Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Tema Fundit
» Zeqë Gjemajli
Mësimi.... EmptyMon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**

» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
Mësimi.... EmptyTue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania

» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
Mësimi.... EmptyWed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona

» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
Mësimi.... EmptyWed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona

» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
Mësimi.... EmptyWed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona

» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
Mësimi.... EmptyWed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona

» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
Mësimi.... EmptyWed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona

» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
Mësimi.... EmptyWed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona

» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
Mësimi.... EmptyWed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona

Kush është në linjë
31 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 31 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     

Calendar Calendar

Top posting users this month
No user


Mësimi....

Shko poshtë

Mësimi.... Empty Mësimi....

Mesazh nga Dardania Thu Jun 23, 2011 10:53 pm

Kur flasim për mësim – arsim, është e nevojshme të kemi dy palë subjektesh: ai që jep, që zhvillon mësimin dhe ai (ata) që mësojnë, atij që i jepet mësim. Nga kjo, tërheqim zbërthimin nga edhe të zvogluar pak, në një ligjërues – folës dhe pala tjetër që është (janë) dëgjues. Nga këtu vijojnë edhe vetitë që ju mvishen palëve: i pari është i mirë, i mençur, i dashur, karizmatik, i ditur, pedant ose krejt i kundërt : dembel e i pakujdesshëm, snob, arogant… Pala e dytë, pra ai (ata) që nxë(në) : i dëgjueshëm, i sjellshëm, punëtor , talent ose jopunëtor, i pasjellshëm, kokëtrashë, rrugaç… Këto mendime sillen kur jemi larg nga koha e bangave të shkollës. Janë kujtime për jetën e kaluar. Nga kjo krijohet koncepti i parë mbi të mësuarit. Ç’është mësimdhënia dhe nxënia. Kjo është një diskutim tepër i shkurtër dhe nuk kënaq spjegimin komplet mbi arsimimin si koncept shoqëror dhe rolin e tij që vjen gjithë sa duke u zgjëruar dhe duke marr gjithëmonë rol më të gjërë në përbërjen dhe formimin e gjeneratave në kompleksitetin e zhvillimit të hovshëm të diturive të reja dhe me dimenzione të reja në aspektin e profesioneve, zejeve dhe etikës e moralit të ri shoqëror e vetanak.
Por të këthehemi e të shohim më parë ç’eshtë arsimimi – mësimdhënia. Si që përmenda më lartë, për të mësuar duhet të kemi dy palë, ai që nxë dhe ai që jep mësim. Pra ai që shtjellon mësimin, arsimon kurse pala tjetër merr diçka, përfiton diçka që do të thotë se palët prodhojnë dituri. Shprehur me një barazim matematikor themi : Mësimdhënia + Nxënia = Dituria.
Si që shihet, tani kemi edhe elementin e tretë – diturinë por me këtë nuk mbaron cikli mësim. Formula bazë mësimëdhënësi – nxënësi – dituria do të thoshte shprazje e të parit ; mbushje e të dytit me njohuri, gjë që nuk mban dot pasiqë edhe subjekti M pajiset me informacione të reja nga subjekti ta quajmë M1. Shembulli i liqejve të lidhur me ujvarë të shumtë ; uji rrjedh dhe mbushë liqenin më të lartë nga ku mëtej mbushet liqeni vijues në lartësi më të vogël mbidetare dhe kështu me rradhë. Transmetimi i tillë ka burimin e vet në hulumtimet shkencore po edhe në zbulimet spontane dhe formon perspektivën e furnizimit me njohuri në kuptimin « nuk e dija » , « dija diçka nga kjo » dhe « e dij ». Mbi këtë, si përfundim i « e dij » pason diçka si finalizim i nocionit dituri dhe koshiencë që është « e dij se… (nuk dij) » e që shtynë në një fazë tjetër nga mësimi, në hulumtime shkencore që simbolikisht do ti quaj burime që kanë nevojë të patjetërshme që si të gjithë subjektet e ciklit mësim të informohen nga njëri tjetri dhe të bashkohen në një lum diturishë me të cilat mbushen liqejtë e parapërmendur.
Mësimi.... Mesimi1Pamë se mësimi në thelb është një qark ku sillen të gjitha format e transmetimit të njohurive, natyrisht në forma dhe nivele të ndryshme të adaptuara në konceptin moshë dhe kapacitet. Mësimdhënësi nuk mund të jetë thjeshtë një dorëzues i stafetës së atletit sikur nxënësi nuk duhet dhe nuk mund të jetë i vënduar në këtë vend si marrës i thjeshtë pasiv. Cdo kush që di të lexoj ka mundësinë e leximit por a kemi në këtë rast mësim. Mekanizmi egziston por nuk do të thot se mësimi egziston gjithashtu. Për të patur mësim duhet një marrës aktiv kurse dhënësi do të jetë ai që jep « shenjat » duke gjarpëruar në mes korridoreve të refuzimit të shenjave nga ana e marrësit sepse ai gjithashtu posedon dituri nga më parë dhe nuk është asnjëherë subjekt që s’di asgjë. Nga kjo pason refuzimi i informatave të njohura për të, e që në të shumtën e rasteve janë në mospajtim me informacionin e dhënë nga mësimdhënësi. Një ndër kushtet kryesore për mësim është krijimi i vetëdijes se ai që nxë është në qendër të vëmendjes kurse ai që jep mësim, është i kyqur në proces si mjet bartës i njohurive dhe gjindet në këtë dinamizëm për receptorin dhe jo anasjelltas.
Në qindveçarin tonë, shkolla dhe mësimi janë formues të identitetit shpirtëror të çdo kulture dhe besimi si vlera kolektive në rang kombëtar e shtetëror. Them këtë se perceptorë sot janë, me përjashtime të vogla, pjesa totale e njerëzimit. Tani mësimi nuk përqëndrohet e as që mund të përqëndrohet vetëm në « shkollim » duke u mënjanuar edukatës dhe lënies së saj familjes apo enteve të tjera shoqërore. Kusht i rëndësishëm pra për të patur mësim dhe për të patur subjekt të plotë të subjektit mësimdhënës, duhet që mësimi të kaloj nëpër format më të përsosura të edukimin dhe informimit. Ai që jep mësimin duhet sot të jetë haptazi qendër e projektit të vlerave demokratike shoqërore dhe mbrojtës krenar i tyre.
Kompletimi i mësimdhësit me njohuri të reja në psikologji, filozofi, logjikë, sociologji, është i domosdoshëm për një transmetim të informacionit në drejtim të nxënësit. Nuk mjafton asesi kuptimi i hershëm: fizikën e mëson (e përhapë) fizikanti ; kiminë kimisti etj. me rradhë.
Për mos me kaluar thjeshtë në një debat pedagogjik, sepse edhe nuk është qëllimi i këtij eseu, do të them se mësimi duhet të jetë i bazuar në një pedagogji të fortë konstruktive. Kjo arrihet kur mësimdhënësi do të ndihmojë nxënësint jo të mbaj mend informatën por të ndërtoj bazat e formimit mendor. Dituritë e akumuluara më parë në forma « kam dëgjuar » ti shëndroj në kërkesa të reja për të mësuar dhe për të krijuar vlera të reja. Në këtë mënyrë, mësimi dhe mësimdhënësi bëhen garantë të diturisë së nxënë.
Mirëpo, për të kompletuar procesin e quajtur mësim, mësimdhënie dhe nxënie, është e detyrueshme , në qindvjeçarin tonë, që subjekti dhënës të jetë në plan të parë person i besueshëm, se ai që nxë dituri të reja nuk ka aspak nevojë për ndonjëçfar udhëheqësi shpirtëror. Ai dëshiron të gjindet para një fytyre sociale me veti të rëndomta humane e si që thashë më lartë, të jetë fytyrë e besueshme dhe e angazhuar në jetësimin e vlerave pozitive shoqërore. Përpos kësaj, dyndjet e mëdha sot kërkojnë mësimdhënës me aftësi të reja në lëmi të njohurive interkulturore si dhe të jetë ndërmjetësues në mes vlerave dhe paragjykimeve si që janë racizmi, jotoleranca fetare dhe politike, seksizmi, veshja… Me një fjalë dhënësi duhet të posedoj kompetenca të shumfishta për të arritur të ndërtoj një koperim të ngushtë në relacionin dhënës - marrës të informatës dhe shëndrimit të këtij procesi në mësim dhe dituri të njëmendët.
Dardania
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1625
Join date : 13/05/2011
Age : 37

https://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi