Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Tema Fundit
» Zeqë Gjemajli
Patriotizmi esht perkatesi dhe Sakrifice... EmptyMon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**

» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
Patriotizmi esht perkatesi dhe Sakrifice... EmptyTue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania

» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
Patriotizmi esht perkatesi dhe Sakrifice... EmptyWed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona

» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
Patriotizmi esht perkatesi dhe Sakrifice... EmptyWed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona

» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
Patriotizmi esht perkatesi dhe Sakrifice... EmptyWed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona

» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
Patriotizmi esht perkatesi dhe Sakrifice... EmptyWed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona

» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
Patriotizmi esht perkatesi dhe Sakrifice... EmptyWed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona

» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
Patriotizmi esht perkatesi dhe Sakrifice... EmptyWed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona

» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
Patriotizmi esht perkatesi dhe Sakrifice... EmptyWed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona

Kush është në linjë
41 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 41 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     

Calendar Calendar

Top posting users this month
No user


Patriotizmi esht perkatesi dhe Sakrifice...

Shko poshtë

Patriotizmi esht perkatesi dhe Sakrifice... Empty Patriotizmi esht perkatesi dhe Sakrifice...

Mesazh nga Dardania Sat Jun 04, 2011 9:19 pm

Të jetuarit në një vend të sigurt dhe të qëndrueshëm së bashku me familjen, farefisin dhe me shokët e fëmijërisë është pa dyshim begatia më e madhe, e cila meriton falënderim dhe mirënjohje të denjë ndaj Allahut. Kësaj begatie ia dinë vlerën vetëm ata që janë nxjerrë me dhunë nga shtëpitë e tyre, dhe jetojnë në tendat e refugjatëve të nënçmuar, dhe që janë në pritje që një dorë e huaj të vendosë diçka në pjatat e tyre të zbrazëta.

Kur një musliman e do atdheun e tij lidhet me të dhe nxiton t’i bëjë mirë popullit të tij, në të vërtetë ai hap një rrugë, e cila ia fisnikëron shpirtin dhe ia largon egoizmin e neveritshëm. Dashuria, kujdesi dhe besnikëria është forma më e lartë e dhënies.

Çdo angazhim pozitiv ose kontribut qytetar do ta lartësonte kauzën e atdheut. Këto përbëjnë një rritje në xhirollogarinë e qytetarëve, por njerëzit nuk e hetojnë këtë pa u larguar nga vendi i tyre, sepse të tjerët sillen ndaj tyre në media, në punë dhe në aeroporte duke u bazuar në nënshtetësinë dhe pasaportat që ata mbajnë. Atëherë çdo qytetar shndërrohet në një përfaqësues të vogël të atdheut të tij, prandaj çfarëdo mundi që jep për të ndërtuar vendin e vet, ai e vjel dhe e shfrytëzon së pari vetë, pastaj bijtë e nipërit e tij dhe ata që vijnë më pas.

Kolosët, personat e famshëm dhe dijetarët nuk e harrojnë asnjëherë vendlindjen e tyre, pavarësisht suksesit dhe famës së madhe që kanë arritur, sepse dashuria për atdheun është pjesë e madhështisë, fisnikërisë dhe sinqeritetit të tyre. Thuhet se Eban ibën Asi kishte emigruar prej Mekës në Medinë, ndërsa i Dërguari i Allahut alejhi salatu ue selam e pyeti: “O Eban, si e le Mekën?” Ai tha: “E kam lënë gjethen e limonit duke u rritur dhe atë të qitros duke lulëzuar.” Sytë e të Dërguarit u mbushën me lot kur kujtoi vendlindjen e tij.

Dashuria e muslimanit ndaj atdheut të tij është pjesë e dashurisë së tij ndaj fesë, sepse nuk mund ta lartësojmë kauzën e kësaj feje në një vend të pushtuar, të prapambetur dhe të trazuar. Nëse dëshirojmë që umeti islam të lulëzojë dhe që flamujt e tij të valojnë lart në qiell, ne duhet të punojmë shumë në ndërtimin e një shteti të fuqishëm, me ndikim dhe të pasur, që është plot mëshirë, dhembshuri, devocion, harmoni, i sigurt e me stabilitet.

Kini kujdes që të mos bashkëveproni me shtetin ashtu siç sillet tregtari me tregtarin: -Sa do paguash? Malli im vlen më shumë... etj. Kjo logjikë e shteron dashurinë e vërtetë për atdheun. Shtojini kësaj edhe këtë fakt, se çdo gjë që i dhurojmë vendit tonë është larje e borxhit që kemi ndaj tij.

Gjithashtu mos thoni kurrë: “Çfarë bëri shteti për mua, që unë të bëj për të?” Por thoni: “Çfarë kontributi mund të jap unë për shtetin tim?” Një shtet i mirë është ai në të cilin jetojnë njerëz të mirë, ndërsa vend i prishur është ai në të cilin banojnë njerëz të këqij. Ju mund të pyesni se kush është shtetas i mirë. Kësaj pyetjeje do t’i përgjigjemi përmes pikave në vijim:

1- Qytetar i ndershëm është ai person që i fal atdheut të tij dashuri, përkujdesje dhe mëshirë. Kjo e shtyn atë t’i shërbejë atij, të interesohet dhe ta mbrojë atë me përkushtim.

2- Qytetari i ndershëm është si tulla cilësore me të cilën muratori i shkathët mburret, duke e bërë atë pjesë të një kështjelle të madhe.

3- Mundësia e qytetarit që të jetë pjesë e kështjellës së madhe arrihet përmes dy gjërave thelbësore: sjelljes në përputhje me etikën islame dhe aftësive personale. Ne synojmë të ndërtojmë një shtet të moralshëm, produktiv dhe sovran.

4- Shtetasi i mirë e rregullon lirinë e tij në përputhje me vullnetin e të tjerëve, duke i respektuar traditat e mira të të tjerëve dhe duke ndihmuar në forcimin e marrëdhënieve me ta.

5- Shtetasi i mirë kontribuon për vendin e tij duke e përgatitur dhe përparuar veten, duke u bërë një njeri jo i thjeshtë në punën, profesionin dhe kualitetet e tij.

6- Kur shteti vuan nga disa probleme, shtetasi i mirë është ai që merr pjesë aktive në zgjidhjen e tyre, sepse thjesht ai nuk bëhet barrë për vendin, mirëpo shihet si ndihmëtar për ta shpënë atë përpara. Kjo arrihet vetëm nëse qytetari është fetar i mirë dhe produktiv.

7- Shtetasi i mirë zotëron kohë, pasuri dhe mund. Ai punon që këto t’i vërë në funksion duke ndihmuar ata që janë në nevojë, si: jetimët, të varfrit, invalidët, të vejat etj.

8- Shtetasi i mirë sillet me vendin e vet, ashtu si sillet një njeri shumë i kulturuar dhe i edukuar me tavolinën e tij të punës, duke e lënë gjithnjë në gjendjen më të pastër dhe më të rregullt.

Gjëja më e shëmtuar për vendin janë ata që flasin vetëm për patriotizëm, këndojnë në emër të tij, por realisht punojnë për shkatërrimin dhe përdhosjen e emrit të atij vendi. Lusim Allahun që të mos bëhemi kurrë si ata.
Dardania
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1625
Join date : 13/05/2011
Age : 37

https://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi