Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Tema Fundit
» Zeqë Gjemajli
Safete Juka EmptyMon Sep 05, 2022 11:13 am nga **Dardane**

» Për Ty se Hyre ne Zëmrën Time....
Safete Juka EmptyTue May 29, 2018 9:36 am nga Dardania

» Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!
Safete Juka EmptyWed Jan 13, 2016 12:53 pm nga elona

» Vlerat ushqyese dhe vetitë pozitive të spinaqit
Safete Juka EmptyWed Jan 13, 2016 12:52 pm nga elona

» Bima që pretendohet se shëron kancerin për 16 orë
Safete Juka EmptyWed Jan 13, 2016 12:50 pm nga elona

» Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme
Safete Juka EmptyWed Jan 13, 2016 12:49 pm nga elona

» Lëvorja e bananes: kundër rrudhave, akneve dhe lythave
Safete Juka EmptyWed Jan 13, 2016 12:47 pm nga elona

» Pastroni trupin nga sheqeri për tri ditë: Dieta që largon të gjithë efektet negative!
Safete Juka EmptyWed Jan 13, 2016 12:43 pm nga elona

» 3 “infuzionet” e ngjyrosura, që lirojnë trupin prej helmeve dhe yndyrës
Safete Juka EmptyWed Jan 13, 2016 12:37 pm nga elona

Kush është në linjë
41 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 41 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 78 më Tue Mar 26, 2019 2:49 am
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2589 artikuj v 1306 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     

Calendar Calendar

Top posting users this month
No user


Safete Juka

Shko poshtë

Safete Juka Empty Safete Juka

Mesazh nga Dardania Mon Aug 22, 2011 11:43 pm

Safete (Sofia) Juka lindi në Shkodër, ishte Studiuese, Mësuese e Pedagoge Shqiptare

Ajo lindi në qytetin e Shkodrës, në familjen e njohur Juka. Mbaroi në Tiranë Institutin Femëror "Nâna Mbretneshë" dhe me rënien e mbretërisë, sëbashku me familjen emigroi në Turqi, Egjipt e më në fund në SHBA. Ishte e bija e Musa Jukës, ish-ministri i Brendshëm i Mbretnisë Shqiptare.

Kreu studimet e larta dhe dhà mësim edhe në disa Universitete amerikane. Ishte një studiuese e analiste e mirë e problemeve kosovare, ku dhà një kontribut të çmuar në këtë fushë. Ajo bashkëpunoi shumë me gazetën "Shkodra". Gjithë jetën e saj ìa kushtoi letrave dhe Kadareja e ka cilësuar si intelektualen më të madhe shqiptare. Dr. Juka ka dhënë mësim në Universitetin Georgetown/Washington. Është intervistuar nga departamenti amerikan i shtetit, gazeta me zë, dhe kanale televizive të SHBA gjatë luftës në Kosovë për mendim shkencor mbi origjinën e Shqiptarëve. Përgatitja dhe baza faktuale e S. Jukes kanë qenë mbresëlënëse për dëgjuesin e panjohur amerikan. Ka shkruar libra dhe botuar studime vetëm ose bashkë me F. Freundlich, bashkëshortin. "Albanian Golgotha" është në listën e Librarisë së Kongreseve.



Trivia



Ky ishte amaneti i saj i fundit. Një ndihmë për Bibliotekën Kombë-tare. Jo pak, por 40,000 dollarë është shifra e depozituar në një bankë të Nju Jorkut dhe tanimë e kaluar në një bankë shqiptare, në emër të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë. Është një dhuratë e Prof. Dr. Safete (Sofia) Jukës. Katër vjet pas vdekjes plotësohet amaneti i studiueses, e cila mbetet e njohur në kulturën shqiptare për punimet e saj historike, ndër të cilat dallon monografia "Kosova: The Albanians in Yugoslavia in light of historical documents", Nju Jork 1984. Mësohet se ka qenë e motra e studiueses, Lume Juka, e cila i ka komunikuar këtë dëshirë drejtorit të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, "Prof. Dr. Safete Sofia Juka - motër e jemja e dashtun e njeri me vlerë -ka depozitue në nji Bankë të New York-ut nji shumë prej $ 40.000 (dyzet mijë dollarë) që t'i kalojnë Bibliotekës Kombëtare Shqiptare. Nuk ka kenë e pasun. Ia ka hjekë vetes me ia dhurue bibliotekës. Ka çue nji jetë fare të thjeshtë. Ka banue me qerá në nji apartament të vogël, pa lukse, por të mbushun me piktura të sajat dhe me libra në gjuhë të ndryshme. Ka pasë nji kulturë të gjanë, por gjithashtu nji modesti të pashoqe. Respekti që kishte për dije dhe për librin ishte i pafund. Lexonte pa u ndalë, qysh se ka kenë fmí dhe i thojshim: "TI KÉ LÉ ME LIBËR NË DORË". Nuk ka mendue kurrë me u ba "e njoftun". Çdo vepër e saj ka kenë vetëm në kërkim të së bukurës, të së mirës, të së vërtetës, tue u mundue që t'i shprehi ato në mënyrë të përsosun", i shkruan Lume Juka, drejtorit të BK-së, i cili na ofroi letërkëmbimin e tij me të. "Kët dhuratë, motra e ka ba me gjith zemër, e sigurtë se do të përdoret për të mirën e bibliotekës. Nuk ka vue asnji kusht apo konditë… Vetëm nëse, ju dhe komisioni, do ta shifni të arsyeshme me nderue nji gjest të tillë tue mendue se mund të frymëzojë edhe njerëz të tjerë me ba të njajtën gjâ, e kështu do t'u ndihmonte biblioteka", vazhdon Juka, duke cituar më poshtë një shkrim të gazetës "Illyria", 18-24 mars 2006, ku Ismail Kadare tërhoqi vëmendjen e Qeverisë shqiptare për moskujdesin e duhur ndaj bibliotekave shqiptare. "Lexuesit nuk kanë aq para sa të blejnë të gjith librat, ndaj duhen biblioteka të mira, të kompletuara, dhe me gjitha kushtet, në mënyrë që të tërhiqet sa më shumë lexuesi drejt librit.

Është përgjegjësi e Qeverisë shqiptare që të ua bëjnë të lehtë leximin e librit lexuesve", citon ajo. Nga ana e vet, drejtori i Bibliotekës Kombëtare, i ka premtuar znj. Juka, se shuma e lënë prej së ndjerës do të miradministrohet në respekt të legjislacionit shqiptar në fuqi. Simbas vendimit të njëzëshëm të Këshillit Shkencor të Institucionit do të përdoret vetëm-e-vetëm për pasurimin e Bibliotekës Kombëtare me botime të fushave të Albanologjisë dhe Balkanologjisë. Sipas tij i gjithë koleksioni në fjalë do mbajë shënimin e dallueshëm: "Nga dhurimi i Znj. Safete Juka".

Apartamenti i saj i vogël, që ka pasur për "pasuri" vetëm libra dhe piktura, sikurse Ju tregoni, më kujton apartamentin tim, gjithashtu krejt modest, që për pasuri ka jo më shumë se "libra" dhe "piktura". Ndaj dhe ndihem dyfish i emocionuar për aktin bamirës të motrës Suaj dhe për modelin e jetës së Saj gjithnjë më të rrallë në ditët tona".
Dardania
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1625
Join date : 13/05/2011
Age : 37

https://dardania.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi