë edhe këto prognoza duhet sadopak të merren vetëm si orientim e jo si vendimtare.
Dardania
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1625
Join date : 13/05/2011
Age : 37

https://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi