Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Tema Fundit
» Zeqë Gjemajli
Lufta e Parë Iliro-Romake (229-228 p.e.s.) EmptyMon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**

» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
Lufta e Parë Iliro-Romake (229-228 p.e.s.) EmptyTue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania

» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
Lufta e Parë Iliro-Romake (229-228 p.e.s.) EmptyWed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona

» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
Lufta e Parë Iliro-Romake (229-228 p.e.s.) EmptyWed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona

» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
Lufta e Parë Iliro-Romake (229-228 p.e.s.) EmptyWed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona

» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
Lufta e Parë Iliro-Romake (229-228 p.e.s.) EmptyWed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona

» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
Lufta e Parë Iliro-Romake (229-228 p.e.s.) EmptyWed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona

» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
Lufta e Parë Iliro-Romake (229-228 p.e.s.) EmptyWed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona

» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
Lufta e Parë Iliro-Romake (229-228 p.e.s.) EmptyWed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona

Kush është në linjë
32 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 32 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  

Calendar Calendar

Top posting users this month
No user


Lufta e Parë Iliro-Romake (229-228 p.e.s.)

Shko poshtë

Lufta e Parë Iliro-Romake (229-228 p.e.s.) Empty Lufta e Parë Iliro-Romake (229-228 p.e.s.)

Mesazh nga Dardania Mon Aug 22, 2011 11:15 pm

Në vjeshtën a vitit 229 para e. sonë flota romake e përbërë prej 200 anijesh arriti në Korkyrë. Qytetin ajo e zuri me lehtësi të madhe, sepse komandanti i garnizonit ilir, Dhimitër Fari, tradhëtoi dhe u hodh në anën e armiqve. Nga Korkyra flota romake u nis për në Apolloni. Po në këtë kohë për këtu ishte nisur nga Brundisium (Brindisi i sotëm) një fuqi tjetër romake e përbërë prej 20 mijë këmbësorësh dhe 2000 kalorësish. Pasi zunë Apolloninë ushtritë romake i u drejtuan Dyrahut. Me afrimin e tyre ilirët e hoqën bllokadën e qytetit dhe u larguan. Romakët hynë në Dyrah dhe e bënë zotër të këtij qyteti të rëndësishëm. Pastaj këta shkuan në viset e brendëshme ilire, dhe nënshtruan këtu parthinët dhe atintanët, të cilët i detyruan të njohin pushtetin e Romës. Por romakët nuk u shtynë thellë në brendi të vendit. Hapi i parë për të pushtuar Ilirinë ishte sigurimi i pikave strategjike në bregun lindor të Adiratikut, prandaj ata i vazhduan sulmet drejt brigjeve verilindore të këtij deti, shpërndanë rrethimin ilir të Isas dhe pushtuan disa qëndra të tjera të fortifikuara ilire në bregun dalmatin. Ilirët u bënë qëndresë të fortë pushtuesve romakë. Në luftën për qytetin bregdetar Nutria, p. sh., ata u shkaktuan romakëve dëme të mëdha në njerëz dhe u zune anijet që çonin për Romë plaçkën e luftës. Por tradhëtia e Dhimitër Farit dhe shkëputja e disa fiseve e dobësuan qëndresën ilire. Teuta u tërhoq dhe u mbyll në fortesën e Rizonit, në grykën a Kotorit në Dalmaci, seli e mbretërve ardianë. Më vonë, duke parë se ushtria e saj nuk ishte në gjëndje të përballonte sulmet e ushtrisë romake të organizuar mire dhe të disiplinuar dhe se aleati i saj, Maqedonia, nuk mund ta ndihmonte për arësye të grindjeve të brendëshme që kishin filluar pas vdekjes së Dhimitrit të II, Teuta i kërkoi Romës paqe, e cila u vendos në vitin 228 para e. sonë. Sipas kushteve të paqes, ilirët i ndaluan të lundronin përtej Lisit me më tepër se dy anije tregëtare dhe detyroheshin t'i paguanin Romës një tribut vjetor. Përveç kësaj Roma i shkëputi shtetit të ardianëve një pjesë të mirë të teritorit. Isën, Dyrrahin, Apolloninë, tokat e fiseve ilire të parthinëve dhe atintanëve Roma i mbajti për vehte duke i vënë, sikurse thotë Polibi, nën mbrojtjen e vet, në fakt, nën vartësinë e vet në formën e aleancës. Farin bashkë me disa ishuj të tjerë si dhe krahinat fqinje bregdetare romakët ia dhanë si shpërblim Dhimitër Farit. Pjesa tjetër i mbeti Pinesit, djalit të mitur të Agronit, të cilin senati e njohu sundimtar të ligjshëm të mbretërisë ardiane.
Dardania
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1625
Join date : 13/05/2011
Age : 37

https://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi