Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Tema Fundit
» Zeqë Gjemajli
Zhvillimi i Fëmijës 3-4 Vjet EmptyMon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**

» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
Zhvillimi i Fëmijës 3-4 Vjet EmptyTue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania

» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
Zhvillimi i Fëmijës 3-4 Vjet EmptyWed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona

» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
Zhvillimi i Fëmijës 3-4 Vjet EmptyWed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona

» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
Zhvillimi i Fëmijës 3-4 Vjet EmptyWed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona

» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
Zhvillimi i Fëmijës 3-4 Vjet EmptyWed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona

» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
Zhvillimi i Fëmijës 3-4 Vjet EmptyWed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona

» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
Zhvillimi i Fëmijës 3-4 Vjet EmptyWed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona

» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
Zhvillimi i Fëmijës 3-4 Vjet EmptyWed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona

Kush është në linjë
42 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 42 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     

Calendar Calendar

Top posting users this month
No user


Zhvillimi i Fëmijës 3-4 Vjet

Shko poshtë

Zhvillimi i Fëmijës 3-4 Vjet Empty Zhvillimi i Fëmijës 3-4 Vjet

Mesazh nga Dardania Sat Apr 18, 2015 9:56 pm

Zhvillim social dhe emocional Fëmija juaj tre – katër vjeçar nga foshnjë kalon në fëmijë. Ai fillon të mësojë si të sillet me të tjerët, më mirë t'i kontrollojë emocionet e veta edhe pse sigurisht do të ketë ende nga ndonjë tantrum (reagim impulsiv). Fëmija juaj fillon t'i kuptojë traditat sociale, të jetë i sjellshëm kur ka nevojë. Karakteristikat që vijojnë janë tipike:

Fëmija tre vjeçar kënaqet të luajë me fëmijët e tjerë. Ende mund të ketë frikë nga zhurma, errësira, kafshët, përbindëshat etj. E zhvillon sensin për humor dhe dëshiron të qesh dhe të përsërisë fjalë të ndyta dhe situata të tilla. Ende kërkon qetësues (si kukullën apo batanien e tij) kur është i lodhur apo kur është larg nga shtëpia. Ka shumë ide stereotipe për atë se si duhet të jenë vajzat apo djemtë. Fillon ta marrë përgjegjësinë për tualetën e tij por mund të ketë aksidente gjatë ditës dhe mund të urinojë natën. Në këtë periudhë shumica e fëmijëve tashmë i kanë marr eksperiencat e para në foshnjore.

Zhvillimi i të kuptuarit Bota e tij e brendshme është shumë e fuqishme. Disa herë e ka vështirë ta kuptojë dallimin mes reales dhe asaj që e pretendon. Nuk gënjen me shkak. Tregon një dijeni të caktuar për kohën dhe e kupton që pas natës vjen dita. E kupton që prindërit nuk mund t'ia lexojnë mendimet. Ende nuk i kupton gjërat si lartësia dhe madhësia.

Zhvillimi motorik Në ketë moshë fëmijët kënaqen me aktivitetin fizik. Nuk janë shumë të mirë në caktimin e aktivitetit, do të lodhen shpejt nëse nuk u ofrohen aktivitete më të qeta. Mund ta rrotullojë dhe ta shqelmoj topin por hudhja është ende e rëndë për atë. Lapsin (stilografin) e mban në mënyrë korrekte në moshën katër vjeçare. Gjatë këtij viti do të mësojë te pres me gërshërë.

Gjuha Në moshën tri vjeçare flet me fjali të thjeshta, shpesh belbëzon dhe dyshohet rreth fjalëve. Disa trevjeçarë flasin qartë, të tjerët ende e flasin gjuhën e bebeve. Në moshën tre vjet e gjysmë ata dijnë mesatarisht 1200 fjalë. Shpesh parashtron pyetje që fillon me çfarë, kush, ku dhe pse? Mund të flasin për dje dhe për nesër.

Tualeta Disa fëmijë arrijnë të mësojnë të shkojnë në banjo duke filluar nga viti i tretë, të tjerët jo. Nëse keni edhe fëmijë tjetër, fëmija juaj mund të ngec për shkurt që vetë ta bejë tuletën e tij. Mos u shqetësoni, nëse ekziston shqetësim rreth kësaj pyetje, konsultoni profesionalist (pediatër).

Sugjerimet që mund ta nxisin zhvillimin e fëmijës tuaj Lejohini atij më shumë aktivitete fizike. Furnizojeni me lodra të thjeshta ashtu që fëmija juaj të mund ta mësojë bazën për lojërat grupore. Furnizojeni me muzikë, këngë, fotografi dhe libra me përralla, mundësi të vizatojë dhe të ngjyrosë. Fëmijët mund të kënaqen në emisione televizive të përshtatshme. I ofroni shumë dashuri, argëtim, të qeshur, leje dhe kurajo.

Shenja që sugjerojnë për pengesë në zhvillimin Të gjithë fëmijët nuk janë njësoj dhe nuk përparojnë me të njëjtën shpejtësi, në qoftë se fëmija juaj nuk mund t'i bëjë gjërat të lartë përmendura, nuk do të thotë që ka problem siguri. Megjithatë nëse dallohet shumë nga fëmijët e tjerë apo nëse jeni të brengosur për zhvillimin e tij ose ju duket që ai ngec kërkoni ndihmë profesionale (pediatër). Shenjat që sugjerojnë për problem në zhvillimin :

Nuk komunikon me fëmijët tjerë as me të rriturit gjatë lojës. Është tepër agresiv ose tepër i inhibuar (i tërhequr) me fëmijët tjerë. Kur luan, luan me përsëritje dhe në mënyrë stereotipe. Fizikisht është më pak i aftë se sa fëmijët tjer ë në të njejtën moshë. Nuk i kontrollon të dalat jashtë dhe urinimin. Sërish fillon të urinojë në mbathje pas një periudhe kur ka qenë “i thatë” gjatë ditës. Ende flet joqartësisht apo nuk shqipton fjali. Nuk është i aftë të ndjek instrukcione verbale. Nuk flet derisa luan. Ku të drejtoheni për ndihmë?.
Dardania
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1625
Join date : 13/05/2011
Age : 37

https://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi