Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Tema Fundit
» Zeqë Gjemajli
Mehmet Shpendi EmptyMon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**

» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
Mehmet Shpendi EmptyTue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania

» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
Mehmet Shpendi EmptyWed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona

» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
Mehmet Shpendi EmptyWed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona

» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
Mehmet Shpendi EmptyWed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona

» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
Mehmet Shpendi EmptyWed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona

» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
Mehmet Shpendi EmptyWed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona

» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
Mehmet Shpendi EmptyWed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona

» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
Mehmet Shpendi EmptyWed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona

Kush është në linjë
37 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 37 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  

Calendar Calendar

Top posting users this month
No user


Mehmet Shpendi

Shko poshtë

Mehmet Shpendi Empty Mehmet Shpendi

Mesazh nga Dardania Thu Apr 30, 2015 9:00 pm

Mehmet Shpendi atdhetar shqiptar. I lindur në fshatin Pecaj të Shalës (Dukagjin) dhe bajraktar i zonës e përfaqsues i Shalës në kryengritjen e përgjithshme antiosmane të Malcisë së Madhe, udhëhoqi çetat e luftëtarëve për liri kundër forcave turke e malazeze. Ne vitin 1883, ne Çezme te Koplikut, Mehmet Shpendi, ne emër te Dukagjinit, përkrahDedë Gjo Lulin për te kundërshtuar Komisionin e Xhibalit te formuar ne vitin 1856, me ane te cilit pushtuesi deshtë te mashtronte malësoret, duke zëvendësuar kanunin me norma te tjera te parashikuar ne këtë komision te Xhibalit. Formohet më 1890 "Djelmnia e Shales", të cilen e udhëheq Mehmet Shpendi. Lufta e Qafës se Agrit, me 10 deri 24 korrik 1910, qe morën pjese rreth 3,000 luftëtare nga i gjithë Dukagjini, te udhëhequra nga “gjenerali” popullor, Mehmet Shpendi. Një lufte krejtësisht e pa barabarte. Këta luftëtarë i bene balle rreth 20 batalioneve këmbësorie malore dhe artilerie, te udhëhequra nga pashallarë te arsimuar ne shkollat ushtarake te Perëndimit, siç ishte Shefqet Durgut Pashai, një nga pashallarët me te fuqishëm te perandorisë Turke, i cili i tmerruar nga qëndresa e dukagjinasve dhe nga shpikësi i topit “dukagjinas”, Mitër Kola, i cili duke përdorur një gryke zjarri jashtë përdorimi, e vendos ne gjendje pune duke përdorur drurin e dardhës për elemente përbërës te topit. Në mars nisin krismat e para në Trabojin, tregues të kryengritjes që do vazhdonte deri në vjeshtë. Lekët e Malcis me n'krye Dedë Gjo Lulin u bane tok' me Dukagjinasit me n'krye Mehmet Shpendin. Me 6 prill 1911, kryengritësit e Malësisë se Madhe valëvisin Flamurin ne Deçiç. Flamurin e arriti ta ngrinte kushëriri i Dedë Gjo Lulit, Nikë Gjelosh Luli, me Gjon Ujk Micelin dhe Pjeter Zefin. Ne luftën për ngritjen e Flamurit morën pjese dhe luftëtarë nga Dukagjini, ne te cilën u vra Bush Delija i Palajve te Shoshit. Populli thuri vargje, dhe ja disa prej tyre:
Vigmen tue i dhane Shqipnise, po an’e mbanBini, bre burra, bini k’saj TurkieDirgu, moj djelmni, e bjer ne tiran!Me nji Gurakuq, me nji Ded Gjo’ LulMe nji Mehmet Shpend e me nji Prel TulMe ne jan Lek't, qe u shkrine për Shqipni! …”
Me 28 maj 1911, me te gjithë fiset u organizua një takim te Ura e Shalës, te cilët vendosen: I gjithë Dukagjini te marri pjese ne kryengritjen e armatosur, ne mbështetje te Kryengritjes se Përgjithshme ne te gjithë Malësinë. Me 5 deri 10 qershor 1911, qeveria Turke shpalli amnisti për luftëtarët e lirisë, duke pare rrezikun e përhapjes se kryengritjes se Përgjithshme, Ministri i Jashtëm i Turqisë, kërkon dhe merr takim me udhëheqësit popullor te kryengritjes, Dede Gjon Luli dhe Mehmet Shpendi, te cilët i thonë: “Sado qi ti je ministër i Sulltanit, ne e kemi për turp me bisedue me ju. Vetëm arma e baroti do te jene përgjigja e jone …”. U vra nga malazezët në 15 korrik 1915.
Kënga e Mehmet ShpenditNë bjeshkë të Shalës mblidhet jezeri,Mehmet Shpendi e rrok manxerrin.Mehmet Shpendi e rrok manxerrin,eni trima për atme të 'desim.Hyp mbi shkrep e pisket si zana,mbushet bjeshka me djem azgana,veq për lufte i ka bâ nana.Mehmet Shpendi more me Malcíi ka zá pritat varg e vijë.Mbi taborre të Tergut Pashes,trimi shqipes fort vikate,mbushni hutat me barot taze.Malet tona muare shkâmb e gur,lufton shqipja për flamur,trojet t'ona si l'shojmë kurrë.
Fadil Hoxha
Dardania
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1625
Join date : 13/05/2011
Age : 37

https://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi