Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Tema Fundit
» Zeqë Gjemajli
POEZI NGA DRITËRO AGOLLI EmptyMon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**

» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
POEZI NGA DRITËRO AGOLLI EmptyTue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania

» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
POEZI NGA DRITËRO AGOLLI EmptyWed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona

» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
POEZI NGA DRITËRO AGOLLI EmptyWed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona

» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
POEZI NGA DRITËRO AGOLLI EmptyWed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona

» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
POEZI NGA DRITËRO AGOLLI EmptyWed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona

» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
POEZI NGA DRITËRO AGOLLI EmptyWed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona

» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
POEZI NGA DRITËRO AGOLLI EmptyWed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona

» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
POEZI NGA DRITËRO AGOLLI EmptyWed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona

Kush është në linjë
38 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 38 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     

Calendar Calendar

Top posting users this month
No user


POEZI NGA DRITËRO AGOLLI

Shko poshtë

POEZI NGA DRITËRO AGOLLI Empty POEZI NGA DRITËRO AGOLLI

Mesazh nga Kreshnik Martini Fri Aug 05, 2011 12:10 pm


Fushë - Kosovë

Ah, të çlirohej vetëm me vjersha Kosova,
Unë e çliroja i pari, mua lavdia më ndriste të parit.
Me shpatën e vargut si pjepra do prisja gjokse dhe koka
Dhe flamurin lart do ta ngrija në malet e Sharrit!

Ti qeshte Kosovës vetëm nga vjershat liria dhe fati,
Unë do bëja me vargje kërdinë dhe hatanë:
Në Fushë-Kosovë s'do vritej vetum sulltan Murati,
Do vriteshin katërmbëdhjetë sulltanë,
Kreshnik Martini
Kreshnik Martini

Numri i postimeve : 224
Join date : 03/08/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POEZI NGA DRITËRO AGOLLI Empty Re: POEZI NGA DRITËRO AGOLLI

Mesazh nga Kreshnik Martini Mon Aug 08, 2011 11:11 am



NUSJA NGA KOSOVA

Kam dashur t'i gjeja dhe nipit tim të vogël një nuse
Andej nga Kosova në fshatrat e thella,
Po kjo ka qenë një ëndërr pas zjarrit me flakë të kuqe
Si valë e flamurit tek shpella.

ka qenë vërtet një ëndërr në viset e mia me gurra,
Ku rjedhin ujrat, por unë etjen e verës zor se e shuaj.
Kam dashur nusen e nipit të mos e marr me vetura,
po veç si qëmoti me kuaj.

Një muaj të tërë le të zgjaste udhëtimi me kalë,
Me pluhur mbi velo të vinte nusja e nipit tek unë,
me dorën time t'ia shkundja duvakun palë mbi palë
Atje tek oxhaku, ku kafja në xhezve bën shkumbë.

Dhe s'kishte gjë, le të binte pluhur i udhës së largët
Në vatrën time të vjetër sa përralla,
Po kjo nuk ndodhi mes botës së ligë e të varfër,
Ku rron ky fisi i ynë i ndarë në dysh plot andrralla,

Ku s'merr dot një nuse për nip a për djalë,
Se fisin e ndanë kufiri me dy pasaporta;
Këto pashaporta s'te lënë të marrësh nuse me kalë,
As me vetura, as me trena dhe as me aviona ndofta...

kam ëndërruar t'i gjeja një nuse tim nipi të dashur
Në fshatarat e thella andej nga Kosova,
Se s'desha të shkoja në tjetren botë me buzë të plasur,
Ta shuaja etjen e mallit për aq sa të rroja..
Kreshnik Martini
Kreshnik Martini

Numri i postimeve : 224
Join date : 03/08/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POEZI NGA DRITËRO AGOLLI Empty Re: POEZI NGA DRITËRO AGOLLI

Mesazh nga Kreshnik Martini Mon Aug 08, 2011 11:12 am


GJAKU I RASTËSISHËM

Në gjunjët e malit të Sharrit më shkanë këmbët e rashë
Atje ku fillon Kaçaniku i vjetër.
Nga pantollonat e mia më rodhi gjaku im i trashë,
Pastaj e pashë dhe këmbën time të enjtur.

Por kjo nuk ishte diçka për t'u ringjallur paniku,
Se gjëra të tilla ndodhin dhe brenda një oborri të qetë
Çështja qëndron gjetiu: pse ndodhi atje ku fillon Kaçaniku,
Ç'i duhej gjaku i gjurit tim Kaçanikut të rreptë?

Pak gjakra ka parë në gurët e tij Kaçaniku i mjegullt
Në luftëra të tmerrshme ku zgjidheshin rrugët e fatit?
Ky gjaku i gjurit tim s'ia vlente as gjysmën e lekut,
Ndaj s'doja të ishte, - siç ndodhi, - i rastit.

Do desha të ishte e vërtet një gjak Kaçaniku
Dhe s'duhej të ridhte nga shkarja e këmbës së koti!...
Këtë se them aspak me një shpirt romantiku,
E them me bindjen time krejt si gjysherit qëmoti...
Kreshnik Martini
Kreshnik Martini

Numri i postimeve : 224
Join date : 03/08/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POEZI NGA DRITËRO AGOLLI Empty Re: POEZI NGA DRITËRO AGOLLI

Mesazh nga Kreshnik Martini Mon Aug 08, 2011 11:13 am

UNE DI SHUMË PËR KOSOVËN

Nuk besoj të këndoj si unë asnjëri për Kosovën në vargje,
Dhe s'mendoj të lotojë askush si unë tani për tani.
Unë e njoh Kosovën nga pluhuri i zverdhur në pragje,
unë e gjej Kosovën në pikën e vesës atje në hardhi.

Unë e di si djall dhe lugat çdo gjë në Kosovë,
i di lugët e bujkut, i di stinët kur mbjell e kur korr,
E njoh sërbin dinak me gjarpër në kokë.
Gjarpër që rritën stërgjyshët e sërbit në oborr

Unë e di se ç'mendon malësori i Drenicës,
Minatori i Trepçës e di se ç'mendon,
Unë e di dhe në Vlorë atë lumin ters të Shushicës
se çbën për Kosovën dhe ç'këngë nga Vlora këndon

Unë i di të gjitha dhe s'ka kush më thotë
Se gjoja Kosovën nga larg si poet dashuroj,
Mes Kosovës jam brenda me kokën e ftohtë,
Ndaj Kosovën, si bukën, nga mitet, vërtet çmitizoj...
Kreshnik Martini
Kreshnik Martini

Numri i postimeve : 224
Join date : 03/08/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POEZI NGA DRITËRO AGOLLI Empty Re: POEZI NGA DRITËRO AGOLLI

Mesazh nga Kreshnik Martini Mon Aug 08, 2011 11:13 am



POÇARI

Vajta në Stamboll të bëj pazar,
për kujtim të ble një vazo balte:
- Paqe dhe selam, usta poçar,
Vazon më të mirë po e pate
Paqe dhe selam, usta poçar!

Vazoja nga dora shkau e ra
Dhe m'u bë njëzet e pesë copë,
Më erdhi rrotull deti Marmara
Dhe m'u hap dyqani turk si gropë,
Më erdhi rrotull deti Marmara.

Pa më shau poçari keq turqisht,
Unë e shava shqip e mend i rashë;
Për çudi poçari nuk u ligsht,
Veç dy lotë në sytë e kuq i pashë,
Për çudi poçari nuk u ligsht!

Mos u çmend ky turk, ky musliman?
Unë e shaj, ai me duar në qafë!
Poçe tjeter mori në dyqan
Dhe më tha: " Më shaj, për besë, prapë!"
Poçe tjetër mori në dyqan.

Psheretiu si unë: " Jam shqiptar,
Shqip, vëlla, ti shamë dhe një herë,
Fjala shqipe s'blihet në pazar,
Në dyqan ka vjet që s'e kam ndjerë,
Fjala shqipe s'blihet në pazar!"

Ikën nga dyqani burra e gra,
Unë e një poçar e tjetër s'kishte,
Vazot frynte deti Marmara,
Vazove poçari shqip u fliste,
vazot mbushte deti Marmara...
Kreshnik Martini
Kreshnik Martini

Numri i postimeve : 224
Join date : 03/08/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POEZI NGA DRITËRO AGOLLI Empty Re: POEZI NGA DRITËRO AGOLLI

Mesazh nga Kreshnik Martini Thu Aug 11, 2011 7:29 am


I PA TURP JAM...

S'i kam dashur kurre gjerat e bujshme
Dhe shpesh jam menduar duhan duke pire;
Ka gjera lakuriqe qe s'jane te turpshme,
Sic ka dhe gjera te c'ndershme te veshura mire.
Ja,e verteta rri lakuriqe ngahere,
Ja, dhe genjeshtra me petka rri veshur!
Me thoni: cila ka turpin dhe cila ka ndere?
Kjo qe ju thashe s'ka gje per te qeshur!
Ja thone se ime bije miliona fiton
Prej hateresh qe i bejne e dyer qe i hapen
Si shperblim per poezine qe ujdisa
Tash dyzet vjet per kte qerrata Parti
Qe nuk me harron e nderin ma di
Le te thone sa te duan se dhendri im
Mijra dollare merr fitim
Ne tendera qe i ben me policine
E nga firma te huaja merr leverdine
Ama mua nuk ma ndan Rakine
E un si bilbil kendoj per Partine
Une Poeti nga Devolli
Qe vetura e kolltuku nuk mu ndan
Qe kur depuetet u be Dritero Agolli
Packa se nen hunden time u arrestuan
Dynja me Poet e shkrimtare
Disa dhe per dy fjale van ne litar
E pun e madhe lumi le ti marre
Kush bythen drejt nuk di te mbaje
Kur penen te marrin partin mos ta shaj
Se gjemen i bej e hater su mbaj
Le te qajne nenat e tyre le te qajne
Rakin me rruaza nuk dua t'ma ndajne
As qepen e bozhigradit e mishin e qengjit
Mos guxoj kush ne tryez t'ma mungoje
Se dyfek nxjerr e derdh plumb ne goje
Jam Poet monument kulture
Packa se im at ish fshatar me poture
Une vetur falas kisha nga Shteti
E sot miliona mi fiton Elon Muhameti
Jam krenar e i bute me shok Partie
Dallkauk e kopuk me kelysh demokracie
Nderi e Parimi jan pun boshe
Rakia dhe e dashura me c... ne qoshe
Jane kuptim i vertet i jetes
Prandaj nuk ju ndava hudhrave dhe qepes.
Kreshnik Martini
Kreshnik Martini

Numri i postimeve : 224
Join date : 03/08/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POEZI NGA DRITËRO AGOLLI Empty Re: POEZI NGA DRITËRO AGOLLI

Mesazh nga Kreshnik Martini Thu Aug 11, 2011 7:30 am

Kujdes me fjalen

Kujdes me fjalen,zonjez me cante
Kujdes me fjalen dhe ti zoteri
Pushteti i fjales eshte i vecante
Gatuan male dhe kakerdhi.

Me fjalen rrjedhin perenj me mjalte
Pikojne cezma me helm te zi
Kujdes me fjalen zonjez me cante
Kujdes me fjalen dhe ti zoteri!

Nga fjala humben Jude e Pilate
Stratege e mbreter me mbreteri
Kujdes me fjalen zonjez me cante
Kujdes me fjalen dhe ti zoteri!

Kur fjala nxiret nga buzet jashte
Si dallendyshja s'vjen ne shtepi
Kujdes me fjalen zonjez me cante
Kujdes me fjalen dhe ti zoteri!

Une fjalen vete e shtroj ne karte
Dhe brenda syve se c'eshte e di...
Kujdes me fjalen zonjez me cante
Kujdes me fjalen dhe ti zoteri!
Kreshnik Martini
Kreshnik Martini

Numri i postimeve : 224
Join date : 03/08/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POEZI NGA DRITËRO AGOLLI Empty Re: POEZI NGA DRITËRO AGOLLI

Mesazh nga Kreshnik Martini Thu Aug 11, 2011 7:31 am




KUR TE JESH MERZITUR SHUME

Ketu s' do te jem, do jem larguar;
Ne toke i tretur si te tjeret,
Ne kafenene e preferuar
Nuk do me shohin kamarieret.

Dhe neper udhet ku kam ecur,
S'do ndihet kolla ime e thate,
Mbi varrin tim do te rrije i heshtur
Nje qiparis si murg i ngrate.

Ti do trishtohesh atehere,
Se s'do me kesh ne dhome gjalle,
Dhe, kur ne xham te fryje ere,
Do qash me eren dalengadale.

Po kur te jesh merzitur shume.
Ne raft te librave kerkome,
Atje do te jem i fshehur une,
Ne ndonje varg a ndonje shkronje

Mjafton qe librin pak ta heqesh
Dhe une do zbres, do vij pas teje;
Ti si dikur me mall do qeshesh,
Si nje blerim pas nje rrekeje.
Kreshnik Martini
Kreshnik Martini

Numri i postimeve : 224
Join date : 03/08/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POEZI NGA DRITËRO AGOLLI Empty Re: POEZI NGA DRITËRO AGOLLI

Mesazh nga Kreshnik Martini Thu Aug 11, 2011 7:32 am

Kur një mëngjes

Do te jete mengjes e une do te vi patjeter.
Mbi xhaketen time do te kene rene petale
Nga lulet e kumbulles se vjeter,
Nga lulet e thanes se tharet.

Ahere ti s'do te jesh zgjuar akoma.
Une do te them emrin tend ne xhame
Dhe do te vershellej te dashuren kengen tone:
"Ti cele heret, moj bajame!"

Do vershellej ngadale-ngadale
E s'do prish gjumin tend te bukur.
Do bien mbi mua petale
E do ulet ne sup nje flutur...

E, kur syte te hapesh, do te shohesh
Romantikun e perjetshem ne xhame
Dhe kengen e dashur do njohesh:
"Ti cele heret, moj bajame!"
Kreshnik Martini
Kreshnik Martini

Numri i postimeve : 224
Join date : 03/08/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POEZI NGA DRITËRO AGOLLI Empty Re: POEZI NGA DRITËRO AGOLLI

Mesazh nga Kreshnik Martini Thu Aug 11, 2011 7:33 am

LETRAT

Kur dashuroheshim ne kohen tone
Kur tretesha e digjesha per ty,
Nga njeri tjetri letrat vinin vone
Kalonte dhe nje muaj apo dy.

Po ndofta dashuria mbahej gjalle
Se zjarrin mbanin letrat ne udhetim
Me biciklete a mushke a me kale
Ne vape e shi, debore e thellim.

Kur dashuroheshim ne kohen tone
Me zor na vinin letrat fshat-qytet
Nuk kishim neper dhoma telefone
Dhe ne enderr s'kishte faks dhe internet.

Megjithate me mire qe nuk kishte
As telefon, as internet, as faks,
Se fjale e nisur shpejt dhe mund te vriste
Nje dashuri te vjeter , per nje cast.
Kreshnik Martini
Kreshnik Martini

Numri i postimeve : 224
Join date : 03/08/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POEZI NGA DRITËRO AGOLLI Empty Re: POEZI NGA DRITËRO AGOLLI

Mesazh nga Kreshnik Martini Thu Aug 11, 2011 7:34 am

I përndjekuri i dashurisë

Unë jam i burgosuri yt,
Rroj me prangat që ti më ke vënë.
Po, çudi, as qelia s'më mbyt
Dhe s'më mbyt as dritarja e zezë.

Kur ti prangat m'i hodhe në mish
Unë i putha duart e tua
Eshtë rast i pashembullt, ta dish,
Që xhelatin ta puth a ta dua,

I përndjekuri yt erotik
I përndjekur të mbetet gjithmonë.
Erotim i mirë a i lig
Hidhmi duart në fyt, torturomë

Ky burgim sa do zgjasë s'e di,
I përjetshëm do kisha dëshirë!
Veç ti eja më shih në qeli
Të përndjekurit tënd i vjen mire
Kreshnik Martini
Kreshnik Martini

Numri i postimeve : 224
Join date : 03/08/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POEZI NGA DRITËRO AGOLLI Empty Re: POEZI NGA DRITËRO AGOLLI

Mesazh nga Kreshnik Martini Thu Aug 11, 2011 7:34 am

Kësaj nate me hënë të vjeshtës

Kësaj nate me hënë të vjeshtës,
dola fushës të bredh kuturu.
Retë shtohen me vrap pa reshtur,
hëna duket aty-ketu.

Porsi vetë mendimet e mia,
po më shtyhen ndër mend me shpesh
dhe pas tyre gjithnjë gjendesh ti
si kjo hënë që duket mes resh.

Hëna shpejt do të zhduket dhe netët
do të mbeten pa të, kurse ti
në ëndërrimet e mia pa jetë
perëndim s'do të kesh kurrsesi.
Kreshnik Martini
Kreshnik Martini

Numri i postimeve : 224
Join date : 03/08/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POEZI NGA DRITËRO AGOLLI Empty Re: POEZI NGA DRITËRO AGOLLI

Mesazh nga Kreshnik Martini Thu Aug 11, 2011 7:35 am


Vetmija


E vetmuar ti, i vetmuar unë
Nga e diela deri tek e diela.
S'ke ç't'i bësh, nuk dilet tek kjo turmë
Dhe sikur t'i ngjitësh shpirtit vela.

Ja, për shembull, vela shpirti pati,
Do lundrosh me velat nëpër dete,
Përsëri do kthehesh tek krevati,
Po atë vetmi do kesh me vete.

Dhe këputen ditët si tespihe
Nga e diela deri tek e diela.
S'i shpëtojmë aspak kësaj vetmie
Dhe nëse na zgjojnë ne treqind gjela.
Kreshnik Martini
Kreshnik Martini

Numri i postimeve : 224
Join date : 03/08/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POEZI NGA DRITËRO AGOLLI Empty Re: POEZI NGA DRITËRO AGOLLI

Mesazh nga Kreshnik Martini Thu Aug 11, 2011 7:35 am


Dhe sikur.

Dhe sikur ne bote ti mos ishe,
Do jetoja si çdo gje qe jeton,
Veç pa ty kjo bote do levizte
Siç leviz pa ngrohje nje vagon.

S'ma zevendeson ti boten mua,
S'te zevendeson as bota ty,
Por sa boten sigurisht te dua,
Kur jetojme e vdesim tok te dy.
Kreshnik Martini
Kreshnik Martini

Numri i postimeve : 224
Join date : 03/08/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POEZI NGA DRITËRO AGOLLI Empty Re: POEZI NGA DRITËRO AGOLLI

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi