Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Tema Fundit
» Zeqë Gjemajli
Mbreti dhe Fshatari Plak EmptyMon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**

» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
Mbreti dhe Fshatari Plak EmptyTue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania

» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
Mbreti dhe Fshatari Plak EmptyWed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona

» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
Mbreti dhe Fshatari Plak EmptyWed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona

» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
Mbreti dhe Fshatari Plak EmptyWed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona

» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
Mbreti dhe Fshatari Plak EmptyWed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona

» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
Mbreti dhe Fshatari Plak EmptyWed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona

» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
Mbreti dhe Fshatari Plak EmptyWed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona

» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
Mbreti dhe Fshatari Plak EmptyWed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona

Kush është në linjë
35 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 35 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     

Calendar Calendar

Top posting users this month
No user


Mbreti dhe Fshatari Plak

Shko poshtë

Mbreti dhe Fshatari Plak Empty Mbreti dhe Fshatari Plak

Mesazh nga Dardania Sat May 30, 2015 9:03 pm

Një herë mbreti Matia, ndërsa kishte dalë për të parë se si rronte populli i tij i varfër, takoi një fshatar plak. Mbreti kishte me vete tërë oborrin: të gjithë zotërinj të fuqishëm. Mbreti përshëndeti plakun:
-Nderim për ty, o plak!
-Nderim gruas sime.
-Sa lek fiton ?
-Gjashtë lek, madhëri.
-Sa vetë jeni ?
-Dy.
-Ç’i bën katër të tjerët ?
-I hedh poshtë.
Mbreti vazhdon ta pyesë :
-Dhe kur të bëhen tridhjetë e dy ?
-Tashmë janë vetëm dymbëdhjetë.
-Dhe cjapi mundet të përtypë?
-Patjetër, madhëri.
-Mirë, plak,- tha mbreti,- zoti të bekoftë. -Kuptimin e bisedës sonë nuk duhet t’ia tregosh askujt, përder sa të mos shohësh përsëri fytyrën time.
Dhe duke vazhduar të ecë u kthye drejt shpurës që e shoqëronte :
-Atëherë zotërinj, cili është në gjendje të më shpjegojë ç’bisedova me plakun, do t’i fal një tokë të madhe.
Zotërinjtë donin të zbulonin kuptimin, por të gjithë që provuan nuk mundën dot. Kështu që u kthyen te plaku dhe filluan ta pyesnin. Por ai u tha :
-A nuk dëgjuat që mbreti tha se nuk mund të them asgjë, deri sa të mos e shoh prapë?
Por ata këmbëngulën dhe, për ta bindur, i premtuan se do ta shpërblenin mirë.
-Mirë, -tha plaku,- më jepni dhjetë monedha të arta.
-Atëherë përse i the mbretit “nderim gruas sime?”.
-Sepse gruaja më lan teshat dhe teshat e lara tregojnë nderim.
-Vërtetë, -thanë zotërinjtë, -po përse i hedh poshtë lekët?
-Do t’jua them për dhjetë monedha ari.
Pasi i dhanë lekët, u përgjigj:- Sepse me dy rroj unë, katër ia jap tim biri, njësoj sikur t’i hedh poshtë.
-Dhe tridhjetë e dy, si ka mundësi të bëjnë dymbëdhjetë?
-Ua them për dhjetë monedha ari.
I dhanë dhjetë monedha të tjera.
-Sepse kur isha i ri kisha tridhjetë e dy dhëmbë, kurse tani vetëm dymbëdhjetë.
-Pa shiko, as që e kishim menduar,- thanë zotërinjtë.- Po atëherë, cjapi si ia bën që përtypet?
-Ua them për dhjetë monedha ari.
Pasi i mori edhe ato, tha:
-Në këtë mënyrë si po përtyp paratë tuaja.
U turpëruan zotërinjtë dhe të zemëruar i thanë plakut :
-Prit kur t’i themi mbretit që na i tregove të gjitha, pa e parë prapë atë!
-Si nuk e kam parë prapë? Ja ku është, në të gjitha këto monedha ari është fytyra e tij. Ai pikërisht për këtë nguli këmbë, të mos jua tregoja, deri sa të më paguanit mirë.
Atëherë zotërinjtë nuk dinin ç’të thoshnin më, e lanë plakun dhe shkuan të arrinin mbretin.
Dardania
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1625
Join date : 13/05/2011
Age : 37

https://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi